Standardet e dyfishta të Perëndimit në fushën e lirisë së shprehjes
Perëndimorët pretendojnë të respektojnë standardet e të drejtave të njeriut, përfshirë fushën e lirisë së shprehjes. Sidoqoftë, një vështrim i tendencave dhe qasjeve mbizotëruese në shumë vende evropiane dhe Shtetet e Bashkuara tregon se, në shumë çështje të tjera si terrorizmi, në Perëndim mbizotëron kriteri i dualizmit dhe liria e shprehjes respektohet dhe mbrohet vetëm në rastet kur është në interesin e sistemit kapitalist dhe të qeverive të këtyre vendeve.
Në raste të tjera, domethënë, kur ngrihet çështja e sulmeve mediatike dhe propagandistike kundër sistemeve të tjera mendore dhe të vlerave, veçanërisht feve të tilla si Islami ose Profetit të Shenjtë (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) ose kur flitet për opozitën ose vendet rivale të Perëndimit si Kina ose Rusia, në këtë rast akuzat, fyerjet, shpifjet dhe gënjeshtrat ndaj tyre lejohen. Sidoqoftë, miratimi i këtyre standardeve të dyfishta në fushën e lirisë së shprehjes të vendeve evropiane, veçanërisht të Francës, tani ka çuar në ngjarje që kanë vënë në pikëpyetje seriozisht korrektësinë e kësaj qasjeje, veçanërisht në fushën e islamofobisë dhe anti-islamizmit. Në të njëjtën kohë, qeveritë evropiane, veçanërisht qeveria franceze, drejtpërdrejt ose indirekt luajnë një rol në nxitjen e anti-islamizmit në mënyrë që të kundërshtojnë praninë në rritje të myslimanëve në Evropë duke heshtur ose duke mbrojtur veprimet anti-islamike.
Duke qenë se ajo ka popullsinë më të madhe myslimane në Evropë, Franca ka qenë natyrshëm vendi i sulmeve më të mëdha anti-islamike të propagandës në kontekstin e islamofobisë dhe përpjekjeve për të shkatërruar imazhin rrezatues të Profetit të Shenjtë (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij), e cila natyrshëm ka nxitur reagime mes myslimanëve në këtë vend. Një shembull i kohëve të fundit ishte vrasja e një mësuesi francez të quajtur Samuel Paty, i cili në klasë u tregoi studentëve të tij karikaturat e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) që ishin ribotuar së fundmi në revistën satirike Charlie Hebdo. Ai u vra mbrëmjen e 16 tetorit në një rrugë në qytetin Conflan-Saint-Honorine, 30 km në veriperëndim të Parisit. Policia franceze thotë se autori u vra, i cili me sa duket ishte një shtetas çeçen 18-vjeçar. Mësuesi i vrarë, i cili jepte mësim në shkollën e historisë dhe gjeografisë, në fillim të këtij muaji iu referua botimit të revistës Charlie Hebdo në një diskutim mbi lirinë e shprehjes dhe u tregoi studentëve disa karikatura ofenduese rreth profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij). Ai u kishte kërkuar studentëve myslimanë në klasë që të largoheshin nga klasa nëse ndiheshin rëndë. Prindërit e disa studentëve myslimanë u ankuan tek Paty për këtë sjellje në shkollë dhe pas mësuesi mori disa mesazhe kërcënuese. Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi incidentin si "një sulm terrorist nga islamikët" dhe pretendoi se mësuesi 47-vjeçar ishte vrarë për "mësimin e lirisë së shprehjes" studentëve të tij. "Ishte një sulm ndaj republikës dhe vlerave të saj dhe lufta e Francës kundër terrorizmit islamik është një luftë themelore," tha Macron. Në fjalën e tij, presidenti francez nuk përmendi motivin e vrasësit dhe fyerjen ndaj Profetit të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij). Pak pas këtij incidenti, imami i xhamisë myslimane në Bordo dhe shumë udhëheqës islamikë në Francë e dënuan atë. Ministri i arsimit i qeverisë Macron gjithashtu shkroi në Twitter se ky ishte një sulm ndaj republikës franceze. Incidenti, i cili përkoi me gjyqin e autorëve të sulmit ndaj selisë së Charlie Hebdo pesë vjet më parë, tërhoqi vëmendjen e mediave dhe publikut. Pika që është anashkaluar në këtë drejtim është se Macron dhe qeveria franceze, në vend që të marrin masa për të zvogëluar sulmet propagandistike ndaj Islamit dhe myslimanëve, veçanërisht Profetit të Shenjtë (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij), e cila është thjesht një fyerje dhe tallje kundër kësaj figure të ndritur dhe të shenjtë, në fakt, me qasjen e tyre nxisin dhe inkurajojne gjithnjë e më shumë anti-islamikët dhe përhapjen e anti-islamizmit, i cili në mënyrë të pashmangshme çon në reagime të tilla si incidenti i fundit në periferi të Parisit.
