Takimet e trefishta të Mekës, përsërisin humbjen e Arabisë Saudite
Arabia Saudite ka përsëritur objektivat anti-iraniane për disa herë gjatë dy viteve të fundit.
Arabia Saudite priti javën e kaluar samitin e Ligës Arabe, si dhe takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik në Mekë. Arabia Saudite gjithashtu gjatë javës së kaluar priti edhe një samit tjetër të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Mekë. Kërkesa e Arabisë Saudite për të mbajtur këto takime emergjente ishte sulmi ndaj objekteve të naftës saudite n ë portin al-Faxhira të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe politikat rajonale të Republikës Islamike të Iranit. Në të vërtetë, mbreti i Arabisë Saudite përdori "Kërcënimin e Iranit kundër Shteteve Arabe" për të justifikuar këto samite emergjente, një justifikim që disa liderë arabë nuk morën pjesë në takimet emergjente të Mekës, me vetëdije. Presidenti libanez Mishel Aoun, sheikTamim bin Hamad Al Thani, mbreti i Katarit, Mohamed i VI, mbreti i Marokut dhe Sulltan Kabus, mbreti i Omanit, ishin ndër udhëheqësit e njohur që nuk morën pjesë në takimet trepalëshe të Mekës.
Takimet emergjente në Mekë treguan taktikat e përsëritura të Arabisë Saudite kundër Iranit. Arabia Saudite, sa herë që dëshmon humbjen rajonale, është përpjekur të përfitojë nga takimi i jashtëzakonshëm me pjesëmarrja e vendeve arabe për të vazhduar diplomacinë e saj. Në këto samite, në vend të Rexhep Taip Erdogan, Turqinë e ka përfaqësuar Mevlyt Çavushoglu, ministri i punëve të jashtme të Turqisë. Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, nëse do të udhëtonte në Meke, atëherë kjo do të ishte vizita e tij e parë në Arabinë Saudite pas vrasjes së egër të gazetarit Jamal Khashoggi në tetor të vitit të kaluar në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, një ngjarje kjo që dëmtoi rëndë imazhin ndërkombëtar të Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite. Sabah Zanganeh, ekspert për çështjet të botës arabe, tha: "Veprimet saudite në mbajtjen e takimeve të tilla janë të përsëritura. Pas çdo incidenti dhe dështimi, autoritetet saudite menjëherë ftojnë një numër vendesh për të mbajtur formuar një takim dhe për të lëshuar një deklaratë. Këto lloj takimesh janë politikë e propagandës saudite dhe nuk ndryshojnë çështjet rajonale apo nuk ndihmojnë për të korrigjuar situatën që mbretëron në rajon".
Përfaqësuesit e vendeve islamike në takimin e ministrave të jashtëm të OBI në Xheda të Arabisë Saudite, kanë dënuar planin Akordi i Shekullit mbi Palestinën dhe nuk kanë pranuar të ndjekin Arabinë Saudite në nxjerrjen e akuzave të saj kundër Iranit. Ibrahim Asad ministër i jashtëm i Arabisë Saudite në takimin e Xhedas ka nxjerrë disa akuza boshe për gjoja ndërhyrjen e Iranit në punët e brendshme të vendeve të tjera mirëpo kjo deklaratë e tij u pasua me indiferencën dhe mos mbështetjen e vendeve të tjera islamike. Megjithatë përfaqësuesit e vendeve islamike, bisedimet e tyre i kanë përqendruar në tema të tjera dhe kryesisht në çështjen palestineze dhe i kanë dhënë të drejtë popullit palestinez që të ketë një vend të pavarur me kryeqytet Kodsin e Shenjtë. Përfaqësuesit e vendeve islamike në Xheda të Arabisë kanë dënuar qartazi planin komplotues Akordi i Shekullit dhe atë e kanë shpallur të dështuar. Reza Naxhafi, drejtori i departamentit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, njëkohësisht kreu i delegacionit iranian në takimin e ministrave të jashtëm të OBI, duke reaguar ndaj akuzave të ngritura nga Ibrahim Assaf ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, për gjoja ndërhyrjet e Iranit në punët e brendshme të vendeve të tjera ka thënë: Irani i hedh poshtë akuzat e ngritura nga ministri i jashtëm saudit. Irani si një vend themelues i OBI shpreson që takimi i Xhedas që organizohet në muajin e bekuar të Ramazanit, të forcojë akoma më shumë unitetin e ummetit islam dhe të përqendrohet në çështje themelore dhe parësore të botës islame d.m.th. tek çështja e Palestinës. Në takimin e ditës së enjte të OBI që organizohet në Xheda të Arabisë Saudite, Irani ka shprehur qëndrimin e tij në solidaritet të Palestinës dhe ka shprehur qartazi kundërshtimin e tij me dokumentin që mund të komentohej si njohje e regjimit sionist.
Në takimin e krerëve të vendeve anëtare të OBI, me anë të një deklarate Kodsin dhe rajonin Golan i ka cilësuar rajone të pushtuara. Në deklaratën e OBI thuhet se çdo veprim i jashtëligjshëm i dhe i papërgjegjshëm që e njeh Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist është veprim i papranueshëm dhe i dështuar. Në këtë deklaratë Kodsi njihet si kryeqytet i Palestinës dhe thuhet se OBI thekson në të drejtën e Palestinës për përcaktimin e fatit të saj dhe njëkohësisht thekson mbështetjen për të drejtën e palestinezëve për tu kthyer në vendin e tyre. Deklarata në vazhdim thotë se Paqja dhe Siguria në rajonin e Lindjes së Mesme nuk do të realizohet deri në tërheqjen e plotë të regjimit sionist nga rajonet pushtuara të vitit 1967 dhe sidomos nga Kodsi i shenjtë. OBI, rajonin e pushtuar Golan e ka quajtur një territor arab dhe nga presidenti amerikan ka kërkuar të tërheqë vendimin e njohjen e sovranitetit të izraelit më këtë rajon.
Qeveria siriane ka hedhur poshtë komunikatën përfundimtare të lëshuar pas samitit të 14-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në qytetin e Arabisë Saudite, Mekë, duke përshkruar praninë e këshilltarëve ushtarakë iranianë në vendin arab të rrënuar nga konfliktet si "legjitime dhe të ligjshme". "Siria hedh poshtë atë që u deklarua në deklaratën përfundimtare të samitit emergjent arab në Arabinë Saudite lidhur me ndërhyrjen iraniane në çështjet e Sirisë dhe e konsideron atë që është përmendur në këtë komunikatë si një ndërhyrje e papranueshme në çështjet e brendshme siriane", ka deklaruar një zyrtar i Ministrisë së jashtme të Sirisë.