Çfarë bëri Korona me ne? (1)
(last modified Sun, 13 Jun 2021 10:21:20 GMT )
Qershor 13, 2021 12:21 Europe/Tirane
  • Çfarë bëri Korona me ne? (1)

Pandeminë globale t virusit Korona e kanë quajtur sfidën më të madhe dhe më universale të shekullit e cila ka ndryshuar shumë aspekte dhe dimensione të jetës së qytetarëve të botës dhe ka krijuar kufizime të gjera në jetën e përditshme të njerëzve në mbarë botën.

Ky virus dhe përhapja e tij, ka ushtruar ndikim serioz në sfera të ndryshme të jetës dhe natyrisht në sferat kulturore dhe shoqërore, ky ndikim është manifestuar më shumë. Gjatë disa edicioneve të programit me titull “Çfarë bëri Korona me ne?” do të shqyrtojmë dhe analizojmë ndikimet e kësaj pandemie vdekjeprurëse. 

Viruset dhe sëmundjet epidemike kanë ekzistuar që nga kohërat e lasht kanë kërcënuar botën njerëzore dhe kanë ushtruar ndikime të gjera mbi jetën e njeriut. Këto fenomene të këqija dhe shkaktuese të krizave, nga njëra anë kanë imponuar frikë, stres, dobësi dhe shkatërrim mbi jetën e njerëzve kurse nga ana tjetër, mund të thuhet se kanë qenë efikase në zgjerimin dhe zhvillimin e shkencës dhe njohjes së njeriut ndaj ekzistencës dhe mbetjes së tij. Gjithashtu, sëmundjet epidemike janë bërë shkak për forcimin e rimendimit të njeriut ndaj natyrës dhe botës ekzistenciale. Sëmundjet të shfaqura gjatë këtyre krizave, në bazë të kërkesave të sferës së ndikimit dhe veprimit të tyre, nganjëherë kanë ushtruar ndikime të mëdha mbi shkrimtarët, filozofët dhe artistët e botës dhe kanë inspiruar ata në krijimin e veprave artistike, filozofike dhe letrare të rëndësishme.

Shumë artistë dhe letrarë, sëmundjet epidemiologjike i kanë përdorur si subjekte tërheqëse dhe atraktive për krijimin e veprave artistike dhe letrare dhe nëpërmjet dritares së tyre, kanë prezantuar kuptime të thella të jetës së njeriut siç është ekzistenca dhe vdekja dhe i kanë manifestuar në mënyrë më të qartë vlerat njerëzore. Disa prej filozofëve kanë pas një përballje kolonialiste dhe alegorike me epidemitë globale dhe i kanë shfrytëzuar ato epidemi për të shprehur konceptet e tyre filozofike.

Shfaqja dhe përhapja e pandemisë së virusit Korona në të gjithë botën, në fund të vitit 2019, edhe një herë e ka përballuar njerëzimin me një situatë që sfera e ndikimeve të saj i kaloi kufijtë e sektorit të mjekësisë dhe shëndetësisë. Paraqitja e virusit Korona ka vendosur një hije relativisht të rëndë mbi shumicën e fushave epistemologjike dhe shkencore dhe ka ndryshuar studimet filozofike, teologjike, ekonomike, politike, kulturore, artistike dhe të shkencave shoqërore. Në realitet, pandemia e virusit Korona, njeriun e sotshëm e ka përballur me sfida serioze, duke filluar nga kontratat më të thjeshta të marrëdhënieve dhe lidhjeve shoqërore e deri te konceptet më abstrakte njerëzore siç është jeta, vdekja dhe identiteti.

Përhapja e virusit Korona është bërë shkak që të mbyllen dhe të pushohen shumë prej aktiviteteve dhe zhvillimeve të ndryshme politike, shoqërore dhe kulturore, siç janë festivalet, panairet dhe ekspozitat, mbyllja e salloneve të kinemasë, salloneve të tetarit, koncerteve dhe librarive e bibliotekave në këtë mënyrë, pandemia e virusit Korona ka ushtruar ndikim të madh negativ mbi tregjet botërore dhe mbi ekonomitë e vendeve në sektorë të ndryshëm duke mos kursyer as sektorin e kulturës.

Gazeta “The Guardian” e Londrës ka shkruar se në bazë të një raporti të ri, sferat kulturore të Evropës duke përfshirë kinemanë, televizionin, radion, muzikën, publikimin, video-lojërat dhe artet vizuale dhe artet e perfomancës në krahasim me vitin 2019, kanë shënuar rënie me 31%. Sektori i turizmit gjithashtu ka shënuar rënie me 31% në të ardhurat e veta dhe kështu ka pësuar humbje të mëdha për shkak të pandemisë së virusit Korona.

