Fitër Bajrami, festa e ndryshimit të njeriut (Speciale për Fitër Bajramin – 1)
(last modified Sun, 25 Jun 2017 08:05:44 GMT )
Qershor 25, 2017 10:05 Europe/Tirane

Sot, është fundi i një muaji të etjes dhe urisë dhe nënshtrimit ndaj urdhrave hyjnor. Sot është dita e festës së madhe të atyre që e falënderojnë Zotin pranë Fronit Hyjnor me një listë të gjatë të lutjeve të tyre. Sot është dita e kompozimit më të mirë të unitetit, dita e fitores pas një sprove të madhe dhe dita e festës së rilindjes... Sot është dita e Fitër Bajramit. Gëzuar festën e Fitër Bajramit!.

Thuajse toka dhe qielli po falin namazin e falënderimit. Engjëjt grupe-grupe, me dhurata në dorë, zbresin në tokë për të uruar mysafirët e gostisë së Zotit. Sot këndohet melodia e shpëtimit dhe mysafirët e ndjejnë madhërinë e Zotit. Sot, është fundi i një muaji të etjes dhe urisë dhe nënshtrimit ndaj urdhrave hyjnor. Sot është dita e festës së madhe të atyre që e falënderojnë Zotin pranë Fronit Hyjnor me një listë të gjatë të lutjeve të tyre. Sot është dita e kompozimit më të mirë të unitetit, dita e fitores pas një sprove të madhe dhe dita e festës së rilindjes... Sot është dita e Fitër Bajramit.

Sot është dita e Fitër Bajramit dhe unë po mendoj

Të japë rezultatin e 30 ditëve të agjërimit dhe të marrë shpërblimin

Gëzuar festën e Fitër Bajramit

Posa zbardhi agimi i mëngjesit! Në të gjithë vendin po mbretëron gëzimi i festës dhe ceremonisë së namazit të Fitër Bajramit. Qyteti i Meshhedit është një prej vendtakimeve të mëdha të besimtarëve myslimanë. Të gjithë njerëzit shkojnë me pasion drejt xhamisë së Imam Reza (a.s.) dhe vrapojnë për të mbushur radhët e bashkuara të namazit të Fitër Bajramit. Nuk vonon shumë dhe xhamia mbushet me besimtarë. Besimtarët myslimanë me brendësi të pastër dhe pas pagimit të zekatit dhe sadaktul-fitër, i bashkohen radhëve të namazit sikur një pikë ujë në detin e madh. Thirrja "All-llahu Ekber va lekel-Hamd" është thirrja më e përsëritur e cila dëgjohet nga çdo anë. Në mesin e besimtarëve që janë mbledhur në xhami për ta falur namazin e madh të Fitër Bajramit, vërehen pleq e të rinj, gra dhe burra e fëmijë dhe foshnjë. Në mesin e turmës së besimtarëve vërehet një i ri i cili mundohet ta dërgojë babanë e tij plak në vilçer në radhët e namazit të Fitër Bajramit dhe thotë: "Dëshira e babait tim është kjo që namazin e Fitër Bajramit ta falë në xhaminë e Imam Reza (a.s.)". "Oborri i Revolucionit" është shtruar me tapeta dhe është përgatitur për besimtaret e nderuara myslimane. Në një ambient i cili është përfshirë nga aroma e festës, edhe qeshma e ujit është zbukuruar me lule ngjyra-ngjyra dhe të bukura. Në mesin e radhëve të para të besimtareve, vërehet një vajzë e re e cila është ulur dhe ka ngritur duart lartë drejt qiellit. Ajo prezantohet me emrin Reza dhe thotë: "Ka dy vjet që kam pranuar fenë islame. Mirëpo sot në këtë ditë, për herë të parë po e ndjej veten si myslimane shiite. Kur isha duke ardhur drejt xhamisë së Imam Reza (a.s.), vërejta shumë njerëz të cilët me lule në dorë shkonin me nxitim drejt xhamisë së Imam Reza (a.s.). Ajo ishte një skenë shumë e bukur. Edhe unë u bashkova me turmën dhe u nisa drejt Xhamisë dhe ndjeva që më nuk jam një individ i vetëm, por jam një "Ummet". Kjo është një ndjenjë shumë e bukur. Ky tubim i unifikuar na kujton këtë thënie të Imam Reza (a.s.) i cili thotë: "Zoti i madhëruar, ditën e Fitër Bajramit e ka bërë festë për këtë arsye që myslimanët të kenë një tubim, që të mblidhen në atë ditë dhe të falënderojnë Zotin e madhëruar për të gjitha mirësitë. Prandaj, ajo ditë është dita e festës, dita mbledhjes, dita e zekatit, dita e dashurisë dhe e lutjeve!".

