Përsëritet dhuna ndaj shiitëve në Nigeri në ceremoninë e Arbainit husejnian
(last modified Mon, 28 Nov 2016 07:53:32 GMT )
Nëntor 28, 2016 08:53 Europe/Tirane

Shumë shiitë nigerianë për shkak të distancës dhe problemeve financiare nuk kanë mundur të marrin pjesë në manifestimin e Arbainit husejnian në Qerbela, ata janë tubuar në qytete të ndryshme të Nigerisë për të organizuar ceremonie zie dhe duke udhëtuar drejt qyteti Zarja, si shenjë respekti për Imam Husejanin (as). Gjatë ceremonive të Arbaint husejanin, ushtria nigeriane ka sulmuar pjesëmarrësit nëpër tubime , duke martirizuar 100 prej tyre.

Lëvizja Islamike e Nigerisë ka deklaruar se myslimanët shiitë të Nigerisë gjatë një ceremonie të zimbajtjes me rastin e përvjetorit të Arbainit Huseinit ishin duke ecur në këmbë nga qyteti Kanu në drejtim të qytetit Kaduna kur janë sulmuar nga forcat e ushtrisë së këtij vendi. Në këtë sulm janë vrarë të paktën 100 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë. Forcat e ushtrisë së Nigerisë për të shpërndarë myslimanët shiitë të mbledhur në mënyrë paqësore në një ceremoni të zimbajtjes me rastin e Arbainit të Imam Huseinit (a.s.), kanë përdorur gazin lotsjellës dhe plumba luftarak. Ky sulm ka ndodhur në kohën kur Komisioni i të Drejtave Islame të Njeriut me qendër në Londër ka kërkuar nga qeveria e Nigerisë që të garantojë sigurinë e myslimanëve gjatë ceremonive që u organizuan me rastin e përvjetorit të Arabainit të Imam Huseinit (a.s.). Abdulmumini Giuva, anëtar i lartë i Lëvizjes Islamike të Nigerisë të dielën ka dënuar ashpër shkatërrimin e objekteve të kësaj Lëvizje nga forcat e pushtetit lokal në provincën Kaduna në qendër të këtij vendi dhe ka theksuar se forcat e pushtetit lokal në provincën Kaduna kanë shkel të drejtën ligjore të individëve për kryerjen e ritualeve fetare. Ai shtoi se shkatërrimi i objekteve të kësaj Lëvizje është shkelje e hapur e Kushtetutës së Nigerisë e cila garanton kryerjen e ritualeve fetare për çdo qytetarë të këtij vendi në mënyrë të lirë. Vlen të theksohet se qeveria lokale në provincën Kaduna nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura të sigurisë ka shkatërruar disa objekte duke përfshirë shkollën, spitalin dhe objektet e disa shkollave fetare të Lëvizjes Islamike të Nigerisë në qytetin Zaria të provincës Kaduna të këtij vendi. Ky veprim është kryer një javë pasi policia e Nigerisë në Kanu ka shtënë me armë dhe gaz lotsjellës ndaj anëtarëve të kësaj lëvizje të cilët ishin duke marrë pjesë në marshin e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.). Gjatë këtij sulmi janë vrarë me dhjetëra persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.

 

Shumë myslimanë bile edhe jo-myslimanë kanë marr pjesë në ceremoninë e Arbainit husjenian në Qerbela, përderisa shumë armiq të Islamit kanë bërë përpjekje që të bojkotohet pjesëmarrja në këtë ceremoni e cila simbolizon dashurinë për Imam Husejnin (as) dhe një gjë e tillë për fat të keq ka ndodhur edhe në Nigeri, ku muslimanët shiitë të këtij vendi janë penguar të organizojnë ceremoni zie për nder të Arbainit husejanin. Ata kanë udhëtuar në këmbë në një distancë nga 60-180 km drejt qyeti Zaria, që konsideron si vend i tyre fetar dhe për të shënuar dyzet-ditshin husejnian. Vlen të theksohet se Nigeria është një vend multi-fetar, ku mbretërojnë dy besimet kryesore, Islami dhe Krishterimi, të cilat janë të ndarë në sekte dhe grupe të shumta dhe jo të gjithë prej tyre pranojnë njëri-tjetrin. Kushtetuta e këtij vendi garanton lirinë fetare dhe çdo përpjekje për të privuar liritë fetare të një grupi tjetër apo për të praktikuar besimin dhe bindjet e tyre, rrezikon të shkaktojë konflikt të paparashikueshëm. Vlen të përmendet se aktualisht rrugëtimi në këmbë me rastin e Arbainit konsiderohet tubimi më i madh njerëzor në botë. Në këtë tubim të madh marrin pjesë të gjitha moshat nga foshnjat sëbashku me familjet e tyre e deri tek pleqtë, të cilët më vështirësi, por me dashuri të madhe ecin në këmbë. Pikërisht duke pasur parasysh se çdo muslimanë shiitë i Nigerisë dëshiron të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit husejnian, por për shkak të problemeve financiare dhe distancës, ata nuk mund të jenë pjesë e këtij manifestimi dhe për këtë arsye, ata organizojnë tubime dhe organizime tjera zie, për të nderuar dhe respektuar veprën e liderit të dëshmorëve Imam Husejnit (as).

