Kontrollimi dhe menaxhimi i hapësirës virtuale në vendet perëndimore
Një vështrim i qasjes së perëndimorëve, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, tregon se ata kanë një qëndrim të dyfishtë ndaj çështjeve të diskutueshme, përfshirë hapësirën virtuale. Në fakt, perëndimorët i përdorin këto çështje në mënyrë instrumentale sa herë që interesat e tyre e kërkojnë.
Tani, në fushën e përdorimit të hapësirës virtuale dhe internetit, Evropa dhe Amerika kanë marrë një pozicion instrumentist. Me fjalë të tjera, kur diskutimi shtrohet për përdorimin e hapësirës kibernetike për t’iu kundërvënë vendeve rivale apo armike të Perëndimit, theksohet liria e plotë të internetit. Por kur e njëjta hapësirë virtuale përdoret në përputhje me veprimet që vënë në rrezik parimet dhe themelet, interesat apo sigurinë e tyre, ngrihet diskutimi për vendosjen e të gjitha llojeve të kufizimeve dhe intensifikimin e mbikëqyrjes së kësaj hapësirë.
Amerika konsiderohet origjina e internetit dhe shumica e rrjeteve sociale në botë menaxhohen nga amerikanët. Amerika ka menaxhimin e shumicës së rrjeteve sociale të përhapura në botë dhe ato i kontrollon me censurë të organizuar. Në 28 vitet e fundit janë miratuar rreth 217 ligje për të kontrolluar, menaxhuar dhe kufizuar hapësirën kibernetike të Shteteve të Bashkuara dhe secili ligj përmban klauzola, shënime të detajuara, direktiva të paqarta, si dhe përfshin shkeljet më të vogla në funksionet, komunikimet dhe shkëmbimet e hapësirës kibernetike. Sipas këtyre ligjeve, Byrosë Federale të Hetimit (FBI) i kërkohet të mbledhë dhe kontrollojë të gjitha informacionet, të dhënat dhe komunikimet që lidhen me përdoruesit e internetit. Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, ligjet që lidhen me menaxhimin e hapësirës kibernetike në Amerikë u bënë më të sigurta dhe kontrollet e qeverisë ndaj përdoruesve të internetit u bënë më të gjera. Më 24 tetor 2001, administrata Bush si pjesë e luftës kundër terrorizmit miratoi një ligj të quajtur "Ligji i Patriotëve", i cili legalizonte vendosjen e kufizimeve nëpërmjet kontrollit dhe monitorimit të komunikimeve të përdoruesve të internetit. Ky ligj u miratua nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara dhe u zbatua në vitin 2003. Ky ligj në vitin 2015 me shtimin e ligjit të përgjimeve si dhe ligjit të spiunimit të komunikimeve të përdoruesve të internetit dhe bisedave telefonike të qytetarëve amerikanë, u zgjat nga Barack Obama edhe për 5 vite të tjera. Sipas këtyre ligjeve, Shtetet e Bashkuara mund të regjistrojnë dhe kontrollojnë të gjitha komunikimet, informacionet në internet të qytetarëve dhe të gjitha thirrjet telefonike të individëve. Sipas ligjeve "SUPA" dhe "PIPA", qeveria amerikane ka fuqinë të mbyllë miliona faqe interneti nëse ajo e sheh të arsyeshme.
Ligjet për filtrimin e internetit në Shtetet e Bashkuara kryesisht u vendosen në nivel shtetëror, megjithëse në nivel federal, shkollat dhe bibliotekat në Shtetet e Bashkuara në hapësirën kibernetike duhet të respektojnë rregullat për mbrojtjen e fëmijëve dhe të zbatojnë filtrat e përcaktuar në mënyrë që të marrin leje për të vazhduar dhe rinovuar licencën e tyre të biznesit. Shumë institucione sociale gjithashtu përpiqen t'i parandalojnë fëmijët nga qasja në përmbajtje pornografike, dhunë dhe çështje të tjera të dëmshme sociale. Gjithashtu, pavarësisht sloganit për lirinë e internetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndalojnë rrjetet sociale të vendeve rivale, shembuj të të cilave janë rrjetet sociale kineze "Tik Tok" dhe "WeChat". Këto rrejte për shkak të shqetësimeve të sigurisë u shpallën të ndaluara. Sigurisht, disa ekspertë besojnë se ky ndalim u miratua më shumë në përputhje me luftën tregtare të Trump kundër Kinës. Megjithatë, përdoruesit amerikanë të Tik Tok reaguan ashpër ndaj kësaj çështjeje dhe së fundmi presidenti amerikan Joe Biden duke nënshkruar një dekret, anuloi ndalimin e TikTok dhe WeChat. Gjithashtu, një nga veprimet e Amerikës në fushën e menaxhimit të hapësirës kibernetike gjatë presidencës së Trump ishte krijimi i Internetit të pastër, i cili u njoftua nga Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, në gusht 2020. Një nga qëllimet e këtij plani ishte parandalimi i grumbullimit të informacionit të qytetarëve amerikanë, si dhe informacioneve delikate si arritjet ushtarake amerikane dhe kërkimet shkencore mbi virusin korona nga vende si Kina.
