Uniteti në botën islame
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i21493-uniteti_në_botën_islame
Përshëndetje për ju të dashur dëgjues, jemi përsëri së bashku me emisionin tonë me temë Uniteti në botën islame.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 15, 2016 19:21 Europe/Tirane

Përshëndetje për ju të dashur dëgjues, jemi përsëri së bashku me emisionin tonë me temë Uniteti në botën islame.

Në emisionin e kaluar ju prezantuam mendimet e Imam Khomeinit (ra), si një nga reformatorët më të mëdhenj të botë shiite dhe islame dhe themelues i Revolucionit Islamik në Iran. Imam Khomeini (ra) ka pasur për qëllim që idetë islame të jenë prezentë në çdo qoshe të territorit të botës dhe kurrë nuk e ka lënë pas dore çështjen e qeverisje islame në nivel global dhe gjithmonë ka theksuar mbi këtë çështje. Besnikëria e tij e sinqertë ndaj "unitetit" e ktheu atë në figurën më të shquar revolucionare dhe krijoi një pozitë të lartë në mesin e të gjithë myslimanëve të botës. Imam Khomeini konfuzionin dhe përçarjet në botën myslimane i konsideron rezultat i shmangies së mësimeve hyjnore dhe ndërhyrjeve të fuqive arrogante tek myslimanët dhe sipas tij e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo dilemë ekzistojnë tre koncepte themelore dhe kyçe "Islami", "Liria" dhe "Pavarësia", të cilat mund të ndikojnë në rindërtimin e identitetit të pavarur islam. Krijimi i një partie unike dhe në nivel botëror e përbërë nga popujt myslimanë të botës dhe vendeve islamike po ashtu bën pjesë në strategjinë e Imam Khomeinit për krijimin e unitetit në mesin e myslimanëve. Hezbullahu dhe partia e të shtypurve janë dy koncepte themelore në literaturën politike të mendimit të Imam Khomeinit (ra) për realizimin e unitetit islamik. Ai krijimin e Partisë së unitetit islamik e konsideroi manifestim të fuqisë dhe masave të organizuara të myslimanëve si e vetmja rrugë për daljen nga kriza e sotme globale e myslimanëve. Në këtë emision, do të flasim mbi pozitën e unitetit islamik sipas teorive të Ajetollah Khamenei-Liderit suprem aktual të RII. Ju lutemi të na ndiqni në vazhdim!

