Ndikimet e ndryshimit të Kushtetutës në Japoni
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i15277-ndikimet_e_ndryshimit_të_kushtetutës_në_japoni
Një prej çështjeve polemike që po diskutohet në qarqet shoqërore të Japonisë është ndryshimi i Kushtetutës së këtij vendi që po ndiqet me seriozitet të madh nga Shinzu Abe, kryeministri i Japonisë dhe nga partia Liberal-Demokrate në pushtet në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 25, 2016 05:44 Europe/Tirane
  • Kushtetuta
    Kushtetuta

Një prej çështjeve polemike që po diskutohet në qarqet shoqërore të Japonisë është ndryshimi i Kushtetutës së këtij vendi që po ndiqet me seriozitet të madh nga Shinzu Abe, kryeministri i Japonisë dhe nga partia Liberal-Demokrate në pushtet në këtë vend.

Kjo çështje brenda në Japoni ka edhe përkrahës edhe kundërshtarë dhe ka ngjallur reagime edhe në qarqe rajonale. Kushtetuta e Japonisë ashtu si në vendet e tjera, është teksti më i lartë ligjor i këtij vendi dhe çdo ligj, urdhër, dekret i perandorit ose amendament i miratuar nga qeveria që nuk përputhet me Kushtetutën e këtij vendi, konsiderohet i pavlerë. Kushtetuta e Japonisë u miratua në më 3 nëntor të vitit 1946 pas disfatës së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe pushtimit të këtij vendi nga forcat aleate. Statusi Mixhi ose Ligji i Perandorit (i miratuar në vitin 1889) ka qenë Kushtetuta e mëparshme e Japonisë e cila i jepte kompetenca të gjera mbretit dhe pushtetin ekzekutiv ia kishte dhënë këshillit të ministrave dhe kryetari i këtij këshilli caktohej nga këshilli mbretëror. Statusi Mixhi shumë herë ka pësuar ndryshime të gjera derisa u ndryshua tërësisht me miratimin e Kushtetutës së quajtur "paqësore" më datë 3 nëntor të vitit 1946 dhe me fuqizimin e saj më 3 maj të vitit 1947. Si pasojë e këtij ndryshimi, sistemi politik kushtetues mbretëror i Japonisë u zëvendësua me një sistem liberal-demokrat me bosht kryesor parlamentin. Natyrisht se ligji i mëparshëm ende ka ruajtur kredibilitetin e vet dhe Kushtetuta e re në bazë të nenit 73 të statusit perandorak, konsiderohet një dokument për rishikim në statusin perandorak të Japonisë. Megjithëkëtë, në Japoni shumë njerëz besojnë se Kushtetua e miratuar në vitin 1946, dobëson pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar të këtij vendi.

Parlamenti i Japonisë kohëve të fundit ka dhënë pëlqimin për rishkrimin e Kushtetutës së quajtur "paqësore" e cila i është imponuar Tokios nga Amerika pas Luftës së Dytë Botërore. Ky ndryshim i Kushtetutës i cili konsiderohet një prioritet i veçantë për kryeministrin japonez Shinzu Abe, vendos ligje për organizimin e referendumit. Ky është rishikimi i parë që bëhet në Kushtetutën e imponuar nga Amerika për Japoninë, por ende nuk është caktuar ndonjë datë e veçantë në të cilën do të votohej ky ndryshim i Kushtetutës. Vlen të theksohet se Shinzu Abe, kryeministri konservator i Japonisë, rishikimin e Kushtetutës së këtij vendi e ka vendosur si një qëllim të lartë të tij. Ai përpara një komitetit të Kuvendit të Lartë të Japonisë deklaroi: "Ne po jetojmë në një periudhë në të cilën kemi nevojë të përpilojmë një kushtetutë të re për Japoninë e cila do të kërkojë nga vendi që të luaj një rol më të madh në Bashkësinë Ndërkombëtare". Sondazhet tregojnë se një pjesë e opinionit publik të Japonisë përkrah ndryshimin e Kushtetutës së këtij vendi, mirëpo shumica e tyre ende mbrojnë nenin 9 në bazë të të cilit Japonia nuk ka të drejtë të përdorë forcën ose të kërcënojë për përdorimin e saj si një mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Nga pikëapamja e kundërshtarëve, ndryshimi i Kushtetutës e afron një hap më tepër Japoninë drejt përleshjeve ushtarake. Ky ndryshim do të lehtësojë bashkëpunimin dypalësh ushtarak, mbrojtës dhe inteligjent të Amerikës dhe Japonisë. Tokio është aleat ushtarak i Amerikës në rajon dhe 50 mijë trupa ushtarake të Amerikës ende janë të dislokuar në Japoni dhe gjithashtu flota e shtatë ushtarake e Amerikës e përbërë nga 18 luftanije ende qëndron në Japoni.

