Palestina, qëndresa dhe rezistenca
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i93206-palestina_qëndresa_dhe_rezistenca
Në këtë emision do të flasim për disfatën tjetër të regjimit sionist përballë rezistencës palestinezë dhe reagimit të Xhihadit Islamik ndaj vrasjes së dy prej liderëve të kësaj lëvizjeje, si dhe do të njihemi më shumë me karakteristikat e qëndresës dhe të rezistencës së palestinezëve përballë komploteve dhe agresioneve të përsëritura të regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 14, 2019 17:19 Europe/Tirane
  • Palestina, qëndresa dhe rezistenca

Në këtë emision do të flasim për disfatën tjetër të regjimit sionist përballë rezistencës palestinezë dhe reagimit të Xhihadit Islamik ndaj vrasjes së dy prej liderëve të kësaj lëvizjeje, si dhe do të njihemi më shumë me karakteristikat e qëndresës dhe të rezistencës së palestinezëve përballë komploteve dhe agresioneve të përsëritura të regjimit sionist.

Pas martirizimit të dy komandantëve të lartë të Xhihadit Islamik në sulmet e regjimit sionist, rezistenca në rripin e Gazës ka reaguar me lëshimin e qindra raketave duke i dhënë një tjetër disfatë regjimit sionist. Vetëm tre ditë nga përgjigjja e ashpër që rezistenca i dha regjimit sionist, ky regjim u detyrua të parashtrojë kërkesën për armëpushim dhe të pranojë kushtet e vendosura nga Xhihadi Islamik. A mund të përfytyrohet ndonjë disfatë tejtër kaq e madhe si ajo  regjimit sionist megjithëse ky regjim është i pajisur me armatimet më të fundit dhe ka mbështetjen e Amerikës, Evropës dhe Rusisë?

 

Vitet e fundit regjimit sionist ka bërë përpjekje të shumta për të vrarë liderët dhe komandantët e brigadave Kasem dhe Kods të rezistencës islame, mirëpo ai ka dështuar në përpjekjet e tij. Eliminimi fizik i liderëve dhe komandantëve të rezistencës mund të krijojë idenë e sigurisë tek regjimi sionist i cili kujton se në këtë mënyrë mund të dobësojë rezistencën palestineze, mirëpo realiteti tregon krejtësisht të kundërtën, sepse rezistenca palestineze nuk varet tek një person por është rezistencë e një kombi. Nëse vëmë re numrin e liderëve dhe krerëve të varë palestinezë, vihet re një listë shumë e gjatë mirëpo martirizimi i tyre aspak nuk ka ndikuar tek vullneti i popullit palestinez për të vazhduar rezistencën dhe përballjen me regjimin pushtues sionist. Strategjia e sionistëve në vrasjen e krerëve të lëvizjes së rezistencës ka dhënë rezultat tjetër të kundërt nga ai që priste regjimi sionist sepse kjo ka çuar në unifikimin dhe solidarizimin akoma më të madhe të popullit palestinez me rezistencën përballë agresorit dhe pushtuesit. Bombardimi i regjimit sionist me qindra raketa mund të analizohet nga shumë faktorë. Sionistët kujtonin se duke shpenzuar me miliarda dollarë dhe duke ndërtuar sistemin mbrojtës Kupola e Hekurt, do të mund të parandalonin raketat dhe dronët e rezistencës islamike të Palestinës dhe Libanit. Mirëpo reagimi i rezistencës islamike të Libanit dhe Palestinës ndaj agresioneve të regjimit sionist, ua ka bërë të qartë krerëve luftënxitës të këtij regjimi dhe kolonive sionistë se siguria e qiellit të izraelit përballë raketave dhe dronëve të rezistencës nuk është gjë tjetër veçse një iluzion dhe imagjinatë. Bombardimi me raketa i territoreve të pushtuara palestineze, i ka detyruar më shumë se 1 milion banorë të qyteteve izraelitë që të futen dhe strehohen në bodrume. Ministria e jashtme e regjimit sionist, lidhur me gjendjen në territoret e pushtuara pas sulmeve hakmarrëse të rezistencës palestinez, sulme që u bënë pas vrasjes së një prej komandantëve të lartë të Xhihadit Islamik, doli me një deklaratë në Twitter ku ka thënë: Altoparlantët e alarmit janë ndezur në të gjithë jugun dhe qendrën e Izraelit. 1 milion izraelitë janë futur nëpër bodrume dhe shkolla dhe qendrat e punësimit janë mbyllur.

