Rrënjët dhe arsyet e Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Perëndim
(last modified Sun, 29 Nov 2020 16:31:51 GMT )
Nëntor 29, 2020 17:31 Europe/Tirane
  • Rrënjët dhe arsyet e Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Perëndim

Çështja e Islamofobisë në Perëndim për çdo ditë po merr përmasa dhe dimensione të reja dhe qeveritë dhe mediat perëndimore po i hedhin më shumë benzinë sa më shumë këtij zjarri. Islamofobia është një term i ri e aludon diskriminimin ose fanatizmin kundër Islamit dhe kundër myslimanëve. Aktualisht Islamofobia është zhvilluar dhe përhapur më shumë është shndërruar në urrejtje ndaj Islamit që do të thotë kundërshtimi praktik i Islamit dhe i myslimanëve në Perëndim.

Këto trajtime kanë aspekte të ndryshme politike, shoqërore dhe mediale. Nocioni Islamofobia për herë të parë është paraqitur në vitet 1980-ta, mirëpo pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, ky term gjeti një përdorim më të përgjithshëm. Në kuadër të konceptit Islamofobia janë përfshirë subjekte të ndryshme që prej tyre mund të përmendet frika nga myslimanët, urrejtja ndaj myslimanëve dhe ky mendim i gabuar se Islami nuk ka kurrfarë vlera të përbashkëta me kulturat e tjera dhe se Islami është në një pozitë më të ulët në krahasim me Perëndimin dhe në fund përfshihet edhe ky pretendim se Islami nuk është një fe qiellore por është një ideologji politike e dhunshme. Islamofobia në mënyrë të përcaktuar është shfaqur në kuadër të krijimit të urrejtjes ndaj fesë dhe Sheriatit Islam, ndaj shoqërive islame dhe në përgjithësi ndaj civilizimit islam. Njëkohësisht me këtë, Islamofobia mund të konsiderohet edhe si qasje politike mediale të cilën Perëndimi e ka ndjekur dhe po e ndjek me qëllim të prezantimit të një imazhi negativ nga Islami duke ia veshur kësaj feje atribute si dhunë, terrorizëm, kundër të drejtave të njeriut, despotik, prapambetje, jo civilizuese, e rrezikshme për botën dhe irracionale dhe në këtë mënyrë ka krijuar një atmosferë mendore të nevojshme për përhapjen e urrejtjes ndaj Islamit ose Islamofobinë. Duke marrë parasysh faktin se feje krishtere është fe që sundon në nivel më të madh në botën perëndimore, në këtë mënyrë nga mesi të gjitha feve me të cilat është përballur feja e krishterë dhe gjithnjë e ka parë vetën në një ndeshje me atë, është feja Islame e cila pikërisht për këtë arsye është keqkuptuar më shumë se të gjitha fetë e tjera dhe si rezultat është bërë objekt i sulmeve më të gjera dhe më të ashpra të botës së krishterë.

Edhe pse procesi i përhapjes së Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit është intensifikuar në masë të madhe pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, por ky fenomen ka rrënjë në shekujt e kaluar dhe gjegjësisht në periudhën e luftërave të kryqëzatave dhe me kalimin e kohës ky fenomen ka ruajtur veten në mendjen e perëndimorëve dhe në realitet është riprodhuar. Sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe ngjarjet terroriste që ndodhen gjatë viteve të fundit në Evropë, kanë zgjuar përsëri këtë prirje të fshehur dhe e ka sjell atë në nivelin e diskutimeve dhe ekuacioneve shoqërore dhe politike në shtetet perëndimore. Gjithashtu në valën bashkëkohore të Islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit, 11 shtatori konsiderohet një kthesë dhe bëhet një faktor shtytës shumë i rëndësishëm dhe pas kësaj ngjarje, Islamofobia ka marrë forma, manifestime dhe mënyra të larmishme dhe të ndryshme dhe nga një prirje e fshehur dhe nga një kulturë e vogël e izoluar në shoqëritë perëndimore, u shndërruar në një lëvizje me ndikim të madh dhe gjithëpërfshirëse. Zyrtarizimi i Islamofobisë dhe i lëvizjeve të cilat e predikojmë në masë të madhe të kësaj prirje, konsiderohet manifestimi më i rëndësishëm i Islamofobisë moderne dhe i valës së re të saj pas ngjarjeve të 11 shtatorit e deri më tani. Me fjalë të tjera, tani po vërejmë forcimin e prirjeve ekstremiste sociale dhe politike në nivelin zyrtar kundër myslimanëve.

