Të drejtat islame të njeriut
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i22594-të_drejtat_islame_të_njeriut
Në këtë edicion do të vazhdojmë me dallimet mes lirisë në dy pikëpamjet, islame dhe perëndimore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 24, 2016 11:17 Europe/Tirane

Në këtë edicion do të vazhdojmë me dallimet mes lirisë në dy pikëpamjet, islame dhe perëndimore.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut". Në edicionin e kaluar deri diku prezantuam dallimet e lirisë nga pikëpamja e Islamit dhe nga pikëpamja perëndimore. Tani do të vazhdojmë trajtimin e çështjes. Të gjithë mendimtarët e pranojnë konceptin e lirisë. Mirëpo dallimi i pikëpamjeve të tyre bëhet i qartë në lidhje me kufijtë e lirisë. Çështja kryesore që diskutohet nga mendimtarët dhe filozofët shoqëror është kjo që cili duhet të jetë kufiri i lirisë? Do të thotë se njerëzit deri në çfarë mase dhe deri në çfarë limite janë të lirë dhe ku duhet të pengohet liria e tyre?

Mendimtarët perëndimorë kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me kufijtë e lirisë. Për shembull kufiri i lirisë është ligji. Nëse një person dëshiron të jetë i lirë, ai duhet të jetë i lirë në kuadër të ligjit. Apo kufiri i lirisë është deri atje ku nuk dëmtohet liria e të tjerëve. Në praktikë asnjë shoqëri nuk posedon lirinë absolute dhe ekzistenca e ligjeve për administrimin e njerëzve është një çështje e domosdoshme dhe çdo ligj në vetvete është kufizues i një lloji të lirisë. Në perëndim, ligji është vetëm mbikëqyrës i çështjeve shoqërore dhe kjo do të thotë ai ka përgjegjësi rregullimin dhe administrimin e shoqërisë.

Edhe pse në perëndim thonë se liria kufizohet me ligj, mirëpo vet ai ligj është rezultat i dëshirave dhe ambicieve të individëve, sepse ligjin në civilizimin dhe demokracinë perëndimore e miratojnë vetëm përfaqësuesit e popullit, pasi që ai siguron interesat e tij personale dhe kolektive dhe ai mendon se ligji është i mirë dhe i përshtatshëm. Arsye që një ligj është i mirë nuk do të thotë se ai me patjetër duhet të jetë në përputhje me vlerat njerëzore. Dëshirat dhe interesat e shumicës së individëve në shoqëri, krijojnë ligjin dhe sistemin dhe ky ligj dhe sistem, kufizon liritë e përgjithshme brenda kornizës së tij.

Natyrisht se kjo është pjesa sipërfaqësore e çështjes. Nëse dikush analizon çështjet e botës aktuale dhe studion problemet e saj, shumë qartë do të kuptojë se rrënja e lirisë perëndimore qëndron në kërkesën e klasave të dalluara të shoqërisë, do të thotë të klasës që kanë pushtetin dhe pasurinë. Prandaj ajo çfarë paraqitet si kërkesë e popullit, në realitet nuk është nevoja e vërtetë e njerëzve.