 

Bombardimi i regjimit sionist me raketat e rezistencës

Mediat izraelite pas bombardimit të disa qyteteve izraelite kanë deklaruar se lëvizja Xhihadi Islamik në luftën e 11 nëntorit ka përdorur raketa të reja që kanë frikësuar Tel Avivin mbi potencialin ushtarak të rezistencës. Kanali televiziv 13 i regjimit sionist raporton se: Xhihadi Islamik Palestinez ka lëshuar raketa në drejtim të izraelit që mbart koka shpërthyese luftarake me peshë 300 kg. Kjo lloj rakete ka rënë në disa qytete përreth rripit të Gazës dhe kanë krijuar një gropë 16 metra të gjerë dhe 2 metra të thellë. Ky kanal pohon se raketa ishte e mbushur me më shumë lëndë shpërthyese se raketat e tjera të grupeve palestineze dhe kjo ka shtangur dhe befasuar regjimin sionist. Kjo raketë është prodhuar në Gaza. Brigadat Kods, dega ushtarake e Xhihadit Islamik, më herët kishte prezantuar raketën e saj Baragh-120 dhe ka deklaruar se kjo raketë është 100% prodhim vendas. Xhihadi Islamik ka deklaruar se raketa Baragh-120 është futur në sistemin mbrojtës dhe për herë të parë ajo është përdorur për të sulmuar qytezën sioniste Khadhira. Abu Hamza zëdhënësi i brigadave Kods ka thënë: raketa e re Baragh-120 i ka prishur përllogaritjet e luftës të bëra nga armiku. Çakordimi i sionistëve u vu re në shtangien e tyre pasi raketa Baragh-120 goditi objektivin e saj në Izrael. Afur Sheilh një prej anëtarëve të parlamentit të regjimit sionist ka pohuar fitoren e Xhihadit islamik palestinez në përballjen me pushtuesit. Ai ka pohuar se Xhihadi islamik ka fituar pasi ai ka paralizuar punën dhe aktivitetet e Tel Avivit. Ky anëtar i parlamentit të regjimit sionist vetëm disa orë pas shpalljes së armëpushimit deklaroi se Xhihadi islamik “ pas tre ditësh na ka marrë peng”. Analisti sionist Gal Preger thotë: Të gjitha grupet na sulmojnë në emër të Xhihadit Islamik. Ky analist sionist ka thënë se Izraeli ka gabuar rëndë me vrasjen se Baha Abu’ata, komandant i brigadave Kods të Xhihadit islamik. Ai ndër të tjera thotë: Të gjithë grupet kanë rënë dakord që të na sulmojnë në emër të Xhihadit Islamik dhe kjo është një disfatë e Netanyahut.

 

Dështuesi kryesor i përgjigjes dërrmuese të rezistencës me lëshimin e raketave kundër regjimit sionist në përgjigje të vrasjes së dy komandantëve të Xhihadit islamik, ishte kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanyahu. Regjimi sionist prej mëse një viti po përjeton destabilitet të madh. Në këtë periudhë janë organizuar 2 raunde zgjedhjes por edhe pas tyre Netanyahu ka dështuar në krijimin e kabinetit qeveritar. Për këtë ekziston shumë mundësia e organizimit të një raundi tjetër zgjedhjesh. Kryeministri i regjimit sionist synon të marrë votat e ekstremit të djathtë dhe kujton se duke vrarë krerët e rezistencës ai mund të thithë votat e tyre. Mirëpo kjo tentativë e provua më herët nga regjimi sionist çoi në disfatën e sionistëve dhe rritjen e fuqisë së rezistencës palestineze. Kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanyahu është kritikuar ashpër për shkak se ka vrarë dy nga krerët e Xhihadit Islamik. Vetë kryeministri i regjimit sionist, Beniamin Netanyahu ishte ndër ata persona që u fut në bodrum pas nisjes së sulmit me raketa të rezistencës palestineze. Gabi Ashkenazi ish kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist dhe anëtar i parlamentit sionist ka thënë: Jam i mendimit se pamjet ku Netanyahu ishte duke u larguar dhe fshehur nuk janë pamje që askush prej nesh nuk dëshiron t’i shikojë. Unë jam i mendimit se kjo nuk ka të bëjë me përllogaritet e brendshme politike, sepse vështirmi i pamjeve ku Netanyahu largohet nga frika e bombardimeve të rezistencës me raketa, tregon pakënaqësinë ndaj tij. Sipas gazetës Maariv, autoritetet e ushtrisë dhe të mosadit të regjimit sionist janë shprehur se Netanyahu mundohet t’i shfrytëzojë ata për përfitime politike dhe elektorale. Netanyahu si në arenën e brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare është përballur me disfata të mëdha. Regjimi sionist i kryesuar nga Netanyahu më shumë se kurdoherë tjetër po humbet aleatët dhe miqtë e tij. Politika e agresionit dhe e pushtimit e regjimit sionist ka shkaktuar dëme të shumta për aleatët dhe miqtë e këtij regjimi të cilët më nuk janë të gatshëm të mbështesin drejtpërsëdrejti regjimin sionist. Këtë e tregon edhe reagimi negativ i evropianëve ndaj mbështetjes së Donald Trump për ndërtimin e kolonive sioniste pas vitit 1967. Shumica e qeverive evropiane e kanë dënuar këtë veprim dhe disa prej tyre si Luksemburgu dhe Jeremy Corbin lider i laburistëve në Angli kanë kërkuar njohjen e qeverisë së pavarur të Palestinës.