Disa pika rreth shkrimtarëve dhe librave të diskutueshëm
Sot bota perëndimore është demaskuar më shumë se kurrë në çështje të tilla si të drejtat e njeriut, liria e fjalës dhe e mendimit, por në luftën mediatike me insinuata e shtrembërime paraqitet si mbrojtëse e tyre. Në këtë pikë shtrohet pyetja nëse vallë këto media mashtruese a kanë guximin të shprehin faktet historike dhe krimet që kanë ndodhur në emër të shenjtërisë apo fanatizmit në qarkun e historisë dhe gjeografisë së tyre?
Liria e fjalës pa dyshim nuk do të thotë liri për të fyer dhe liri për të shkatërruar trashëgiminë njerëzore dhe standardet morale. Por libra të famshëm dhe të diskutueshëm u regjistruan në historinë e botës, dhe disa prej tyre u shkruan me këtë qëllim. Mbajtja e këtyre librave me vete ndalohet dhe madje për disa prej tyre deri më tani lexuesi është gjykuar dhe ekzekutuar. Këta libra nuk janë në të njëjtën kategori për nga përmbajtja dhe zhanri. Disa prej këtyre librave janë përballur me reagime të forta publike për shkak të fyerjes së vlerave të shenjta dhe feve hyjnore, ndërsa disa prej këtyre librave kanë synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë degradimin intelektual dhe disa prej këtyre librave kanë bërë kritika politike në formën e tregimeve dhe romaneve.

Natyralisti anglez Charles Robert Darwin shkroi teorinë e tij të evolucionit për lexuesit e përgjithshëm rreth 170 vjet më parë. Ai botoi për herë të parë librin e tij "On the Origine of Species" në Londër. Ky është libri i Darvinit për teorinë e diskutueshme të evolucionit që u prezantua me një literaturë të re shkencore. Në këtë libër, ai propozon një teori alternative të quajtur evolucioni në kundërshtim me dizajnin inteligjent të botës dhe ekzistencën e Krijuesit dhe beson se guri i themelit të shkencës moderne duhet kërkuar në evolucionin e propozuar prej tij. Pas botimit të kësaj vepre, kisha e quajti atë të dëmshme për fenë dhe filloi një vërshim kundërshtimesh dhe ende vazhdon një luftë në shumë vende të botës mbi këtë libër, nëse duhet mësuar apo jo teoria e evolucionit. Ky libër u ndalua në Jugosllavi në vitin 1935 dhe në Greqi në vitin 1937 për shkak të kundërshtimit të tij ndaj krishterimit.
Kodi i Da Vinçit është emri i një romani detektiv dhe aventuresk të autorit amerikan Dan Brown, i cili është shitur dhe pranuar gjerësisht në mbarë botën. Ky libër është pjesa e dytë e triologjisë së Brown dhe u bë një best-seller ndërkombëtar në vitin 2003. Fillimi i romanit është i diskutueshëm. Komploti i tregimit sillet rreth një teorie të veçantë për historinë e krishterimit, e cila është diskutuar përpara këtij libri. Libri i Brown "Holy Blood, Holy Grail" (Gjaku i shenjte, Kupa e shenjtë) ka qenë burimi kryesor i këtyre teorive. Sipas kësaj teorie, Jezu Krishti u martua me Mari Magdalenën dhe pati një fëmijë, dhe Kisha Katolike dhe Vatikani, duke ditur për këtë çështje, synuan ta fshehin atë. Ndërkohë “kupa e shenjtë” nuk është një objekt, por vetë Maria Magdalena. Djegia e librave ishte një praktikë e zakonshme mes të krishterëve anembanë botës dhe në vitin 2006, kur një version i librit të autorit amerikan Dan Brown u krijua për telefonat celularë, Vatikani e ndaloi librin. Botimi i këtij romani në Pakistan, Samoa, Liban, Sri Lanka dhe disa vende të Gadishullit Indian konsiderohet blasfemik dhe është i ndaluar për shkak të fyerjes së fesë së krishterë.

Sejed Kutb ishte një shkrimtar dhe teoricien egjiptian i cili u bë i famshëm për shkak të rishikimit të ndikimit të fondamentalizmit islam në zhvillimet shoqërore dhe politike dhe veçanërisht nga botimi i librit "Shenjat e rrugës" (Maalam fi al-Tarik). Ky libër është një traktat mbi formimin e qeverisë islame dhe në vendet perëndimore mund të shkaktojë arrestimin e lexuesit të tij. Autori i librit, Sejed Kutb, u dënua me vdekje në vitin 1966 me akuzën e komplotit kundër qeverisë egjiptiane, dhe arsyeja kryesore ishte botimi i këtij libri. Ky libër është i ndaluar në Angli.

George Orwell shkroi librin '1984' në vitin 1949, kur Lufta e Dytë Botërore sapo kishte përfunduar. Ka një debat për vendosjen e këtij libri në zhanrin fantastiko-shkencor; Por shumë e konsiderojnë atë një libër të rëndësishëm në këtë zhanër. Përveç stilit, ky libër është një deklaratë politike historike që hedh poshtë komunizmin dhe sistemet totalitare, dhe në ish-Bashkimin Sovjetik, ai u ndalua nga Stalini në vitin 1950.

