Gjashtë sfida afatshkurtra përballë kryeministrit të ri të gjashtë të Irakut
https://parstoday.ir/sq/radio/west_asia-i97098-gjashtë_sfida_afatshkurtra_përballë_kryeministrit_të_ri_të_gjashtë_të_irakut
Mustafa al-Kazemi, ish-kreu i shërbimit të inteligjencës, mëngjesin e 7 majit zyrtarisht mori votëbesimin nga parlamenti irakian si kryeministri i ri i Irakut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 16, 2020 22:02 Europe/Tirane
  • Gjashtë sfida afatshkurtra përballë kryeministrit të ri të gjashtë të Irakut

Mustafa al-Kazemi, ish-kreu i shërbimit të inteligjencës, mëngjesin e 7 majit zyrtarisht mori votëbesimin nga parlamenti irakian si kryeministri i ri i Irakut.

Pesëmbëdhjetë ministra të kabinetit Al-Kazemi fituan gjithashtu votëbesimin, ndërsa pesë ministra nuk morën votëbesim kurse dy ministri të naftës dhe punëve të jashtme janë në pritje që të emërohen. Ky program shqyrton sfidat afatshkurtra me të cilat përballet kabineti i ri i kryeministrit Al-Kazemi.

Iraku në 17 vitet e fundit ka pasur pesë kryeministra dhe Mustafa al-Kazemi, 53 vjeç, është kryeministri i gjashtë i Irakut që nga rënia e Sadamit. Ayad Allavi ishte kryeministri i Irakut nga 2004 në 2005, Ibrahim Jafari nga 2005 në 2006, Nuri al-Maliki nga 2006 deri në 2014, Haidar al-Abadi nga 2014 në 2018 dhe Adel Abdul-Mahdi nga 2018 deri në 2020. Prezantimi i kabinetit të ri qeveritar i dha fund bllokadës politike pesë-mujore të Irakut, por kabineti i ri përballet me disa sfida në fusha të ndryshme.

Sfida e parë afatshkurtër me të cilën përballet kabineti i Al-Kazemi është përfundimi procesit të plotësimit të kabinetit qeveritar. Kabineti i ri ka 22 ministri, por vetëm 15 nga ministrat e propozuar arritën të fitojnë votën e besimit të parlament, pesë prej kandidatëve nuk morën votëbesimin dhe nuk ka asnjë emërim ministror për dy ministritë e naftës dhe të punëve të jashtme. Al-Kazemi tani brenda një muaji duhet të paraqesë ministrat e tij për shtatë ministritë e mbetura, mirëpo sfida kryesore e al-Kazemi janë emrat për katër ministrat e naftës, të punëve të jashtme, tregtisë dhe drejtësisë. Përfaqësuesit e Basra insistojnë të prezantojnë ministrin e naftës nga krahina, kurse kurdët insistojnë të marrin përsipër ministrinë e jashtme ose të naftës së bashku me ministrinë e drejtësisë. Al-Kazemi duhet të bisedojë edhe një herë me grupet politike të Irakut për të përcaktuar detyrat e shtatë ministrive të mbetura, gjë që është e vështirë duke pasur parasysh pikëpamjen mbizotëruese aksionare në Irak. Sfida e dytë afatshkurtër me të cilën përballet qeveria e al-Kazemi është të negociojë me Shtetet e Bashkuara mbi trupat e stacionuar në Irak. Bisedimet do të zhvillohen në muajin tjetër. Disa grupe irakiane kanë bërë thirrje për dëbimin e trupave amerikane nga Iraku, duke e cilësuar atë një parakusht të rëndësishëm për dhënien e votëbesimit të kabinetit qeveritar dhe nëse al-Kazemi në këtë çështje dështon, ai mund të përballet me rrezikun e interpelancës së shkarkimit.

Nuk janë vetëm grupet politike të Irakut ato që po bëjnë presion për dëbimin e trupave amerikane nga iraku, por edhe një pjesë e konsiderueshme e popullit irakian. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara po theksojnë ruajtjen e pranisë së trupave të saj në Irak dhe madje edhe shumë nga trupat që i ka tërhequr kohët e fundit nga bazat më të vogla në Irak nuk i ka dërguar jashtë Irakut, por në baza më të mëdha si Ain al-Asad dhe al-Taji. Nga ana tjetër, nëse irakianët insistojnë në tërheqjen e trupave amerikane, ata mund të përballen me sanksione nga qeveria amerikane, një çështje që amerikanët e kanë ngritur edhe  më parë. Pasi parlamenti irakian më 5 janar të vitit 2020 aprovoi një plan për tërheqjen e trupave amerikane, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë sanksione të ashpra ndaj Irakut. Donald Trump tha: "Ne kemi një bazë ajrore super të shtrenjtë atje (unë e di 50 kilometra në veri të Bagdadit). Shumë kohë para presidencës sime u deshën miliarda dollarë për ta ndërtuar. Ne nuk do të largohemi nga Iraku nëse ata na i kthejnë paratë".

