Arsyet dhe pasojat e tërheqjes së EBA nga Jemeni (2)
Qeveria e EBA ka marrë vendim për të ulur numrin e trupave të saj ushtarake në luftën kundër Jemenit. Në këtë emision do të njihemi me arsyet dhe pasojat e këtij vendimi të EBA.
Publikimi i dallimeve midis Abu Dhabit dhe Riadit dhe vendimi i Abu Dhabit për të reduktuar numrin e trupave të tij nga Jemeni kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ekzistencën e koalicionit anti-Jemenas. Pa dyshim, një nga pasojat më të rëndësishme të uljes së numrit të trupave të Emirateve në Jemen është se Arabia Saudite mbetet e vetme në këtë luftë dhe aleanca saudite në thelb do të rrëzohet, sepse në fillim të formimit të koalicionit në vitin 2015, 10 vendi u futën në këtë koalicion, por në realitet, koalicioni nuk ka më shumë se dy anëtarë që janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Tani kur dallimet dhe vendimi i Emirateve për të zvogëluar numrin e ushtarakëve të vet nga kjo luftë janë bërë publike, koalicioni në fakt po vuan nga dobësitë e rënda dhe madje edhe kolapsi. Tërheqja e Emirateve të Bashkuara Arabe nga Jemeni, që do të thotë një dështim në luftën e Jemenit, do t'i bëjë sauditët të luftojnë të vetëm në Jemen dhe kjo mund të çojë në mos realizimin e qëllimit kryesor të tyre për dëbimin e Ansarullah nga pushteti dhe kthimin e luftës kundër Jemenit në një luftë vorbull të njohur si "Vietnami arab" për Arabinë Saudite.
Ndonëse Emiratet kanë marrë vendim të zvogëlojnë numrin e trupave të tyre nga Jemeni, një nga strategjitë më të rëndësishme të EBA në Jemen gjatë katër viteve të fundit ka qenë krijimi i një rrjeti të milicive që Abu Dhabi tani po përfiton nga këto militantë pothuajse në rritje. Militantët e qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe në Jemen si "Nokhbe Shabanie", "Hezam Amani" dhe "Brigadat Abu Abas" në Taiz të Jemenit tani kanë roli edhe më të spikatur. Rrjeti Al-Jazirah i Katarit, duke cituar burimet e inteligjencës jemenase, raporton se ushtria e Emirateve ka transferuar me qindra anëtarë të Këshillit të Tranzicionit nga Jemeni për t'i trajnuar ata në EBA. Rrjeti Al-Maidan i Libanit gjithashtu raporton se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë transferuar 500 trupa nga porti i Adenit në Jemenin jugor për tu trajnuar në Abu Dhabi.
Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Jug u formua në maj 2017 me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe "Ajedrus al-Zubaidi", guvernatori i shkarkuar i Mansur Hadit, u shpall si kryetari i këshilli që tani kontrollon pjesë të rëndësishme të Jemenit jugor. Megjithëse ulja e numrit të trupave të EBA në Jemen do to thotë dështimi i koalicionit të Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit, mirëpo ky nuk është largimi i plotë i Emirateve të Bashkuara Arabe nga Jemeni, sepse Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojnë të mbështesin militantët e varur prej saj në Jemen dhe kjo mund të çojë në konflikte "brenda koalicionit" me Arabinë Saudite, e cila kryesisht mbështet Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit. Pikërisht kjo mund të kthehet në një sfidë të rëndësishme në çështjen e sigurisë për regjimin Al Saud.
Sa i përket perspektivës së luftës kundër Jemenit, si dhe perspektivës së ekzistencës së koalicionit saudit kundër Jemenit, është e rëndësishme të përmendim disa pika:
Së pari, ka mosmarrëveshje serioze brenda Emirateve të Bashkuara Arabe dhe midis emirateve të këtij vendi, në veçanti emiratit të Sharjahut, Dubait dhe Al-Khaimah me Abu Dhabin, për vazhdimin e angazhimit në luftën e Jemenit dhe lajmet tregojnë presionin e sundimtarëve të këtyre emirateve ndaj princit të kurorës Muhamed bin Zayed që ai të përfundojë pjesëmarrjen e vendit në luftën kundër Jemenit, sepse emiratet po pësojnë humbje për shkak të vazhdimit të kësaj lufte.
Përveç kësaj, Arabia Saudite, e udhëhequr nga Muhamed bin Selman, ballafaqohet me skandale të shumta politike, të sigurisë dhe të të drejtave të njeriut. Duket se Emiratet nuk duan të jenë pjesë e koalicionit arab në të gjitha rastet dhe çështjet që lidhen me Arabinë Saudite. Prandaj, mund të thuhet se do të ketë mosmarrëveshje të mëtejshme mes Abu Dhabit dhe Riadit për vazhdimin e luftës, gjë që mund të ketë ndikim në ekzistencën e koalicionit saudit kundër Jemenit.
Së dyti, ekziston mundësia e një dialogu ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe lëvizjes Ansarullah jashtë ndikimit nga Arabia Saudite. Disa raporte gjithashtu tregojnë se ekzistojnë rrjete aktive të komunikimit sekret ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Ansarullah, të cilat kanë arritur të gjejnë disi gjuhën e përbashkët. Çdo marrëveshje ndërmjet Ansarullahut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të ishte një humbje përfundimtare e koalicionit kundër Jemenit të kryesuar nga Arabisë Saudite, si dhe do të çonte në një rritje të përplasjeve ndërmjet forcave të Abu Dhabit dhe Riadit në Jemenin jugor.
Së treti, analistët besojnë se vendimi i EBA për të tërhequr trupat e tij nga Jemeni do të çojë në tensione midis Riadit dhe Abu Dhabit dhe Arabia Saudite do të duhet të rishikojë rrugën e saj në luftën e Jemenit. Arabia Saudite po përpiqet të krijojë zona ku ushtarët jemenas po largohen. Prandaj, një numër oficerësh ushtarakë saudit kanë kontrollin e disa bazave ushtarake në portet e Al-Maqa dhe al-Khokhah dhe gjithashtu Riadi ka vendosur një numër të trupave të tij në provincën jugore të Adenit, vendi ku gjenden masivisht militantët e lidhur me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo masë e Arabisë Saudite do të rrisë edhe më tej përplasjet midis forcave të Abu Dhabit dhe Riadit në Aden, gjë e cila mund të shtojë problemet e Arabisë Saudite në Jemen dhe mund të hapë temën nëse Arabia Saudite e ka mundësinë të kontrollojë më shumë zona në Jemen apo jo?
Pika e katër dhe pika përfundimtare, është se largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe nga lufta kundër Jemenit do të thotë se Arabia Saudite do të qëndrojë e vetme në këtë luftë dhe kjo nënkupton humbjen e saj kundrejt Ansarullahut dhe ushtrisë së Jemenit. Disa analistë besojnë se një nga qëllimet kryesore të vendimit të EBA për tërheqjen e trupave të saj nga Jemeni është pikërisht regjistrimi i një humbjeje të madhe në dosjen e regjimit Al Saud dhe princit të kurorës Muhamed bin Selman.