Kërcënimet kibernetike dhe perspektiva e tyre
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i56436-kërcënimet_kibernetike_dhe_perspektiva_e_tyre
Epoka aktuale duke marrë parasysh përhapjen për çdo ditë e më tepër të teknologjisë kompjuterike dhe sferës virtuale, është emëruar epoka kibernetike. Cyber është një fjalë greke me kuptim drejtues dhe udhëzues.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Gusht 01, 2017 05:08 Europe/Tirane

Epoka aktuale duke marrë parasysh përhapjen për çdo ditë e më tepër të teknologjisë kompjuterike dhe sferës virtuale, është emëruar epoka kibernetike. Cyber është një fjalë greke me kuptim drejtues dhe udhëzues.

Fjala kibernetik përdorët si një atribut për të përshkruar një person, një gjë, një ide ose një hapësirë që i përket botës së kompjuterit dhe informacionit. Sfera kibernetike e cila quhet edhe me emrin sfera virtuale, është hapësirë virtuale në të cilën zhvillohen komunikimet kompjuterike. 

Kjo fjalë në vitet 1980 hyri në fjalorin fantastiko-shkencor dhe përdoruesit e kompjuterit dhe internetit shumë shpejtë filluan ta përdorin në masë të gjerë këtë fjalë dhe në vitet 1990-ta, kjo fjalë u përhap në masë të gjerë në të gjithë botën. Në këtë periudhë, përdorimi i internetit, i rrjetit dhe telekomunikimit digjital u zhvillua me shpejtësi shumë të madhe dhe termi "Hapësira Virtuale" ose "Hapësira Kibernetike" u bë si një simbol i shumë ideve dhe fenomeneve moderne në sferën e telekomunikimit dhe të teknologjisë informative moderne. Në realitet, aktualisht po përballemi me një botë që në mënyrë të prerë mund të pohojmë se të gjithë pjesëtarët ose banorët e saj pak a shumë hyjnë në territorin kibernetik. Aktualisht jeta e njerëzve si në sferën individuale ashtu edhe në sferën shoqërore dhe gjithashtu në sferën e komunikimit brenda dhe jashtë vendeve, si dhe në arenën ndërkombëtare, është nën hegjemoninë e hapësirës kibernetike.

Paralel me dobitë dhe të mirat e hapësirës kibernetike e cila ka krijuar një revolucion në fushën e komunikimit, ka lehtësuar qasjen në persona dhe institucione në rajone të ndryshme të botës, ka mundësuar publikimin e lajmeve dhe ngjarjeve në të njëjtën kohë kur ndodhin ato, ka lehtësuar në mënyrë të paparë shkëmbimet financiare, bankare, tregtare dhe ekonomike, si dhe ka lehtësuar qasjen në informacione dhe në shumë zhvillime shkencore dhe teknologjike në të gjithë botën në sfera të ndryshme industriale, bujqësore, tregtare shoqërore dhe kulturore, ne po përballemi edhe me një fenomen negativ, do të thotë kërcënimet ose me fjalë të tjera sulmet kibernetike. Hakerët dhe specialistët e luftës kibernetike duke shfrytëzuar pajisjet programuese, mund të gjejnë qasje edhe në informacionet më sekrete të institucioneve ekonomike, tregtare, industriale, ushtarake dhe të sigurisë dhe të marrin në dizpozicion kontrollin e sistemeve të armatimeve, t'i dëmtojnë ato, t'i nxjerrin jashtë funksionit ose t'i shkatërrojnë ato. Gjithashtu me sulme kibernetike mund të dëmtohen rënd edhe objektet dhe qendrat e infrastrukturës civile, të ndërpritet rrjeti i energjisë elektrike, linjat e hekurudhës, linjat e tubacioneve të naftës, linjat e transportit ajror, sistemet e transportit ose të tregjeve financiare. Njëkohësisht me këtë, duke marrë parasysh sulmet kibernetike të fundit të cilat janë përdorur për shantazhim dhe për marrjen e parave dhe në llojin e vetë konsiderohen të papara, mund të thuhet se hakerët duke kaluara kufijtë, mund të kryejnë sulme kibernetike në rajone të ndryshme të botës kundër institucioneve dhe qendrave të ndryshme. Inxhinier Abas Husejni, ekspert i fushës së viruseve dhe anti-viruseve, sulmet kibernetike i ndanë në dy kategori: programore dhe aksesore. Duke thënë se kërcënimet programore quhen kërcënime me programe të këqija, theksoi: "Aktualisht pjesa më e madhe e kërcënimeve kibernetike, janë kërcënime të programeve të këqija. Ky lloj i kërcënime fillon nga nivelet shumë më të këqija dhe mund të shfrytëzohen në të gjitha dimensionet, këndet dhe qoshet e hapësirës kibernetike. Në realitet, aktualisht është shtuar edhe një dimension tjetër në luftëra. Në të kaluarën ekzistonin luftëra tokësore, luftëra detare, luftëra ajrore dhe luftëra hapësinore, ndërsa tani lufta kibernetike duke marrë parasysh revolucionin në fushën e telekomunikimit në botë, ka fituar një rëndësi shumë të madhe e cila po shtohet për çdo ditë e më tepër". Në lidhje me këtë çështje, Hamid Reza Kavusi, ekspert i lartë i informatikës dhe telekomunikimit në fushën kibernetike dhe të mbrojtjes kibernetike, thekson se në fushën e mbrojtjes kibernetike, kanë rëndësi tre parime themelore do të thotë siguria kibernetike, sigurimi kibernetik dhe qëndrueshmëria në fushën kibernetike.

