Palestina vend i shenjtë për të gjitha fetë (2)
(last modified Tue, 12 May 2020 08:07:11 GMT )
May 12, 2020 10:07 Europe/Tirane
  • Palestina vend i shenjtë për të gjitha fetë (2)

Musai a.s. deklaroi për popullin duke thënë: “U kam sjell librin qiellor Teoratin i cili përmban urdhëresa dhe ndalesa fetare e çështje të lejuara.

Përmban urdhëresa të cilat Zoti i madhëruar i ka vendosur program të punës tuaj dhe u ka obliguar juve t’i zbatoni ato. Prandaj, pranojini dhe zbatojini dispozitat e këtij libri”. Mirëpo populli Beni Israil me pretekst se Musai a.s. ka caktuar detyra të vështira për ata, përsëri filluan të rebelohen.

Në edicionin e kaluar shkurtimisht dhe në mënyrë të përgjithshme folëm në lidhje me historikun e Palestinës dhe u bë e qartë se banorët autokton të Palestinës nuk ishin hebrenjtë, por që nga e kaluara e lashtë kanë qenë arabët Ken’anij të cilët kanë jetuar në një pjesë të gjerë të territorit të Palestinës përkrah fiseve të tjera. Më vonë me bashkëngjitjen e fiseve Pulast në këtë vend, ky vend mori emrin Palestinë. Fiset Pulast pranuan besimin e arabëve Ken’anij dhe adhuruan idhujt e tyre. Ata ishin njerëz të fuqishëm dhe luftëtare dhe gjatë kohës së sulmit të armiqve ndaj Palestinës, kanë mbrojtur shumë mirë këtë vend dhe nga ky aspekt ky vend u njoh me emrin Palestinë. Hazreti Ibrahim a.s. pasi hyri në vendin e Palestinës, predikoi dhe përhapi besimin në Zotin Një. Profeti Ibrahim a.s. pas ndërtimit të Qabes në Meke, ndërtoi edhe një faltore në Bejtul-Mokades në për adhurimin e Zotit dhe kjo faltore më vonë është rindërtuar nga Profeti Davud a.s.. Kjo faltore e shenjtë e cila u quajt “Xhamia Aksa”, ishte kibla e parë e myslimanëve. Në këtë mënyrë, Qabja u bë vendi i shenjtë i parë i myslimanëve dhe Xhamia Aksa u bë vendi i dytë i shenjtë i myslimanëve.

Xhamia Aksa

Populli Beni Israil buron nga profeti Ja’kub a.s. dhe bijtë e tij, ndërsa në kohën e Hazretit Musa a.s. u bënë ndjekës së tij dhe së bashku me atë Profet, nga Egjipti u shpërngulen drejt Palestinës. Natyrisht se kanë ndodhur shumë ngjarje në këtë rrugë ashtu siç thuhet në burime historike dhe gjithashtu Kur’ani i shenjtë në shumë ajete flet në lidhje me këtë çështjeje se Hazreti Musai a.s. i tregoi popullit të tij shumë shenja dhe mrekulli në mënyrë që populli Beni Israil të gjejë besim më të madh në Zotin e madhëruar që kalimi nëpërmes lumit Nil, me vullnetin e Zotit të madhëruar, ishte mrekullia më e madhe.

Prej mrekullive të tjera të Hazretit Musa a.s. që janë shfaqur për popullin Beni Israil, kanë ndodhur edhe pas kalimit nëpërmes lumit Nil. Në Kur’anin e shenjtë thuhet: (Kur populli Beni Israil kaloi lumin Nil dhe hyri në shkretëtirën Sina), Ata u ankuan para Profetit Musa a.s. për shkak të etjes së madhe që i kishte kapluar dhe i kërkuan atij ujë. Hazreti Musa me lejen e Zotit, ua tregoi atyre këtë mrekulli: “Dhe kujto kur Musai kërkoi ujë për popullin e vet para Zotit! Atë e kemi urdhëruar që me shkopin e tij ta godasë një gur të veçantë. Papritur 12 burime uji filluan të burojnë nga ai guri në mënyrë që secili (prej 12 fiseve të Beni Israil) e njihte burimin e veçantë të tij...” (Surja Bekare, ajeti 60)

Në ajet kur’anore tregohet se me lejen e Zotit të madhëruar, Hazreti Musai a.s. kur me shkopin e tij e goditi gurin e madh, nga ai buruan 12 burime uji në shenjë të 12 fiseve të popullit Beni Israil dhe secili fis e njihte burimin e vet!

