Valë e re e Islamofobisë në Evropë (2)
Në këtë program të flasim rreth letrës së Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në dënimin e veprimeve të revistës franceze “Charlie Hebdo” për ripublikimin e karikaturave ofenduese ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s..
Reagimet kundër veprimeve ofenduese ndaj simboleve të shenjta të Islamit
Reagimet kundër veprimeve ofenduese të revistës franceze “Charlie Hebdo” në ripublikimin e karikaturave ofenduese ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., po vazhdojnë akoma. Reagimi i Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, kundër veprimit të revistës franceze “Charlie Hebdo” ka bërë jehonë të gjerë në nivel të Iranit dhe të botës. Ajetullah Khamenei me anë të një deklarate, ka dënuar ashpër ofezat e fundit të revistës franceze ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe duke vë në dukje politikat anti-islame të sionistëve dhe shteteve arrogante si dhe qëllimet e tyre për të devijuar opinionin dhe vështrimin e popujve nga planet djallëzore të tyre për Azinë Perëndimore, ka theksuar se popujt myslimanë duke ruajtur vigjilencën e vet, në asnjë mënyrë të mos harrojnë armiqësitë e politikanëve dhe pushtetarëve perëndimorë ndaj Islamit dhe myslimanëve. Në mesazhin e Ajetullah Khamenei thuhet: “Gabimi i madh dhe i pafalshëm i një reviste franceze në ofendimin e personalitetit të Hazretit Muhamed s.a.v.s. edhe një herë ka treguar haptazi armiqësinë dhe urrejtjen djallëzore të aparateve politike dhe kulturore të botës perëndimore me Islamin dhe me shoqërinë myslimane”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në këtë mesazh ka thënë: “Preteksti i lirisë së shprehjes për të mos dënuar këtë krim të madh që është paraqitur nga ana e disa politikanëve francez, është plotësisht i papranuar, i gabuar dhe vetëm ka për qëllim të mashtrojë opinionin publik”. Ajetullah Khamenei faktor për veprime të tilla armiqësore i konsideroi politikat thellësisht anti-islame të sionistëve dhe të qeverive të arrogancës botërore, ndërsa shtoi: “Ky veprim në këtë periudhë kohore mund të jetë bërë me qëllim që të devijojnë opinionin e popujve dhe shteteve të rajonit të Azisë Perëndimore nga planet e tyre djallëzore të cilat i kanë planifikuar Amerika dhe regjimi sionist për këtë rajon”. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në fund theksoi: “Popujt myslimanë sidomos popujt e vendeve të Azisë Perëndimore, duke ruajtur vigjilencën e tyre në lidhje me çështjet e këtij rajonit të ndjeshëm, në asnjë mënyrë nuk duhet të harrojnë armiqësitë e politikanëve dhe qeveritarëve perëndimorë ndaj Islamit dhe myslimanëve në përgjithësi”.

Revista franceze “Charlie Hebdo” për të dytën herë pas vitit 2015, përsëri ka publikuar karikaturat ofenduese në lidhje me personalitetin e Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Njëkohësisht me zhvillimin e procesit gjyqësore kundër 14 personave të akuzuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës në janar të vitit 2015 kundër zyrës së revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, kjo revistë ka ripublikuar karikaturat ofenduese në lidhje me personalitetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Në janar të vitit 2015, de persona me origjinë algjeriane kanë sulmuar zyrën e revistës “Charlie Hebdo” dha kanë vrarë dhe plagosur disa persona. Mediat perëndimore këtë sulme të armatosur e lidhën me myslimanët. Kjo është në kohën kur liderët e vendeve islame dhe personalitetet e dalluara myslimane të botës kanë dënuar këtë sulm të armatosur.
Sulmi i armatosur kundër zyrës së revistës “Charlie Hebdo” ka zbuluar shumë të vërteta dhe në opinionin e shumë personaliteteve dhe analistëve të botës perëndimore nuk mbeti e fshehur kjo çështjeje se sulmi kundër zyrës së revistës “Charlie Hebdo” ishte rezultat i sjelljeve dhe veprimeve të kësaj reviste në ofendimin e simboleve të shenjta të Islamit, ofendime këto të cilat u kryen jo vetëm një herë, por u përsëritën për disa herë. Veprimet e revistës “Charlie Hebdo” i dha pretekst grupeve takfiriste dhe terroriste që në emër të Islamit, të kryejnë këtë sulm terrorist. Pikërisht kjo çështjeje u bë shkak që sulmi kundër zyrës së revistës “Charlie Hebdo” në vitin 2015, të vendoset në dyshim të madh si veprim i projektuar nga ana e sionistëve për ta njollosur dhe prishur imazhin e Islamit. Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, në kohën e sulmit kundër zyrës së revistës “Charlie Hebdo”, ishte duke e zhvilluar një turne aziatik dhe duke vizituar disa vende islame. Papa Françesko pas sulmit kundër zyrës së revistës “Charlie Hebdo”, deklaroi: “Liria e shprehjes nuk është leje për ofendimin e fesë dhe besimit të të tjerëve”. Edhe pse kjo deklaratë e liderit të katolikëve të botës ngjalli reagime të ndryshme nga ana e liderëve të shteteve perëndimore, mirëpo shtoi edhe shpresat për të rritur respektin ndaj besimit fetar të popujve të tjerë. Papa Françesko duke treguar me dorë këshilltarin e tij të afërt Dr. Alberto Gaspari i cili qëndronte përkrah tij në avion, tha: “Për shembull, po ndihmohem nga ky miku im i ngushtë Dr. Gaspari. Nëse ai do të më ofendojë nënën time, atëherë duhet të presë një grusht në fytyrë nga ana e Papës. Kjo është një çështjeje e natyrshme. Ju nuk mund të provokoni njerëzit e tjerë. E drejta e lirisë së shprehjes në lidhje me bindjet fetare të njerëzve duhet të ketë kufizime të caktuara. Ata të cilët provokojnë dhe ofendojnë bindjet e të tjerëve, duhet ta presin pikërisht atë goditje me grusht për të cilën fola në lidhje me Dr. Gaspari”.