Edhe pse sulmet kibernetike të fundit duke shfrytëzuar programet për shantazh dhe marrjen e parave, më shumë kanë rëndësi financiare dhe ekonomike, hakerët në shkëmbim të neutralizimit të tyre kanë kërkuar shuma të caktuara të parave, mirëpo sidoqoftë këto sulme kibernetike tregojnë se veprimet armiqësore kibernetike janë bërë universale dhe ndikimi i tyre po bëhet gjithnjë e më i madh. Në realitet në periudhën aktuale dhe deri në një të ardhme të parashikueshme, lufta kibernetike në nivel të përballjes globale, ka një rëndësi të madhe e cila po shtohet për çdo ditë e më tepër. Vendet e mëdha të botës, sidomos Amerika, Rusia dhe Kina vazhdimisht rivalet e vetë po akuzojnë me kryerjen e sulmeve kibernetike kundër institucioneve dhe objekteve tyre. Këto sulme në të shumtën e rasteve kryhen për të pasur qasje në informacione të ndjeshme, sidomos në lidhje me dimensionet industriale dhe politike, dëmtimin e objekteve dhe qendrave të shtetit rival, përgjimin e komunikimeve ose me motive financiare. Sidoqoftë dëmet e shkaktuara nga ky lloj i sulmeve kibernetike nuk kufizohen vetëm me ndonjë vend të veçantë dhe aktualisht të gjitha vendet pak a shumë po përballen me kërcënime dhe pasoja serioze të sulmeve kibernetike. Ashtu sikur që në sulmet e fundit kibernetike me dhjetëra institucione dhe organizata të vendeve të ndryshme të botës si të Britanisë së Madhe, Italisë, Spanjës, Portugalisë, Rusisë, Ukrainës, Tajvanit dhe Vietnamit kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Në sulmet kibernetike të kryera në qershor të vitit 2017, u shkaktuan pengesa dhe probleme në sistemet programuese në të gjithë botën dhe me mijëra kompjuter dolën jashtë funksionit dhe pushoi aktiviteti në shumë porte detare nga Bombei deri në Los Angeles të Amerikës. Këto sulme kibernetike shkaktuan dëme të mëdha për shumë vende, kompani dhe institucione. Një raport i cili u publikua së fundi nga instituti "Jupiter Research", tregon se deri në vitin 2020, sulmet kibernetike do të shkaktojnë dëme rreth 8 trilionë dollarë për ekonomitë e botës. Faktori më i rëndësishëm i cili do të bëhet shkak për shkaktimin këtij dëmi të madh, është shtimi për çdo ditë e më i madh i mjeteve të ndryshme të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kyçen në internet dhe janë të afta për sulmet kibernetike. Qendrat dhe kompanitë e vogla dhe të mesme më shumë se kompanitë e mëdha janë të rrezikuara nga sulmet kibernetike. Pavarësisht shtimit për çdo ditë e më shumë të kërcënimeve kibernetike, kompanitë dhe institucionet e ndryshme nuk po ndajnë buxhet të mjaftueshëm dhe të duhur për tu përballur me sulmet kibernetike.   

