Në prani të Kur'anit 
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i21979-në_prani_të_kur'anit
Në këtë emision, përveç se do të flasim mbi mrekullitë tjera tëKur'anit Famëlartë, do të njihemi edhe me pjesën tjetër të efekteve qetësuese të këtij Libri qiellor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2016 06:14 Europe/Tirane

Në këtë emision, përveç se do të flasim mbi mrekullitë tjera tëKur'anit Famëlartë, do të njihemi edhe me pjesën tjetër të efekteve qetësuese të këtij Libri qiellor.

Të nderuar dëgjues, jemi përsëri sëbashku me ciklin tonë të emisioneve me titull "Në prani tëKur'anit", ku për disa çaste do të jemi së bashku dhe ju lutemi të nda ndiqni! Në emisionin e sotëm ku do të vazhdojmë të flasim mbi mrekullitë shkencore tëKur'anit, do t'i referohemi disa mrekullive tjera të këtij Libri hyjnor.

Siç dihet, personi i parë që zbuloi gravitetin ishte Isak Njuton në shekullin e shtatëmbëdhjetë. E dimë se para Njutonit, askush nuk ka pasur njohuri në lidhje me gravitetin e universit. Edhe pse Njutoni shquhet për zbulimet e tij në fusha të ndryshme të shkencës, por zbulimi i ligjit të gravitetit, u diskutua para tij. Në lidhje me të shkruajnë: "Njutoni dëshmoi se rënia e objekteve në tokë, rrotullimi i hënës dhe lëvizja e planetëve, janë subjekt i ligjit të tërheqjes që po i njëjti është ligji i gravitetit universal". Ajo çka e ka bërë të njohur këtëçështje, është se Njutoni ishte ulur nën një pemë dhe nga ajo pemë bie një mollë që e tërhoqi vëmendjen e tij për të zbuluar gravitetin. Ky zbulim akoma edhe pse kanë kaluar disa shekuj, konsiderohet si një nga zbulimet më të mëdha shkencore. Por një gjë e tillëështë e çuditshme, për shkak se rreth dhjetë shekuj para Njutonit, një gjë e tillëështë përmendur nëKur'aninFamëlartë, ku në shumëajete përmendet graviteti. Nëajetin 10 tësures Llokman, Zoti thotë:

" خَلَقَ السَّمَاوَاتِ بِغَیْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا وَأَلْقَى فِی الْأَرْضِ رَوَاسِیَ أَن تَمِیدَ بِکُمْ وَبَثَّ فِیهَا مِن کُلِّ دَابَّةٍ وَأَنزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَنبَتْنَا فِیهَا مِن کُلِّ زَوْجٍ کَرِیمٍ."

"Ai i krijoi qiejt pa shtylla, sikurse po i shihni e në tokë vendosi kodra të rënda që të mos luajë vendi bashkë me ju e nëpër të shpërndau nga të gjitha gjallesat, dhe nga qielli Ne kemi lëshuar shi e kemi bërë të mbijnë në të nga të gjitha llojet më të dobishme". Ajo çfarë Kur'ani ju ka referuar shtyllave të padukshme është forca e gravitetit, forca që ka qenë e vendosur në mes tëtë gjitha sferave qiellore dhe që mund të shihet. Nëajetin 41 të sures Fatir Zoti ka thënë: "All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s’ka askush pos Tij që mund t’i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë". Ky ajet i referohet forcës së gravitetit universal që Zoti e ka vendosur midis planetëve që mos të dalë nga orbita. Bazuar në këtë parim, Njuton thotë: "Vetëm forca e gravitetit nuk është e mjaftueshme për interpretimin e mrekullisë nga një shkencëtar, mirëpo duhet të peshohet një burim shkencor i forcës, masës, distancës, shpejtësisë dhe lëvizjes së të gjithë asaj dhe secila të vendoset në orbitë dhe një gjë të këtillë mund ta bëjë vetëm Zoti".

Ajetin të cilin e kemi zgjedhur sot, është një premtim tjetër i mëshirës hyjnore. Premtimi qëçdo lloj tëhidhërimit, frikës dhe pasigurisë sënjë besimtari e largon nga zemra e tij. Ajeti 30 i sures Fusilet thotë:

" انّ الَّذِینَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَیْهِمُ الْمَلَائِکَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِی کُنتُمْ تُوعَدُونَ"

“S’ka dyshim se ata që thanë: Zoti ynë është All-llahu”, pastaj nuk u luhatën, atyre u zbresin melaiket (në prag të vdekjes dhe u thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, keni myzhde Xhennetin që ju premtohej! "

Cilat janë ato interpretimegjithëpërfshirëse dhe interesat që në të vërtetë i posedojnë të gjitha mirësitë dhe tiparet e shquara. E para, ofrimi i zemrës me Zotin dhe besimi ndaj Tij dhe pastaj fokusimi në jetën e tij.  Ka shumë që flasin për dashurinë ndaj Zotit, por në praktikë nuk kanë durim. Ata që nuk e kanë këtë durim, janënjerëz të dobët dhe tëpafuqishëm, që kur interesat e tyre janë në rrezik, po këtë besim të dobët që e kanë e humbin. Në një hadith, thuhet se Profetit të Islamit hz. Muhammed (s.a.v.s.) i është thënë: "Më urdhëro mua që të godasëveten me atë hark dhe të shpëtojë nga kjo botë dhe nga bota tjetër". Profeti (s.a.v.s.) i tha: "Thuaj All-llahu është Zoti im dhe qëndro prapa kësaj gjithmonë". Tani e shohim se ata të cilët i mbajnë gjallë këto dy parime, përfitojnë shumë nga bekimi i Zotit. Kur'ani përmes këtyre ajeteve tregon për disa  dhurata të mëdha, dhurata që jepen nga engjëjt. Po, engjëjt janë ata që vlerësojnë punën e njeriut të cilët zbresin në tokë dhe përcjellin ata. Pas lajmit të parë dhe të dytë në lidhje me mungesën e frikës dhe pikëllimit, në fazën e tretë, ata thotë: Ju njoftojmë se juve ju është premtuar Parajsa. Me kujdes në thellësinë se këtij koncepti kjo madhështi hyjnore e cila i jepet besimtarit nga engjëjt, shpirti i njeriut fluturon dhe e tërë qenia e tij absorbohet në besim dhe durim. Nën rrezen e kësaj kulture dhe të këtyre mësimeve ishte Islamiqë nga injoranca arabe krijoi shembullin e modelit të njerëzve që nuk kishin asnjë sakrificë dhe përmbajtje. Padyshim se këto mësime, sot mund t'i frymëzojnë myslimanët për të dalëtriumfues përballë çdo problemi.  Sigurisht nuk duhet harruar se qëndresa ndaj këtyre veprave të mira, është fryt i besimit. Sepse kur besimi gjen thellësi dhe ndikim të mjaftueshëm, e fton njeriun për durim, kur durimi në rrugën e drejtë shton thellësinë e besimit, atëherëkëto dy elemente bashkëveprojnë me njeri tjetrin.