Mosmarrëveshjet brenda në Bashkimin e Evropian ndaj marrëdhënieve me Rusinë
(last modified Sun, 20 Aug 2017 08:11:10 GMT )
Gusht 20, 2017 10:11 Europe/Tirane

Megjithëse marrëdhëniet BE- Rusi që nga viti 2014 për shkak të krizës në Ukrainë kanë hasur në divergjencë dhe distancim nga njëri-tjetri, vendet kryesore anëtare të BE-së, veçanërisht në Evropën Perëndimore, vazhdojnë të kenë interesime për lidhje dhe bashkëpunim ekonomik me Moskën, duke përfshirë sektorin e energjisë.

Sidoqoftë, këto lidhje tashmë janë ndikuar nga politikat dhe veprimet anti-ruse të Amerikës së Trumpit. Veprimet anti-ruse të Uashingtonit, në veçanti miratimi i një ligji të ri sanksionesh kundër Rusisë, që ndikon në sektorin energjetik të Rusisë, ka çuar në një përçarje të re në dy anët e Oqeanit Atlantik. Veprimi i ri i sistemit udhëheqjes në SHBA për të imponuar sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të ndikimit të tij margjinal në marrëdhëniet aktuale tregtare dhe ekonomike midis BE-së dhe Rusisë, të cilat natyrisht janë të pashmangshme, ka ngjallur reagim të ashpër nga Bashkimi Evropian. Sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara mbi Rusinë duhet të konsiderohen si një formë e presioneve ekonomike ndaj Bashkimit Evropian, gjë që padyshim do të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe midis Uashingtonit dhe Brukselit. Duke pasur parasysh situatën aktuale, nëse nuk ka marrëveshje midis Brukselit dhe Uashingtonit mbi çështjen e sanksionimit të Rusisë, BE do të ndërmarrë veprime hakmarrëse ndaj Shteteve të Bashkuara.

Sanksionet amerikane kundër Rusisë jo vetëm që kanë rritur mosmarrëveshjet përtej Atlantikut, por kanë shkaktuar rritje të mosmarrëveshjeve midis vendeve brenda BE, të cilët janë të ndarë në dy grupe lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve me Rusinë. Megjithatë, BE-ja, së bashku me Shtetet e Bashkuara që nga viti 2014 kanë zbatuar sanksione kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën e krahinave lindore të Ukrainës dhe aneksimin e gadishullit të Krimesë. Këto sanksione janë rinovuar çdo vit, por megjithatë kjo nuk do të thotë se vendet e Bashkimit Evropian, si Gjermania dhe Franca, dëshirojnë që sanksionet të prekin të gjitha fushat sidomos fushën e energjisë. Për më tepër, ndikimi negativ ekonomik dhe financiar i këtyre sanksioneve në vendet e BE-së, veçanërisht në vendet me një ekonomi të orientuar nga eksporti si Gjermania, është i pamohueshëm.

Tani çështja e vazhdimit të sanksioneve kundër Rusisë dhe në një kuadër më të përgjithshëm të marrëdhënieve me Rusinë, ka çuar në divergjenca dhe dallime midis vendeve të BE. Disa nga këto vende që për një kohë të gjatë kanë pasur marrëdhënie të gjera tregtare dhe ekonomike me Rusinë, si Greqia, Hungaria dhe Qipro, kanë bërë thirrje për heqjen e këtyre sanksioneve, ndërsa vendet e tjera të BE që kanë armiqësi afatgjatë me Rusinë ose janë aktualisht të kërcënuar në sektorin e sigurisë nga Moska, si Polonia dhe shtetet baltike, po bëjnë thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe vazhdimin e sanksioneve aktuale. Në këto kushte vendet kryesore të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Franca dhe Italia dhe Spanja, edhe pse kanë kontribuar në sanksionet aktuale kundër Moskës, por ato në marrëdhëniet dypalëshe preferojnë të vazhdojë lidhjet dhe bashkëpunimin me Rusinë në fushën e tregtisë, ekonomisë dhe energjisë.

Në kontekstin e tanishëm, mbështetësit dhe kundërshtarët e marrëdhënieve me Rusinë në Bashkimin Evropian janë duke u përqendruar në marrëdhëniet energjetike Moskë-Bruksel. Duke marrë parasysh se përkrahësit e marrëdhënieve me Rusinë duan të vazhdojnë zgjerimin e bashkëpunimit me Moskën në fushën e energjisë, veçanërisht vazhdimin e importit të gazit rus në Evropë, kundërshtarët e Rusisë dëshiron të shkurtojnë varësinë e BE nga furnizimet me gaz të Rusisë. Prandaj, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet e brendshme, BE i ka ofruar Rusisë që të shtyjë deri në tetor bisedimet mbi transitin e gazit nga Ukraina.