Kryeministri i Japonisë dhe partia Liberal-Demokrate në pushtet po ndjekin qëllime të caktuara nga ndryshimi i Kushtetutës të cilat e bëjnë më të vendosur atë për zbatimin e kërkesave të tij dhe të kësaj partie. Shinzu Abe, kryeministri i Japonisë, për të fituar në zgjedhjet për Kuvendin e Lartë të cilat do të zhvillohen në verën e këtij viti dhe për të fituar numrin më të madh të kursive, në mënyrë serioze ka paraqitur çështjen e ndryshimit të Kushtetutës dhe rishikimit të saj. Ai në mënyrë të qartë ka deklaruar se dëshiron ta ndryshojë Kushtetutën e përpiluar nga Amerika, mirëpo ndryshimi zyrtar i saj ka nevojë që të konfirmohet nga dy e treta e anëtarëve të të dy kuvendeve, të Kuvendit Popullor dhe të Kuvendit të Lartë të Japonisë si dhe të fitojë shumicën e votave në referendum. Partia Liberal-Demokrate (LDP) në pushtet në Japoni dhe aleati i saj i vogël në koalicion do të thotë partia Kumeito, aktualisht ka shumicën e dy të tretave të kursive në Kuvendin Popullor, mirëpo në Kuvendin e Lartë ka kursi më pakë. Shinzu Abe kohëve të fundit ka deklaruar se për partinë në pushtet është shumë vështirë që në mënyrë të vetme të fitojë dy të tretat e shumicës në Kuvendin e Lartë. Prandaj ai ka theksuar se përveç kursive të partisë në pushtet dhe të partisë Kumeito, po bënë përpjekje që shumicën e duhur të dy të tretave ta formojë me deputetët e pavarur dhe përgjegjës të cilët mendojnë për ndryshimin e Kushtetutës. Kryeministri i Japonisë në lidhje me këtë çështje ka përmendur partinë e Uzaka Ishino Kai si aleat i mundshëm përkrahës i ndryshimit të Kushtetutës.

Kryeministri i Japonisë i cili është një personalitet radikal dhe nacionalist ekstrem, me paraqitjen e çështjes së ndryshimit të Kushtetutës së këtij vendi, synon të provokojë ndjenjat nacionaliste sidomos tek të rinjtë japonezë dhe të forcojë pozitën e Partisë Liberal-Demokrate në zgjedhjet e ardhshme duke marrë shumicën e vendeve në Kuvendin Popullor dhe në Kuvendin e Lartë. Në një kategorizim të përgjithshëm mund të thuhet se Japonia për shkak të rritjes së moshës së popullsisë, konsiderohet një vend me shoqëri të moshuar e cila nuk pajtohet shumë me politikën dhe qasjen aventuriere të qeverisë së Japonisë Në këtë mes të rinjtë dhe ajo shtresë e popullsisë e cila ka pësuar dëme të mëdha nga Amerika gjatë bombardimeve bërthamore në Hiroshima dhe Nakazaki, përkrahin ndryshimin e kushtetutës dhe politikën nacionaliste të Japonisë. Edhe pse personat e moshuar nuk kundërshtojnë largimin e vendit të tyre nga ombrella mbështetëse e Amerikës, mirëpo janë të shqetësuar për politikën luftënxitëse dhe kthimin e qeverisë së Japonisë në politikën për pushtimin e territoreve të reja e cila kërcënon sigurinë dhe qetësinë e shoqërisë së Japonisë. Për këtë arsye shumë prej përkrahësve të Kushtetutës aktuale të Japonisë e konsiderojnë atë burim të paqes, qetësisë dhe demokracisë në vend. Mirëpo shumë përkrahës konservatorë të Japonisë të cilët kërkojnë rishikimin e Kushtetutës së Japonisë dhe nuk kanë mjetet e duhura politike, këtë Kushtetutë e konsiderojnë "një dokument grep të shkruar me fjalë të komentuara" i cili është përpiluar nga Amerika "me urrejtje dhe ndjenjën e hakmarrjes për të pushtuar përgjithmonë Japoninë". Kryeministri i Japonisë gjatë këtij procesi më tepër thekson në të drejtën e mbrojtjes dhe të dislokimit të forcave ushtarake brenda dhe jashtë vendit, mirëpo aktualisht pohon se duhet të zhvillohen negociata në mënyrë që të përcaktohet se cilët kapituj të Kushtetutës së këtij vendi duhet të rishikohen. Kjo çështje tregon se partia LDP e Japonisë është e vendosur për ta ndryshuar Kushtetutën e këtij vendi.

