Janar 23, 2024 20:35 Europe/Tirane

Rezultatet e një hulumtimi në tregojnë neve se përdoruesit e internetit në vitin 2023, mbi 1.3 trilion orë kanë qenë onlin.

Jeta e njeriut gjithnjë e më shumë po bëhet më e lidhur me botën dixhitale. Sondazhet tregojnë se çdo person shpenzon mesatarisht gati shtatë orë në ditë duke parë një ekran për punë, argëtim ose komunikim.

Por ashtu si mirëqenia fizike e njerëzve ndryshon nga vendi në vend, po ashtu ndryshon edhe mirëqenia dixhitale. Sipas indeksit të cilësisë së jetës dixhitale për vitin 2023 të SurfShark, disa vende kanë ecur më mirë se vendet e tjera në ofrimin e shërbimeve dixhitale dhe të internetit të aksesueshme dhe të përballueshme, duke çuar në një mirëqenie dixhitale më të mirë për njerëzit.

Prosperiteti dixhital renditet bazuar në pesë kritere kryesore: përballueshmëria e internetit, cilësia e internetit dhe lidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme, zhvillimi i infrastrukturës elektronike, aftësia për të luftuar krimin kibernetik dhe mbrojtja e privatësisë së njerëzve në internet, si dhe digjitalizimi i shërbimeve qeveritare.

Shpejtësia e internetit

Në kohën kur vendet më të pasura kryesisht kanë një mirëqenie dixhitale më të mirë për shkak të më shumë parave të disponueshme për të investuar dhe aftësisë për të përmirësuar kriteret kryesore, 22 vendet e botës që tejkaluan pritshmëritë për sa i përket PBB-së për frymë banori, shënuan rezultate të larta në sigurinë elektronike, infrastrukturën dhe qeverinë elektronike dhe në renditjen e përgjithshme të mirëqenies dixhitale. Shumica e këtyre vendeve janë nga Azia dhe Evropa Lindore.

Njerëzit në mbarë botën kalojnë më shumë se një të katërtën e kohës së tyre në internet çdo ditë dhe më shumë se 60% e popullsisë së botës përdorin rrjetet sociale.

Kjo statistikë u publikua në mesin e vitit 2023, në raportin më të fundit të DataReportal, një bibliotekë referimi në internet me qindra raporte dhe të dhëna falas. Një raport ky që tregon se shkalla globale e pranimit  dhe adoptimit të mediave sociale është dyfishuar në 8 vitet e fundit.

Të gjitha këto statistika dhe shifra kanë një mesazh të qartë: interneti dhe rrjetet sociale janë bërë një pjesë thelbësore e jetës së njeriut sot, dhe nëse dikush ose ndonjë institucion dëshiron të tërheqë vëmendjen e opinionit publik, kjo duhet të ndodhë në kontekstin e internetit dhe rrjeteve sociale. Por çfarë përmbajtje kërkojnë njerëzit më shumë në internet? Cilat faqe dhe aplikacione janë më tërheqëse? Dhe për çfarë lloj përmbajtjeje dixhitale shpenzojnë më së shumti përdoruesit?

Që nga viti 2013 e deri më tani, grupi i analizimit të të dhënave Domo ka publikuar një raport vjetor të titulluar "Të dhënat kurrë nuk flenë" (Data Never Sleeps) që detajon statistikat e internetit të vitit në fjalë. Sipas këtij raporti, popullsia e përdoruesve të internetit në vitin 2023 ishte 5.2 miliardë njerëz, që është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2020 që ishte një popullsi prej 4.5 miliardë njerëz.

Ndër statistikat e dhëna për vitin 2023, mund të përmendim dërgimin e 241 milionë emaileve në minutë, që në vitin 2022 ishte 231.4 milionë emaile në minutë. Gjithashtu, në Google janë bërë 6.3 milionë kërkime, që është rritur me 6.7% krahasuar me një vit më parë.

Raporti thekson se çdo 60 sekonda, përdoruesit në mbarë botën shpenzonin gjithsej 25.1 milionë orë në internet, që do të thotë se komuniteti global shpenzon më shumë se 1.3 trilion orë në vit duke eksploruar internetin.

Në vitin 2023, në rubrikën e lajmeve, tema më e kërkuar lidhet me “Luftën në Gaza”. Në vendin e dytë është “Nëndetësja Titanic” dhe në vendin e tretë “Turkey Earthquake”.

Një nga komponentët më të rëndësishëm në ekzaminimin e aksesit të njerëzve në internet janë rrjetet sociale. Një mjet komunikimi që është bërë pjesë e pandashme e jetës së miliarda njerëzve sot.

Analizimi i raporteve të instituteve kërkimore dhe kompanive që punojnë në fushën e analizës së sjelljeve online të përdoruesve të internetit, tregon se shkalla globale e pranimit dhe adoptimit të mediave sociale është dyfishuar në 8 vitet e fundit. Sipas këtij raporti, në korrik të vitit 2015, më pak se 30% e popullsisë së botës përdorte mediat sociale. Kjo shifër vazhdoi të rritet në vitet në vijim derisa arriti në 51% të popullsisë së botës me një rritje të shpejtë në korrik të vitit 2020, gjatë kulmit të karantinës dhe kufizimeve të shkaktuara nga epidemia e virusit Corona.

Me uljen e kufizimeve të pandemisë së virusit Corona, ritmi dyshifror i rritjes së përdorimit të rrjeteve sociale u ul ndjeshëm duke hyrë në vitin 2022. Por shkalla globale e pranimit dhe adoptimit të rrjeteve sociale në korrik të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar një rritje prej 2.8 për qind, që tregon se shkalla e pranimit dhe adoptimit të rrjeteve sociale në mesin e njerëzve ka ruajtur trendin e saj rritës në të njëjtën kohë me rritjen e popullsisë botërore.