Populli Beni Israil që ishte një populli i cili gjithnjë kërkonte pretekste, i tha Hazreti Musait a.s.: “O Musa, ti do të na vrasësh neve në këtë shkretëtirë për arsye se ti neve nga një vend i gjallëruar na ke sjell në një shkretëtirë në të cilën nuk ka as hije as pemë as ushqim dhe as ujë”. Në atë kohë ndodhi një mrekulli tjetër. Në kohën e mesditës një re krijohej në qiell mbi kokën e tyre dhe u bënte hije atyre që mos i mundonte dielli i shkretëtirës dhe ushqime të shijshme u dërgoheshin atyre nga qielli. Kur’ani i shenjtë në ajetin 57 të sures Bekare thotë: “

وَظَلَّلْنَا عَلَیکُمُ الْغَمَامَ وَأَنْزَلْنَا عَلَیکُمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَىٰ ۖ کُلُوا مِنْ طَیبَاتِ مَا رَزَقْنَاکُمْ / وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰکِنْ کَانُوا أَنْفُسَهُمْ یظْلِمُونَ ‌

“Dhe një re e kemi vendosur t’u bëjë hije mbi ju dhe u kemi dërguar juve “mann” (një lëng i veçantë dhe i shijshëm i pemëve” dhe “selva” (një lloji zogu i veçantë i ngjashëm me pëllumbin) dhe thamë: hani nga ushqimet e pastra të cilat ua kemi dërguar juve! (Mirëpo ata përsëri nuk kanë besuar!) Ata nuk kanë bërë padrejtësi ndaj neve, por kanë bërë padrejtësi ndaj vetes”.

Në këtë mënyrë, në atë shkretëtirë pa ujë dhe pa gjelbërim, nga ana e Zotit të madhëruar u siguruan për popullin Beni Israil burime të ujit, ushqime të shijshme dhe hije e cila në kohën e rrezeve të ashpra të diellit, vendosej mbi kokën e tyre. Mirëpo pas këtyre mirësive të shumta dhe mrekullive të qarta, fiset Beni Israil mohuan mirësitë dhe ia kthyen shpinën adhurimit të Zotit dhe filluan ta adhurojnë viçin.

Ngjarja ndodhi kështu që Zoti i madhëruar i kishte premtuar Musait a.s. se do t’ia jepte librin e shenjtë Teoratin. Ai për të pranuar librin e shenjtë Teoratin nga ana e Zotit të madhëruar, duhet të ndahej nga populli i tij për 30 ditë dhe të shkojë në bjeshkën Tur dhe atje të vetmohet në adhurimin e Zotit. Musai a.s., ai robi i sinqertë dhe i vërtetë i Zotit të madhëruar, e porosit vëllain e tij Harunin që të administrojë çështjet e fiseve Beni Israil ndërsa vetë ai shkoi në bjeshkën Tur për lutur pranë Zotit. Ishte caktuar që Profeti Musa a.s. të agjërojë për 30 ditë dhe të qëndrojë në bjeshkën Tur, mirëpo për t’u sprovuar njerëzit nga ana e Zotit, ky premtim zgjati në dyzetë ditë e dyzetë net. Kur premtimi i Profetit Musa a.s. u vonua dhe ai nuk u kthye pas 30 ditëve, populli Beni Israil nëpërmjet intrigës së djallit u mashtruan nga një person me emrin Sameri. Sameri ndërtoi një viç nga floriri dhe me intriga, i ftoi njerëzit që ta adhurojnë atë viç. Njerëzit me pavetëdije harruan mirësitë e veçanta hyjnore dhe mrekullitë e Hazretit Musa a.s. dhe udhëzimet e tij dhe u mblodhën rreth atij personi me emrin Sameri dhe filluan përsëri idhujtarinë. Pas 40 ditëve që kaloi në bjeshkën Tur, libri i shenjtë Teorati zbrit për Hazretin Musa a.s. dhe dhjetë urdhra të shenjtë të shkruar, iu dorëzuan Profetit Musa a.s. dhe ai vendosi të kthehet te populli i vet. Musai a.s. kur e pa popullin Beni Israil në gjendje të idhujtarisë u zemëruar shumë. E dogji në zjarr atë viç të floririt dhe hirin e tij e hodhi në det dhe Sameri u përball me një dënim të ashpër.