Ajetollah Khamenei ka deklaruar se fokusimi në mbrojtjen e interesave të Ummetit islam dhe në krijimin e unitetit në Botën islame garanton mbrojtjen e interesave të popujve myslimanë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, ka thënë se të gjithë muslimanët duhet të mbështeten në Kur’anin e shenjtë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik duke shprehur keqardhje të thellë për realizimin e planeve përçarëse të armiqve në botën islame, ka theksuar se, nëse popujt myslimanë me të gjitha këto potenciale të mëdha që posedojnë, do të bashkohen dhe do të kenë unitet jo vetëm në gjëra sekondare por edhe në politikat e përgjithshme, atëherë padyshim se do të garantojnë të gjitha interesat e popujve myslimanë, si dhe zhvillimin dhe progresin e tyre. Kjo është mënyra më e mirë me të cilën nderohet Profeti Muhameds.a.v.s.”. Rreth 60 vende të pavarura dhe që posedojnë burime të shumta energjetike, pozitë të rëndësishme dhe strategjike gjeografike, të përbashkëta të shumta fetare dhe kulturore si dhe një popullsi prej 1, 7 miliardë njerëz, përbëjnë një potencial madhor të Botës islame. Nëse ky potencial shfrytëzohet në shërbim të interesave të muslimanëve dhe të shteteve islame, fuqitë e huaja dhe armiqtë e Islamit nuk do të mund të pengojnë forcën dhe progresin e Botës islame. Hallka më e rëndësishme unifikuese e muslimanëve janë të përbashkëtat e shumta fetare. I njëjti libër qiellor, e njëjta Qabe, ceremonia madhështore e Haxhit, hadithet dhe traditat, të gjitha këto janë faktorë që forcojnë unitetin e Botës islame. Ai ka thënë se kolonizatorët synojnë vetëm plaçkitjen e burimeve dhe pasurisë së vendeve islamike dhe vazhdimisht tentojnë të shkaktojnë dallime dhe mosmarrëveshje midis vendeve myslimane. Ajetollah Khamenei përçarjen e cilësoi një mjet në duart e armiqve të islamit dhe tha se atë ditë kur në literaturën  e armiqve u shfaqën fjalët shii dhe suni, shumë dijetarë të mëdhenj të botës islame u shprehën të shqetësuar dhe e kuptuan se kjo përbën një komplot të ri. Ai tha se perëndimorët janë mjeshtër në krijimin e përçarjeve mes shiitëve dhe sunitëve dhe në këtë fushë kanë eksperiencë të gjatë, mirëpo roli që ata luajnë sot në këtë aspekt është më i rrezikshëm. Ajetollah Khamenei ka deklaruar se mos vallen e gëzohemi kur armiku përkrah njërin medhheb kundrejt tjetrit? Nëse na përkrahin ne, ne duhet të gëzohemi? Jo. Ne duhet të brengosemi dhe të gjejmë se çfarë pike të dobët kanë parë ata tek ne dhe që e përdorin si mjet në përkrahjen tonë. Ai në një rast ka thënë: Ju jeni suni, ata janë shii, mos i ndihmoni atyre. Ata nuk respektojnë as shiitët as sunitët, ata janë armiq të Islamit. Ata janë në shërbim të prishjes së botës islame. Ata mundohen të ndajnë popujt, të ndajnë zemrat të cilat janë të përkushtuara ndaj Zotit. (deklarata e datës 17.5.1385).

Ai dallimet midis përkrahësve të dy besimeve i konsideron të natyrshme dhe sjelljen e temave fetare dhe historike i trajton si marrëveshje emocionale dhe joshkencore. Profeti i nderuar i Islamit është pika më e rëndësishme e unitetit mes myslimanëve. Të gjithë myslimanët kanë mendim të përbashkët në lidhje me personalitetin dhe pozitën e lartë të hz. Muhammed (s.a.v.s) dhe për udhëzimet e tij. Në bazë të kësaj pike të përbashkët, java mes dy transmetimeve të ndryshme të ditës së lindjes së këtij hazreti, është shpallur si java e unitetit. Armiqtë e Islamit duke pasur parasysh pozitën e lartë të Profetit të nderuar të Islamit, përpiqen që duke kryer ofeza ndaj shenjtërisë së tij, të zbehin pozitën e lartë të hz. Muhammed (s.a.v.s.) dhe të dobësojnë ndjenjat e myslimanëve ndaj Profetit të tyre. Në një politikë të mirëllogaritur, armiqtë e Islamit kanë vënë në krye të agjendës së tyre përçarjen mes medhhebeve islame dhe ofezave ndaj Profetit të Islamit. Ata përpiqen të shkatërrojnë faktorin më të rëndësishëm unifikues mes myslimanëve dhe të krijojnë përçarje mes tyre. Përgjegjësia e dijetarëve dhe intelektualëve të botës islame është që ata të përpiqen për të prezantuar drejtë për të gjithë botën vlerat e pastra, humane, paqedashëse dhe drejtësidashëse të Islamit. Feja islame nuk ka asnjë lidhje me idetë takfiriste dhe ekstremiste. Ndryshe, Islami është fe çlirimtare dhe njeri-formuese e cila bazohet krejtësisht në mendim dhe logjikë.  Si mundet që një fe e tillë të kultivojë ekstremizmin dhe takfirizmin, në një kohë që Profeti i nderuar i Islamit vazhdimisht ka porositur se asnjë mysliman nuk ka të drejtë ta quaj jobesimtarë një mysliman tjetër? Çështja e unitetit mes myslimanëve është një domosdoshmëri dhe obligim. Armiqtë e Islamit me të gjitha forcat po zbatojnë politikën e përçarjes mes myslimanëve, duke përkrahur rrymat terroriste e takfiriste dhe e vetmja rrugë për tu përballur me këtë politikë, është sqarimi dhe theksimi mbi të përbashkëtat e shumta të myslimanëve të çdo medhhebi dhe izolimi i rrymave takfrisite e terroriste, këto rryma që nuk kanë asnjë lidhje me Islamin, të gjitha krimet që i kryejnë, i kryejnë nën menaxhimin dhe organizimin e shteteve perëndimore, si dhe me ndihmën e disa regjimeve të rajonit.

