Aparteidi i ri në botë
Edhe pse Nelson Mandela jetën e tij ia ka kushtuar përballjes me Aparteidin, sot në Lindjen e Mesme po përjetojmë një Aparteid të ri. Regjimi sionist prej vitesh mban të pushtuar Palestinën, të cilën e ka mbytur në gjak dhe nga dita në ditë zbaton Aparteidin e llojit të vet kundër popullit palestinez.
Asambleja e Përgjithshme e OKB, 18 korrikun që përkon me ditëlindjen e ish presidentit të Afrikës së jugut dhe fituesit të çmimit Nobel për paqe, në shenjë respekti ndaj shërbimeve të tij këtë ditë e ka caktuar ditën botërore Nelson Mandela. Mandela është një emër i njohur i një burri që jetën e tij ia kushtoi krijimit të një bote të pastër nga dhuna dhe të pushtuar nga një jetë në paqe. Emri i tij të kujton vitet e racizmit dhe diskriminimit të gjerë që u janë bërë zezakëve. Mandela në librin e tij të kujtimeve shkruan: Jetën time ia kam kushtuar popullit të Afrikës. Jam përballur me diskriminimin dhe racizmin. Kërkoja realizimin e aspiratave shoqërore si demokracia dhe liria, ku të gjithë të kenë mundësi të barabarta në jetë. Kam jetuar me shpresën e realizimit të këtyre aspiratave. Mirëpo në rast se është e nevojshme, jam i gatshëm të jap edhe jetë për këto aspirata”.
Aparteidi është një fjalë me kuptim të qartë juridik i cili nga është dënuar nga konventat ndërkombëtare. Konventat për dënimin e tij në vitin 1973 janë miratuar nga të gjitha vendet anëtare të OKB përveç Amerikës dhe Izraelit. Në paragrafin e dytë të konventës ndërkombëtare të vitit 1973 është theksuar se kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbizotërimin e një race ndaj një race tjetër dhe shtypjen sistematike të etnisë tjetër. Aparteidi u merr të drejtën e lirisë dhe jetës racës tjetër, kryen arrestime sipas dëshirës, konfiskon pasuritë, nuk lejon qarkullimin e njerëzve brenda dhe jashtë vendit, ndalon qarkullimin e lirshëm të banorëve, krijon zona të caktuara të banuar nga etni të caktuara, si dhe ndalon martesën mes dy etnive dhe racave. Me fjalë të tjera Aparteidi është një sistem i diskriminimit racor, fetar, etnik dhe i ndarjes së shoqërisë. Ndarja e shoqërisë bëhet në grupe të caktuara, ku disa etni privohen totalisht nga interesat dhe shërbimet publike.
Aparteidi ishte një prej parimeve kryesore të partisë Kombëtare të Afrikës së jugut e cila ka drejtuar pushtetin në këtë vend nga viti 1948 e deri në vitin 1990. Ligji i Aparteidit, të drejtat sociale të njerëzve i caktonte sipas racës. Sipas këtij ligji ndarja e shkollave dhe universiteteve nuk bëhej në bazë të dijes dhe financave, por në bazë të racës së nxënësve dhe studentëve. Jug-afrikanët që ishin të bardhë kishin të drejtë të ndiqnin shkollat dhe universitetet e zhvilluar dhe me standarde të larta, ndërsa jug-afrikanët zezakë dërgoheshin nëpër shkolla dhe universitete të prapambetura dhe me standarde tepër të ulta. Ligji i Aparteidit e kishte shpallur të ndaluar lidhjen martesore mes zezakëve dhe të bardhëve. Rreth 80% e territorit të Afrikës së Jugut, u përkiste të bardhëve dhe futja e zezakëve në këto territore ishte e ndaluar vetëm në rast se ai zezak kishte leje të caktuar. Edhe pse Mandela shumë vite të jetës së tij ia ka kushtuar përballjes me Aparteidin, mirëpo edhe sot në disa vende të botës, mes tyre në Lindjen e Mesme, po hasim në një Aparteid të ri. Regjimi sionist prej vitesh mban të pushtuar Palestinën duke e mbuluar atë në gjak ditë për ditë me zbatimin e politikave të llojit Aparteid. Historia ka treguar se regjimi sionist ishte një prej aleatëve dhe partnerëve të afërt të Afrikës së Jugut, lidhjet e të cilëve forcoheshin nga dita në ditë.
Regjimi sionist sistemin e ndarjes sipas etnisë dhe racave, e ka zbatuar në formë zyrtare dhe jo zyrtare në Palestinën e pushtuar. Në kolonitë sioniste që ndodhen në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan( BPLJ) nuk jetojnë palestinezët. Ndërsa brenda territorit të pushtuar të Palestinës, disa toka të cilat u janë konfiskuar dhe u janë marrë palestinezëve, administrohen nga një komitet i posaçëm i cili ka bërë ndarje racore dhe e ka shpallur të ndaluar futjen e palestinezëve në tokat që administrohen nga Fondi Kombëtar i Hebrenjve.
