Uniteti në botën islame
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i21139-uniteti_në_botën_islame
Në këtë emision do të flasim mbi disa mënyra të arritjes së unitetit islamik nga pikëpamja e Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Revolucionit Islamik në Iran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 12, 2016 22:41 Europe/Tirane
  • Uniteti në botën islame

Në këtë emision do të flasim mbi disa mënyra të arritjes së unitetit islamik nga pikëpamja e Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Revolucionit Islamik në Iran.

Përshëndetje për ju të dashur dëgjues, jemi përsëri së bashku me emisionin tonë me temë Uniteti në botën islame. Në emisionin e kaluar diskutuam në lidhje me pozitën e unitetit islamik sipas mendimeve të Imam Khomeinit (ra) dhe thamë se Imam Khomeini (ra) . Imam Khomeini ka përmendur dy lloje të strategjive për arritjen e një synimi të këtillë: Strategjia kulturore dhe ideologjike dhe Strategjia politike dhe praktike. Ai ka propozuar që për arritjen e një uniteti të gjerë të myslimanëve duhet të ekzistojë një objektiv i plotë i perceptimit të problemeve mendore dhe morale të shoqërive dhe shteteve islame, para së gjithash krijimi i besimeve politike dhe fetare tek myslimanët dhe udhëheqja e shoqërive myslimane me Islamin e vërtetë.Në këtë drejtim, Imam Khomeini ka thënë se Islami Mohamedian është Islam i pastër, kurse islami amerikan parandalon realizimin e unitetit të ummetit islam dhe nuk duhet pranuar këtë lloj të islamit. Ju lutemi të na ndiqni në vazhdim!

Sipas mendimit të Imam Khomeinit, ndryshimi dhe zhvillimi i bazës në shoqërisë islame dhe çlirimi i myslimanëve nga divergjencat, nuk do të jetë e mundur pa programim të hollësishëm, bazë dhe rrënjë të mendimin, sepse pozita e papërshtatshme e botës islame, ndikon në dobësimin e mendimit, kulturës dhe besimit të myslimanëve dhe rritë fuqitë hegjemoniste dhe arrogante mbi myslimanët. Kolonialistët gjithmonë kanë menduar dobësimin e mendimit dhe të kulturës sëummetit islam, kanë plaçkitur burimet natyrore të vendeve islame dhe kanë shkatërruar çdo gjë intelektuale, kulturore dhe ideologjike të myslimanëve vetëm e vetëm që të arrijnë synimet e tyre degjeneruese. Tani më shumë se kurrë nevojitet një mobilizim i shteteve islame që të bëjnë të qartë një strategji të veprimit nën parimet e fesë islame. Bota islame posedon një ideologjie ta pasur historike, kulturore dhe politike dhe me një unitet të plotë mund të kthehet në krye të vërtetësisë së saj historike dhe kulturore, duke identifikuar komponentët e brendshëm të identitetit fetar dhe kombëtar. Sipas mendimit të Imam Khomeinit (ra), lëvizja mendore dhe kulturore e cila do tëçonte përfundimisht drejt forcimit tëbindjeve tëpërbashkëta në nivel tëpërgjithshëm, është e mundur të arrihet me bashkimin e elitës së dijetarëve dhe intelektualëve fetarë. Imam Khomeini konfuzionin dhe përçarjet në botën myslimane i konsideron rezultat i shmangies së mësimeve hyjnore dhe ndërhyrjeve të fuqive arrogante tek myslimanët dhe sipas tij e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo dilemëekzistojnë tre koncepte themelore dhe kyçe "Islami", "Liria" dhe "Pavarësia", të cilat mund të ndikojnë nërindërtimin e identitetit të pavarur islam. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje publike studiuesve dhe elitës fetare që nëse dëshirojnë të ringjallin identitetin islam, duhet të punojnë në drejtim tërealizimit të këtyre tre koncepteve. Sipas Imam Khomeinit, prezantimi i Islamit është e vetmja mënyrë për të trajtuar dhimbjen e shoqërisë myslimane dhe për ringjalljen e "islamit të vërtetëMohamedan". Ai duke theksuar mbi vizionin jo-islam të komuniteteve jo-islame, mendimin e Islamit amerikan e konsideron si pengesën kryesore të unitetit të umetit islam dhe shton se për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për një unitet të vërtetë, duhet miratuar një strategji e përshtatshme e cila eliminon këto pengesa. Imam Khomeini në teorinë e tij të unitetit, i përmend një nga një këto pengesa si dhe zgjidhjet e duhura që nevojiten për unitetin e botës islame, ku ai përmend "Javën e unitetit" dhe "Ditën Botërore të Kodsit", të cilat mund të vlerësohen si shumë pozitive në këtë drejtim.

