Lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj
Fillimi i luftës në Ukrainë mund të konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2022; Lufta që filloi me këmbënguljen e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në pozicionet e tij dhe injorimin e vullnetit apo kërkesës së Rusisë.
Kjo luftë me ndërhyrjet dhe provokimin e Amerikës dhe mbështetjen e Evropës, ka rezultuar në shumë efekte politike, ekonomike dhe të sigurisë, si për Ukrainën, Rusinë ashtu edhe për vendet e tjera. Kjo luftë e vazhdueshme është në fakt një luftë ndërmjetëse mes Amerikës dhe Rusisë, e cila po zhvillohet në territorin e Ukrainës. Në vazhdim do të flasim për arsyet e fillimit të kësaj lufte dhe efektet e saj.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës u tensionuan pas konfliktit të armatosur të vitit 2014 në rajonin e Donbasit të Ukrainës. Konflikti nisi midis qeverisë ukrainase dhe republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, të cilat mbështeten nga Rusia. Në fakt, pas ndryshimeve politike të vitit 2014 dhe rrëzimit të presidentit pro-rus Viktor Janukoviç, Ukraina bëri përpjekje të vazhdueshme për t'u afruar më shumë me Evropën dhe Amerikën dhe për t'u bërë anëtare e institucioneve perëndimore, veçanërisht NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kjo ndodhi ndërkohë që vendet perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara, dërguan një lumë ndihmash ushtarake dhe armatimesh në Ukrainë, me qëllim frenimin dhe rrethimin e Rusisë. Përveç kësaj NATO duke mbajtur stërvitje të përbashkëta dhe duke trajnuar ushtarët ukrainas, u bë gjithnjë e më e pranishme në Ukrainë. Këto kushte u përshkallëzuan pas ardhjes në pushtet të presidentëve pro-perëndimorë si “Petro Poroshenko”, i vili dyfishoi përpjekjet e vendit të tij për anëtarësimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Në shkurt 2019, pasi parlamenti ukrainas miratoi rezolutën që anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe Bashkimin Evropian të futet në kushtetutën e vendit, ai e nënshkroi këtë rezolutë. Në vend që t'i kushtonte vëmendje shqetësimeve të Moskës, qeveria e "Volodymyr Zelenski" besonte se me mbështetjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara ajo mund të qëndronte kundër Rusisë. Ndërkohë historia ka treguar, se Rusia në drejtim të sigurisë së saj kombëtare dhe kundër komploteve perëndimore dhe NATO-s, ka vepruar me vendosmëri të madhe.
Përpjekja e Zelenskit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO u bë në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin që nga viti 1997 zgjerimin e NATO-s e konsideroi si një kërcënim për sigurinë e Rusisë dhe kërkoi një ndalim ligjor për anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s. Kjo kërkesë jo vetëm që u shpërfill nga Ukraina, por Zelenski pavarësisht dëshirës së Rusisë u përpoq të afrohej me Evropën, duke kaluar kështu vijën e kuqe të vendosur nga Rusia. Megjithatë, në fillim Rusia u tregua e përmbajtur. Moska në mesin e dhjetorit 2021, për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve i paraqiti NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, propozime për sigurinë. Kryesorja e këtyre propozimeve ishte tërheqja e Ukrainës nga anëtarësimi në NATO, mos-vendosja e trupave dhe objekteve të kësaj organizate ushtarake pranë kufijve të Rusisë dhe kthimi i dislokimit të forcave në situatën e vitit 1997. Megjithatë, të gjitha këto kërkesa u kundërshtuan nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja. Ndërsa çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO u bë serioze, paralajmërimet e Moskës u bënë edhe më serioze, por Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë vazhduan të këmbëngulin në pozicionet e tyre.
Më në fund, me kokëfortësinë dhe këmbënguljen e Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimorë, lufta filloi. Rusia më 24 shkurt filloi një operacion masiv ushtarak në pjesë të ndryshme të Ukrainës duke bombarduar bazat ushtarake dhe depot e municioneve. Në këtë drejtim, avancimi i forcave ruse filloi në pjesë të ndryshme të Ukrainës, përfshirë Donbasin dhe qeveria e Kievit njoftoi kapjen e dy qyteteve në rajonin Luhansk. Pas kësaj, forcat tokësore të ushtrisë ruse hynë në qytetin port Mariupol në bregun e Detit Azov. Në këtë mënyrë, pas paralajmërimeve të shumta nga zyrtarët e lartë rusë për Ukrainën dhe shpërfilljes së Kievit ndaj këtyre paralajmërimeve, Moska ndërmori veprimet e saj. Putin deklaroi se qëllim i kësaj lufte është çarmatosje dhe çmilitarizimi i Ukrainës, në mënyrë që të gjithë kriminelët e luftës që janë përgjegjës për “krimet e përgjakshme kundër civilëve” në rajonin e Donbasit, të dalin para drejtësisë. Fillimi i kësaj lufte dhe vazhdimi i saj pati shumë efekte, veçanërisht në përmasat ekonomike dhe sociale, për të cilat do të flasim më poshtë.
