Xhamia simboli i unitetit të myslimanëve
Pesëdhjetë vjet më parë, në këtë ditë, 21 gusht 1969, në orën shtatë të mëngjesit, Xhamia Al-Aksa që është kibla e parë e myslimanëve u dogj me zjarr nga një sionist i quajtur Dennis Michael Rohan.
Zjarri dogji një sipërfaqe prej afro 1500 metra katrore të xhamisë. Në këtë ngjarje, o dogj altari antik, të cili dëshmori Nureddin Mahmoud Zangi urdhëroi të ndërtohej brenda në xhami. Altari ishte i njëjtë me atë të sjellë në xhami nga Sulltan Nasser Salahudin Yussef bin Eoub pasi ai çliroi Kodsin në vitin 583 hixhri pas kryqëzatave.
Për më tepër, xhamia Omar, altari i Zakarisë, vendi i Arbainit, tre hyrjet e tjera të xhamisë, së bashku me harqet e tyre, u vunë flakë dhe themelet kryesore mbi të cilat ishte vendosur kupola, dhe çatia e xhamisë u shkrumbuan dhe u shembën.
Hulumtimet e ekspertëve tregojnë se djegia e xhamisë ishte një komplot i planifikuar nga regjimi sionist. Ndërprerjet e ujit, vonesat në pompimin e ujit, parandalimi i zjarrfikësve dhe ndalimi i futjes së zjarrfikëseve palestinezëve nga zonat e tjera e konfirmojnë rezultatin e hulumtimeve. Michael Denis Rohan u bë fajtor dhe përgjegjës për zjarrin dhe ai u arrestua më datë 23 gusht. Regjimi Sionist për të tërhequr vëmendjen e publikut e prezantoi Rohan-in si një jo-hebre dhe si turist australian, por në gjyqin e caktuar për atë ai u dënua për shkak të problemeve mendore dhe u deportua në Australi.
Djegia e Xhamisë Al-Aksa ishte një ngjarje e dhimbshme jo vetëm për popullin palestinez, por për çdo mysliman. Ajetollah Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, lidhur me krimin e regjimit Sionist në djegien e xhamisë al-Aksa, thotë: Djegia e xhamisë Al Aksa tregon se armiku dhe arroganca mundohet gjithmonë të sulmojnë identitetin e myslimanëve dhe për këtë kjo xhami duhet të mbetet gjithmonë në kujtesën e myslimanëve. Në këtë kuadër disa vite pas kësaj ngjarjeje, për shkak të rëndësisë dhe pozitës që ka xhamia në unifikimin e myslimanëve, Irani në vitin 2003 ka propozuar që në takimin e 30-të të ministrave të jashtëm të vendeve islamikë në Teheran të përcaktohet dita e xhamisë për ruajtjen e solidaritetit dhe unitetit mes myslimanëve. Në këtë mënyrë 21 gusht që është dita e djegies së xhamisë Al Aksa nga regjimit sionist, është caktuar si dita e xhamisë. Sot më 21 gusht, që është dita e xhamisë, do të flasim për rolin e xhamisë në unifikimin dhe bashkimin e myslimanëve.
Fjala “ masxhid” ( xhami) do të thotë vendi i kryerjes së sexhdes ( përkuljes përballë Zotit), që do të thotë përkulje dhe lutje përballë Zotit. Në kulturën fetare sexhde është lutje dhe bindje e njeriut përballë Zotit dhe vendi më i denjë për kryerjen e lutjes dhe sexhdesë është xhamia. Edhe pse në Kurani xhamia është përkufizuar si vendi i faljes së njeriut përballë Zotit, mirëpo në realitet xhamia është vendi i mbledhjes së myslimanëve dhe i solidarizimit dhe unifikimit të kombit mysliman. Xhamia është vendi i faljes, unitetit dhe solidaritetit të besimtarëve dhe vendi që garanton jetëgjatësinë e islamit. Xhamia duke u bërë thirrje myslimanëve që të mblidhen, ajo krijon mundësinë e bashkimit dhe unifikimit të tyre dhe secili prej pjesëtarëve të shoqërisë në vend që të ketë identitet personal dhe vetiak ai ka një identitet të lidhur me të tjerët. Pikërisht për këtë arsye themelet bazë të pushtetit islam në kohën e profetit të nderuar të islamit (s.a.v.s) janë ngritur pikërisht në xhami dhe prej këtij institucioni janë përhapur themelet dhe mësimet bazë të fesë së pastër islame.
Duke qenë se monoteizmi ishte baza kryesor e programit të profetit të nderuar të islamit (s.a.v.s), ai hazret përpara çdo gjëje dha urdhër për ndërtimin e një vendi për falje dhe bindjen e njeriut ndaj zotit me qëllim që myslimanët në atë vend të kenë mundësi të falin namazin, të kujtojnë Zotin dhe t’i binden Zotit. Ai në hixhretin e parë të tij për në Medina, si vendin e parë për të përhapur islamin ndërtoi xhaminë Keba me qëllim që njerëzit në këtë vend të shenjtë të përfitojnë virtytet njerëzore dhe të mësojnë mësimet fetare, si dhe të gjejnë shpirtin e unitetit dhe solidaritetit. Kjo xhami u bë vendi i pritjes, takimeve, besimeve dhe dialogut të profetit të shtrenjtë të islamit me delegacionet politike.
