Zgjedhjet presidenciale në Afganistan dhe opinioni publik
(last modified Fri, 11 Oct 2019 17:10:19 GMT )
Tetor 11, 2019 19:10 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet presidenciale në Afganistan dhe opinioni publik

Në këtë emision do të njihemi me procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe nevojës për krijimin e besimit tek opinioni publik në Afganistan.

Ashtu siç thamë në emisionin e kaluar, zgjedhjet si një proces besimi në demokraci është evenimenti më i rëndësishëm i vendeve të botës mes tyre në Afganistan, pasi fituesi i këtyre zgjedhjeve do të jetë përgjegjës për krijimin e qeverisë që për shtetin ka rëndësi të madhe. Ashtu siç ka deklaruar Ashraf Gani, presidenti i Afganistanit, presidenti që do të zgjidhet nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të ketë përgjegjësi të vështirë për garantimin e sigurisë dhe për vendosjen e paqes në Afganistan. Edhe pse kërcënimet e shumta të grupit Taleban janë bërë shkak që pjesëmarrja e popullit në zgjedhjet e gjashta presidenciale të jetë e ulët, mirëpo moszbatimi i premtimeve të mëhershme të presidentit aktual Ashraf Gani dhe moskandidimi i personaliteteve të fuqishëm politik dhe kandidimi i figurave të reja në zgjedhjet për president, janë bërë shkak për uljen e besimit të votuesve. Nëse procesi i zgjedhjeve presidenciale në Afganistan do të jetë transparent ekziston mundësia që të forcohet pozita e qeverisë së ardhshme të këtij vendi. Në këto kushte, komisioni i pavarur i zgjedhjeve dhe qeveria e Kabulit kanë përgjegjësi që të ngrenë besimin e votuesve me qëllim që pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të jetë sa më e madhe, kjo për arsye se Afganistani po kalon një periudhë ndryshimesh dhe çdo ulje e besimit të opinionit publik mund të shkaktojë forcimin e grupeve që janë kundër demokracisë në Afganistan, ashtu si grupi Taleban. Harun Mir analist i çështjeve politike në Kabul, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale dhe dialogun me grupin Taleban, angazhimin politik e kanë zgjedhur si boshtin kryesor të sistemit republikan në vend. Populli afgan e di shumë mirë se sistemi republikan mund tu japë zgjidhje shumë prej problemeve të vendit.

Image Caption

Është fakt se si organizatorët e zgjedhjeve ashtu edhe votuesit duhet të përballojnë rreziqet e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për këtë aktualisht autoritetet përkatëse kanë përgjegjësi të rëndë për të krijuar besimin e duhur me qëllim që populli t’u japë përgjigjen e dëshiruar atë të pjesëmarrjes në votime dhe të ndihmojnë në procesin e demokratizimit të vendit. Në këto kushte kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Afganistan theksojnë numërimin e votave me sistemin biometrik me qëllim që të eliminohet çdo metodë për manipulimin e votave në zgjedhje. Në rast se komisioni i pavarur thekson përdorimin e sistemit biometrik me padyshim do të rritet besimi mbi mbarëvajtjen e zgjedhje që padyshim do të ndikojë në ruajtjen e qetësisë dhe ligjshmërisë së qeverisë së ardhshme të Afganistanit.

Qeveria e ardhshme e Afganistanit e cila do të formohet nga kandidati fitues do të përballet me sfida dhe përgjegjësi të shumta prej të cilave më e rëndësishmja është vendosja e sigurisë dhe progresi në procesin e paqes. Nuk ka dyshim se pjesëmarrja masive e votuesve në qendrat e votimit mund të krijojë kushte më të mira për zbatimin e programeve të qeverisë së ardhshme. Nuk ka dyshim se mbrojtja e votës së popullit dhe krijimi i qeverisë me anë të kësaj vote, do të mbështetet nga partitë, grupet politike dhe fisnore dhe për pasojë do të forcojë pozitën e qeverisë së ardhshme sidomos në përpjekjet për vendosjen e paqes në vend.

Ahmed Farid Karegar profesor i universitetit të Kabulit, përmendi përgjegjësinë e Muhamed Ashraf Gani në organizmin e zgjedhjeve dhe krijimin e besimit të popullit dhe është i mendimit se veprimtaria e tij duke hequr dhe emëruar autoritetet përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve presidenciale mund të ndikojë shumë në procesin e zgjedhjeve. Sipas shumë analistëve organizimi i suksesshëm i zgjedhjeve presidenciale do të jetë një tjetër disfatë për grupin Taleban.

Image Caption

Nga ana tjetër grupi Taleban vazhdon të insistojë në idenë e tij kontrolluese dhe është i mendimit se organizimi i zgjedhjeve nuk sjell asnjë dobi dhe për këtë ky grup përpiqet t’i imponojë popullit afgan ideologjinë e tij. Mirëpo siç thotë analisti afgan i çështjeve politike, organizimi i zgjedhjeve është procesi kryesor i demokracisë ku populli ushtron të drejtën e tij politik dhe civile duke zgjedhur përfaqësuesin e vet. Sipas kushtetutës së Afganistanit, qeveria është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve të shëndosha dhe korrekte ndërsa populli pret nga komisioni i pavarur i zgjedhjeve që të mos u nënshtrohet presioneve politike dhe të eliminojë çdo mundësi për manipulimin e zgjedhjeve për përcaktimin e kreut të ardhshëm të shtetit. Në këto kushte shtimi i inspektorëve të kandidatëve për president mund të japë kontribut të gjerë në transparencën e numërimit të votave. Duke qenë se forcat e rendit dhe të sigurisë në Afganistan më herët kanë dhënë kontribut të pranueshëm për organizimin e zgjedhjeve, tashmë vetëm transparenca e numërimit të votave është e nevojshme për rritjen e besimit të opinionit publik.

Për momentin shumica e grupeve dhe partive politike, vendosjen e paqes e konsiderojnë se prioritet të punës së tyre dhe për këtë krijimi i një qeverie të fuqishme dhe që konfirmohet nga e gjithë shoqëria e Afganistanit është e nevojshme për realizimin e këtij objektivi. Në këto kushte Muhamed Ashraf Gani edhe pse vetë është kandidat për zgjedhje, ai ka përgjegjësi të vështirë për zbatimin e kushtetutës në organizimin e zgjedhjeve transparente dhe të shëndetshme gjë e cila mund të ketë ndikim përcaktues në procesin politik të Afganistanit.

 

 

Tags