Libri 'Vargje Satanike' i shkruar nga Salman Rushdie është një nga librat më të diskutueshëm në histori, i cili u botua rreth tre dekada më parë dhe menjëherë pasoi një valë protestash dhe kundërshtimesh në mbarë botën islame. Libri Vargje Satanike trajton shkatërrimin e besimeve fetare myslimane dhe Rushdie sfidon disa nga nocionet më të ndjeshme të kësaj feje në sekuenca imagjinare dhe në disa vende i përqesh ato.
Rasti i librit Vargje Satanike nuk është rasti i parë i librave të diskutueshëm në histori, pasi edhe më parë ka pasur një histori të botimit të librave të tillë në botë. Por krerët e disa vendeve perëndimore dhe mediat që kanë në dispozicion po përpiqen të shtrembërojnë një fakt të qartë dhe po mashtrojnë opinionin publik duke pretenduar rrejshëm se janë pro lirisë së fjalës. Është e qartë se libri i shkruar nga Salman Rushdie, i cili u botua me mbështetjen e Anglisë dhe disa vendeve të tjera perëndimore, nuk ishte një kritikë shkencore, por një fyerje e hapur ndaj Profetit të Islamit (s.a.v.s.) dhe një komplot i planifikuar nga Perëndimi për të shtrembëruar imazhin e Islamit dhe myslimanëve. Në këtë mënyrë, nga e kaluara e deri më tani, ata ndonjëherë kanë shpenzuar shuma të mëdha parash për të prodhuar filma që portretizojnë një imazh të rremë të Islamit dhe myslimanëve. Nganjëherë ata botojnë vepra të shkruara me mbështetjen e një personi blasfemik si Salman Rushdie, dhe ndonjëherë ata publikojnë karikaturat fyese kundër Profetit të Islamit (s.a.v.s.) në revistat perëndimore ose mbështesin djegien e Kuranit në vendet e tyre. Natyrisht, gjithë kësaj duhet t'i shtohet edhe pohimi i tyre për krijimin e grupeve të dhunshme dhe terroriste si ISIS, të cilët kryejnë krime të panumërta kundër myslimanëve të tjerë, dhe mediat perëndimore gjithashtu publikojnë imazhe të frikshme të krimeve të tyre dhe tregojnë një fytyrë të dhunshme të myslimanëve. Në këtë situatë shtrohet një pyetje e rëndësishme, si është e mundur që ata flasin për lirinë e fjalës dhe madje pranojnë fyerjen e vlerave të shenjta islame, por në vendet e tyre ndalohen pyetjet për historinë e Holokaustit dhe kritikat ndaj tij? Si ndodh që Salman Rushdie, i cili fyen shenjtëritë islame, mbështetet hapur prej tyre dhe ata shpenzojnë miliona dollarë për të shpëtuar jetën e tij, por mendimtari dhe studiuesi Roger Garaudy vetëm për shkak të pyetjes ose vënies në dyshim të pretendimit të sionistëve për Holokaustin, gjykohet dhe burgoset në Francë? Ose si është e mundur që gruaja 93-vjeçare gjermane Ursula Haverbeck, pavarësisht moshës së saj të vjetër, u dërgua në burg për mohimin e Holokaustit? Presidenti i Francës duhet të përgjigjet se si me pretekstin e lirisë së mendimit mbron Salman Rushdie, por në vendin e sunduar prej tij, grave dhe vajzave u hiqet e drejta për arsimim dhe shumë të drejta sociale vetëm sepse mbajnë hixhabin?

Tani, një numër i madh vëzhguesish besojnë se personi që sulmoi Salman Rushdie nuk mund të jetë zbatues i fetvasë së Imam Khomeinit (r.a) për ekzekutimin e këtij shkrimtari blasfemik, dhe mendojnë se amerikanët dhe perëndimorët janë në kërkim të një loje propagandistike dhe ringjalljes së konflikteve fetare. Nisur nga kjo, Salman Rushdie, si një shkrimtar i urryer në sytë e të gjithë myslimanëve të botës, nuk konsiderohet një aset i rëndësishëm dhe diskutimi i tentativës për vrasjen e tij e ka vënë edhe një herë këtë person në qendër të vëmendjes së botës dhe është e nevojshme të shihet se kush përfiton realisht nga ky incident dhe mund të manovrojnë me të. Kjo hipotezë forcohet kur shohim se mediat perëndimore, duke publikuar lajmin e sulmit ndaj Salman Rushdie, po tentojnë ta prezantojnë atë si një shkrimtar post-modern, i cili madje është mirëpritur nga komuniteti letrar për shkak të botimit të librit Vargje Satanike. Dr. Hassan Nafea, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kajros, kritikon qasjen e dyfishtë të Perëndimit ndaj fyerjes së feve dhe vlerave të shenjta, duke vënë në dukje publikimin e karikaturave fyese kundër Profetit (s.a.v.s.) në revistën franceze Charlie Hebdo dhe thotë: "Perëndimi ndjek një politikë të dyfishtë në trajtimin e elementeve të fyerjes së fesë, sepse parandalon tentativat për të kritikuar çështjen e Holokaustit, duke lejuar në të njëjtën kohë që të ofendohet Islami dhe Profeti i tij".
Në fund, mund të kemi vetëm një këshillë, të mos derdhim lot për një shkrimtar që me veprat e tij ka krijuar urrejtje dhe përbuzje të pafund ndaj myslimanëve dhe islamit. Ai është një lodër e perandorisë mediatike perëndimore, i cili është shfaqur si romancier dhe ka paraqitur idetë koloniale të padronëve të tij në një fletë shumëngjyrëshe dhe në formën e tregimeve. Por në realitet ai ka marrë një stilolaps duke përhapur vetëm urrejtje dhe ndytësi dhe nuk ka fund tjetër për të, përveç skandalit. Ky person ka përdhosur Islamin - fenë hyjnore të një miliard e gjysmë njerëzve - dhe në fakt është një terrorist. Ai tentoi të vriste Profetin dhe një fe hyjnore, dhe ky akt është një formë e terrorizmit kulturor.