Sigurisht që xhaminë kanë përdorim shumë të larmishëm. Të gjitha këto përdorime janë në përputhje dhe stimulues të njëri-tjetrit pasi ata ndjekin një objektiv të vetëm që është përhapja e fjalës së Zotit për njerëzit dhe për këtë arsye asnjë prej veprimtarive të xhamisë nuk bie ndesh me njëra-tjetrën por që të gjitha janë në kuadër të unifikimin dhe solidarizimit shpirtëror dhe perfeksionimit të njeriut.
Një prej përdorimeve kryesore të xhamisë në kulmin e epokës së islamit, ishte dhënia e mësimeve të nevojshme për myslimanët. Një prej historianëve thotë se në kulmin e epokës së islamit, në të gjitha xhamitë jepej mësime për jurisprudencën dhe etikën islame, si dhe jepeshin mësime edukative. Të gjitha mësimet fetare dhe edukative, si dhe shkrimi dhe leximi bëheshin në xhami. Deri në shekullin e 14-të të gjitha xhamitë pas faljes së namazit organizonin klasa mësimore, që më vonë u kthyen në lëndë mësimore. Shumë nga të mëdhenjtë e dijes dhe njohurisë në civilizimin islam, janë edukuar dhe kanë marrë mësime nëpër xhami.
Që nga koha e kulmit të epokës islame e deri më sot, xhamia është vendi ku janë mbajtur fjalime dhe hytbe për dije dhe çështje fetare, të cilat gjithmonë kanë luajtur rol të madh në njohjen dhe informimin e njerëzve. Në shumë lëvizje drejtësidashëse të islamit, xhamia ka luajtur rolin e bazës së këtyre lëvizjeve revolucionare fetare. Këto janë ato lëvizje që kanë inkurajuar popullin dhe e kanë ngritur atë në lëvizje. Si shembull mund të përmendim lëvizjen Vëllazëria Myslimane në Egjipt. Pas vrasjes së Hasan Bena lideri i kësaj lëvizjeje, qeveria qendrore e Egjiptit ndërmori masa të ashpra ndëshkimi ndaj lëvizjes Vëllazëria Myslimane. Për këtë arsye kjo lëvizje përdori mundësitë e xhamisë për të përhapur thirrjet dhe informacionet e saj për shoqërinë. Një tjetër shembull i qartë i rolit të xhamive në aktivizimin e lëvizjeve revolucionare në epokën bashkëkohore është lëvizja e popullit iranian kundër regjimit mbretëror Pahlavi.
Në atë periudhë xhamia ka luajtur rolin themelor dhe bazë në formimin e lëvizjes islamike kundër regjimit tiranik Pahlavi. Xhamitë u kthyen në faktor për unifikimin e shoqërisë dhe të gjithë shtresat e shoqërisë dhe grupet e punës u ngritën për tu përballur me regjimin Pahlavi. Sigurisht që në luftën e imponuar të regjimit të Sadamit kundër Iranit, xhamia gjithashtu ka luajtur rol themelor për thithjen dhe organizimin e forcave vullnetare dhe trajnimin e tyre për të mbrojtur vendin.
Xhamitë në civilizimin islam, për nga pamja e jashtme janë projektuar në formë të atillë që ato të pasqyrojnë monoteizmin dhe unitetin e myslimanëve. Arkitektët artistë të islamit, projektin e xhamive e kanë projektuar në atë formë që të mund të forcojnë rrugën e fesë dhe të zgjerojnë praninë e besimtarëve në xhami si dhe të inkurajojnë njerëzit që të ecin në rrugën e Zotit. Harqet, kupolat, portat, altarët dhe tavanet e xhamive janë në atë formë që forcojnë shpirtin e njeriut në rrugën e tij drejt Zotit dhe kjo është një shembull i arkitekturës fetare islame. Në arkitekturën islame një prej faktorëve më dallues është shabestani ( vendstrehimi) që është vendi i mbledhjes dhe unifikimit të myslimanëve. Shabestani ka luajtur rolin kryesor në organizimin e takimeve dhe tubimeve të myslimanëve në lëvizjen e tyre unfikuese drejt monoteizmit.
Në fund duhet të themi se xhamia në islam është e bazuar tek monoteizmi dhe bashkimi në rrugën e Zotit dhe ky bashkim vihet re shumë qartë në xhami. Në kohën kur faljes përballë Zotit Një të gjithë myslimanët të çdo race, ngjyre, fisi, etnie, grupi apo partie mblidhen për të falur namazin të bashkuar dhe me një zë të vetëm. Në këtë mënyrë mund të thuhet se xhamia në Islam është zemra e kësaj feje dhe vendi i lidhjes së qiellit me tokën dhe njerëzit në këtë vend arrijnë perfeksionimin e tyre. dita botërore e xhamisë është një ditë për të rikujtuar rëndësinë e këtij vendi të shenjtë për unifikimin dhe solidaritetin e të gjithë myslimanëve në përballjen e tyre me mëkatin, shirkun dhe arrogancën.