Përvjetori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi
(last modified Sun, 28 Jul 2019 09:02:51 GMT )
Korrik 28, 2019 11:02 Europe/Tirane
  • Përvjetori i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi

15 korriku është përvjetori i grushtit të dështuar të shtetit i vitit 2016 në Turqi.

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, me pjesëmarrjen e presidentit të vendit Rexhep Taip Erdogan, me një sërë aktivitetesh është shënuar 15 Korriku, përvjetori i tretë i tentativës për grusht shteti të orkestruar nga organizata terroriste FETO. Fillimisht Erdogan, në kuadër të programit të organizuar pranë Kompleksit Presidencial, u takua me të afërmit e martirëve dhe veteranëve, me të cilët zhvilloi bisedë të shkurtër. Pastaj ata kaluan në Memorialin e Martirëve të 15 Korrikut. Presidenti turk vendosi lule në memorial dhe pastaj bëri lutje për martirët. Më pas, Erdogan kaloi në Xhaminë Beştepe Millet, ku mori pjesë në programin e deklaratës së lexuar për martirët. Ndërkohë, në kuadër të shënimit të kësaj dite, edhe në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u organizua një seancë e veçantë. Presidenti i Turqisë në përvjetorin e tretë të grusht shtetit të dështuar në Turqi, theksoi mbi vazhdimin e politikave kundër puçistëve. Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë, në ceremoninë e tretë të përvjetorit të grusht shtetit të dështuar në korrik të vitit 2016, duke dënuar të gjithë aktorët e grusht shtetit, ka deklaruar se Qeveria e Ankarasë nuk do të lejojë që grupet e tilla si grupi Gylen të kryejnë aktivitete në Turqi.

Image Caption

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është shprehur se “15 Korriku është një risi në historinë e demokracisë, Në fjalimin e tij në panelin 15 korriku si një shkelje e të drejtës së njeriut, Erdogan ka theksuar se 15 korriku ka qenë një tentativë pushtimi që është përpjekur të realizohet me dorën e nënkontraktorëve të blerë me 1 dollarë. Ai tha se “qëndrimi i pamëshirshëm që puçistët treguan ndaj popullit tonë, egërsia që treguan dhe gjaku që kanë derdhur ka zbuluar qartë qëllimin e tyre të vërtetë” “Numri i qytetarëve tanë që humbën jetën atë natë është 250, ndërsa numri i puçistëve të vrarë vetëm 35. Ja duhet të mendojmë edhe mbi këto shifra. Sikur Turqia të mos ishte një shtet ligjor, sikur të mos ishte një vend që mbikëqyr drejtësinë të paktën dhjetëra mijëra tradhtarë që kanë marrë pjesë fizikisht atë natë në grushtin e shtetit nuk do të ndodheshin nëpër burgje, por do të ndodheshin nëpër gropa të hapura rastësisht”, është shprehur në fjalën e tij Erdogan. Ndërsa në lidhje me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme Erdogan ka theksuar se ajo do të hiqet kur të arrijmë objektivin në luftën kundër terrorizmit. Pa mbaruar të gjitha këto askush të mos presë që ne të heqim gjendjen e jashtëzakonshme, tha Erdogan në fjalimin e tij me rastin e 15 korrikut. Ndërkaq, kryeministri i Turqisë tha se populli i Turqisë do ta shoh asgjësimin e plotë e organizatës terroriste FETO dhe se pjesëtarët e saj do të marrin dënimin e merituar në bazë të parimit të shtetit ligjor. Ne do të punojmë në Turqi dhe në botë në mënyrë që t’u ngelemi besnikë dëshmorëve tanë. Secili le të jetë i sigurt për këtë gjë.