 

Miliona myslimanë shiitë zezak të cilët Huejnin e konsiderojnë simbol të drejtësisë dhe lirisë, udhëtojnë drejt qytetit Zarja nën kërcënimet e sulmeve të grupit terrorist Boko Haram. Përveç kësaj, edhe ushtria nigeriane gjatë viteve të fundit ka qenë gjithmonë rrezik serioz për jetën e shiitëve.  Kur të arrijë Arbaini, një dashuri dhe pasion i pa përshkruar kaplon dashamirësit e Imam Huseinit (a.s.) dhe këtë ndjenjë e përjetojnë edhe muslimanët shiitë të Nigerisë. Ata deklarojnë se një prej shenjave të besimtarit, është vizita e Arabainit. Vizita e Arbainit, do të thotë prania në Qerbela me rastin e përvjetorit të të dyzetave të martirizimit të Imam Huseinit (a.s.) dhe shiitët e Nigerisë që nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë e Qerbelasë, solidarizohen me këtë përmes organizimit të ceremonive të zisë nëpër vende të ndryshme fetare. Ata thonë se ceremonia e Arbainit husejnian dallon nga të gjitha ceremonitë dhe ditët e tjera fetare. Myslimanët shiitë të Nigerisë, jetën e tyre e konsiderojnë fryt të gjakut të Imam Huseinit (a.s.). Sipas bindjes së tyre, nëse nuk do të ishte kryengritja e Imam Huseinit (a.s.) dhe nëse ai nuk do të hiqte dorë nga e gjithë ekzistenca e tij dhe e gjithë familja e tij, nuk do të kishte mbetur asnjë gjurmë nga Islami i vërtetë.

اربعین در نیجریه

Veprimet e dhunshme të ushtrisë nigeriane kundër lëvizjes islamik kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Në dhjetor të vitit 2015, ushtria nigeriane me pretekstin se shiitët kishin sulmuar një automjet të ushtrisë nigeriane, ka masakruar një mijë  shiitë në qytetin Zaria. Populli i Nigerisë prej kohës organizon protesta në mbështetje të sheik Zekzakit, lideri i myslimanëve shiitë të Nigerisë, i cili është arrestuar nga forcat e sigurimit të Nigerisë. Sheik Zekzaki, lideri i myslimanëve shiitë të Nigerisë thotë: " Islami ka ardhur për botën me një mesazh botëror me qëllim që të ndryshojnë mendimin tonë. Sigurisht që kultura e njerëzve qëndron në vendin e saj mirëpo përmbajtja e mendimeve dhe e veprimeve tona ndryshon. P.sh. nëse një njeri është kthyer në mysliman, nëse përpara kësaj nuk thoshte gënjeshtare për të ruajtur personalitetin e tij social, pasi është kthyer në mysliman nuk thotë gënjeshtra për të marrë pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit dhe për shkak të bindjes që ai krijon për jetën pas vdekjes në parajsë dhe ferr. Ky është një faktor i përgjithshëm për të gjithë myslimanët.

 

Nigeria sot pas përpjekjeve të palodhura të këtij dijetari të madh, ka rreth 8-12 milion ndjekës të Ehli Bejtit. Në Nigeri dashamirësit dhe ndjekësit e Ehli Bejtit të Profetit (s.a.v.s) dhe dashamirësit e imam Huseinit (as), me një lëvizje madhështore tregojnë dashurinë dhe respektin e tyre. Milionw myslimanë pasi përshkruajnë kilometra rrugë në këmbë në ditën e Arbainit të imam Huseinit (as) shkojnë në huseinienë Bagiullah në qyteti Zarja me qëllim që të mbajnë zi për imam Huseinin (as) përkrah vëllezërve të tyre fetarë. Sipas raporteve të shumta, kjo ecje e shoqëruar me dashuri dhe pastërti të myslimanëve të Nigerisë, ka marrë si shembull lëvizjen e miliona besimtarëve myslimanë në ditën e Arbainit në Irak. E gjithë kjo është rezultat i përpjekjeve dhe mundit të pakursyer të sheik Zakzakit në Nigeri.

 

 

 

 

Tags