Lufta në Ukrainë shkaktoi një vërshim të madh armësh dhe pajisjesh ushtarake që u dërguan në Ukrainë nga vendet perëndimore dhe Amerika. Vendet evropiane i dhanë Ukrainës të gjitha llojet e armëve dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu përveç furnizimeve ushtarake akorduan një buxhet të madh për të mbështetur Ukrainën në këtë luftë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në lidhje me këtë njoftoi: Që nga viti 2014, Bashkimi Evropian ka dhënë më shumë se 90 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën. Përveç kësaj, Evropa në vitin 2023do të ndajë 18 miliardë euro të tjera për Ukrainën. Që nga fillimi i luftës, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar shumë armë Ukrainës. Në fakt, vendet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara duke ndihmuar Ukrainën vazhdojnë të mbajnë ndezur zjarrin e luftës. Këto vende me ndihmën e këtyre armëve po përpiqen që ukrainasit të ndryshojnë rrjedhën e luftës dhe të pengojnë Moskën që të arrijë qëllimet e saj.
Edhe pse çështja e negociatave ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për përfundimin e luftës ose arritjen e armëpushimit u ngrit që në fillim të luftës, Ukraina duke negociuar gjithmonë me ushtarakë dhe duke vendosur kushte që nuk ishin të pranueshme për Rusinë, praktikisht i ka mbyllur rrugët e negociatave. Këto kushte janë të tilla që jo shumë kohë më parë, Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, e këshilloi presidentin ukrainas Zelenski të mbajë një qëndrim real në lidhje me negociatat e mundshme me Rusinë. Sullivan i kërkoi Zelenskit dhe zyrtarëve ukrainas të formulojnë prioritete reale për bisedimet dhe të rishqyrtojnë rimarrjen e kontrollit të Krimesë. Kjo, është në kohën kur Rusia gjithmonë ka theksuar gatishmërinë e saj për të zhvilluar negociata.
Aneksimi zyrtar i katër rajoneve të Ukrainës në Rusi, ishte një pikë kthese e rëndësishme në procesin e luftës në Ukrainë. Megjithëse Rusia hyri në territorin e Ukrainës në fund të shkurtit 2022 në formën e një operacioni të posaçëm ushtarak për të mbështetur republikat e vetëshpallura Donetsk dhe Luhansk, të cilat i njohu si të pavarura, por rrjedha e luftës dhe qëllimet e Moskës me vazhdimin e luftës ndryshuan dhe gradualisht nisën edhe ndryshimet e gjendjes dhe e kushteve të saj. Rusët filluan operacionet e tyre në juglindje, lindje dhe veri të Ukrainës, por pas dështimit në frontin verior, ata i përqendruan operacionet e tyre në frontin lindor dhe juglindor dhe duke pushtuar një pjesë të madhe të 4 provincave të Ukrainës, ata propozuan çështjen e mbajtjes së një referendumi për aneksimin e këtyre rajoneve në Rusi. Sigurisht, me nënshkrimin e një dekreti, Putini njohu pavarësinë e Khersonit dhe Zaporizhisë si dy shtete të pavarura, në mënyrë që pas referendumit të mos kishte probleme ligjore për aneksimin e këtyre rajoneve.