Kontrollimi dhe filtrimi i përmbajtjes së internetit në Gjermani dhe filtrimi i disa faqeve, bazohet në ligjin federal dhe vendimet e gjykatës. Megjithatë, duke qenë se struktura e inteligjencës gjermane është praktikisht një nëngrup i Amerikës, bllokimi i përmbajtjeve politike, veçanërisht ato për çështje të ndjeshme politike si mohimi i Holokaustit, është një prioritet. Në vitin 2009, Bundestagu (dhoma e ulët) e Gjermanisë miratoi një ligj për të kufizuar aksesin në internet. Qëllimi i këtij ligji ishte të kufizonte aksesin në pornografinë e fëmijëve në internet. Sigurisht, lista e zezë e faqeve të internetit në Gjermani nuk është e kufizuar vetëm në pornografinë e fëmijëve, por përfshin edhe ato që lidhen me mohimin e Holokaustit, racizmin dhe gjuhën e urrejtjes. Divizioni Federal i Hetimit Kriminal këtë listë ua jep Ofruesve të Shërbimeve të Internetit (ISP) për të kufizuar aksesin në të tilla përmbajtje. Në përgjithësi, metodat e kontrollimit dhe monitorimit të hapësirës kibernetike përfshijnë gjëra të tilla si vëmendja ndaj sigurisë kibernetike dhe zhvillimi i infrastrukturës së hapësirës kibernetike, përdorimi i kapaciteteve ekonomike të hapësirës kibernetike, formulimi i një strategjie të sigurisë kibernetike dhe trajnimi i forcave elitare të policisë për të kontrolluar përmbajtjen e hapësirës kibernetike, duke shfrytëzuar kapacitetin shkencor akademik. E gjitha kjo bëhet për të kontrolluar përmbajtjen e hapësirës kibernetike dhe për të realizuar diplomacinë kibernetike evropiane në nivel ndërkombëtar.
Britania gjithashtu i kushton vëmendje të veçantë monitorimit të hapësirës kibernetike dhe filtrimit të përmbajtjeve të papërshtatshme. Qendra më e madhe e kontrollit të internetit në botë, ose shkurt GCHQ, ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo seli qendrore e mbikëqyrjes dhe spiunazhit ndërkombëtar të qeverisë britanike, në të njëjtën kohë ka një shkëmbim të përhershëm informacioni me të gjitha organizatat e inteligjencës të botës, veçanërisht me homologët e saj amerikanë. JCCHQ lejon qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të kufizojë aksesin ndaj individëve dhe të kontrollojë në mënyrë inteligjente lidhjet e internetit. Në të njëjtën kohë, disa struktura mbikëqyrëse të internetit, të tilla si EËF, janë gjithashtu aktive në këtë vend dhe në nivel ndërkombëtar, sidomos në fushën e filtrimit të hapësirës kibernetike, veçanërisht në lidhje me pornografinë e fëmijëve, racizmin dhe çështjet terroriste. Gjithashtu, me sistemin e bllokimit të përmbajtjes në stilin “Clean Feed”, në më shumë se 90% e linjave të internetit me shpejtësi të lartë qasja në përmbajtje të tilla bllokohet dhe në rast abuzimi, linjat e internetit të shtëpisë ndërpriten.
