Hapësira virtuale, mundësitë dhe kërcënimet
Në këtë pjesë të emisionit do të flasim mbi ndikimin e hapësirës virtuale në familje.
Rritja e përdorimit të rrjeteve të internetit dhe të rrjeteve sociale, pavarësisht nga përdorimet e tyre të dobishme, ka çuar në mungesën dhe largimin e anëtarëve të familjes nga njëri-tjetri, për shkak të punësimit afatgjatë të prindërve dhe ndryshimit të kohës së pranisë së prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre. Përkundër afërsisë fizike dhe jetesës nën një çati, ka shumë distancë emocionale dhe shpirtërore midis anëtarëve të familjes dhe anëtarët e familjes nuk kanë marrëdhënie dhe dialog të sinqertë dhe kolektiv.
Shfaqja e distancave emocionale dhe shpirtërore u ka shkaktuar dëme familjeve, të cilat, së bashku me faktorë të tjerë shkatërrues në marrëdhëniet familjare, ka çuar në dobësinë e strukturës së familjeve dhe divorci emocional i çifteve dhe intimiteti i zvogëluar i anëtarëve të familjes, janë bërë shkak për rritjen boshllëkut të gjeneratave. Ekspertët thonë se arsyeja shumë akteve të dhunës në familje është mungesa komunikimit dhe mungesa e ndërveprimit të duhur, si mungesa dhe dialogut dhe ndjeshmërisë brenda familjes. Duke pasur parasysh këto pika, duket e domosdoshme që të bëhen përpjekje për të minimizuar kërcënimet e rrjeteve virtuale ndaj shëndetit dhe mirëqenies së strukturës familjare. Ne do të përpiqemi të japim disa këshilla mbi këtë temë diskutimi.
Siç thamë më sipër, këto ditë me zgjerimin e komunikimit kibernetik, marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes janë ftohur shumë. Marrëdhëniet e ftohta familjare mund të jenë edhe për shkak të përvojave të ndryshme biologjike midis anëtarëve të familjes. Prindërit dhe fëmijët shumë pak përjetojnë eksperienca në hapësirat e përbashkëta fizike, emocionale, informative dhe të dëfrimit real. Reduktimi i faktorëve të përbashkët emocional dhe mendor kontribuon në dallimet në pikëpamjet e tyre dhe si rezultat, çdo anëtar i familjes e interpreton jetën nga këndvështrimi i vet dhe ndjek një rrugë tjetër. Shfaqja e keqkuptimeve dhe marrëdhënieve të ftohta midis çifteve, divorcet dhe rritja e numrit saj, gjithashtu është një ndikimet negative të rrjeteve virtuale.
Dialogu, komunikimi, ndërveprimi dhe shkëmbimi i informacionit është një nga nevojat themelore të njeriut. Dialogu është aftësia më e rëndësishme në konsolidimin e themeleve dhe krijimin e një atmosfere të ngrohtë në familje dhe një mundësi për të shprehur pasionet, intimitetin dhe optimizmin e njerëzve dhe për të zvogëluar distancën midis tyre. Një familje e fortë është ajo ku anëtarët janë aktiv, e duan dialogun dhe ruajnë miqësinë mes tyre. Në familje të tilla, anëtarët kanë më pak stres në hapësirën brenda shtëpisë dhe në fund të fundit, ata nxjerrin fëmijë të suksesshëm.
Por për shkak të transformimeve sociale në shoqërinë tonë, shumë arsye si për shembull punësimi i prindërve për një kohë të gjatë jashtë shtëpisë, prania e paktë e anëtarëve të familjes pranë njëri-tjetrit dhe koha e shkurtër, i inkurajojnë njerëzit që të shkojnë drejt hapësirës virtuale. Sistemet e reja të komunikimit (rrjetet virtuale) janë më të lehta, më të lira dhe më të përballueshme dhe për këtë arsye përdorimi i këtyre teknologjive të reja është më tërheqës për përdoruesit dhe mungesa e komunikimit në komunitet kompensohet përmes këtij sistemi.
Familjet duhet ta marrin seriozisht domosdoshmërinë e një dialogu cilësor brenda në shtëpi. Prindërit duhet të jenë një model i mirë për dialog dhe të jenë të vetëdijshëm për kohën dhe orarin për biseda në shtëpi dhe për të biseduar me fëmijët e tyre për çështje të ndryshme të ditës. Dialogu i sinqertë është një nga mënyrat më të rëndësishme dhe më efektive për të rritur sinqeritetin midis anëtarëve të familjes, por kjo kërkon përforcimin e aftësive të dialogut dhe përkushtim në cilësinë e dialogut.
Rezultatet e hulumtimit më të fundit të Fondacionit për Mbrojtjen e Strukturës Familjare në sistemin juridik të Republikës Islamike të Iranit, që u zhvilluan në mes të majit dhe prillit 2014-2015, bazuar në shënimet e shkurorëzimeve në gjykatat e 5 qarqeve (duke përfshirë Teheranin, Mashhadin, Esfahanin, Shirazin dhe Gilanin), vihet re se 17% e divorceve, veçanërisht në tre vitet e para të jetës, janë për shkak të depërtimit dhe zgjerimit të rrjeteve sociale. Përzgjedhja e papërshtatshme e bashkëshortit apo bashkëshortes dhe bashkëjetesa e pamatur është arsyeja kryesore për divorcet martesore dhe dobësia në aftësitë për ndërtimin e jetës dhe për të krijuar sinqeritet është shkaku i dytë më i shpeshtë i divorcit. Mungesa e kapacitet perceptues dhe dobësia në vendosjen komunikimeve emocionale për shkak të ndryshimeve të stilit jetesës, janë bërë shkak që me futjen e rrjeteve sociale, sidomos të programeve të celularit, të shfaqen shfaqjen anomali për shkak të mungesës së kulturës së duhur në trajtimin e këtij fenomeni.