Për këtë arsye janë duke u shtuar brengosjet në shoqërinë e këtij vendi dhe në qarqet rajonale në lidhje me pasojat e reformës kushtetues në Japoni. Kohëve të fundit mijëra qytetarë të këtij vendi në qytete të ndryshme të Japonisë si në kryeqytetin Tokio kanë organizuar protesta kundër ndryshimit të Kushtetutës së këtij vendi. Gazeta japoneze "Japan Today" ditë më parë ka shkruar se rishikimi i disa neneve të Kushtetutës së këtij vendi mund të jetë një sfidë e madhe dhe sondazhet tregojnë se shumica e popullit japonez janë kundër këtij veprimi. Kushtetuat e Japonisë ka paraparë kufizime të shumta për pjesëmarrjen e këtij vendi në operacionet ushtarake jashtë kufijve të Japonisë. Një prej neneve polemike të Kushtetutës së Japonisë është neni 9 që ndryshim ose heqja e tij do t'i japë mundësi forcave mbrojtëse të këtij vendi që të marrin pjesë në operacionet jashtë kufijve për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Për këtë arsye parashikohet të ndryshohen shumë ligje polemike nga ana e qeverisë së Shinzu Abe si dhe të përpilohen rishtazi disa prej neneve të këtij dokumenti të lartë ligjor të Japonisë duke përfshirë edhe nenin 9 të tij. Duke marrë parasysh se Japonia është aleat ushtarak i Amerikës në lindje të Azisë dhe SHBA-të ende kanë rreth 50 mijë trupa ushtarake në Japoni sidomos në Ukinava, kundërshtarët e reformës kushtetuese të këtij vendi e konsiderojnë këtë veprim në kuadër të politikës ushtarake të Amerikës në rajon.

Qeveria e Tokios insiston në zbatimin e reformës kushtetuese në kohën kur Japonia gjithnjë ka mosmarrëveshje territoriale me disa nga vendet fqinje të saj, sidomos me Kinën. Prandaj disa ekspertë dhe analistë politikë shkakun e këtij vendimi dhe insistimi të qeverisë së Japonisë e konsiderojnë të lidhur me veprimet e Kinës në ishujt për sovranitetin e të cilave kanë mosmarrëveshje këto dy vende në detin lindor të Kinës dhe me testimet raketore të Koresë Veriore. Qeveria e Japonisë më parë kishte thënë se do ta rikonstruktojë ushtrinë e këtij vendi në reagim ndaj asaj që ajo e quajti "kërcënim në rritje e sipër" nga ana e Kinës. Nga pikëpamja e qarqeve rajonale si ato të Kinës, funksionarët e lartë të qeverisë së Amerikës me vizitat e tyre në Japoni kanë forcuar ultra-nacionalizmin në këtë vend dhe në një farë mënyre po përkrahin programet e Shinzu Abe për zbatimin e reformës kushtetuese, si dhe politikën ushtarake të tij. Disa media të Kinës kohëve të fundit me publikimin e disa materialeve, kanë analizuar vizitën e ardhshme të presidentit amerikan Barak Obama në Hiroshima dhe kanë shprehur shqetësime se disa faktorë radikal të cilët me dinamizëm të madh po punojnë në realizimin e politikave ushtarake të Japonisë, mund ta mirëpresin këtë vizitë dhe ta shfrytëzojnë atë për qëllimet e tyre. Sipas gazetës kineze "China Daily", disa funksionarë japonezë janë përqendruar në çështje ushtarake dhe të sigurisë, gjë që është shumë e rrezikshme dhe kjo vizitë e presidentit amerikan do t'i jep atyre pretekst të mirë.

Kjo gazetë kineze në vazhdim ka shtuar se duke marrë parasysh sjelljen e qeveritarëve të Japonisë dhe politikat kolonialiste të këtij vendi në të kaluarën, duket e natyrshme që disa vende fqinje të këtij vendi ta ndjekin me shqetësim vizitën e Barak Obamas në Japoni. Sipas Pekinit, vizita e funksionarëve të lartë amerikanë në Japoni është bërë shkak për shtimin e pushtetit të Shinzu Abe, kryeministrit të këtij vendi. Kjo është hera e parë që pas bombardimeve bërthamore të Amerikës në vitin 1945 në Hiroshima, një president i SHBA-ve shkon për vizitë në këtë qytet. Obama do të shkojë në Japoni për të marrë pjesë në samitin e krerëve të grupit G-7. Ekspertët politikë besojnë se kryeministri i Japonisë nën hijen e vizitave të tilla, po bënë përpjekje që të realizojë ëndrrën e vjetër të konservatorëve të cilët dëshirojnë që Japonia përsëri të shndërrohet në një fuqi të madhe ashtu siç ishte në të kaluarën. Kundërshtarët e reformës kushtetuese të Japonisë besojnë se në rast se ndodhë një gjë e tillë jo vetëm Tokio nuk do të arrijë të lirohet nga hegjemonia e Amerikës, por edhe mënyra e të menduarit do të largohet më shumë nga një politikë e tillë, për arsye Japonia do të bëhet një aleat edhe më i fortë i Uashingtonit dhe do të mbetet përsëri një si një asistent ushtarak dhe aleat i pakusht i Amerikës. Sipas kundërshtarëve të reformës kushtetuese të Japonisë, nëse nuk do të ekzistonte neni 9 i Kushtetutës së këtij vendi, liderët e Japonisë kurrë nuk do të kishin mundësi të lirohen nga pjesëmarrja në luftën në Irak. Protestuesit japonezë në kryeqytet reformën kushtetuese e konsiderojnë veprim në kuadër të politikave ushtarake të Amerikës në rajon.