Raporti i kompanisë së hulumtimit të tregut GWI tregon se sasia e kohës që njerëzit shpenzojnë duke përdorur rrjetet sociale në vitin 2023, është ulur me 3 minuta në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por mesatarja e përdorimit të mediave sociale ende ndryshon ndjeshëm midis vendeve të ndryshme të botës. Kjo mesatare varion nga një maksimum prej 3 orë e 49 minuta në ditë për përdoruesit e rrjeteve sociale në Brazil në një minimum prej 47 minutash në ditë për përdorues në Japoni.

Por cilat media sociale përdorin më shumë përdoruesit e internetit në mbarë botën? Sipas informacioneve të publikuara, dhjetë mediat sociale më të njohura në botë nga përdoruesit e moshës 16 deri në 64 vjeç janë: WhatsApp, Instagram, Facebook, Wechat, Tik Tok, DOUYIN, X (Twitter), Facebook Messenger (FB Messenger), Telegram , Line.

Pavarësisht se është në vendin e dytë, rrjeti social Instagram është ende një mundësi kryesore për marka dhe kompani e ndryshme, me më shumë se 62% e përdoruesve të Instagramit që përdorin këtë platformë për të hulumtuar përpara se të blejnë ose shikojnë përmbajtjen e markës ose kompanisë.

Një statistikë të cilën e konfirmon edhe raporti i qendrës së zhvillimit të tregtisë elektronike të Iranit dhe në mesin e mediave të ndryshme sociale, platforma Instagram me 55% është në krye të përdorimit të përdoruesve iranianë të rrjeteve sociale për blerjen e mallrave dhe artikujve të ndryshme.

Pavarësisht të gjitha këtyre statistikave në rritje, rezultatet e hulumtimeve tregojnë se aksesi i njerëzve në internet mbetet një sfidë për grupet shoqërore më të cenueshme në botë dhe përballueshmëria e shpenzimeve ka qenë gjithmonë një pengesë kryesore. Vitin e kaluar, përqindja e familjeve në Bashkimin Evropian me akses në internet u rrit në 93%. Megjithatë, sipas të dhënave të publikuara, miliona qytetarë të BE-së nuk kishin ende mundësi financiare të paguanin shpenzimet e nevojshme për një lidhje interneti vitin e kaluar. Prandaj, rreth 2.4% e popullsisë së Bashkimit Evropian nuk kanë mundësi financiare të paguajë për lidhjen në internet.

Natyrisht, përqindja e njerëzve që nuk kanë mundësi financiare të paguajnë internetin, si për nga numri i përgjithshëm i popullsisë, ashtu edhe për sa i përket njerëzve që klasifikohen në shtresa të varfra, është e ndryshme në vende të ndryshme të botës. Për shembull, në Rumani, një person në çdo katër persona që janë në kategorinë e shtresës së varfërisë nuk kishte mundësi financiare të paguante koston e lidhjes me internetin. Bullgaria me 20% dhe Hungaria me 16% kanë shënuar një nivel të lartë në këtë drejtim. Në Gjermani, më shumë se 8% e njerëzve të varfër dhe në Francë më shumë se 6% e njerëzve të këtyre shtresave nuk kanë mundësi financiare të paguajnë për internetin.

Në fund, le t'i hedhim një vështrim të përgjithshëm statistikave të përdoruesve të internetit në Iran. Numri i përdoruesve të internetit dhe mediave sociale në Iran është gjithashtu në rritje dhe është rritur me shtatë të dhjetat e përqindjes gjatë vitit 2023. Shkalla e depërtimit të internetit në Iran ka arritur rreth 80% dhe ka rreth 70 milionë përdorues të internetit në Iran. Nga kjo popullsi e internetit në Iran, 48 milionë njerëz janë përdorues të rrjeteve sociale.

Raporti i DataReportal tregon se që nga viti 2022, aksesi në informacion është arsyeja më e rëndësishme për përdoruesit e moshës 16-64 vjeçare në mbarë botën për të vizituar internetin. Pas kësaj, lidhja me miqtë dhe familjen, njohja e lajmeve dhe ngjarjeve më të fundit, shikimi i filmave dhe serialeve, mësimi se si të bësh gjëra, gjetja e ideve dhe frymëzimeve të reja, aksesi dhe dëgjimi i muzikës, kërkimi i produkteve dhe markave, mbushja e kohës së lirë, edukimi dhe qëllimet që lidhen me arsimin dhe hulumtimin, kërkimi i vendeve, destinacioneve të pushimeve dhe udhëtimeve, kërkimi i çështjeve të lidhura me shëndetin dhe produkteve të orientuara drejt shëndetit, menaxhimi i financave dhe kursimeve, kërkimet në lidhje me biznesin dhe së fundi lojërat, janë arsyet më të rëndësishme për njerëzit në mbarë botën që i drejtohen internetit.

Sipas rezultateve të hulumtimit, përdoruesit iranianë janë më të interesuar për shërbimet e transmetimit të filmave dhe serialeve, shërbimet e transmetimit të muzikës, shkarkimet e muzikës, aplikacionet celulare, lojërat celulare, shkarkimet e filmave, programet e leximit dhe mësimit, librat elektronikë, blerjet brenda aplikacionit, shërbimet e lajmeve, paketat softuerike dhe shërbimet e speciale të web, abonimet në revista online dhe dhuratat dixhitale. Pra, iranianët më së shumti paguajnë internetin për këto çështje.

Tags