Shkaqet e qëndrimeve të Amerikës, Evropës dhe Rusisë kundrejt Turqisë (2)
(last modified Mon, 21 Oct 2019 14:45:19 GMT )
Tetor 21, 2019 16:45 Europe/Tirane
  • Shkaqet e qëndrimeve të Amerikës, Evropës dhe Rusisë kundrejt Turqisë (2)

Marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë kanë qenë subjekt i shumë tensioneve që prej grushtit të shtetit korrik 2016 në Turqi. Tani pushtimi i Turqisë në veriun e Sirisë nën pretekstin e luftës kundër militantëve kurdë ka ngjallur reagimin e BE-së, i cili paralajmëroi Ankaranë për pasojat negative të masës së saj në Siri.

Bashkimi Evropian dhe vendet evropiane si lojtari i dytë në konfliktin turko-kurd kanë marrë një qëndrim të ashpër ndaj agresionit të gjerë të Turqisë dhe aleatëve të saj kundër rajonit verilindor të Sirisë. Megjithatë zyrtarë të lartë turq, veçanërisht Presidenti Rexhep Taip Erdogan, duke mos respektuar këto pozicione evropiane dhe masat ndëshkuese, insistojnë të vazhdojnë operacionet ushtarake kundër milicive kurde siriane. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini, duke këmbëngulur në ndalimin e sulmit ushtarak të Turqisë në veriun e Sirisë, beson se masa turke do të zhvendosë më tej njerëzit dhe do të dëmtojë stabilitetin në të gjithë rajonin. "Ne i bëjmë thirrje Turqisë të ndalojë veprimet e njëanshme ushtarake sa më shpejt që të jetë e mundur," tha Mogherini më datë 9 tetor. Armiqësitë e reja ushtarake në verilindje të Sirisë dëmtojnë stabilitetin e të gjithë rajonit dhe përkeqësojnë situatën për civilët dhe çojnë në më shumë zhvendosje. Kështu, në kundërshtim me qëndrimin e Ankarasë se qëllimi i pushtimit të Sirisë veriore ishte krijimi i një zone sigurie për kthimin e refugjatëve sirianë, nga këndvështrimi i Brukselit, ofensiva thjesht do të krijonte një valë të re të refugjatëve në Evropë dhe të krijonte një sfidë të re për Bashkimin Evropian. Në veçanti, çështja e emigrantëve vitet e fundit ka qenë një nga shkaqet kryesore të hendekut të BE me Turqinë. Për dallim nga SH.B.A., e cila në të vërtetë i dha Ankarasë një dritë jeshile për këtë pushtim duke tërhequr forcat e saj nga rajoni i sulmuar nga ushtria turke dhe aleati i saj, Ushtria e Lirë Siriane, Bashkimi Evropian ka kundërshtuar me forcë pushtimin turk, madje edhe në një takim jozyrtar të KS të OKB ka ndërmarrë iniciativën për të nxjerrë një rezolutë për këtë çështje, por nisma evropiane dështoi pas kundërshtimit amerikan dhe rus për të dënuar sulmin e Turqisë kundër Sirisë.

Qëllimi kryesor i Turqisë është përballja milicinë kurde të njohur si "Njësitë e Mbrojtjes Popullore" (YPG). Turqia i shikon këto njësi si të lidhur me PKK dhe thekson se prania e tyre kërcënon kufirin e saj. Në të kundërt, Bashkimi Evropian, ashtu si SH.B.A., i shikon milicitë kurde si një aleat perëndimor në luftën kundër ISIS. Prandaj, Bashkimi Evropian ka kërcënuar se do  të shkurtojë fondet për Ankaranë në përgjigje të operacioneve ushtarake turke kundër kurdëve.   BE në një deklaratë të tij tha: "Nuk ka gjasa që një zonë e ashtuquajtur e sigurt në verilindje të Sirisë të përmbushë standardet ndërkombëtare për kthimin e refugjatëve ashtu siç pretendon Turqia." Brukseli ka theksuar se nuk është i gatshëm të investojë para në planin e Erdoganit për të krijuar qendra të reja siriane të rivendosjes së refugjatëve që aktualisht ndodhen në Turqi dhe pritet të dërgohen në zonën e sigurt në veri të Sirisë. Erdogan më 10 tetor, në përgjigje të kritikave të përhapura nga zyrtarët evropianë për operacionin turk në Siri, kërcënoi se nëse kritikat vazhdojnë, Ankaraja do të hapë kufijtë e saj dhe do të lejojë 3.6 milion refugjatë sirianë të shkojnë në Evropë. Qëllimi i Erdoganit në këtë kërcënim duket të jetë ulja e kritikave dhe veprimeve të BE për të ndëshkuar Turqinë për pushtimin e fundit në Sirinë veriore. Turqia dhe Bashkimi Evropian në mars 2016nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës Ankaraja ra dakord të presë refugjatët sirianë në këmbim të fondeve të BE-së dhe t'i parandalojë ata që të lëvizin në drejtim të Evropës. Erdogan ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Evropën për dështimin e përmbushjes së detyrimeve të saj në marrëveshje. Erdogan tani po e përdor këtë si një mjet presioni ndaj evropianëve dhe për këtë Bashkimi Evropian ka dënuar në mënyrë të qartë veprimet e Ankarasë.