Vendet perëndimore, përveç ndihmës financiare dhe armëve, për të frenuar Rusinë miratuan edhe paketa të ndryshme sanksionesh. Ndër paketat e këtyre vendeve ishte edhe embargoja për blerjen e energjisë nga Rusia. Vendet evropiane njoftuan se do të ulin blerjen e gazit nga Rusia, një çështje që përfundoi në dëm të tyre, sepse rritja e çmimit të karburanteve dhe produkteve të energjisë ka prekur rëndë ekonominë evropiane. Vendosja e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë ka bërë që të ndalet transferimi i gazit nga tubacioni mbarëkombëtar i Rusisë drejt Evropës, një çështje që ka prekur rëndë ekonominë e Gjermanisë si vendi më i fortë në Evropë. Megjithatë ky vend nuk është i vetmi që aktualisht po përballet me krizën energjetike. Përveç kësaj, sipas statistikave dhe të dhënave të bankës qendrore të këtij vendi, kriza energjetike e ka vënë ekonominë gjermane në prag të recesionit ekonomik dhe mungesa e karburanteve ka bërë që shumë industri gjermane të mbyllen. Edhe në Francë norma e inflacionit në tetor 2022 ishte 6.2 për qind, që është cilësuar si e paprecedentë që prej 37 vitesh. Organizata Kombëtare Britanike për Statistikat dhe Kërkimet Ekonomike gjithashtu njoftoi: Norma e inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar në shtator 2022 arriti në 10.1%, që ka qenë e paprecedentë në Mbretërinë e Bashkuar që prej 41 vitesh. Në fakt, rritja e çmimit të transportuesve të energjisë ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë evropiane. Pas rritjes së çmimeve, shumë industri dhe fabrika në vendet evropiane kanë shpallur falimentim dhe për rrjedhojë, rritja ekonomike është ulur dhe shkalla e papunësisë është rritur. Kjo ndodhi ndërkohë që Rusia duke i detyruar vendet që blejnë energji duke paguar në rubla, ishte në gjendje të ruante rritjen ekonomike dhe të ardhurat e saj.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka pasur një ndikim të madh në Evropë dhe në botë. Këto dy vende kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ofrimin e produkteve strategjike ushqimore si gruri, misri dhe vajrat ushqimorë, kështu që pas luftës eksporti i produkteve ushqimore përmes Ukrainës ra në mënyrë drastike dhe kjo çështje ka shkaktuar nisjen e një problemi të rëndësishëm të ushqimit, d.m.th. krizën ushqimore në botë. Sipas raportit të OKB-së, lufta në Ukrainë ka bërë që çmimet e drithërave të arrijnë nivelin më të lartë në mbarë botën; Kështu që një miliard e 700 milionë njerëz në botë, një e treta e të cilëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, janë të ekspozuar rëndë ndaj mungesës së drithërave dhe më shumë se 36 vende që mbështeten tek Rusia dhe Ukraina për furnizimin dhe importin e grurit, u dëmtuan rëndë. “Antonio Guterres”, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në lidhje me këtë tha: Në mbarë botën, 49 milionë njerëz në 43 vende janë në një nivel emergjence uri, dhe lufta në Ukrainë tani i ka dhënë një dimension të ri dhe të tmerrshëm urisë globale.
Këto kushte kanë ndikuar edhe në ekonominë e vendeve evropiane. Çmimi i ushqimeve në vendet evropiane është rritur ndjeshëm dhe kjo ka sjellë rritjen e numrit të vizitave në qendrat e ndihmave humanitare dhe furnizimit me ushqime. Shporta ushqimore e shumë qytetarëve evropianë ka ndryshuar. Menaxheri i planit ushqimor në një nga rajonet britanike thotë: Kriza e rëndë e rritjes së kostos së jetesës ka bërë që njerëzit të hanë ushqim që janë për kafshët dhe të përpiqen të ngrohin ushqimin me qirinj. Banka Gjermane e Ushqimit gjithashtu njoftoi: Është vërtet e habitshme që në një vend të pasur si Gjermania, shumë qytetarë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë. Në fakt, në sektorin ekonomik, vendet evropiane janë bërë viktima të politikave të tyre luftarake dhe ndërhyrëse dhe të përputhjes me politikat e Uashingtonit. Sanksionet e rënda të Evropës kundër blerjes së gazit dhe energjisë ruse, kanë vepruar si një thikë vetvrasëse që tani e ka vënë Evropën në rrezikun e shkatërrimit. Këto kushte në vendet evropiane kanë nxitur probleme sociale ku kanë nisur edhe protestat. Muajt e fundit në shumicën e vendeve evropiane të këtij kontinenti janë formuar tubime proteste kundër politikave të qeverive të vendeve të tyre. Shumë qytetarë evropianë duan të rrisin pagën dhe ta rikthejnë atë sipas kushteve të inflacionit dhe nga ana tjetër, shumë janë kundër ndarjes së një buxheti të madh nga Evropa për të forcuar armët e luftës në Ukrainë.
Evropa tashmë është në prag të vitit të ri, por vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj, kanë prekur të gjitha vendet e këtij kontinenti. Kështu që pas mosmarrëveshjes midis krerëve të vendeve evropiane për çështjen e luftës në Ukrainë, disa madje kanë ngritur mundësinë e kolapsit dhe shpërbërjes së Bashkimit Evropian.