Popujt autoktonë, shtresa më e dëmtuar e shoqërisë botërore
(last modified Wed, 09 Aug 2017 07:45:06 GMT )
Gusht 09, 2017 09:45 Europe/Tirane
  • Popujt autoktonë, shtresa më e dëmtuar e shoqërisë botërore

Më 23 dhjetor të vitit 1994 , Kombet e Bashkuara e emëruan 9 gushtin si një Dita e Autoktonëve, për të garantuar të drejtat e më shumë se 370 milion njerëz autoktonë që jetojnë në 90 vende të botës. Për këtë rast të veçantë, ne kemi përgatitur një program për ju për të dëgjuar.

Më 23 dhjetor të vitit 1994 , Kombet e Bashkuara e emëruan 9 gushtin si një Dita e Autoktonëve, për të garantuar të drejtat e më shumë se 370 milion njerëz autoktonë që jetojnë në 90 vende të botës dhe që nga ajo kohë, kjo ditë përkujtohet nga popujt e vendeve të ndryshme për të përkujtuar mijëra gra dhe burra autoktonë që u janë besnikë zakoneve dhe traditave të tyre.

Dita botërore e popujve autoktonë

Emërtimi i kësaj dite u miratua së pari nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor të 1994-ës me rastin e takimit të parë të stafit të Kombeve të Bashkuara me përfaqësues të popujve autoktonë në Komisionin për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në vitin 1982. Kjo Ditë Botërore u mbajt fillimisht për një dekadë nga viti 1995 deri në vitin 2004, dhe më pas u zgjat edhe për një dekadë tjetër nga viti 2005 deri në vitin 2015 për të siguruar më shumë mbështetje për popujve autoktonë në botë. Motoja e dekadës së dytë u pëecaktua si "dekada e veprimit dhe dinjitetit". Me rastin e kësaj Dite Botërore, Kombet e Bashkuara mbajnë takime dhe seminare të njohura me popujt autoktonë në të gjitha vendet e botës, duke u bërë thirrje të gjithë popujve dhe kombeve të bëhen më të njohur me popujt autoktonë përmes pjesëmarrjes së tyre në programe të ndryshme. Si rezultat Venezuela, Peruja, Bolivia, Ekuadori, Paraguai, Meksika dhe vende të tjera të Amerikës Latine dhe Karaibe e organizojnë në mënyrë të veçantë ditën botërore të popujve autoktonë. Banorët dhe popujve autoktonë dhe vendas janë njerëz, grupe dhe shoqëri që pretendojnë për një lidhje historike dhe përkatësi kulturore në komunitetet specifike të atdheut të tyre. Fjala autoktonë u referohen banorëve parësorë të çdo vendi. Deklarata e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Popullatës Vendase, miratuar më 13 shtator 2007, thotë se popujt autoktonë janë njerëz të jashtëzakonshëm me kulturë dhe zakone të veçanta që promovojnë pasurinë dhe diversitetin e kulturave dhe qytetërimeve, për shkak të varësisë së tyre nga koha, vendi dhe mjedisi natyror, që ka rregulla të veçanta për t’i mbrojtur ata. Këta njerëz, si të gjitha kombet, duhet të gëzojnë të drejtat e njeriut, në veçanti barazinë dhe mos diskriminimin. Sot, vlerësohet se rreth 370 milion njerëz autoktonë që jetojnë në 90 vende të botës. Kjo do të thotë se 5% e popullsisë së botës është autoktone dhe por në të njëjtën kohë ky grup njerëzish përbëjnë 15% të të varfërve në botë. Sipas studimeve gjuhësore, përdoruesit e gjuhëve amë dhe autoktonë kanë rreth 7,000 lloje gjuhësh, që përfaqësojnë 5.000 kultura të ndryshme dhe autoktone. Njerëzit autoktonë kanë kulturën e tyre dhe kanë një marrëdhënie të ngushtë me mjedisin natyror. Ata kanë karakteristikat e tyre kulturore, ekonomike, sociale dhe politike. Por pavarësisht veçorive të tyre të veçanta, njerëzit autoktonë në mbarë botën kanë probleme të përbashkëta dhe mbështetje të vogël për të drejtat e pakicave.

Njerëzit autoktonë kërkojnë të identifikojnë dhe përhapin identitetin, mënyrën e jetesës, të drejtën e tyre për vendit e tyre të lindjes dhe të drejtat e tyre historike, në burimet natyrore dhe territoret e tyre dhe për vite kanë luftuar për këtë të drejtë ligjore. Gjatë gjithë historisë, të drejtat e njerëzve dhe të drejtat themelore të njeriut janë shkelur. Sot, njerëzit autoktonë konsiderohen minoritetet dhe ata janë shtresa më e prekur në botë. Komuniteti ndërkombëtar ka identifikuar sot instrumente specifikë për të mbrojtur të drejtat e popujve autoktonë, në mënyrë që të mbrojnë kulturat e tyre në vendet e lindjes dhe mënyrat e jetesës. Deklarata e Kombeve të Bashkuara për banorët është një nga instrumentet më gjithëpërfshirëse ndërkombëtare për të drejtat e popujve autoktonë, e cila përfshin një konsensus global mbi të drejtat e vendasve, si dhe përcakton standardet minimale për mbijetesën, dinjitetin dhe mirëqenien e njerëzve autoktonë. Nga njëra anë, kjo Deklaratë pasqyron standardet e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe nga ana tjetër, jep standardet në lidhje me situatën e veçantë të njerëzve autoktonë dhe shpreh të drejtat e tyre.