Liria është një tjetër koncept themelor i përmbledhjes së sistemit tëmendimit të Imam Khomeinit në modelin e të menduarit dhe zbatimit të unitetit islam, sepse qeveritë islame janë shtyllat themelore të botës islame dhe që përbëjnë një rol kryesor në formësimin dhe avancimin e qëllimeve dhe programeve jetësore. Nërindërtimin e shtyllave të "qeverisë së madhe islame" dhe në rivendosjen e unitetit , duhet tëekzistojë njëmishërim mes popullit dhe qeverisë, sepse në regjimet autoritare qëekzistojnë në disa vende islame, mungesa e bashkëpunimit mes popullit dhe qeverisëështë pengesa kryesore për arritjen e unitetit islamik. Prandaj, çlirimi nga zgjedha e regjimeve jopopullore, është një nga shtyllat kryesore e mendimit politik të Imam Khomeinit në teorinë e unitetit. Imam Khomeini në lidhje me nevojën e rrëzimit të regjimeve dhe vendosjen e Islamit si sistem udhëheqës thotë: "Përmbysja e regjimeve autoritare është obligim për të gjithë". Aparatet qeveritare që nuk burojnë nga populli, duhet të hapin rrugën që institucionet ti shërbejnë popullit dhe të krijohen në përputhje me ligjin islam dhe gradualisht të vendoset pushteti islam. (Në kërkim të rrugës së fjalës së Imamit, libri i parë, fq. 185).  "Pavarësia" është koncepti i tretë për realizimin eunitetit islamik dhe është në qendër të sistemit të koncepteve të Imam Khomeinit. Pavarësia, përkujtonndërgjegjen, zgjimin, vetëzbulimin dhe shërbimin në interes të popullit dhe jo në interes të fuqive perëndimore. Imam Khomeini thekson se Zoti na ka porositur që tëpafetë nuk duhet lejuar të sundojnë mbi myslimanët dhe myslimanët assesi nuk duhet ta pranojnë këtë dominim. Ai realizimin e pavarësisë e konsideron në dy fusha të brendshme dhe të jashtme dhe beson se parakusht  i nevojshëm për arritjen e pavarësisë në arenën e jashtme është pavarësia e brendshme, sepse pa pavarësi të brendshme nuk mund tëarrihet pavarësia ndërkombëtare. Sipas Imam Khomeinit (ra), popujt mysliman në hapin e parë drejtë pavarësisë duhet të lëvizin nga brenda dhe arrijnë vlerat e mirëfillta kombëtare dhe islame dhe pastaj të hedhin hapin e dytë, dekolonizimin e tokave myslimane. Ai beson se një gjë e tillë më së miri do të arrihej duke pasur parasysh unifikimin e fuqisë intelektuale tëbrendshme, sepse pa unifikim të elitës intelektuale dhe fetare islame nuk mund të arrihen dimensionet e duhur atë pavarësisë.

Imam Khomeini (ra) zgjerimin dhe konsolidimin e bazave propaganduese nga dijetarët, intelektualët, udhëheqësit dhe pionierët e mendimit fetar dhe kombëtar, e konsideron si mekanizmin kryesor të zbatimit të unitetit islamik. Imam Khomeini në lidhje me këtë beson se elita të tilla duhet të punojnë në rritjen e nivelit intelektual të popullit dhe të zhvillojnë dhe formojnë marrëdhëniet shoqërore në mesin e ummetit islamik. P.sh. shfrytëzimi i kapacitetit për organizimin e ceremonisë fetare-politike të namazit të xhumasë në nivel kombëtar dhe ceremonia e haxhit në nivel ndërkombëtar, është theksuar vazhdimisht nga ana e Imam Khomeinit (ra). Imam Khomeini ka pasur njohuri të shumta në lidhje me rolin e komuniteteve fetare dhe në kuptimin e ideve dhe ndërtimin e komunitetit. Ai nuk ka theksuar që  komuniteti të organizojë vetëm ceremoni fetare vetëm me qëllim të mësimit, por ka përkrahur rolin social dhe formimin e marrëdhënieve të reja sociale nëpërmjet takimeve dhe informimin e myslimanëve mbi fuqinë dhe forcat vullnetare dhe humane.  Pra, "Java e unitetit" dhe "Dita Botërore të Kodsit", janë dy thirrje të tij të cilat mund të vlerësohen si shumë pozitive në këtë drejtim. Krijimi i një partie unike dhe në nivel botëror e përbërë nga popujt myslimanë të botës dhe vendeve islamike po ashtu bën pjesë në strategjinë e Imam Khomeinit për krijimin e unitetit në mesin e myslimanëve. Hezbullahu dhe partia e të shtypurve janë dy koncepte themelore në literaturën politike të mendimit të Imam Khomeinit (ra) për realizimin e unitetit islamik. Ai krijimin e Partisë së unitetit islamik e kosnideori manifestim të fuqisë dhe masave të organizuara të myslimanëve si e vetmja rrugë për daljen nga kriza e sotme globale e myslimanëve. Imam Khomeni (ra) për këtë arsye "Partinë e të shtypurve" e propozoi si një themelim politike, derisa popujt myslimanë nga e gjithë bota, tëkoordinojnë aktivitetet e tyre politike brenda kësaj rryme të re dhe të solidarizohen me këtë dhe të ndihmojnë në forcimin e saj. Qëllim  i tij për formimin e një partie të tillë ishte forcimi i besimit kolektiv tek ummeti islamik dhe përtë gjetur zgjidhjen dhe për t'i dhënë fund problemeve dhe fatkeqësive të botës islame. Ai në lidhje me këtë ka thënë: "Unë shpresoj se partia e të shtypurve do t'i tubojë të gjithë të shtypurit e botës të bëhen bashkë për të koordinuar veprimet dhe tëorganizojnë kryengritje kundër shtypësve të cilët po plaçkitin pasuritë e tyre dhe padyshim se ata nuk duhet të lejojnë që dikush t'i shtypë". (Sahife Nur, vëll. 8, fq. 250).

Të dashur dëgjues këtu është fundi i këtij emisioni, shpresojmë të jemi përsëri së bashku në emisionin e radhës në lidhje me unitetin islamik, ku do të flasim mbi mendimet e AjetollahKhameneit, Liderit suprem të Revolucionit Islamik. Mirëmbetshi.