Ashtu siç thamë në edicionin e kaluar, liria në Islam do të thotë lirim nga robërimi i çdo gjëje tjetër, përveç robërimit pranë Zotit. Mirëpo ku qëndron kufiri i kësaj lirie në Islam? Islami në disa fusha e kufizon më tepër rrethin e lirisë dhe në disa fusha të tjera e zgjeron më tepër atë. Në Islam, përveç pengesave të jashtme të cilat kufizojnë lirinë e njeriut siç janë fuqitë kolonialiste, regjimet despotike dhe ata të cilët dobësojnë lirinë e njerëzve që janë nën ata, ekzistojnë edhe disa faktorë të brendshëm të cilët gjithashtu kufizojnë lirinë e njeriut. Përkrahësit e lirisë në perëndim luftojnë me faktorë të cilët nga jashtë qenies së njeriut, kufizojnë lirinë e tij. Mirëpo Islami ka një vizion më të gjerë dhe më të thellë dhe parashikon edhe një grup tjetër të pengesave siç janë disa karakteristika njerëzore të cilat e çojnë njeriun drejt poshtërimit, mbetjes nën hegjemoninë e tjetrit dhe drejt pasivitetit siç janë morali i degjeneruar, dëshirat e egos, dashuritë dhe urrejtjet e pavend etj.. Prandaj nga pikëpamja e Islamit, faktorët e brendshëm gjithashtu mund ta kufizojnë lirinë e njeriut. Njeriu për të qenë i lirë, nuk mjafton që vetëm të mos jetë nën hegjemoninë e një njeriu tjetër ose vetëm të mos jetojë nën një pushtet tiran, por duhet që njeriu gjithashtu të mos jetë nën sundimin e forcës së hidhërimit dhe dëshirave të egos së tij. Nga pikëpamja e Islamit një person i cili për shkak të dobësisë, frikës, lakmisë dhe dëshirave të egos, detyrohet të pranojë disa imponime dhe kufizime, ai njeriu gjithashtu nuk mund të konsiderohet i lirë me të vërtetë.

Në një dimension më të gjerë, një popull i cili nuk është rob i ndjenjave, i karakteristikave negative, i degjenerimit, frikës dhe lakmisë së vet, atëherë padyshim se ai popull nuk do të bëhet as rob i forcave të jashtme si fuqive hegjemoniste dhe të dhunshme. Ky është një program i cili mund të zbatohet tek të gjithë popujt. Kjo do të thotë se liria e brendshme është liria shpirtërore, është lirimi nga prangat të cilat e pengojnë njeriun nga lëvizja, aktiviteti dhe vullneti, por që këto pranga nuk janë jashtë qenies së njeriut, mirëpo brenda vet atij. Ky është një prej dallimeve themelore mes Islamit dhe shkollave perëndimore të mendimit në aspektin e lirisë.

Liria islame përballë lirisë perëndimore, është një dhuratë e cila është ndërtuar në bazë të besimit në Zotin Një dhe në bazë robërimit të njeriut vetëm pranë Zotit, si dhe shoqërohet me detyra dhe përgjegjësi. Ajo është mënjanon pengesat e jashtme dhe të brendshme, pengon rebelimin e njeriut dhe hap rrugën e përkryerjes dhe aktivizon të gjitha talentet njerëzore. Në Islam, mes jetës në këtë botë dhe fatin të njeriut në botën tjetër, ekziston një lidhje e ngushtë dhe të gjitha veprat dhe sjelljet e tij kanë ndikim në lumturinë e tij të vërtetë.

Devotshmëria dhe gjithashtu pastrimi i shpirtit dhe ndërtimit i njeriut në të cilat është theksuar kaq shumë në Islam, në realitet përbëjnë ngadhënjimin e njeriut përballë pengesave të brendshme. Devotshmëria është kjo që njeriu në mënyrë të vetëdijshme ta mbrojë veten dhe të mos lejojë që dëshirat e egos dhe injoranca dhe rrëshqitjet e tjera ta largojnë atë nga rruga e drejt hyjnore dhe njerëzore. Pastrimi i shpirtit është kjo që njeriu ta pastrojë veten nga veprat e këqija, degjenerimi dhe nga problemet e shpirtit dhe të zemrës. Nëse një person do të ketë devotshmëri dhe të ketë bërë pastrimin e shpirtit, në të vërtetë ai është i lirë dhe mund të fitojë edhe përballë fuqive të mëdha të botës. Ndërsa nëse tek një popull vërehen gjurmë të devotshmërisë dhe të pastrimit të shpirtit, edhe nëse ato janë në masë relative, ai popull në po atë masë mund të fitojë përballë forcave të cilat kërcënojnë lirinë e tij. Prandaj në fenë islame, liria nuk është vetëm lirimi nga prangat që ndodhen jashtë qenies së njeriut, sepse lirimi nga prangat e brendshme të njeriut gjithashtu është liria më e madhe nga të gjitha llojet e lirisë. Nëse një person lirohet nga prangat që ndodhen jashtë qenies së tij, mirëpo nuk arrin të lirohet nga prangat e brendshme dhe të egos së tij, atëherë ai nuk konsiderohet i lirë.