Në fillim të shtatorit 2020, Charlie Hebdo ribotoi karikaturat që fyenin Profetin e Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij ) dhe në një editorial fyes me karikaturat e tij të diskutueshme shkroi se imazhet "i përkasin historisë dhe historia nuk mund të rishkruhet ose fshihet". Në fakt, ky akt fyes u mor si një shenjë e vazhdimit të qasjes armiqësore ndaj Islamit dhe me qëllim shkatërrimin e imazhit qiellor dhe të lartë të Profetit të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij). Dymbëdhjetë karikatura fyese kundër Profetit të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) u botuan për herë të parë në një gazetë daneze në vitin 2005 dhe Charlie Hebdo i ripublikoi për herë të parë këto karikatura në vitin 2006. Masa u prit me protesta të gjera nga myslimanët në të gjithë botën dhe selia e kësaj reviste u sulmua me armë në vitin 2015 për shkak të neglizhencës dhe madje edhe përqeshjes së stafit të saj dhe insistimit për këtë qëndrim anti-islamik. Pas sulmit në 2015 në selinë e Charlie Hebdo, partitë e ekstremit të djathtë si Fronti Kombëtar, i udhëhequr nga Marine Le Pen, e panë atë si një mundësi të artë për të kundërshtuar Islamin dhe për të fituar votat franceze. Presidenti francez Emmanuel Macron me një deklaratë arrogante pas protestave të fundit në botën myslimane kundër Charlie Hebdo, veprimin ofendues të kësaj reviste, e ka quajtur pjesë e lirisë së shprehjes. "Unë jam këtu për të mbrojtur këto liri," pretendoi ai.
Presidenti i Francës, fyerjen ndaj feve dhe shenjtërive e ka konsideruar si një masë të lirisë së shprehjes, në një kohë kur më disa vendet perëndimore mohimin e Holokaustit të pretenduar e konsiderojnë si krim që penalizohet. Macron i është drejtuar çështjes së "lirisë së shprehjes" për të justifikuar veprimin e Charlie Hebdo, i cili, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe përkufizimin e tij të lirisë së shprehjes dhe kufizimet e tij, në asnjë mënyrë nuk lejon fyerjen ndaj besimeve fetare dhe etnive të tjera. Ekspertët gjithashtu flasin për kontradikta midis mbrojtjes së Macron ndaj fyerjes së Charlie Hebdo dhe lidhjes me lirinë e shprehjes dhe theksojnë se mbrojtja e gjuhës së urrejtjes është kundër ligjit francez. Macron pretendon se së bashku me këtë "liri të shprehjes, ka një detyrë që të parandalojë gjuhën e urrejtjes". Sidoqoftë, lind pyetja se leja e qeverisë franceze për të botuar karikatura fyese kundër Profetit të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij) nga Charlie Hebdo dhe mbrojtja e Macron për këtë revistë, a nuk bëhet shkak që të rrisë urrejtjen e evropianëve dhe dyshimin e tyre ndaj Islamit dhe myslimanëve dhe të paraqesë një imazh joreal mbi Profetin e Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij)? Është e qartë se me vazhdimin e një pikëpamjeje të tillë, jo vetëm Charlie Hebdo që do të vazhdojë aktet e këtilla fyese, por edhe anti-islamikët në Evropë do të bëhen më të përhapur dhe do të zgjerojnë fushën e veprimeve dhe propagandës së tyre anti-islamike. Abdul Latif Nazari, një politikan afgan dhe ekspert i çështjeve ndërkombëtare, thotë: Kjo lëvizje e neveritshme jo vetëm që brengosi zemrat e myslimanëve, por gjithashtu kontribuoi në rritjen e ekstremizmit dhe terrorizmit. Myslimanët presin që qeveria franceze të mos lejojë që liria e shprehjes të përdoret për të ofenduar shenjtëritë e miliona myslimanëve.