Një dimension tjetër i kërcënimeve kibernetike i cili aktualisht po paraqitet më shumë se në të kaluarën, është shfrytëzimi i hapësirës virtuale nga grupet terroriste për të çuar përpara qëllimet e tyre. Në këtë drejtim vërejmë paralajmërimin e Europolit në lidhje me shfrytëzimin e hapësirës virtuale nga grupi terrorist takfirist ISIS dhe i rrjeteve sociale për të propaganduar dhe për të mbledhur pjesëtarë të rinj në Evropë. Qëllimi i veprimeve të tilla në radhë të parë është propaganda dhe justifikimi i qëndrimeve dhe veprimeve të grupit terrorist ISIS. Mirëpo qëllim më i rëndësishëm në këtë veprimtari kibernetike, në realitet është tërheqja e të rinjve evropianë, sidomos të emigrantëve myslimanë në vendet si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, me qëllim që ata më pas të shfrytëzohen për kryerjen e veprimeve terroriste në Evropë. Në radhë të dytë, është thirrja e të këtyre të rinjve për të marrë pjesë në rajonet e operative të ISIS në Siri dhe Irak. Për shkak të gjerësisë, komplikimit dhe mënyrës së qasjes në sferën kibernetike dhe sidomos në rrjetet sociale, grupi terrorist ISIS dhe disa grupe të tjera terroriste kanë arritur që nëpërmjet përkrahësve dhe pjesëtarëve të tyre, të shtrijnë operacionet e tyre edhe në sferën kibernetike. Sipas Rob Wainwright, shefit të Europolit, si pasojë e disa operacioneve të fundit të Europolit është bërë e qartë se ISIS ka rrjetet sociale të tij dhe ka objektivat e veta dhe po i zgjeron për çdo ditë e më tepër. 

Dimensioni i ri i forcës kibernetike është shfrytëzimi i saj për të çuar përpara qëllimet politike. Shembulli më i qartë në këtë drejtim, është akuza e Amerikës ndaj Rusisë për ndërhyrjen e Moskës në procesin e zgjedhjeve presidenciale të Amerikës në vitin 2016, në favor të Donald Trump, kandidatit republikan. Në këtë kuadër qeveria e Amerikës më 7 tetor të vitit 2016, në mënyrë zyrtare akuzoi Rusinë se nëpërmjet sulmeve kibernetike, ka depërtuar në sistemet kompjuterike të komitetit kombëtar të Partisë Demokrate dhe në kompjuterët e funksionarëve politikë të Amerikës dhe duke zbuluar informacionet e vjedhura nëpërmjet sajteve zbuluese si WikiLeaks, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka dobësuar pozitën e Hillary Klinton gjatë fushatës elektorale. Funksionarët e Shtëpisë së Bardhë edhe më parë kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e sulmeve kibernetike kundër Amerikës, mirëpo kjo ishte hera e parë që akuza të tilla janë paraqitur në mënyrë zyrtare. Megjithëkëtë, disa funksionarë amerikanë kanë pohuar se është e pamundur që të vërtetohet roli i qeverisë së Rusisë në administrimin e këtyre sulmeve kibernetike. Aktualisht një prej mosmarrëveshjes më të rëndësishme mes Uashingtonit dhe Moskës, është theksimi i funksionarëve të lartë të strukturave të pushtetit në Amerikë mbi rolin e sulmeve kibernetike të Moskës në proceset e politikës së brendshme të Amerikës. Kjo çështje ishte e rëndësishme deri në atë masë saqë Donald Trump, presidenti i Amerikës, akoma po përballet me pasojat e këtij problemi dhe me akuzën se Rusia e ka ndihmuar atë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë për të fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Natyrisht se pas kësaj çështje, edhe vendet evropiane kanë paralajmëruar Moskën për ndërhyrjen e mundshme në proceset e zgjedhjeve në këto vende si në Francë dhe në Gjermani.