Një djalosh i ri i cili e prezanton veten student në vitin e fundit të fakultetit në degën e arkitekturës, thotë: "Ka disa vite që kam vendosur gjithnjë namazin e Fitër Bajramit ta fali në xhaminë e Imam Reza (a.s.). Në këtë xhami kur të fal namazin, të duket se i je mbështetur Imam Reza (a.s.). Thuajse e shikon të gjallë Imam Reza (a.s.) i cili ka vendosur "emame" të bardhë mbi kokë dhe një skaj të saj e ka vendosur mbi gjoks dhe skajin tjetër të saj e ka vendosur mbi supe! Këmbë zbathur dhe me rroba të pastra në trup, me shkop në dorë dhe me disa shoqërues, është nisur nga shtëpia drejt xhamisë! Ne, në burimet fetare kemi lexuar se Imam Reza (a.s.) çdo hap që bënte, këndonte tekbire dhe këto tekbire këndoheshin me një zë aq të bukur dhe ndikues saqë dukej se i gjithë qielli dhe toka po e shoqërojnë Imam Reza (a.s.) në këto tekbire. Funksionarët shtetërorë dhe ushtarakë të khalifit Me'mun të dinastisë Abasite kur e shikuan Imam Reza (a.s.) në atë gjendje, zbritën nga kuajt e tyre, zbathën këpucët dhe u nisën në shoqërim të Imam Reza (a.s.). Imam Reza (a.s.) ecte në këmbë dhe në çdo dy hapa, ndalej dhe këndonte tre tekbire. Fadl bin Sehl duke vërejtur këtë gjendje, i tha khalifit Me'mun: "Nëse Imam Reza (a.s.) do të shkojë në xhami në këtë mënyrë, atëherë njerëzit të gjithë do ta përkrahin atë dhe pushtetit tënd do t'i vije fundi. Më mirë është që të kërkon nga ai të kthehet!". Khalifi Me'mun menjëherë e dërgoi një funksionar të tij dhe e e ktheu Imam Reza (a.s.) nga mesi i rrugës. Aktualisht ne vërejmë të njëjtën ceremoni madhështore në xhaminë e Imam Reza (a.s.)".

Vlen të theksohet se për çdo vit në xhaminë e Imam Reza (a.s.) organizohet në mënyrë madhështore ceremonia e namazit të Fitër Bajramit.

Fjala "Eid" (festë) në gjuhën arabe rrjedh nga fjala "aud" me kuptim të kthimit. Prandaj, ato ditë në të cilat mënjanohen problemet e një shoqërie dhe njerëzit kthehen në fitore dhe në qetësinë e mëparshme, quhen "Eid" në kuptim të festës. Në festat islame të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit, duke marrë parasysh faktin se nën dritën e nënshtrimit ndaj urdhrave hyjnore gjatë një muaji agjërimi të Ramazanit ose pas kryerjes së ritualeve të Haxhit,  pastërtia dhe qetësia e brendshme së pari kthehet tek shpirti dhe zhduken papastërtitë që janë në kundërshtim me natyrën qenësore të njeriut, këto ditë quhen "Ejd". Festa e Bajramit është një prej festave më të mëdha islame gjatë vitit që sipas transmetimeve fetare, në këtë ditë hapen dyert e mëshirës hyjnore dhe besimtarët në po atë masë sa kanë rezervuar energji shpirtërore gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, në po atë masë mund të përfitojnë nga festa e Fitër Bajramit dhe ditët e tjera t'i kenë gjithashtu të pastra dhe t'i kalojnë ato larg nga mëkatet. Kur'ani i shenjtë në ajetet 14 dhe 15 të sures A'la thotë:

"Me të vërtetë ka shpëtuar ai që kërkoi pastërtinë (dhe e ka pastruar vetën në aspektin shpirtëror). Dhe ai i cili përmendi emrin e Zotit të tij dhe pastaj fali namazin".

Këto ajete vënë në dukje shpëtimin e besimtarëve dhe faktorët e këtij shpëtimi, ndërsa tre gjëra i konsideron faktor të shpëtimit dhe fitores: pastërtinë shpirtërore, përmendjen e emrit të Zotit dhe faljen e namazit. Në lidhje me qëllimin e pastërtisë në këtë ajet, disa kanë thënë se qëllimi është pastrimi i shpirtit nga idhujtaria dhe pastrimi i zemrës nga virtytet e ulëta morale, kryerjen e veprave të mira, si dhe ndjekjen e devotshmërisë.