Në reagimin më të fundit të BE ndaj operacioneve turke në veri të Sirisë, ministrat e jashtëm të BE të hënën më 14 tetor në Luksemburg dënuan njëzëri sulmin, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare që të ndalonin shitjen e armëve për Ankaranë. Në një deklaratë të botuar në Uebfaqen e BE-së, është dënuar sulmi turk ndaj zonave të kontrolluara nga militantët kurdë në veri të Sirisë duke e cilësuar atë si një veprim që shkakton "pasoja të rëndësishme". Megjithëse vendet e BE në takimin e së hënës u zotuan të koordinojnë politikat e tyre kundrejt Turqisë, ata nuk ranë dakord për një embargo armësh kundër Ankarasë. Ndërsa Gjermania dhe Franca në këtë samit kërkuan sanksione të njëanshme të armëve kundër Turqisë, deklarata e dalë nga samiti tregoi se anëtarët e BE nuk kishin arritur të bien dakord mbi këtë rast. Deklarata e Ministrave të Jashtëm për ndalimin e shitjes së armëve në Turqi thotë: "Shtetet anëtare janë zotuar të forcojnë qëndrimet e tyre kombëtare për politikën e eksportit të armëve në Turqi".

Rezultati i takimit të ministrave të jashtëm të BE-së edhe pse është konsideruar pozitiv sepse dënoi me konsensus pushtimin turk të Sirisë, por ai nuk u cilësua produktiv sa i përket eksportit të armëve në Turqi dhe në këtë mënyrë përcolli mesazh negativ. Kjo duket të jetë për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj kësaj çështje në mesin e vendeve të BE. Vendet e vjetra dhe të mëdha të BE-së si Gjermania dhe Franca janë në favor të pezullimit të shitjeve të armëve në Ankara, duke marrë parasysh pasojat serioze të pushtimit të Turqisë në Sirinë veriore, veçanërisht në shfaqjen e një valë të re të refugjatëve, por vendet që nuk duket se e kanë këtë apelim kanë arsye të ndryshme për qasjen e tyre. Për disa prej këtyre vendeve, siç është Italia, e cila është një nga eksportuesit ndërkombëtarë të armëve, konsideratat ekonomike janë një përparësi dhe kjo është arsyeja pse Roma dëshiron të vazhdojë shitjen e armëve dhe të rinovojë marrëveshjet e armëve, duke përfshirë kontratat edhe me Turqinë. Italia është një nga tregtarët kryesorë të armëve përkrah Gjermanisë në Turqi. Për disa vende të tjera, siç është Hungaria, e cila ka një qeveri të krahut të djathtë, konsideratat politike janë përparësi. Prandaj, Budapesti nuk dëshiron të ulë nivelin e marrëdhënieve të saj me Turqinë. Këto vende nuk janë shprehur qartazi për qëndrimin e tyre personal ndaj veprimeve të Turqisë dhe thjeshtë janë mbështetur tek pozicioni i përgjithshëm brenda Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian gjithmonë ka pretenduar se mbron të drejtat e kurdëve dhe vitet e fundit ka kundërshtuar veprimet e Ankarasë në sulmet e shumta tek zonat kurde në veri të Sirisë. Mogherini thotë se BE nuk po ndihmon në zhvillimin dhe stabilizimin e atyre zonave ku të drejtat e popullatës lokale po injorohen ose gjërat po keqësohen. Kështu, sulmi i fundit i Turqisë mbi veriun e Sirisë pritet të shtojë në nyjat ngërçit në marrëdhëniet Ankara-Bruksel, duke e larguar Turqinë akoma më shumë nga Bashkimi Evropian dhe duke e shtyrë më tej Bashkimin Evropian që të ndjekë kërkesat e unionit kundrejt Ankarasë në veçanti ato që lidhen me Kurdët dhe Sirinë. Evropa ka kritikuar vazhdimisht Turqinë për politikat e saj të brendshme, përfshirë trajtimin e saj agresiv ndaj agjentëve dhe përkrahësve të grushtit të shtetit të dështuar në korrik 2016 dhe ndryshimin e sistemit të saj politik nga parlamentar në presidencial dhe ndryshimet e rëndësishme në kushtetutën turke. Tani, kritikat dhe marrëdhëniet e BE me Ankaranë kanë hyrë në një fazë të re konfrontimi. Evropianët besojnë se nëse Turqia dëshiron të anëtarësohet në BE, ajo duhet të përafrojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton respektimin e  qasjeve dhe politikat e Brukselit për çështje të politikës së jashtme nga Ankaraja, përfshirë krizën siriane dhe çështjen kurde në veri të Sirisë. Sidoqoftë, zyrtarë të lartë turq kanë refuzuar kërcënimet e evropianëve ndërsa kritikojnë qëndrimin e BE kundrejt kurdëve të Sirisë.