Musai a.s. pas përfundimit të kësaj ngjarje, deklaroi për popullin e vet duke thënë: “U kam sjell librin qiellor Teoratin i cili përmban urdhëresa dhe ndalesa fetare e çështje të lejuara. Përmban urdhëresa të cilat Zoti i madhëruar i ka vendosur program të punës tuaj dhe u ka obliguar juve t’i zbatoni ato. Prandaj, pranojini dhe zbatojini dispozitat e këtij libri”. Mirëpo populli Beni Israil me pretekst se Musai a.s. ka caktuar detyra të vështira për ata, përsëri filluan të rebelohen, prandaj Zoti i madhëruar urdhëroi engjëjt që një pjesë të madhe të bjeshkës Tur ta vendosin mbi kokën e tyre. Kjo ngjarje është shpjeguar shumë bukur në ajetin 63 të sures Bekare të Kur’anit të shenjtë ku thuhet:

وَإِذْ أَخَذْنَا مِیثَاقَکُمْ وَرَفَعْنَا فَوْقَکُمُ الطُّورَ خُذُوا مَا آتَینَاکُمْ بِقُوَّةٍ وَاذْکُرُوا مَا فِیهِ لَعَلَّکُمْ تَتَّقُونَ

“(Përkujtoni) Kur Ne patëm marrë prej jush besën tuaj (për të ndjekur të vërtetën), ngritëm mbi ju bjeshkën Tur (dhe u thamë): atë çfarë u kemi dhënë juve (nga Libri i Shenjtë), pranojeni dhe zbatojeni me seriozitet dhe atë çfarë ndodhet në atë libër, mësojeni në mënyrë që të bëheni të devotshëm”. Atëherë Hazreti Musai a.s. u tha popullit të tij se nëse zbatoni urdhrat e Zotit të madhëruar dhe hiqni dorë nga adhurimi i viçit dhe nga veprimet e këqija që keni bërë dhe do të pendoheni, atëherë Zoti i madhëruar ky dënim hyjnor do të largohet nga ju, përndryshe të gjithë do të shkatërroheni. Për shkak të rebelimit dhe kokëfortësisë që ekzistonte në këtë popull, Zoti i madhëruar ka sjell të gjitha argumentet për ata në mënyrë që ata të adhurojnë Zotin Një dhe ta ndjekin rrugën e të dërguarit të Zotit. Populli Beni Israil kur e shikuan bjeshkën mbi kokën e vet, nga frika e rënies së bjeshkës, filluan të pendohen pranë Fronit Hyjnor në mënyrë që të largohet dënimi i Zotit nga ata.

Mallkimi i Hazretit Musa a.s. sidoqoftë u bë shkak që populli Beni Israil për dyzetë vite të bredhë i humbur nëpër shkretëtirat rreth Palestinës. Hazreti Musa a.s. me urdhrin e Zotit të madhëruar, e urdhëroi popullin e vet që të niset drejt Palestinës në mënyrë që atje të praktikojë fenë e besimit në një Zot dhe të heqë dorë nga idhujtaria dhe të vendoset për banim në këtë tokë të shenjtë. Mirëpo ata për shkak të frikës nga lufta, filluan të gjejnë pretekste dhe nuk zbatuan urdhrin e Profetit Musa a.s.. Nga mesi i tyre vetëm dy persona me emra Jusha’ bin Nun dhe Kalib ibn Jufanna me besimin në Zot dhe duke kujtuar ndihmën dhe premtimet hyjnore, filluan t’i inkurajojnë fiset e popullit Beni Israil për ta pushtuar tokën e Palestinës. Mirëpo krerët e tjerë të fiseve të popullit Beni Islrail me fjalët e veta duke e quajtur armikun të pamposhtur, e frikësonin nga lufta popullin Beni Israil. Ata flisnin për robërimin e grave dhe fëmijëve të tyre. Në fund populli Beni Israil i tha Hazreti Musait a.s. se nuk shkon kurrë në luftë dhe me paturpësi të plotë deklaroi: “Ti dhe Zoti yt shkoni në luftë me armikun!”.

Hazreti Musai a.s. i cili tani më kishte humbur durimin nga sjellja dhe veprimet rebeluese të popullit të tij ndaj urdhrave të Zotit, e mallkoj popullin Beni Israil. Prandaj edhe Zoti i madhëruar e ndëshkoi popullin Beni Israil dhe përgjatë dyzetë viteve i la ata të humbur nëpër shkretëtira dhe i privoi ata nga hyrja në Bejtul-Mokades.

Është interesant se edhe Teorati i cili aktualisht është në duar të hebrenjve, transmeton një pjesë të madhe të kësaj ngjarje dhe thotë: “Dhe i gjithë populli Beni Israil kundërshtuan Musain dhe Harunin dhe të gjithë ata i thanë atij: “Ah sikur të vdisnim në tokën e Egjiptit ose të kishim vdekur në shkretëtirë! Pse na ka sjell neve Zoti në këtë vend?!”. Ata në këtë mënyrë mohuan mirësitë hyjnore dhe nuk besuan Zotin Një.  

Tags