Në nivelin e Bashkimit Evropian, Franca ka kontrollet më të rrepta të qeverisë në hapësirën kibernetike. Sipas ligjeve Hadoui dhe Lupsi të miratuar në vitin 2009, përdoruesve që shkelin rregullat e rrjetit virtual iu ndalohet qasja në të dhe përveç një liste të gjatë faqesh imorale ose ideologjike, qytetarëve u refuzohet e drejta për të kërkuar terma të caktuar në motorët e kërkimit. Interneti në shkolla është gjithashtu shumë i kufizuar. Me miratimin e ligjit LSQ në vitin 2001, Franca i detyroi të gjithë ofruesit e shërbimeve të internetit në këtë vend, që të ruajnë dhe monitorojnë aktivitetet e internetit dhe mesazhet e e-mailit të klientëve të tyre për të paktën një vit. Gjithashtu, ky ligj lejon gjyqtarët dhe policinë e këtij vendi që të hetojnë mesazhet personale të përdoruesve për të zbuluar apo vërtetuar ndonjë një krim. Ky vend ka afro 22 milionë përdorues të internetit, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë së tij. Franca është një nga vendet më online në botë në raport me popullsinë e saj. Ligjet e internetit në këtë vend përfshijnë kryesisht ligjet e tregtisë elektronike dhe respektimin e privatësisë personale dhe krimet e tij kompjuterike lidhen kryesisht me çështjet e sigurisë kombëtare dhe dëmet ekonomike. Gjithashtu, filtrimi është aplikuar seriozisht në shkollat e këtij vendi duke bllokuar IP-të.
Kontrolli dhe filtrimi i hapësirës virtuale dhe internetit zbatohet fuqishëm edhe në Itali. Ky kufizim e pengon publikun e gjerë të aksesojë përmbajtjen e faqeve të caktuara dhe madje edhe të disa kanaleve televizive. Filtrimi i internetit në Itali adresohet kryesisht nëpërmjet direktivave të qeverisë për ISP-të. Për shembull, në vitin 2006, Italia miratoi një ligj që urdhëronte këta ofrues të internetit që të bllokonin faqet e internetit të operatorëve të lojërave të fatit që nuk kanë licencë kombëtare. Ofruesit e internetit të cilët, pasi kishin marrë një listë të faqeve të ndaluara, vazhdojnë të ofrojnë shërbime të tilla, do të gjobiten nga 30,000 deri në 180,000 euro për shkeljen e tyre. Gjatë viteve të fundit në Itali u miratua një ligj për bllokimin e Facebook pasi një grup përdoruesish të rrjetit social nisën të publikonin përmbajtje kundër kryeministrit të atëhershëm italian Silvio Berlusconi. Në Itali u censurua dhe u ndalua transmetimi i një prej episodeve të një seriali televiziv që fliste për përdorimin e drogës në parlamentin e këtij vendi.
Kontrolli dhe filtrimi i hapësirës virtuale në Australi ka një histori të gjatë dhe daton që nga viti 1994. Në Australi, kontrolli i internetit bazohet në planet për të ndaluar përmbajtjen kriminale në internet dhe qeveria federale e këtij vendi përmes ofruesve të shërbimeve të internetit, kufizon aksesin në faqe të caktuara. Në përputhje me këtë plan, "Autoriteti i Menaxhimit të Komunikimit dhe Medias" i Australisë ka përgatitur një listë të zezë të faqeve të internetit që kanë përmbajtje kriminale dhe qasja në faqet që përfshihen në këtë listë, gjobitet me 11 mijë dollarë për cdo ditë aktivitet. Gjatë viteve të fundit, në Australi u propozua një ligj i titulluar "Indekset për rritjen e sigurisë në internet për familjet", i cili mbështet planin e mëparshëm të filtrimit të internetit. Ligjet e Australisë në fushën e censurës së internetit janë përmendur me tituj të tillë si Firewall-i i Madh i Australisë, Firewall Anti-Rabbit, i cili mund të thuhet se është një grup ligjesh shtetërore dhe federale, Por çështja më e rëndësishme këtu janë rregulloret që kanë të bëjnë me Programin e Pestë të Skemës së Shërbimeve të Medias Transmetuese të vitit 1992 mbi të cilën, nëse bëhet një ankesë në lidhje me përmbajtjen e internetit, Autoriteti Rregullator i Komunikimeve dhe Mediave Australiane ka të drejtë të ndërhyjë dhe mund të rishikojë përmbajtjen e filmave dhe videove në internet.
Siç shihet, menaxhimi i hapësirës virtuale në vendet perëndimore zbatohet në mënyrë ligjore dhe specifike. Përveç ligjeve të kufizimit të aksesit në përmbajtje imorale për fëmijët dhe të miturit, qeveritë perëndimore kanë vendosur edhe ligje të rrepta për të mbrojtur hapësirën kibernetike të vendeve të tyre.