Rusia, si një nga lojtarët kryesorë në arenën Siriane, ka marrë një qëndrim në lidhje me pushtimin turk të veriut të Sirisë. Moska është një aleat kryesor i qeverisë kushtetuese siriane dhe gjithmonë ka theksuar nevojën që trupat e huaja që janë vendosur në Siri pa autorizimin e Damaskut të tërhiqen, si dhe të tjerët të ruajnë dhe respektojnë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Sirisë. Presidenti rus Vladimir Putin më 12 tetor në përgjigje të operacioneve ushtarake turke në verilindje të Sirisë, bëri thirrje që të gjitha trupat e huaj të largoheshin nga Siria. Putin tha se çdo vend që është i pranishëm në mënyrë të paligjshme në një vend tjetër duhet të largohet nga ai vend. Rreth kësaj (në Siri), gjithashtu, forcat e huaja duhet të largohen, dhe kjo vlen për të gjitha vendet. Para pushtimit të fundit turk në verilindje të Sirisë, Putin dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë ruse theksuan nevojën për të shmangur kërcënimet që rrezikojnë zgjidhjen politike të krizës siriane dhe kërkuan tërheqjen e trupave turke nga Siria. Zyrtarë të tjerë rusë gjithashtu kanë mbajtur qëndrime për këtë rast, duke fajësuar politikën e paqartë të Uashingtonit për të inkurajuar Turqinë të sulmojë Sirinë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se qëndrimi i paqartë i Amerikës ndaj Sirisë ilustron paaftësinë e Uashingtonit për të negociuar. Referenca e Lavrovit ndaj qëndrimit të paqartë të Uashingtonit për pushtimin e veriut kurd të Sirisë nga Turqia, lidhet me bisedimin e presidentit amerikan Donald Trump me Rexhep Tip Erdogan dhe nxjerrja e dekretit për tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni, gjë e cila në mënyrë efektive siguroi terrenin e nevojshëm për evazionin turk. Lavrov beson se Trump është tërhequr përballë kërkesave të Turqisë dhe në kundërshtim me premtimet e tij të mëparshme për kurdët sirianë atyre u ka kthyer shpinën për mbështetjen e tyre kundrejt Turqisë. Përveç kësaj Rusia ka paralajmëruar për rrezikun e paraqitur nga ofensiva kundër territorit të në shteti sovran dhe nga shkelja e ligjit ndërkombëtar. Lirimi i terroristëve të ISIS nga burgjet e kontrolluara nga kurdët në veri të Sirisë mund të ketë pasoja të rënda, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke iu referuar rrezikut të lirimit të terroristëve të ISIS-it në veri të Sirisë. Zyrtarët rusë edhe më herët kishin paralajmëruar për pasojat e operacioneve ushtarake turke në veri të Sirisë. Sidoqoftë, disa zyrtarë rusë kanë theksuar gjithashtu të drejtën e Turqisë për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare. Një çështje tjetër e ngritur nga Moska është roli i të ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar anti-ISIS në formimin dhe sjelljen e ofensivës ushtarake turke. Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia, të enjten më 10 tetor operacionin turk në veri të Sirisë, e përshkroi si  rezultat i politikave të disa vendeve anëtare të koalicionit anti-ISIS në Siri. Sipas Nabenzia, operacioni është rezultat i ndryshimeve demografike që kanë krijuar disa anëtarë të koalicionit të udhëhequr nga SH.B.A. në Sirinë verilindore. I dërguari i Rusisë në OKB shtoi se Moska më parë kishte paralajmëruar anëtarët e koalicionit për pasojat e ndryshimeve të tilla demografike në këtë rajon të Sirisë. Sipas mendimit të tij, koalicioni perëndimor tani po korr frytet e politikave populiste të tij në atë pjesë të Sirisë. Duke pasur parasysh viktimat dhe dëmet e operacionit, si dhe shfaqjen e një valë të re refugjatësh nga ofensiva e Turqisë në Siri, Rusia ka theksuar nevojën për një zgjidhje politike. Në këto kushte Moska ka kërkuar një dialog midis qeverisë siriane dhe kurdëve për zgjidhjen e situatës në veri-lindje të vendit. Lavrov thotë se është e nevojshme të shmanget përshkallëzimi i tensioneve në zonat e kontrolluara nga militantët kurdë në Siri. Përkundër këtij pozicioni të Rusisë, Ankaraja nuk duket se do të ndalojë operacionin ushtarak derisa ajo të arrijë qëllimin e  synuar në veri të Sirisë, që është shkatërrimi i militantëve dhe krijimi i një zone sigurie. Sidoqoftë, Moska ka paralajmëruar se vazhdimi i këtyre veprimeve do të ketë vetëm pasoja të rrezikshme, siç janë rritja e kaosit dhe paqëndrueshmëria, krijimi i bazave për riaktivizimin e ISIS dhe krijimin e katastrofave humanitare në rajonin kurd.

Tags