Dy prej shkencëtarëve më të dalluar politik të Perëndimit në vitet e fundit të luftës së ftohtë, do të thotë Bernard Luis dhe Samuel Hantington kanë paraqitur teori të cilat më vonë shkaktuan një luftë të ftohtë shumë më të madhe mes Perëndimit dhe Islamit. Bernard Luis i cili njihet si arkitekt neokonservator në pushtimin ushtarak të Irakut në vitin 2003, ishte njeriu i parë i cili në vitin 1988 në një fjalim të vet, ka paraqitur këtë lloj të të menduarit. Në bazë të këtij të menduari, vetëm të të qenit mysliman dhe të të qenit arab, konsiderohet një kërcënim potencial. Në realitet në bazë të këtij vështrimi, vlerat perëndimore konsiderohen vlera të larta dhe vlerat e të tjera që në këtë rast janë për qëllim myslimanët, janë përkufizuar si faktorë kundër këtyre vlerave dhe identitetit të tyre u është dhënë një format i masave të sigurisë. Samuel Hantington në një periudhë të shkurt pas Luis, në fillim të viteve 1990, në kuadër të teorisë “përballjes së civilizimeve”, po ato mekanizma epistemologjike me temë identitetin i ka paraqitur në një format tjetër dhe ka folur për një përballje të përgjakshme të Perëndimit dhe myslimanëve në kufijtë civilizuese. Aspekti i përbashkët i teorive të këtyre dy mendimtarëve perëndimorë është Islamofobia në kuadër të boshtit të identitetit. Hantington në lidhje me këtë çështjeje, shkruan: “Përderisa Islami vazhdon të mbetet Islam dhe Perëndimi do të mbetet Perëndim, do të ekzistojë një konflikt fondamental mes këtyre dy civilizimeve dhe mënyra e jetës, do të përcaktojë edhe marrëdhëniet në të ardhmen, saktësisht në po atë mënyrë siç ka ndodhur në 14 shekujt e kaluar.

Sot Islamofobia e gjerë dhe sistematike është shndërruar në një paradigmë që sundon në botën perëndimore në përballje me botën islame dhe me myslimanët, sidomos me myslimanët që jetojnë në Perëndim dhe kjo çështjeje është shndërruar në shqetësimin kryesor të tyre. Procesi i përhapjes për çdo ditë e më tepër i Islamofobisë dhe urrejtjes së Islamit në perëndim, ka shtuar në masë shumë të madhe atmosferën e mosbesimit mes botës islame dhe perëndimit dhe e ka bërë shumë të vështirë jetën e shoqërive myslimane që jetojnë në perëndim dhe sidomos në Evropë. Edhe pse shoqëritë evropiane në të kaluarën e vet kanë një histori të gjatë të bashkëpunimit me Islamin dhe pranimit të ndikimit nga civilizimi islam dhe gjithashtu në periudhën bashkëkohore pas Luftës së Dytë Botërore, për rindërtimin e vendeve të veta i janë borxh fuqisë punëtore të lirë të myslimanëve, mirëpo sfidat dhe problemet sociale dhe ekonomike brenda këtyre shoqërive dhe sidomos pas krizës ekonomike të vitit 2008, ngjarjeve të 11 shtatorit në Amerikë që ushtruan ndikim të madh mbi vështrimin e shoqërive perëndimore ndaj Islamit dhe myslimanëve dhe në fund shtimi për çdo ditë e më shumë i popullsisë myslimane dhe pranisë së tyre në sferat shoqërore, ekonomike dhe politike të Perëndimit dhe sidomos pas shtimit të hyrjes së emigrantëve myslimanë në vendet perëndimore në kuadër të krizave të emigracionit, janë bërë shkak për forcimin e fenomenit të Islamofobisë dhe përhapjes së urrejtjes kundër myslimanëve në perëndim dhe sidomos në Evropë.

Edhe pse Islamofobia dhe rrënjët e formimit të saj datojnë që nga periudha para ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 dhe kanë ekzistuar për një periudhë më shumë se njëmijë vite, nuk ka dyshim se ngjarjet e 11 shtatorit 2001 dhe vala politike, e sigurisë dhe një propagandë e madhe që u krijuar nën ndikimin e atyre ngjarjeve, kanë ushtruar ndikim jashtëzakonisht të madh mbi mënyrën e vështrimit ndaj myslimanëve në Perëndim dhe gjithashtu mbi mënyrën e bashkëpunimit me myslimanët ose trajtimit të myslimanëve në shoqëritë perëndimore. Përveç kësaj, pas përhapjes së terrorizmit takfirist në Azinë Perëndimor që Amerika dhe disa shtete evropiane ishin faktorët kryesorë dhe të rëndësishëm për zhvillimin dhe përhapjen e këtij lloj terrorizmi në kuadër të grupeve terroriste si ISIS, këta terroristë sulmet e tyre terroriste i kanë drejtuar drejt shteteve evropiane sidomos Francës dhe Britanisë dhe pikërisht kjo çështjeje është bërë shkak për shtimin dhe intensifikimin e fenomenit të Islamofobisë. Vala e gjerë Islamofobisë dhe e programuar është manifestuar në forma dhe mënyra të ndryshme zyrtare dhe jozyrtare dhe duke prezantuar një imazh të njollosur dhe të devijuar nga Islami dhe nga myslimanët, ka imponuar kufizime dhe presione të shumta psikologjike dhe ligjore mbi myslimanët që jetojnë në vendet perëndimore.