Islami dhe fetë hyjnore përveçse mendojnë për mbrojtjen e lirive të njerëzve të tjerë dhe thonë se një person nuk duhet që me pretekst se është i lirë, të kërcënojë dhe rrezikojë të drejtat e njerëzve të tjerë. Islami gjithashtu thotë se njeriu me pretekst se është i lirë dhe ka lirinë e zgjedhjes, nuk ka të drejtë të rrezikojë interesat personale të tij. Vet ai, gjithashtu nuk duhet të dëmtohet nga liria e vet. Prandaj në Islam, nuk është e lirim që njeriu ta dëmtojë veten dhe vetëvrasja është e ndaluar.

Prandaj një njeriu nuk mund të thotë. "Unë jam i lirë dhe në bazë të kompetencës që kam, dëshiroj t'ia mohoj lirinë vetes, ose ta vendos veten në dispozicion të të tjerëve etj.". Çështje me rëndësi është kjo që këto kufizime të individit në fushën e mosdëmtimit të vetvetes, konsiderohen detyrë personale e individit.

Respektimi i kufijve dhe ligjeve të Islamit në lidhje me vet individin, është një detyrë hyjnor, do të thotë se në rast të shkeljes së këtyre rregullave, Zoti do ta dënojë atë, për arsye se mbrojtja e të drejtave të vetës është një obligim. Zoti i madhëruar në suren Maide ajeti 105 në Kur'anin e shenjtë thekson: "O ju që besuat! Kujdesuni për vete...!" Kur'ani në një ajetë tjetër zgjeron më tepër këtë kujdes dhe devotshmëri të brendshme dhe thotë: "O ju që besuat! Mbrojeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri i ferrit në të cilin digjen njerëzit...". (Surja Tahrim, ajeti 6).

Në perëndim kufirin e lirisë e përbëjnë interesat materiale. Me fjalë të tjera, përpjekje më e madhe bëhet në mënyrë që të mbrohen interesat e individëve dhe çdo herë kur këto interesa rrezikojnë lirinë dhe interesin material të të tjerëve, përballen me kufizime. Arsimi dhe edukimi është një prej fushave që liria në ato është e të drejtave më legjitime të njeriut. Njerëzit kanë të drejt të mësojnë, mirëpo në universitetet e mëdha perëndimor, kufizohet edhe kjo liri. Shkenca dhe teknologjia superiore (HITECH) nuk mund të bartet. Bartja e teknologjisë në vendet në zhvillim, është veprim i ndaluar, për arsye se nëse do të bartet kjo shkencë, ajo do të dalë nga monopoli i fuqive të mëdha dhe në këtë mënyrë do të rrezikohet fuqia dhe hegjemonia e tyre materialiste.

Prandaj, liria në botën materiale të perëndimit nganjëherë ka kufij të paarsyeshëm si për shembull ndalimi i kritikave ndaj regjimit sionist, veprim ky i cili nganjëherë shoqërohet edhe me dënime të ashpra. Mirëpo shkelja e vlerave morale në botën perëndimore nuk ka kurrfarë pengese për lirinë, si për shembull homoseksualizmi në Amerikë dhe Evropë gradualisht po bëhet një gjë e zakonshme dhe po legalizohet me ligj, ndërsa ata që kundërshtojnë këtë veprim të shëmtuar, sulmohen ashpër nga mediat. Kjo do të thotë se vlera morale absolutisht nuk cakton kufi për lirinë.