Ne e duam Muhamed s.a.v.s.
Profeti i madh Hazreti Muhamed s.a.v.s. i cili është i dërguari i fundit i Zotit dhe vula e profetëve, gjatë shekujve të kaluar e deri më sot, ka arritur t’i japë dritën e besimit në një Zot shumë zemrave të njerëzve anë e mbanë botës dhe t’i shpëtojë ata nga errësira e injorancës dhe t’i udhëzojë ata në rrugën e vërtetë.
Ajetet jetëdhënëse dhe shpresëdhënëse të cilët Zoti i madhëruar i ka shpallur nëpërmjet gjuhës së të dërguarit të fundit të vet Hazretit Muhamed s.a.v.s. për të gjithë robërit e vet, janë fjalët e fundit hyjnore të cilat u kanë dhënë gjallëri hyjnore shpirtrave të dashuruar në Zotin e madhëruar. Ato janë udhëzime për një jetë të mirë për robërit e Zotit në mënyrë që ata të jetojnë ashtu siç e meriton pozita njerëzore. Kur’ani i shenjtë është mrekullia e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe argument që dëshmon vërtetësinë e tij dhe ky libër qiellor nuk është shpallur nga Zoti vetëm për një kohë të caktuar. Mesazhi i Kur’anit të shenjtë është për të gjithë njerëzit deri në ditën e fundit të jetës së njeriut në rruzullin tokësor. Prandaj, mendja njerëzore për ta njohur dhe perceptuar këtë të vërtetë, ka një rrugë shumë të gjatë për ta kaluar. Në po atë masë që njerëzit arrijnë ta njohin madhërinë e këtij libri, në po atë masë edhe personaliteti i nderuar i Islamit s.a.v.s. bëhet i njohur dhe i respektuar pranë tyre, kjo është për arsye se ai është njeriu i parë i cili ka fituar meritat që të jetë personi i parë për të pranuar këtë mesazh hyjnor do të thotë Kur’anin e shenjtë nga ana e Zotit.

Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. është një personalitet mirësia dhe misioni hyjnor i tij bëhet shkak për udhëzimin dhe shpëtimin e njeriut. Durimi, drejtësia, fisnikëria, morali dhe mbështetja ndaj njerëzve të shtypur, janë baza të forta të mësimeve dhe vlerave islame dhe hyjnore të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Vlerat të cilat njeriu i sotshëm më shumë se në çdo kohë tjetër, ka nevojë për ato vlera. Hazreti Muhamed s.a.v.s. për të gjithë njerëzit është kumtues i mesazhit të dashurisë dhe miqësisë dhe sipas fjalës së Zotit të madhëruar, është mëshirë për të gjitha botët. Në përshkrimi e personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., Zoti i madhëruar në ajetin 4 të sures Kalam në Kur’anin e shenjtë kujton se profeti i cili është dërguar për një qëllim të madh, me moralin e tij të merituar, posedon forcën e rezistencës dhe qëndresës përball të gjitha vështirësive dhe me asnjë problem dhe vështirësie, nuk ndalet dhe nuk tërhiqet nga kryerja e misionit dhe detyrës së vet dhe nuk largohet nga rruga udhëzimit dhe vetëdijesimit të njerëzve. Imam Khomejni (ra) në librin e tij “Shahre Hadithe Xhehl va Akl”, thotë: “Vështirësia dhe mundi më i madh i udhëzuesve të rrugës së vërtetë, ka qenë polemika me injorantët dhe thirrja e injorantëve që ta ndjekin rrugën e drejtë dhe pikërisht për këtë arsye, udhëzuesit e rrugës së drejtë duhet të posedojnë me virtytet më të larta të moralit dhe forca e tyre për mëshirë, tolerancë dhe sjellje të mira, duhet të jetë deri në atë nivel në personalitetin e tyre sa që të rezistojnë në rrugën e tyre pavarësisht të gjithë injorancës së injorantëve dhe arrogantëve”.
Gjithnjë nuk është kështu që të gjithë njerëzit të kërkojnë të vërtetën. Në fjalorin e njerëzve të ulët të cilët e shikojnë botën dhe jetën si një lojë për realizimin e dëshirave të tyre epsharake dhe ambicieve të tyre për pushtet dhe pasuri, ofendimet ndaj simboleve të shenjta për ata bëhen pretekst për t’u paraqitur në skenë dhe për ta tërhequr vëmendjen e njerëzve për disa ditë. Ashtu siç e dini, së fundi në perëndim dhe sidomos në Francë në kuadër të publikimeve të këqija dhe urryese, janë bërë ofendime ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Mbështetja e hapur e autoriteteve të larta shtetërore të Francës ndaj këtij veprimi të pamoralshëm me moton e mbrojtjes së “lirisë së shprehjes”, ka shkaktuar lëndimin e thellë të ndjenjave të qindra miliona myslimanëve të botës si dhe ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në mesin e njerëzve liridashës dhe racional.