Gjatë dekadës së kaluar, shfaqja e grupeve terroriste dhe ekstremiste dhe zgjerimi i veprimeve terroriste të këtyre grupeve në vendet perëndimore si dhe kriza e emigrantëve që shumicën e atyre e përbënin myslimanët, janë bërë pretekste për disa liderë shtetërorë dhe për mediat perëndimore me qëllim për ta përhapur sa më shumë Islamofobinë dhe urrejtjen ndaj Islamit. Qëndrimet dhe deklaratat e shumta të politikanëve populistë në vendet evropiane dhe në Amerikë për të fituar opinionin dhe votën e qytetarëve, sulmet e tyre i kanë drejtuar drejt myslimanëve duke i quajtur ata si shkaktar të problemeve të ndryshme siç është terrorizmi, papunësia dhe pasiguria në këto vende. Njëkohësisht me këtë, qëndrimet dhe veprimet e shumë autoriteteve të larta perëndimore po bëhen në kuadër të përhapjes së Islamofobisë dhe përhapjes së veprimeve të dhunshme kundër myslimanëve. Sidomos qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump i cili vet është një prej faktorëve më të mëdhenj për përhapjen e Islamofobisë dhe krijimin e urrejtjes ndaj myslimanëve në Amerikë dhe në perëndim. Trump gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në vitin 2018, me pretekst të luftës kundër terrorizmit, ka deklaruar se duhet të ndalohet hyrja e myslimanëve në territorin e Amerikës. Kjo deklaratë e tij ngjalli kritika të gjera brenda dhe jashtë Amerikës. Sipas Daniel Benjamin, ekspert i çështjeve politike të Amerikës, Trump më shumë se sa të ndihmojë luftën kundër terrorizmit, ka vepruar për të ndihmuar veprimet e terroristëve. Trump gjatë deklaratave të tij duke e konsideruar të barabartë terrorizmin dhe Islamin, drejtpërdrejt ka folur për “terrorizmin islamik”.

Në Britani, Francë dhe Gjermani dhe në disa shtete të tjera evropiane gjithashtu Islamofobia dhe ushtrimi i dhunës gojore dhe fizike dhe ushtrimi i diskriminimit kundër myslimanëve gjatë viteve të fundit janë shtuar në masë shumë të madhe duke marrë parasysh zhvillimin e konsiderueshëm të grupeve dhe partive të ekstremit të djathtë dhe shtimit të popullaritetit të politikanëve populistë. Sulmi ndaj xhamive, vënia e zjarrit në objektet fetare islame, sulmet fizike dhe gojore kundër myslimanëve dhe kundër jomyslimanëve të cilët duken të ngjashëm me qytetarët e vendeve myslimane të Azisë Perëndimore dhe diskriminimi kundër besimtarëve myslimanë në çështje të ndryshme si në shkollim, punësim etj., janë vetëm disa nga shembujt e Islamofobisë në shoqëritë perëndimore që janë bërë shkak për shfaqjen e veprimeve të dhunshme të papara kundër myslimanëve. Sidomos sulmi i kryer kundër dy xhamive në Zelandën e Re më 15 mars të vitit 2019 dhe vrasja e dhjetëra besimtarëve myslimanë nga pjesëtarët e grupeve të ekstremit të djathtë racistë, tregojnë se propaganda islamofobiste dhe përhapja e urrejtjes kundër Islamit nga liderët perëndimor si Trump si ka inkurajuar grupet raciste për të kryer veprime të dhunshme kundër myslimanëve.

Siç duket propaganda gjithëpërfshirëse islamofobiste dhe veprimet kundër Islamit dhe kundër besimtarëve myslimanë tani kanë marrë dimensione dhe përmasa të reja dhe po kryhen jo vetëm brenda shoqërive perëndimore, por aktualisht Islamofobia ka marrë përmasa botërore. Në realitet, tani në vendet perëndimore po vërejmë kryerjen e veprimeve të llojllojshme islamofobiste si dhe keqtrajtimin e besimtarëve myslimanë. Këto veprime përkrah përhapjes së fenomenit të Islamofobisë dhe krijimit të frikës nga myslimanët nga ana e mediave perëndimore, janë bërë shkak për krijimin e një atmosfere negative kundër besimtarëve myslimanë që jetojnë në vendet perëndimore të cilat pretendojnë se janë mbrojtëse të lirisë dhe të të drejtave të njeriut. Në përgjithësi, Islamofobia në perëndim me veprime të tilla si krijimi i dosjeve kundër myslimanëve, ofendimi i simboleve të shenjta islame, propaganda negative e gjerë kundër Islamit dhe besimtarëve myslimanë, lloje të ndryshme të keqtrajtimeve të myslimanëve, frikësimi i myslimanëve dhe ushtrimi i diskriminimeve të llojllojshme ndaj tyre dhe shembulli më i fundit i këtyre veprimeve që është përballur me reagime të gjera të myslimanëve, publikimi disa herë i karikaturave ofenduese ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në Danimarkë dhe në Francë; ka shënuar nivelin më të lartë të zhvillimit të këtij fenomeni urryes në periudhën e tanishme në Perëndim.

Tags