Një çështje tjetër e rëndësishme është që në vendet perëndimore, veçanërisht në Evropë, fusha e lirisë së shprehjes është e atillë që të respektohen vijat e kuqe të konsideruara nga qeveritë e këtyre vendeve, përfshirë mos vënien në dyshim të sistemit kapitalist. Në rast të kundër ndaj saj merren masa. Një shembull i fundit i kësaj ka ndodhur në Britani. Qeveria konservatore ka udhëzuar drejtorët dhe mësuesit të heqin çdo mësim anti-kapitalist nga librat shkollorë. Guardian më 27 shtator në një raport publikoi urdhrin e Ministrisë Britanike të Arsimit për drejtorët dhe mësuesit për të ndaluar çdo mësim që ishte në kundërshtim me kapitalizmin. Ky udhër thotë: "Idetë anti-kapitaliste shpesh çojnë në pozicione ekstremiste politike dhe kufizojnë lirinë e shprehjes dhe intensifikojnë veprimet kriminale dhe të paligjshme në shoqëri. Një zyrtar britanik i arsimit publik, konfirmoi lajmin dhe tha: "Shkollat në asnjë rrethanë, nuk duhet të përdorin burimet arsimore të siguruara nga institucionet ekstremiste për të motivuar dhe mësuar studentët." Shkrimtari dhe aktivisti shoqëror Tariq Ali, ndërsa deklaroi se në thelb një vendim i tillë, është një shenjë e rënies dhe falimentimit politik dhe moral të rrymës qeverisëse në Britani, tha: "Realiteti është se në epokën e internetit dhe mediave sociale, një nivel i tillë i censurës qeveritare është më shumë sesa një marrëzi. Realiteti është se ligje të tilla janë në thelb joefikase. Arsyeja është shumë e thjeshtë: “Nëse vendosni diçka në listën e artikujve të ndaluar, ju praktikisht i keni inkurajuar të rinjtë që janë në kulmin e kuriozitetit, që t'i mësojnë ato." Duke kritikuar urdhrin, Guardian shkroi: "Imagjinoni që një ditë në botë; Dhe në Evropë dhe mu në mes të gjeografisë që ka përjetuar Revolucionin Industrial dhe intelektual, është shumë e vështirë të pranohet dhënia e një urdhri të rreptë për të hequr një përmbajtje të caktuar. Sipas John McDonald, ish rektor i Universitetit të Warwick, "Ligje të tilla dhe përpjekje për t'i zbatuar ato në maksimum nuk janë gjë tjetër veç natyra e Partisë Konservatore. Në thelb, nuk është e çuditshme që një qeveri të tillë dhe një parti e tillë të urdhërojë që disa përmbajtje të mësohen ose jo”.
Në fakt mbështetja e plotë e qeverisë dhe e presidentit francez për veprimet dhe propagandat anti-islamike dhe ofenduese ndaj Profetit të nderuar të Islamit (savs) dhe veprimi i qeverisë konservatore angleze për ndalimin e mësimit të koncepteve që janë kundra sistemit kapitalist, tregon se me gjithë pretendimet e përsëritura të perëndimorë, qeveritë e mëdha evropiane ashtu si Amerika lirinë e shprehjes e respektojnë vetëm kur ajo është në kudër të interesave të tyre dhe të sistemit kapitalit dhe në kuadër të propagandës kundër sistemeve rivale apo shkollave të tilla si islami, që për nga pikëpamja e perëndimorëve konsiderohen kërcënim, dhe në kohën kur pikërisht kjo liri e shprehjes përdoret për trajtimin e çështjeve si Holokausti që nga aspekti i perëndimit është vijë e kuqe, kjo liri nuk është e lejueshme dhe kjo tregon imazhin e vërtetë dhe kundër lirisë së shprehjes të evropianëve.