Fuqitë ndërkombëtare si vendet rivale të Amerikës, sidomos Rusia dhe disa fuqi rajonale disa vite më parë kanë filluar zbatimin e disa programeve në kuadër të shtimit të sigurisë kibernetike dhe kapaciteteve të sulmeve kibernetike. Për shembull, Rusia ka realizuar shumë plane të ndryshme për ngritjen e aftësive kombëtare në fushën e internetit dhe të hapësirës virtuale si motorët e kërkimit, rrjetet sociale, programet kundër sulmeve të hakërreve, programet viruse dhe programet speciale për sigurimin e informacioneve dhe komunikimeve. Rusët për tu përballur me sulmet kibernetike të perëndimit, sidomos të Amerikës, ka krijuar një rrjet të internetit me kapacitet të lartë të sigurisë. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, duke theksuar se ato çfarë njihen si sulme kibernetike, mund të përdoren edhe në fushën ushtarake dhe politike, deklaroi se aftësia e sulmeve kibernetike është më e lartë se sa armatimet e zakonshme.    

Zbulimi i planit sekret të Amerikës për sulme kibernetike kundër objekteve të infrastrukturës së Rusisë në realitet, e bënë të qartë qëndrimin e dyanshëm të Uashingtonit në shfrytëzimin e forcës kibernetike. Amerikanët çdo herë kur të kryejnë ndonjë sulm kibernetik kundër armikut që një prej shembujve të tillë është sulmi kibernetik kundër objekteve bërthamore të Iranit me programin virus Stoks net, e konsiderojnë atë të ligjshëm dhe të lejuar, ndërkohë që nuk e duron një veprim të ngjashëm të kryer nga vendet e tjera rivale ose armiqësore. Përkundër pretendimit të funksionarëve të Uashingtonit i cili gjithmonë akuzon vendet e tjera për sulme kibernetike kundër Amerikës, Amerika konsiderohet një prej vendeve më të para dhe më të mëdha që ka shfrytëzuar sferën virtuale për ushtrimin e presioneve dhe në realitet për të sulmuar vendet e tjera. Në këtë kuadër, tani është zbuar kjo çështje se amerikanët janë përgjegjës për një pjesë të madhe të sulmeve kibernetike në nivel global. Në këtë drejtim, Eduard Snowden, ish-kontraktori i NSA, ka deklaruar se Agjencia për Siguri Kombëtare e Amerikës qëndron në prapaskenën e sulmeve kibernetike në nivel global dhe deri më tani ka kryer sulme të tilla në 74 vende të ndryshme të botës. Njëkohësisht me këtë, nuk duhet harruar se sulmet kibernetike konsiderohen "shpatë me dy tehe" dhe mund të përdoren nga armiqtë e Amerikës në mënyrë shumë efikase në kundërsulme ndaj saj.

Në përfundim duhet thënë se vendet e mëdha janë plotësisht të vetëdijshme rreth kësaj çështje se në sferën virtuale përballen me rivalë dhe armiq të mëdhenj. Në këtë epokë të re fuqitë ndërkombëtare veprimet e tyre i kanë përqendruar në shtimin e aftësive dhe kapaciteteve kibernetike me qëllim të marrjes së informacioneve nga kundërshtari dhe për të goditur objektet dhe qendrat e ndjeshme të armiqve. Këto fuqi gjatë viteve të fundit kanë shpenzuar me miliarda dollarë për të shtuar aftësitë kibernetike. Sidomos Amerika pretekst për shtimin e aftësisë kibernetike i ka bërë sulmet kibernetike që mund të kryhen nga Rusia, Kina, Koreja Veriore dhe nga vendet e tjera duke marrë parasysh përdorimin e sferës virtuale në masë të madhe nga këto vende. NATO, gjithashtu, luftën kibernetike e ka vendosur prioritet të saj të ri. Duke marrë parasysh proceset e reja, mund të parashikohet se në të ardhmen jo shumë të largët, sfera virtuale do të shndërrohet në një prej sferave më kryesore për përballjen e fuqive ndërkombëtare, prandaj do të jemi dëshmitarë të shtimit të madh të aftësive kibernetike nga ana e fuqive ndërkombëtare.