Hebrenjtë banues në territoret e pushtuara, kanë mundësi të shumta dhe mjaft të drejta, nga të cilat janë të privuar palestinezët. Në kohën kur hebrenjtë mbrohen nga ligjet civile të Izraelit, palestinezët nuk e kanë këtë të drejtë dhe ata kufizohen së tepërmi nëpërmjet ligjeve ushtarake. Pra në një kohë kur hebrenjtë lëvizin lirshëm, palestinezët në BPLJ, arrestohen, burgosen dhe nuk kanë të drejtë të qarkullojnë lirshëm. Përveç kësaj palestinezët zakonisht janë të privuar nga kushtet për arsim, higjienë, ambiente dhe qendra fetare dhe në të njëjtën kohë myslimanët dhe të krishterët janë të privuar nga kryerja e riteve fetare. Në të njëjtën kohë qytetarët palestinezë, banues në territoret e pushtuara palestineze, duhet të ndjekin 50 ligje qeveritare të përpiluara nga organizata e të drejtave të njeriut Palestinë-Izrael , ligje që ose direkt janë kundër palestinezëve ose ushtrojnë diskriminim ndaj tyre. Një prej themeleve të ligjit nacional të Izraelit është se ky ligj u lejon kthimin vetëm hebrenjve ndërsa palestinezët nuk kanë të drejtë të kthehen. Të drejt kthimi nuk kanë as ata palestinezë të cilët kanë lindur në territorin fals të Izraelit. Kjo është në kohën kur hebrenjtë mund të qarkullojnë pa asnjë lloj kufizimi. Ligjet izraelite, ndalojnë palestinezët që të marrin në territoret e pushtuara bashkëshortet e tyre.
Ligji i arsimit për dy popullsitë në territoret e pushtuara është i ndarë në dy pjesë. Shkollat e palestinezëve kryesisht janë të dendur nga nxënësit dhe me kushte të dobëta, ndërsa shkollat e hebrenjve me kushte dhe mundësi të shumta. Sipas ligjit, martesa e një shtetasi hebre me një shtetas tjetër jo hebre është e ndaluar. Janë të shumtë ato ligje që përcaktojnë se kush janë ata njerëz që mund të jetojnë në territoret e pushtuara dhe kush jo. Këto ligje martesën mes racave të ndryshme e bën të pamundur. Që në lindje e deri në vdekje, në territoret e pushtuara mbizotëron ligji i ndarjes sistematike të dy shoqërive. Një grup kufizohet nga mundësitë dhe të drejtat e tij, diskriminohet, privohet, i konfiskohet prona dhe pasuria dhe deri në vdekje duhet të përballojë urinë. Ndërsa grupi tjetër ka të drejtën e qarkullimit të lirë dhe pa asnjë lloj kufizimi, inkurajohet vazhdimisht, simbolet kulturore dhe fetare të këtij grupi janë në prioritet të qeverisë dhe flamuri është ndërtuar në bazë të këtyre simboleve.
Regjimi sionist ka treguar se është i etur për gjak dhe ekspansionizëm. Politikanët sionistë janë të pirur për një spastrim etnik jo hebre një Palestinë, pasi kushti për mbijetesën dhe stabilizimin e këtij regjimi është fundosja dhe shtypja e racave dhe etnive të tjera. Regjimi sionist është i mendimit se diskriminimi është e vetmja mënyrë për të ruajtur ekzistencën dhe për t’i dhënë pavarësinë kombit hebre. Nëse çështja e racës dhe e hegjemonizmit nuk do të ishte, 3 milion hebrenj do të jetonin përkrah popujve të tjerë arabë në formë paqësore dhe kriza aktuale do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë, si dhe çështja e boshatisjes së territoreve dhe e kthimit të të evakuuarëve palestinezë do të zgjidhej shumë lehtë.
Mandela në një pjesë tjetër të librit të tij shkruan: Përgjatë atyre viteve, dëshira ime për çlirimin e popullit tim, u kthye në një shpresë për çlirimin e të gjithë njerëzve si të bardhët ashtu edhe zezakët. Unë jam i mendimit se ashtu si personat e shtypur duhet të lirohen, ashtu edhe shtypësit duhet të lëvizin lirshëm. Një njeri që fiton lirinë nga një tjetër, bëhet pre e urrejtjes dhe burgoset në hekurat e ekstremit dhe mendjeshkurtësisë. Unë nëse fitoj lirinë nga një njeri tjetër, padyshim që nuk jam lirë dhe gjendja ime është e njëjtë me atë kohë kur mua më morën lirinë. Kur u lirova nga burgu, misioni im ishte të çliroja si të shtypurin ashtu edhe shtypësin.