Ky raport i cili është përgatitur në bazë të rezultateve të një hulumtimi të kryer me porosi të organizatave aktive në fushën e të drejtave të autorëve dhe artistëve në Evropë, tregon qartë se në periudhën e pandemisë së virusit Korona, vetëm industria e transportit ajror të Evropës e cila gjatë një viti të kaluar për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj udhëtimeve, ka shënuar 31.4% rënie të të ardhurave, ka pësuar më shumë dëme se sa sfera e kulturës dhe artit në Evropë.

Në bazë të këtij raporti, në vitin 2019, do të thotë para përhapjes së virusit të Koronas, sektori i kulturës dhe artit të Evropës ishte si një central në zhvillim e sipër me mbi 7.600.000 persona të forcës së punës dhe me qarkullim financiar 643 miliardë euro që përbën rreth 4.4% të të ardhurave bruto të brendshme të Bashkimit Evropian.

Mark Larmit, drejtuesi i lartë i këtij projekti për hartimin e këtij raporti, thotë: “Me fillimin e përhapjes së virusit Korona, ne kemi qenë dëshmitarë të pasojave të rënda dhe të konsiderueshme të shkaktuara si pasojë e mbylljes së mijëra qendrave kulturore dhe artistike. Kultura ka qenë sektori i parë i cili pas fillimit të pandemisë së virusit Korona, ka pezulluar aktivitetet e veta dhe sipas të gjitha gjasave, gjithashtu do të jetë sektori i fundit që mund ta rifillojë punën e vet pa kurrfarë kufizimesh”.

Sipas Larmit, të ardhurat e arteve të perfomancës dhe muzikës sipas radhës, kanë shënuar rënie me 90% dhe 70%. Sektorët e tillë si të arteve vizuale, librit, shtypit dhe botimit, kinemasë dhe televizionit kanë shënuar rënie me 20 deri 40% të të ardhurave të veta dhe vetëm sektori i lojërave kompjuterike me shtimin e 9% të qarkullimit financiar, ka rritur të rezistojë përballë valëve të kësaj pandemie të virusit Korona.

Mbyllja e parakohshme e kinemave, muzeve dhe salloneve të teatrit dhe koncerteve dhe anulimi i festivaleve verore të cilat janë të nevojshme për prezantimin e artistëve dhe talenteve të reja, ishte një goditje e rëndë për këtë industri anë e mbanë botës që ndikimi negativ i kësaj goditje do të ndjehet edhe për disa vite të ardhshme. Në këtë raport dhe në analizat e ekspertëve të tjerë thuhet se nëse prodhimi dhe shpërndarja fizike dhe organizimi i ngjarjeve dhe programeve të drejtpërdrejta nuk rifillon në rastin e parë të mundshëm, atëherë ekziston rrezik serioz për humbjen e kapitaleve të vendosura në aksione në projektet e reja dhe moderne. Megjithëkëtë, gati gjysma e numrit të personave të cilët kanë marrë pjesë në anketim (46%) kanë deklaruar se edhe në rast të rihapjes së salloneve të koncerteve, ata preferojnë që të vetëpërmbahen edhe për disa muaj ose edhe për disa vite që të mos marrin pjesë në tubime të tilla. Ekspertët dhe hulumtuesit paralajmërojnë se vendet e botës duhet të sigurojnë burimet financiare të nevojshme për rihapjen dhe ringjalljen e industrisë së kulturës dhe artit dhe të inkurajojnë investitorët privat për t’u inkuadruar në këtë punë, për arsye se sfera e kulturës dhe artit kurrë nuk është përballur me një shkatërrim të tillë ekonomik dhe kjo krizë do të ketë pasoja të thella.

Megjithatë kjo ngjarje ka edhe një anë tjetër dhe e dimë se në botë gjithmonë nuk është çdo gjë negative. Pandemia e virusit Korona ka vërtetuar se çfarë kërcënimi që krijohet në këtë fshat global dhe në çdo rajon të botës, përballja me atë kërcënim ka nevojë për bashkëpunim konstruktiv dhe nevojë për këtë bashkëpunim është bashkëpunimi efikas dhe larg çfarëdo lloje superioriteti dhe nga çfarëdo lloj politike të njëanshme mes popujve. Kur të bëhet fjalë për kulturën dhe artit dhe për elementin e librit dhe leximit të librit, duhet të lihen anash të gjitha kufijtë politikë dhe fanatizmat e tjera dhe të formohen gjykime të drejta dhe të hapet një dritare tjetër para botës. Njëherë Marshal McLuhan nga Kanada kishte parashikuar se bota do të shndërrohet në një fshat dhe ndoshta tani janë krijuar rrethanat për atë “fshatin global”. Kjo është për arsye se komunikimet dhe lidhjet janë bërë shkak për realizimin e fshatit global, fshatit të komunikimeve dhe informacioneve, së bashku me zgjerimin dhe zhvillimin e teknologjisë, hapësirës elektronike virtuale (Internetit) dhe teknologjisë së rrjeteve dhe në fund ne u bëmë dëshmitarë të thyerjes së kufizimeve të kohës dhe vendit.