Myslimanët duke krijuar rrethanat për shpëtim dhe udhëzim në rrugën e vërtetë, dalin nga muaji i Ramazanit me një pastërti dhe ndriçim shpirtëror. Ata me agjërim, me përmendjen e Zotit dhe me lutje dhe me lartësimin e Zotit, me leximin e Kur'anit dhe me shumë vepra të tjera të mira; ndriçojnë zemrat e tyre, pastrojnë ndryshkun nga zemra dhe shpirti i tyre dhe arrijnë në një kapitull të ri të jetës dhe duke rezervuar devotshmërinë, ecin në rrugën e përkryerjes shpirtërore. Me fjalë të tjera, mysafirët e gostisë hyjnore gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, kanë ushtruar largimin nga mëkati, kanë ushtruar pastrimin nga mëkati dhe kanë filluar të ndjekin vlerat dhe virtytet e larta. Pastaj, gjithashtu, e lusin Zotin e madhëruar që t'i pastrojë ata dhe t'i stolisë me vlera dhe t'i largojë nga anti-vlerat. Në të vërtetë, fryti i një muaji përpjekje në klasën e Ramazanit, është kthim në natyrën qenësore të pastër dhe të shëndoshë. Thuajse njeriu pas një muaji në të cilin ka kryer një ushtrim të vazhdueshëm, ka arritur të përjetojë një rilindje të re. Fjala "Fitr", gjithashtu, në gjuhën arabe do të thotë lulëzim ose çelje e puplës së lules. Në ditën e Fitër Bajramit me kthimin e tij përsëri në natyrën qenësore të tij dhe me një rilindje dhe lulëzim të ri, besimtari feston jetën e tij të re dhe krenohet me veten duke u gëzuar pasi ka arritur përsëri të pastrohet dhe të largohet nga mëkatet.

Gëzuar festën e Bajramit

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë: "Namazi Fitër Bajramit në një kuptim, do të thotë falënderim për këtë lindje të re. Në namazin e Fitër Bajramit disa herë e lusim Zotin e madhëruar duke thënë: "Na fut neve në të gjitha ato të mira në të cilat ke futur Muhamedin dhe familjen e tij! Dhe na largo neve nga të gjitha të këqijat prej të cilave ke larguar Muhamedin dhe familjen e tij. Përshëndetjet tua qofshin mbi Muhamedin dhe familjen e tij të nderuar!". Ne, në ditën e Fitër Bajramit e caktojmë këtë qëllim të madh për vete dhe e lusim Zotin e madhëruar që të na realizojë këtë qëllim. Por natyrisht se edhe ne kemi për detyrë dhe e kemi për obligim që të bëjmë përpjekjen tonë për të qëndruar në këtë rrugë të drejtë. Kjo është pikërisht ajo devotshmëria e besimtarit të vërtetë".

Edhe dijetari i njohur islam Musa Sadr në lidhje me lindjen e re të besimtarit pas muajit të bekuar të Ramazanit, thotë: "Dimensionet e ekzistencës së besimtarit me atë të para muajit të Ramazanit, kanë dallim të konsiderueshëm. Ai rilind me një perceptim dhe kuptim më të gjerë sepse ka kaluar një muaj mësim dhe ushtrim dhe ka arritur në një kuptim më të thellë. Ai ka një jetë më ndryshe sepse me agjërim ka fituar një ndjenjë më të pastër. Agjërimi e ka bërë atë të njihet me vuajtjen dhe dhimbjen e njerëzve të vuajtur dhe i ka forcuar atij qëndresën dhe rezistencën dhe ka shtuar durimin dhe ekuilibrin e tij. Ky njeri i madh me ndryshimin e thellë që e vëren në qenien e tij, në mëngjesin e ditës së Fitër Bajramit, në kohën kur paguan zekatin dhe sadakatul-fitrin dhe përmend emrin e Zotit të tij dhe fal namazin; feston dhe me gëzim e fillon jetën e re të tij, një jetë në të cilën mund t'i kontrollojë ndjenjat dhe veprimet e tij.

Pikërisht për këto arsye, Imam Aliu (a.s.) ditën e Fitër Bajramit e ka quajtur ditë për shpërblimin e atyre që kryejnë vepra të mira. Në atë ditë shpërblimi më i vogël që u jepet grave dhe burrave agjërues, është ky që një engjëll në ditën e fundit të muajit të Ramazanit i thërret ata duke u thënë: "Po u lajmëroj juve, o robërit e Zotit që u janë falur mëkatet tuaja të kaluara, prandaj mendoni për të ardhmen se në çfarë mënyrë do t'i kaloni ditët e tjera!".

Njerëzit duke pranuar me zemër begatit e Zotit, pas namazit festojnë dhe gëzohen dhe vizitojnë të afërmit dhe japin lëmoshë dhe në realitet hapin një faqe të re të kënaqësisë së Zotit për vete. Në një transmetim thuhet se Hazreti Muasi a.s. në një lutje të tij ka kërkuar nga Zoti duke thënë: "O Zot, çfarë është shpërblimi i atij që jep lëmoshë?" Zoti i është përgjigjur: "I jap jetë të gjatë atij dhe i lehtësoj dhimbjet e vdekjes. Shërbyesit e parajsës e thërrasin atë: nxito e eja pranë neve dhe hy nga cilado derë që të dëshiron!".

Gëzuar Fitër Bajramin, festën e pastërtisë, unitetit dhe sinqeritetit pranë Zotit të madhëruar!