Ai ka kritikuar disa rryma shiite të cilët nuk përfillin detyrimet e shenjta të sunitëve dhe ata i ka konsideruar se janë në shërbim të kolonialistët anglezë dhe ka thënë: "Ne nuk pranojmë shiitët me qendër dhe bazë propaganduese në Londër, nuk janë shiitë ata të cilët nuk pranojnë Imamët (paqja qoftë mbi ta). Shiitët të cilët bashkëpunojnë me ata që krijojnë mosmarrëveshje, plane dhe armiqësi në mesin e myslimanëve, janë të neveritshëm dhe nuk janë vërtetë shiitë. Shiitët e vërtetë përfaqësojnë Kur'anin. Ne do t'i mbështesim dhe do t'i ndihmojnë ata që kundërshtojnë veprimet përçarëse të myslimanëve. (Deklarata e datës 26.5.1394). Lideri suprem i revolucionit islamik Ajetollah Khamenei po ashtu ka deklaruar se  armiqtë e Islamit duke u përballur me valën e zgjimit islamik, përkrahën dhe forcuan rrymat takfiriste e terroriste në vendet islamike të rajonit të LM si dhe në veri dhe perëndim të Afrikës. Këto rryma me emra të ndryshëm si Al Kaeda, ISIS, Boko Haram, Fronti Al Nusra, etj., i konsiderojnë jo besimtarë myslimanët e tjerë qofshin shiitë apo sunitë dhe kërkojnë vrasjen e tyre. Ajetollah Khamenei në lidhje me krimet e rrymave terroriste e takfiriste thekson: “Rreziku i madh i forcave takfiriste të cilat sot për fat të keq janë aktive në disa vende të rajonit, nuk është vrasja e njerëzve të pafajshëm, megjithëse edhe kjo është një krim shumë i madh, por rreziku më i madh është krijimi i përçarjeve dhe armiqësive mes shiitëve dhe sunitëve”. Ai në lidhje me domosdoshmërinë e evitimit të përçarjeve dhe kundërshtimeve mes myslimanëve, thekson: “Duhet të evitojmë me çdo mjet përçarjet dhe urrejtjet. As shiitët të mos mendojnë se një grup që vepron barbarisht me shiitët është sunit dhe as sunitët të mos ndikohen nga fjalët e ekstremistëve në lidhje me shiitët dhe të dyja palët duhet të mundohen të shuajnë zjarrin e urrejtjes dhe përçarjes. Të dyja palët duhet të jenë shumë të kujdesshme”. Fatkeqësisht disa vende të botës islame që pretendojnë se ndjekin mësimet e Kur’anit dhe të Profetit të Islamit, luajnë rol serioz në përkrahjen dhe forcimin e rrymave terroriste dhe takfiriste. Kjo është në një kohë kur një nga urdhrat e Kur’anit të shenjtë është që ummeti islamik të jetë i bashkuar dhe të gjithë myslimanët të jenë krah për krah njëri-tjetrit.  “Dhe bashkohuni si një trup i vetëm dhe mos u përçani”.

Të nderuar dëgjues, Të dashur dëgjues këtu është fundi i këtij emisioni, shpresojmë të jemi përsëri së bashku në emisionin e radhës në lidhje me unitetin islamik, ku do të flasim më shumë në lidhje me qëndrimet e Ajetollah Khamenei në lidhje me unitetin islamik. Ju lëmë nënë mëshirën e Zotit.