Sfida e tretë afatshkurtër për Mustafa al-Kazemi dhe kabinetin e tij është përballja me virusin e koronës në Irak. Sipas statistikave të fundit, më shumë se 2.500 njerëz në Irak janë infektuar me virusin korona deri më tani, nga të cilët 102 kanë vdekur. Megjithatë numri i njerëzve të infektuar me koronavirus në Irak është shumë më i ulët se në botën arabe. Iraku ka numrin më të ulët të të infektuarve me koronavirus midis vendeve arabe në Gjirin Persik, i ndjekur nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Kuvajti dhe Omani. Sidoqoftë, qeveria e al-Kazemi duhet të jetë e gatshme të merret me virusin. Sfida e katërt afatshkurtër është përmbushja e kërkesave ekonomike të popullit irakian. Kryeministri i ri irakian është i vetëdijshëm se shkaku kryesor i fillimit të protestave antiqeveritare kundër kryeministrit Adel Abdul-Mahdi, të cilat çuan në largimin e tij si kryeministër brenda dy muajve, ishte pakënaqësia ekonomike dhe jetesa. Edhe pse ka pasur probleme të shumta ekonomike të lëna trashëgimi nga kabinetet e kaluara dhe pushtimi amerikan, kjo trashëgimi e rëndë ka çuar në fundin e kryeministrit Abdul-Mahdi. Al-Kazemi tani nuk mund të fajësojë qeveritë e mëparshme për problemet e jetesës, papunësisë dhe varfërisë dhe ai e di se duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar rifillimin e protestave antiqeveritare.  Pika e rëndësishme është se megjithëse përgjigjja ndaj kërkesave të njerëzve është një sfidë afatshkurtër dhe e menjëhershme për kabinetin e Al-Kazemi, në përgjithësi, çështja e ekonomisë është një nga sfidat më të rëndësishme afatgjata me të cilat përballet kabineti qeveritar irakian. Sipas Saadullah Zarei, një ekspert për çështjet e Azisë Perëndimore, Iraku po përballet me një borxh të rëndë prej 60 miliardë dollarësh, burimi më i rëndësishëm i të ardhurave për të cilin është nafta dhe nafta këto ditë po përjeton një rënie rekord të ulët të çmimeve, gjë e cila është një problem serioz për kabinetin e kryeministrit Al-Kazemi për të zgjidhur ose zvogëluar sfidat ekonomike. Hadi Mohammadi, një ekspert për çështjet e Azisë Perëndimore, gjithashtu beson se sfida ekonomike është një nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet kabineti i Al-Kazemi, i cili, përveç nivelit të përgjithshëm të Irakut, përballet edhe me qeverinë lokale të Erbilit. Qeveria qendrore e Bagdadit kohët e fundit ka urdhëruar rishikim e pagave të punonjësve të rajonit të Kurdistanit, pasi qeveria lokale e rajonit të Kurdistanit nuk ka dorëzuar kuotën e saj të naftës 250,000 fuçi për kompaninë e marketingut të naftës Sumo. Qeveria rajonale e Kurdistanit (KRG) kohët e fundit në një letër drejtuar sekretariatit të Qeverisë Federale të Irakut njoftoi se kërkesat financiare të rajonit nuk ishin përmbushur në tre muajt e parë të vitit 2020, përveç pagave me vlerë 452 miliardë dinarë dhe i bëri thirrje qeverisë së Irakut se ndalja e pagave është shkelje e ligjit. Për të ruajtur mbështetjen e kurdëve, qeveria e al-Kazemi duhet të menaxhojë disi këto sfida me qeverinë qendrore të Erbil.   

Sfida e pestë afatshkurtër për kabinetin e al-Kazemi është të merret me përpjekjet e ISIS-it për të ringjallur në Irak. Të mbijetuarit e ISIS, veçanërisht pas ekzekutimit të gjeneral Kasem Sulejmani, ish komandant i Forcës Kods të gardës revolucionare të Iranit dhe Abu Mahdi al-Mohandes, nënkryetari i forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi të Irakut, të cilët u ekzekutuan në formë terroriste  nga Shtetet e Bashkuara më 3 janar 2020, kanë rritur lëvizjet e tyre në Irak. Kohët e fundit nga sulmet e të mbijetuarve të ISIS në Irak janë  vrarë ose u plagosur me dhjetëra pjesëtarë të forcës Hashd Shaabi. Qeveria e re irakiane së bashku me forcat e mobilizimit popullor, tani duhet të përballet seriozisht me kërcënimin në rritje të paraqitur nga ISIS. Faktet sugjerojnë se të mbijetuarit e ISIS janë mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe me mbështetjen e Uashingtonit po kryejnë operacione vetëvrasëse dhe bombardime në pjesë të ndryshme të Irakut.

Sfida e gjashtë me të cilën përballet kabineti i Al-Kazemi janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Edhe pse zgjedhjet e parakohshme janë një nga kërkesat kryesore të disa grupeve politike të Irakut dhe Al-Kazemi e ka parashtruar atë si një nga prioritetet e tij kryesore, mirëpo në praktikë, duket se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme pas formimit të kabinetit qeveritar, negociatat e sigurisë me Shtetet e Bashkuara, përgjigjja ndaj kërkesave ekonomike të njerëzve dhe kundërveprimi ndaj kërcënimeve të ISIS, janë sfidat kryesore në axhendën e qeverisë së re irakiane.