Papa Françesko këtë deklaratë e ka bërë në avion gjatë rrugës nga Sri Langa në drejtim të Filipinëve para disa gazetarëve. Lideri i katolikëve të botës duke vë në dukje sulmin vdekjeprurës në Paris në vitin 2016 dhe duke dënuar veprimet e dhunshme, tha: “Liria e shprehjes është një prej të drejtave themelore të njerëzve, mirëpo kjo e drejtë nuk është e pakufizuar, por ka kufizime të caktuara”. Papa Françesko në lidhje me sulmin kundër revistës “Charlie Hebdo”, shtoi: “Ky krim i tmerrshëm nuk mund të arsyetohet si veprim që është kryer në emër të Zotit, por është një veprim devijues”. Pavarësisht pohimit të Papa Françskos pesë vite më parë se veprimet ofenduese të revistës “Charlie Hebdo” ndaj simboleve të shenjta të Islamit nuk mund të arsyetohen me asnjë pretekst, liderët dhe qeveritarët perëndimor akoma vazhdojnë të insistojnë për t’i arsyetuar këto veprime në kuadër të lirisë së shprehjes. Presidenti francez Emmanuel Macron pas ripublikimit të karikaturave ofenduese ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., në ceremoninë e përkujtimit të historisë së demokracisë së Francës, deklaroi: “Kur të zgjidhni Francën, nuk mund ta zgjidhni vetëm një pjesë të Francës... Republika e Francës nuk do të lejojë aventurat diskriminuese. Liria në Francë përfshinë edhe lirinë për të pas ose për të mos pas besim, mirëpo këtë nuk mund ta ndajmë nga liria e cila përfshinë edhe të drejtën për shfaqje të mosbesimit”.
Deklaratat e Emmanuel Macron në mbrojtje ndaj lirisë së shprehjes janë plotë me kontradikta dhe sjellje të dyanshme dhe hipokrite. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, duke iu drejtuar Emmanuel Macron, ka shkruar: “Liria e shprehjes apo dyfytyrësia e institucionalizuar? Provokimi i dhunës dhe nxitja e urrejtjes kundër 1.8 miliardë myslimanëve me shpifje dhe ofendimin e Librit të Shenjtë dhe të Profetit të tyre (myslimanëve)”. Zarif deklarata të tilla i quajti politizim të ngjarjeve në historinë bashkëkohore për të përfituar nga aspekti politik dhe i ka përshkruar ato tepër urryese. Historia e ka regjistruar këtë faqe kontradiktore të Francës. Në vitin 1988, Rozhe Garodi, në pozitën e një filozofi dhe mendimtari, për shkak të lirisë së shprehjes dhe jo ofendimit u gjykua dhe dënua me burg si i akuzuar për antihebraizëm, ndërsa krimi i tij ishte ky që ai zbulonte sekretet e organizatave dhe institucioneve izraelite. Titulli i librit të tij që liria e shprehjes nuk përputhej me atë, ishte “Legjendat e krijuara për politikën e Izraelit”.

Në vitin 2014, atëherë kur “Charlie Hebdo” në mënyrë të lirë merrej me lirinë e shprehjes dhe përgatiste faqet e saj me ofendime ndaj simboleve të shenjta të të tjera, Emmanuel Fales, ministri i brendshëm i Francës në atë kohë, bëri të gjitha përpjekjet e tij dhe Dieudonne M’bala M’bala, artistin francez të satirave, e futi në burg. Krimi i tij ishte dyshimi ndaj Holokaustit dhe kritikat ndaj krimeve të Izraelit. Dyshimi dhe paraqitja e dilemave në lidhje me çështjen pretenduese të Izraelit, do të thotë nuk ishte gjë e re. Robert Faurisson, historian dhe ish-profesor i universiteteve të Sorbonës dhe Lionit në Francë, ishte një prej këtyre kritikëve i cili u fut në burg, ashtu sikur Garodi. Liria e shprehjes nga pikëpamja e çdo shkolle ideologjike, është e kufizuar për rendin publik dhe parimet morale dhe të sjelljes së mirë. Prandaj, pikërisht për këtë arsye në Deklaratën Botërore të të Drejtave të Njeriut dhe në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Qytetare, liria e shprehjes është kufizuar për rendin publik dhe sjelljen e mirë morale. Kështu që nën petkun e lirisë së shprehjes, nuk mund të përhapet urrejtja etnike, raciste dhe fetare. Nuk mund të keqpërdoret liria e shprehjes për të nënçmuar dhe poshtëruar të tjerët dhe për t’i kërcënuar ata dhe as për ta nxitur një grup etnik dhe racë tjetër për të vrarë një grup etnik ose një racë tjetër. Kjo jo vetëm që nuk është gëzim i të drejtave të njeriut, por konsiderohet shkelje e të drejtave themelore të njeriut. Pra, veprimi i revistës franceze nëse vendoset përkrah veprimeve të tjera islamofobiste të perëndimorëve, ai konsiderohet shembull i nënçmimit të myslimanëve dhe përpjekje për diskriminim dhe dhunë kundër besimtarëve myslimanë. Arsyetimi i kësaj politike përhapëse të urrejtjes në kuadër të lirisë së shprehjes, anashkalim i konceptit të të drejtave të njeriut ndërsa dënimi i një veprimi të tillë është veprim në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe parandalim i përhapjes së urrejtjes fetare.