Tani nëpërmjet të hapësirës komunikuese, është krijuar një fshat dhe një gjuhë e re me emrin e gjuhës së artit që është bërë shkak të gjithë njerëzit të krijojnë komunikim dhe lidhje me njëri-tjetrin pa kurrfarë kufiri. Askush në fillim ndoshta nuk e paramendonte që virusi Korona të pushtojë kaq shumë botën dhe në nivel kaq të gjerë të krijojë ndryshim, të kërcënojë dhe në çdo vend të lë gjumë nga vetja, mirëpo pikërisht ky virus i keq dhe vdekjeprurës ka krijuar një rast për zhvillim pozitiv dhe ai rast është bota pa kufi për artin dhe kulturën dhe librin dhe për leximin e librit, një botë e cila në rrethanat e përhapjes së virusit Korona, u bë edhe më e gjerë edhe më e përgjithshme. Gjatë kësaj periudhe, komunikimi u bë në atë mënyrë që të gjithë njerëzit e botës i ka afruar më afër një ambienti kulturor dhe shoqëror të përbashkët. Strategjitë drejt sektorit ndërkombëtar u shtuan dhe u zhvilluan më shumë dhe programet u hartuan më gjerë se sa ndikimet e pandemisë së virusit Korona. Nëse më parë numri i konferencave dhe festivaleve dhe programeve ishin në nivel të një qyteti, tani është formuar hapësira e lidhjeve ndërkombëtare dhe shumica e programeve janë bërë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në realitet, në kohën e krizës, njerëzit u përballen me ndryshimin e stilit të jetës dhe një prej ndryshimeve më të mëdha që u vërejtën, ishte mënyra e ndryshimit në përdorimin e mediave.

Një rast tjetër të cilin e ka krijuar pandemia e virusit Korona është lidhja dhe komunikimi me profesorët dhe shkrimtarët e mendimtarët e mëdhenj nga e gjithë bota dhe të ftuarit e tyre për të marrë pjesë në aktivitetin e fushës së specializuar të tyre. Organizimi i simpoziumeve dhe konferencave të shumta në lidhje me çështje dhe tema profesionale me pjesëmarrjen e pjesëmarrësve nga anë e mbanë bota të cilët nga shtëpitë e tyre merrnin pjesë në diskutime dhe analiza, të gjithë neve na ka treguar aftësinë dhe kapacitetin e pajisjeve dhe mjeteve moderne të komunikimit.

Shumë aktivitete të grupeve dhe organizatave shoqërore morën një formë më të ndryshme. Shikoni një herë hapësirën virtuale, çdo lloj grupi në përputhje me dëshirën e vet, bënë muzikë dhe zhvillon koncerte, prezanton libër dhe qep maska të ndryshme dhe ndihmon njerëzit e tjerë. Edhe eksperiencën e marrjes së vaksinës kundër virusit Korona, e shpërndajnë mes përdoruesve të rrjeteve sociale.

Prindërit po i shoqërojnë fëmijët e tyre me metoda të reja arsimore dhe ata të cilët kanë qenë larg hapësirës virtuale dhe rrjeteve sociale, iu bashkuan fshatit global të komunikimit në mënyrë që të mos mbesin mbrapa karvanit të arsimimit dhe shkollimit. Tanimë të gjithë ne me të dëgjuar dhe lexuar fjalët si klasë e mësimit virtual, seminar online, kurse virtuale dhe webinar etj., nuk jemi të huaj ndaj këtyre fjalëve sepse gjatë ditës shumë herë i dëgjojmë këto fjalë. Sidoqoftë bota të cilën sot e kemi ne, me përhapjen e pandemisë së virusit Korona, ka dallim të konsiderueshëm me botën që ka qenë para pandemisë së virusit Korona. Në këto rrethana, është zhvilluar edhe puna dhe biznesi nëpërmjet internetit në mesin e banorëve kreativë të fshatit të botës.

Pandemia e virusit Korona ka vërtetuar se në humbjen e jetës ose shpëtimin nga kjo sëmundje vdekjeprurëse, të gjithë njerëzit jemi anëtarë të një familje dhe të gjithë jemi pjesëmarrës në një masë, prandaj derisa kemi mundësi duhet t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara dhe të shtojmë sa më shumë solidaritetin dhe lidhjet tona. Përballja me pandeminë e virusit Korona dhe bashkëpunimi efikas dhe larg çfarëdo lloj fanatizmi për të shpëtuar jetën e secilit prej njerëzve, është rruga e shpëtimit të këtij fshati global. Të gjithë ne kemi kaluar më shumë se 15 muaj në një mënyrë dhe metodë të re në mënyrë që bota të mbetet e sigurt. Në edicionin e ardhshëm do të flasim përsëri në lidhje me këtë botë të re.