Në dekadën e fundit, zbatimi i kësaj deklarate ka hasur arritje disi të favorshme në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Por pavarësisht arritjeve të tilla, ende ekzistojnë vende që janë shumë larg standardeve ndërkombëtare në identifikimin dhe njohjen e njerëzve autoktonë, dhënien e të drejtave të tyre dhe zbatimin e politikave ndaj tyre. Përkundër deklaratave, rezolutave, marrëveshjeve dhe instrumenteve të tjera ndërkombëtare në mbështetje të popujve autoktonë, shkeljet e të drejtave të tyre, veçanërisht në vendet e Amerikës Veriore dhe Australi, po vazhdojnë. Popujt autoktonë të Kanadasë, veçanërisht gratë e tyre, ballafaqohen me shkelje sistematike të të drejtave të njeriut, gjë që ka ngjallur protestën e organizatës Human Rights Ëatch dhe Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut gjatë viteve të fundit. Përveç kësaj, amerikanët autoktonë janë përballur me një seri shkeljesh të të drejtave dhe me një seri vuajtjesh në vendin e tyre. Vendasit australianë gjithashtu vuajnë nga abuzimi i të drejtave të tyre të njeriut dhe gjeneratat e tyre në mënyrë të vazhdueshme  janë bërë subjekt i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të tyre si autoktonë. Popujt autoktonë kanë vuajtur nga diskriminimi racial kundër tyre. Sipas një raporti të ri nga Amnesty International, vrasjet, kërcënimet, përdhunimet dhe diskriminimi racial janë pjesë e abuzimeve dhe dhunës së ushtruar ndaj popujve autoktonë anembanë botës.  Komuniteti kanadez këtë vit, festoi në njëqind vjetorin e pavarësisë së tij, ndërkohë shumë kanadezë këtë ditë e festuan nëpër rrugë duke protestuar për 150 vitet e shtypjes dhe gjenocid  që qeveria ka bërë kundër popujve dhe njerëzve autoktonë.

Protesta e autoktonëve kanadezë

Në Kanada, gjatë pesë viteve të fundit, është vënë re një prani e qëndrueshme dhe e bollshme e popullsisë vendase në burgjet federale; Popullsia e të burgosurve autoktonë, ka hasur rritje prej 43% dhe në përgjithësi 23% e totalit të burgjeve, përbëhet nga kjo shtresë e shoqëri. Kjo është në kohën kur numri i njerëzve autoktonë është vetëm 4% e popullsisë totale kanadeze. Është interesante që në dekadën e fundit, statistikat e të burgosurve autoktonë janë rritur me 80% dhe shpesh këta njerëz keqtrajtohen në burgje; Një nga të pesë të burgosurit autoktonë, është mbi 50 vjeç, mesatarja e të burgosurve autoktonë kanë më pak se tetë vjet arsim, 80% e femrave të burgosur bëhen pre e përdhunime, 31% e të burgosurve janë infektuar me hepatitin C ose AIDS dhe më shumë se gjysma e të burgosurve kanë nevojë për trajtim psikiatrik. Për fat të keq, në Kanada, statistikat e të burgosurve në radhët e pakicave në dekadën e fundit është 75% dhe numri i të burgosurve të grave autoktone në dekadën e fundit është rritur me 80%. Në këtë fushë, inspektori korrektues i Kanadasë Howard Sprees, shprehu shqetësim lidhur me rritjen e numrit të të burgosurve autoktonë dhe tha se "ky proces do të ketë efekte negative, duke përfshirë ndarjen dhe diskriminimin racial midis të burgosurve. Ndarja e të burgosurve më shumë është bërë një mjet menaxhimi për të burgosurit, sesa një mjet për menaxhimin e rrezikut”. Të dhënat e reja nga Zyra Kanadeze e Shërbimeve Korrektuese tregojnë se numri i të burgosurve që janë dërguar në qelitë e izolimit është rritur shumë gjatë dekadës së fundit. Sipas statistikave, 7,137 njerëz janë dërguar në izolim nga viti 2003 deri në vitin 2004. Megjithatë, nga 2012-ta e deri në 2013-ën, shifra u rrit në 8,221 presona. Normat më të larta të indekseve për izolimin e të burgosurve janë regjistruar në shtetet Ontario, Quebec dhe Prince. Në fillimet e këtij viti, Sprees me një raport të tij kërkoi nga qeveria kanadeze të raportojë për numrin e madh të të burgosurve autoktonë në vend. Në Kanada dy të tretat e të burgosurve janë banorë autoktonë, për të cilët janë paraqitur disa kërkesa për lirim sepse shumica prej tyre nuk përbëjnë kërcënim për shoqërinë kanadeze.

Protestat kundër burgosjes së banorëve autoktonë dhe izolimit të tyre në burgje

Të burgosurit autoktonë në burgjet kanadezë kryesisht janë 25% meshkuj dhe 41% femra. Ata gjatë kohëzgjatjes së dënimit transferohen në një pakicë të burgosurish me nivel të lartë kriminalitet dhe më pas dënohen në qelitë e izolimit ose ruhen me masa strikte të sigurisë. Dita Botërore e Autoktonëve festohet nga njerëzit e vendeve të ndryshme të botës për të përkujtuar mijëra gra dhe burra autoktonë që u janë besnikë zakoneve dhe traditave të tyre. Kjo është një rast i volitshëm për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e popujve autoktonë. Është ditë gjithashtu është një ditë përkujtimore për të kujtuar këtë njerëz për përpjekjet e tyre ia kanë kushtuar përmirësimit të botës, siç është mbrojtja e mjedisit.

 

Tags