Është e natyrshme që ofendimi ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. të ngjallë protesta të gjera të ndjekësve të këtij njeriu të zgjedhura nga ana e Zotit të madhëruar. Prej reagimeve të gjera ndaj këtij veprimi ofendues, janë zhvilluar protesta të miliona njerëzve në vendet e ndryshme të botës të cilët kanë protestuar kundër këtij veprimi të pamoralshëm. Gjithashtu në sferën virtuale u krijua një valë e madhe e mesazheve të publikuara në rrjetet sociale të ndryshme me titull “Ne e duam Muhamedin, të dërguarin e Zotit”. Pas deklaratave të presidentit të Francës se ky vend nuk do të heqë dorë nga publikimi i karitkaturave ofenduese ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., besimtarët myslimanë kanë filluar fushatën për bojkotimi e produkteve të Francës. Disa vende myslimane në rajonin e Gjirit Persik dhe Turqia kanë bojkotuar produktet franceze dhe dyqanet dhe qendrat tregtare kanë hequr produktet franceze nga vitrinat dhe raftet e tyre. Në Katar, dy kompani të mëdha për shpërndarjen e produkteve “Al-Suk Al-Beledi” dhe “Al-Miretu” kanë deklaruar se produktet franceze do të hiqen nga dyqanet e tyre deri në informimin tjetër.
Në realitet, këto shkelje të normave kanë krijuar rast të ri për krijimin dhe forcimin e unitetit mes të gjithë besimtarëve myslimanë të botës kundër arrogancës botërore. Një rast që është krijuar nga ky lloj i kërcënimit, ka shtuar afrimin e myslimanëve me njëri-tjetrin për të mbështetur dhe për të insistuar në bindjet dhe besimin e tyre. Uniteti është me kuptimin e përqendrimin rreth çështjeve të përbashkëta fetare. Kur’ani i shenjtë thekson se të gjithë fetë hyjnore dhe shkollat fetare duhet përqendrohen në çështjet e përbashkëta të tyre. Uniteti është një urdhër fetar dhe një sjellje racional. Mendje gjykon se besimtarët myslimanë duhet të krijojnë një konsensus larg të gjitha mospajtimeve në bazë të principeve të shkollave fetare dhe duhet të ndihmojnë iniciativën për ta mbajtur lartë flamurin e fes së tyre dhe për ta kumtuar mesazhin e vërtetësisë së kësaj feje në të gjitha rajonet e botës. Mesazhi i unitetit është bashkëpunimi dhe bashkimi i të gjithë besimtarëve të një feje përball armiqve të Zotit dhe Profetit të tij.

Kur ofendohet një profet i madh i Zotit feja e të cilit ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e njeriut, atëherë nuk ka rëndësi se ndjekës i cilës shkollë fetare islame të jesh, duhet marrë iniciativë dhe duhet kundërpërgjigjur armikut në mënyrë që të mos bëjë ofendime. Përballja me armikun kërkon unitet. Prandaj, pikërisht për këtë arsye në ajetin 60 të sures Enfal në Kur’anin e shenjtë thuhet: “Forcojeni veten sa më shumë përball armiqve të Zotit”.
Dijetarët dhe reformatorët gjithashtu besojnë se Umeti Islam duke marrë parasysh rrethanat e ndjeshme aktuale, duke u mbështetur mbi të përbashkëtat duhet bëjë hapa në kuadër të forcimit të unitetit islamik në mënyrë që të vërejmë dështimin e komploteve djallëzore të armiqve kundër Islamit. Nëse do të ekzistojë unitet dhe solidaritet mes besimtarëve myslimanë, atëherë nuk do të ekzistojë rast për armiqtë e Islamit që të forcojnë dhe përhapin idetë takfiriste dhe terroriste mes myslimanëve. Pikërisht për këtë arsye Zoti i madhëruar në Kur’anin e shenjtë në ajetin 64 të sures Enfal thotë: “
وَأَطِیعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِیحُکُمْ ۖ وَاصْبِرُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِینَ
“Dhe të gjithë nënshtrojuni urdhrit të Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe kurrë mos ndiqni rrugën e mosmarrëveshjes dhe konfliktit sepse si pasojë e përçarjes bëheni frikacak dhe dobësoheni dhe kështu do të shkatërrohet madhëria dhe fuqia juaj, prandaj të gjithë duhet të bashkoheni të duroni dhe të rezistoni sepse Zoti gjithnjë është me ata që durojnë”.