Image Caption

Tanimë jemi në një periudhë të re. Në këtë periudhë, është populli ai që është pronar dhe kujdestar i vendit. Në këtë periudhë të re, populli ynë patjetër do ta shohë asgjësimin e rrjetit vrasës FETO. Asnjë forcë dhe bashkim nuk është më i rëndësishëm sesa bashkësia dhe vëllazëria jonë. Kryeministri turk paralajmëroi se terroristët e FETO-s do të marrin dënimin e merituar. Këta vrasës, terroristë të veshur me uniformë të ushtarëve, do të marrin dënimin e merituar në bazë të parimit të shtetit ligjor. Një fraksion i ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë e Presidentit Rexhep Taip Erdogan mbrëmjen e 15 korrikut, por përpjekja dështoi. Pas puçit, autoritetet shkarkuan më shumë 150 mijë punonjës të institucioneve shtetërore, në një fushatë spastrimi që vazhdon edhe sot. Në arenën politike të Turqisë, krerët e partive opozitare të Erdogan dënuan grushtin e shtetit në vend. Selehattin Demirtas, kryetar i Partisë Demokratike Popullore Turke, Kamal Gilchardaroglu, kryetar i udhëheqësit të Partisë Popullore dhe Partisë Popullore Devlet Bahçeli, nxorën deklarata duke dënuar grushtin e shtetit në vend. Ata dhe veprimet e udhëheqësve të partive më të mëdha të Turqisë kanë bërë që populli i këtij vendi të kërkojë përballjen me grushtin e shtetit. Këtu mund të përmendim reagimin e udhëheqësve të partive Republika Popullore dhe të lëvizjes kombëtare turke. Përveç lëshimit të një deklarate kundër grushtit të shtetit, kryetari i Partisë Lëvizja Kombëtare, në një bisedë telefonike me Ben Ali Yildirim, njoftoi se partia e tij shpreh solidaritet me qeverinë dhe theksoi grushti i shtetit nuk pranohet aspak. Ai gjithashtu paralajmëroi mbi mundësinë e shfaqjes së një lufte civile në vend, duke shtuar se çdo masë që do të rrezikonte unitetin kombëtar dhe integritetin territorial duhet të shmanget. " Kreu i Republikës Popullore të Turqisë, gjithashtu duke i nxitur njerëzit të qëndrojnë vigjilent kundër grushtit të shtetit, tha: "Ne duhet të qëndrojmë kundër këtij fenomeni - ndërsa ne qëndrojmë kundër terrorizmit".

Image Caption

Ekspertët e Turqisë thonë se grushti i dështuar në korrik 2016 ishte një çështje shqetësuese për shumë veta. Ky grusht i dështuar ishte ushtarak për shkak se u zbatua nga disa zyrtarë të lartë ushtarakë. Në të njëjtën kohë, ky grusht shteti i dështuar konsiderohet të jetë një ideologji që thuhet se e ka udhëhequr Fethullah Gulen, kreu i Jamaat-e-Nour, në Turqi. Përveç këtyre dy komponentëve të rëndësishëm, financimi i grushtit të dështuar të Turqisë, thuhet se është financuar nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në fakt, elementi i tretë, i quajtur mbretëria saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, gjithashtu dha një mbështetje të kufizuar, por me ndikim, në grushtin e shtetit të korrikut të vitit 2016. Në fakt, me mbështetjen e këtyre dy vendeve arabe filloi përpjekja e ushtrisë që të përmbysë qeverinë legjitime të Rexhep Taip Erdoganit në Turqi. Disa ekspertë gjithashtu përmendin gjurmët e Arabisë Saudite së bashku me EBA dhe theksojnë rolin efektiv të Arabisë Saudite në grushtin e shtetit të dështuar Turqi më 15 korrik 2016. Në këtë drejtim, eksperti politik turk Omar Ghulli në një artikull për gazetën Yenji Shafagh, shkruan: "Emiratet për të rrëzuar qeverinë e Rexhep Taip Erdoganit kanë paguar 3 miliard dollarë tek Mohammad Dahlan, kreu i degës së Fatah Gylenit". Në të njëjtën lidhje, Mohammed Mokhtar Shankitti, një ekspert për çështje të Azisë Perëndimore dhe profesor në Universitetin e Katarit, thotë se Zakaria Ozon, ish-prokuror turk dhe vrasësi i punësuar në Azinë Perëndimore", i cili është përkrahës serioz të Fethullah Gulenit, ka zhvilluar disa herë takime fshehurazi në "Jumeirah". Ai gjithashtu deklaron: "Përfaqësuesit e Lartë të Gylenit vizituan Emiratet 22 herë para 15 korrikut 2016, për të shqyrtuar, planifikuar dhe hartuar komplotin e grushtit të shtetit". Në tërësi, grushti i dështuar më 15 korrik 2016, kundër qeverisë së Rexhep Taip Erdoganit siguroi kushtet e nevojshme për përmbushjen e të gjitha kërkesave të brendshme të Presidentit turk në një kohë të shkurtër. Në fakt, ky grusht shteti i dështuar ka përshpejtuar shumë qëllimet ambicioze të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

 

Tags