Bisedimet më parë ishin caktuar për në muajin gusht. Ministria ruse e Energjisë ka theksuar në mënyrë të përsëritur se objektet e transmetimit të gazit në Ukrainë janë jashtë standardeve dhe ka paralajmëruar mbi rreziqet që sjell kjo situatë. Gazprom, kompania e gazit natyror të Rusisë nëpërmjet tubacioneve të gazit të Ukrainës, dërgon gaz në Evropë nëpërmjet linjës North Stream-1. Megjithatë, Rusia ka propozuar ndërtimin e një tubacioni të ri gazi të quajtur  North Stream -2 për të reduktuar varësinë e saj nga Ukraina në eksportimin e gazit drejt Evropës. Aktualisht, kompania ruse GasProm po realizojnë ndërtimin e rrymës së tubacionit North Stream 2 në Detin Baltik duke bashkëpunuar me investitorët e kompanive evropiane.

Sanksionet e reja amerikane që synojnë projektin North Stream 2 kanë shkaktuar mosmarrëveshje tek vendet e BE për çështjen e këtyre sanksioneve dhe për mënyrën e transferimit të gazit nga Rusia, e cila gjithashtu ka reaguar ndaj këtyre sanksioneve. Në këtë drejtim, Aleksei Pushkov, një anëtar i Këshillit të Federatës Ruse, kritikoi ashpër deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, i cili ka thënë se Rusia mbështet linjën North Stream-2 për të marrë pikë nga Varshava dhe vendet e tjera evropiane. Pushkov tha: "Witold Vajzekowski", ministri i Jashtëm polak, në fakt, e ka ulur vlerën e tij përmes kësaj deklarate të pabazuar. Tetë shtete anëtare të BE, duke përfshirë Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë dhe Rumaninë, kundërshtojnë ndërtimin e projektit North Stream-2 dhe kreut të Komisionit Evropian i kanë dërguar në një letër proteste duke kërkuar që projekti i linjës së tubacionit North Stream-2 të ndërpritet.

Zyrtarët polakë janë të shqetësuar se zbatimi i projektit të ri do të intensifikojë varësinë e Evropës ndaj gazit rus. Marrëdhëniet ruso-polake në vitin 2014 u tensionuan për shkak të krizës së Ukrainës dhe për shkak të sanksioneve evropiane ndaj Rusisë, si dhe për shkak të pozicionit të  Varshavës kundër ndërtimit të tubacionit të gazit North Stream të Moskës. Pozicioni armiqësor i Polonisë kundër projekteve të gazit rus në Evropë është një realitet i marrëdhënieve midis dy vendeve, gjë në këtë kohë nuk është faktor i përshtatshëm. Polakët pohojnë se Rusia nuk ka ndërmend të përmirësojë marrëdhëniet me Varshavën dhe se normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe, varet nga veprimtaria dhe qasja e Moskës.

Rusia, pas dy krizave të gazit me Ukrainën në 2006 dhe 2009-ën, filloi të ndërtojë tubacione të reja gazi në Evropën veriore dhe jugore. Në këtë kuadër, tubacioni North Stream u ndërtua në Evropën Veriore, e cila furnizon me gaz Gjermaninë që nga viti 2011. Tubacioni është i gjatë 1222 kilometra dhe konsiderohet tubacioni më i gjatë nëndet i botës dhe kapaciteti i tij vjetor është 55 miliardë metra kub. Rusia synon të eliminojë Ukrainën nga rruga e saj transit drejt Evropës përmes ndërtimit të një tubacioni gazi të quajtur North Stream -2. Pas braktisjes së projektit të Rrjedhës së Jugut në Evropën Jugore nga Rusia në vitin 2015 për shkak të sabotimeve të BE-së, Moska do t’i japë përparësi zbatimit të projektit të gazsjellësit North Stream-2. Në të njëjtën kohë, ndërtimi i tubacionit North Stream-2 do t’i lejojë Gjermanisë që në formë të drejtpërdrejtë të dyfishojë importin e gazi nga Rusia nëpërmjet tubacioneve të Detit Baltik. Pika  më e rëndësishme është se Polonia në kundërshtimin e  saj ndaj ndërtimit të gazsjellësit North Stream-2 nuk  është fill e vetme, por ka mbështetje.

Disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë tre republikat baltike, së bashku me Rumaninë dhe Italinë, kanë gjithashtu qëndrim të kundërt në këtë çështje. Në veçanti, italianët e kanë kundërshtuar këtë çështje për shkak të sjelljes diskriminuese të Gjermanisë. Në këtë kuadër, Matteo Renzi ish kryeministër i Italisë në mes të dhjetorit 2015 e kritikoi Gjermaninë se ajo pa vënë në dukje interesat e anëtarëve të tjerë të BE-së është duke ndërtuar një tubacion të ri të gazit me Rusinë të quajtur North Stream-2. Italia këtë veprim e quati sjellje diskriminuese nga ana e Gjermanisë. Natyrisht, edhe Shtetet e Bashkuara në gusht të vitit 2016 gjatë presidencës së Barack Obamës, kishin kundërshtuar ndërtimin e gazsjellësit North Stream-2, me pretekstin e papajtueshmërisë së saj me interesat kolektive, integritetin dhe sigurinë e Evropës. Amos Stein, ish i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit dhe koordinatori i energjisë i SHBA në atë kohë, deklaroi se tubacioni i gazit North Stream-2 do të dëmtonte lidhjet aktuale mes vendeve të Evropës Lindore dhe ato Perëndimore. Ai tha se ndërtimi i tubacionit dhe fillimi i punës së tij do të ulë të ardhurat e Polonisë, Sllovakisë dhe Ukrainës nga transiti i gazit rus. Zyrtarët dhe ekspertët evropianë besojnë se Uashingtoni nuk kërkon vetëm avancimin e interesave të tij ekonomik në Evropë, por synon gjithashtu të dobësojë dhe të nxjerrë jashtë loje kompanitë evropiane, veçanërisht në sektorin e energjisë, në një kohë kur masa të tilla kufizuese janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Francis Prince, një ekspert i Institutit të Parisit për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike, beson se vendet e BE duhet të heqin dorë nga dallimet e tyre dhe qartazi t’i thonë Amerikës se Evropa është e bashkuar kundër sanksioneve të mundshme të Amerikës në të ardhmen.

Duke pasur parasysh tendencat dhe qëndrimet e ndryshme të vendeve të Bashkimit Evropian drejt Rusisë, marrëdhënia e ardhshme BE-Rusi duket se do të jetë pjesë e listës së çështjeve kontradiktore të këtij unioni evropian. Ndonëse tani aksi i kësaj mosmarrëveshjeje është çështja e marrëdhënieve BE-Rusi në fushën e energjisë, megjithatë, në një vështrim të përgjithshëm, mund të shihet se tashmë ekzistojnë dy pikëpamje të ndryshme mbi Rusinë në këtë Union, i cili beson se, pavarësisht nga mosmarrëveshjet aktuale me Rusinë dhe vendosja e sanksioneve mbi të, faktet rreth rëndësisë dhe rolit të Rusisë në ekonominë, energjinë dhe sigurinë e Evropës, do të parandalojnë pezullimin ose zvogëlimin e marrëdhënieve të unioni me Moskën.

Në këtë drejtim, mbrojtësit e ruajtjes së marrëdhënie me Rusinë besojnë se marrëdhëniet me Moskën, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve ekonomike të energjisë, duhet të ruhen sa më shumë që të jetë e mundur derisa Evropës është e varur nga gazi rus. Në këtë, gjen kuptim edhe ndërtimi i tubacioneve të reja të gazit nga Rusia në Evropë. Mbështetës i kësaj ideje është Gjermania e cila gjithashtu ka  mbështetjen e disa vendeve të tjera evropiane, duke përfshirë Francën dhe Austrinë. Nga ana tjetër janë kundërshtarët të cilët ndikohen nga pikëpamjet dhe qasjet amerikane dhe në të vërtetë në emër të Shteteve të Bashkuara ata po bëjnë thirrje për shtimin e presioneve Rusisë dhe kufizimin e marrëdhënieve me Moskën. Në krye të këtyre vendeve ndodhet Polonia dhe aleatët e saj në Evropën Lindore, të cilët me anë të pretendimit se Rusia kërcënon sigurinë e tyre, jo vetëm që kërkojnë një konfrontim ushtarak me të, por gjithashtu besojnë se varësia e Evropës ndaj Rusisë duhet të shkëputet ku në plan të parë qëndron ndërprerja varësisë energjetike. Natyrisht, këto dy pikëpamje brenda në Bashkimin Evropian do të shkaktojë ndasi dhe mospërputhje në pozicionimin e BE-së ndaj Rusisë, duke përfshirë këtu edhe qëndrimin në fushën e energjisë.