Sot pavarësisht të gjitha komploteve dhe ofendimeve ndaj personalitetit të shkëlqyer të Profetit të nderuar të Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. dhe mësimet e tij po shkëlqejnë në të gjithë botën për çdo ditë e më shumë dhe vetë Hazreti Muhamed s.a.v.s. me sjelljen e tij madhështore për çdo ditë e më shumë po pushton zemrat e atyre që e kërkojnë të vërtetën dhe besimin në një Zot. Me fjalë të tjera, politikat anti-islame të qeverive dhe mediave perëndimore për ta njollosur imazhin e Islamit kanë dhënë rezultate plotësisht të kundërta nga ato që kanë pritur ata dhe vetë ofendimi i simboleve të shenjta islame është bërë faktor për predikimin e Islamit dhe motiv për shtimin e leximit të Kur’anit të shenjtë dhe mësimeve islame në shoqëritë perëndimore. Hulumtimet tregojnë se pavarësisht të gjithë propagandës anti-islame në shoqëritë perëndimore, statistikat e animit drejt fesë Islame janë duke u shtuar për çdo ditë. Qytetarët dhe sidomos mendimtarët dhe studiuesit e shkencave në mënyrë kureshtare duke lexuar Kur’anin dhe burimet e tjera islame, po anojnë drejt fesë Islame. Krerët e mosbesimit botëror janë zhytur në baltën e humbjes dhe po e shikojnë vetën të paaftë për t’u përballur në mënyrë shkencore dhe logjike me Islamin. Ata e dinë se asnjë fe tjetër ekzistuese ashtu sikur Islami me racionalizëm dhe spiritualitet, nuk flet për këtë botë, për botën tjetër, për aspektin material dhe shpirtëror të njeriut. Prandaj ky është një vështrim universal i cili sjell për njeriun një civilizim të lumtur. Por, shtetet arrogante të botës për çdo ditë duke krijuar dhe mbështetur lëvizje e grupe islamofobiste, po bëjnë përpjekje që ta pengojnë përhapjen e prirjeve ndaj Islamit, ndërkohë që në bazë të logjikës së po kësaj feje e cila për ata është e panjohur, vetë këto përpjekje ndihmojnë forcën për të çuar përpara të menduarin islam.
Rezultatet e hulumtimeve më të funtit të institutit hulumtues PU tregojnë se Islami është shndërruar në fenë më të preferuar në shekullin 21. Në bazë të raportit të publikuara instituti hulumtues PU, Islami aktualisht posedon nivelin më të shpejtë të përhapjes dhe zhvillimit në mesin e të gjitha feve dhe religjioneve të tjera në botë dhe deri në vitin 2100, feja Islame do të ketë numër më të madh të besimtarëve se sa feja e krishterë dhe do të bëhet feja më e preferuar në botë. Në raportin e institutit hulumtues PU thuhet: “Në vitin 2010, në botë jetonin 1.6 miliardë besimtarë myslimanë që përbënin 23% të popullsisë së botës. Kjo është në kohën kur në vitin 2010, besimtarët e fesë krishtere përbënin 31% zë popullsisë së botës ose numëronin rreth 2.2. miliardë njerëz në botë. Mirëpo deri në vitin 2050, numri i besimtarëve të këtyre dy feve të mëdha të botës do të jetë i barabartë.
Me padyshim se veprime të tilla ofenduese dhe sjellje të tjera të ngjashme me këto që me siguri se kryerja e tyre është projektuar më parë dhe nuk janë veprime të rastësishme, nuk mund të hedhin pluhur mbi figurën e shkëlqyer të diellit të Islamit dhe nuk mund të ndalin përhapjen për çdo ditë e më shumë të Islamit në mesin e popujve të botës duke përfshirë edhe popullin e Francës. Gjithashtu, veprime të tilla nuk do të mund të largojnë çështjet kryesore të botës islame nga orbita e vështrimit dhe përkushtimit të besimtarëve myslimanë të botës.
Në fund do të jetë shumë me vend të citojmë deklaratën e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei i cili në një mesazh të shkurt duke iu drejtuar të rinjve të Francës, ka sfiduar lirinë e shprehjes në këtë vend dhe ka zgjuar ndërgjegjen e njerëzve liridashës duke thënë: “Pyeteni presidentin tuaj: pse po mbështet ofendimin e Profetit të Zotit dhe po e quan atë liri të shprehjes? A është kuptimi i lirisë së shprehjes ofendim dhe fyerje, edhe atë ndaj figurave të shkëlqyera dhe simboleve të shenjta? Ky veprim i marrë, a nuk është ofendim i ndjenjës dhe vetëdijes së një populli i cili e ka zgjedhur atë për president të vendit? Pyetja tjetër është kjo se për çfarë arsye krijimi i dilemave rreth Holokaustit konsiderohet krim? Dhe nëse dikush shkruan diçka në lidhje me këtë çështjeje, duhet të shkojë në burg, mirëpo ofendimi ndaj Profetit është i lirë?”.