Brexit dhe dobësimi i fuqisë së butë të Anglisë
(last modified Thu, 28 Sep 2017 10:25:53 GMT )
Shtator 28, 2017 12:25 Europe/Tirane

Me 52% pro, populli anglez ka votuar pro largimit të Britanisë nga BE. Referendumi i mbajt në vitin 2016 dhe nisi të zbatohet në mars të vitit 2017. Deri tani janë organizuar 3 raunde bisedimesh në procesin Brexit.

Sipas planeve, procesi i daljes duhet të përfundojë deri në vitin 2019. Në një vështrim global, mund të nxjerrim në pah dobësimin dhe madje edhe rënien e fuqisë së butë dhe të fortë të Britanisë, nën ndikimin e Brexit. Në anën e vështirë të çështjes, e cila sigurisht nuk është edhe çështja kryesore e këtij emisioni, dobësimi i fuqisë ekonomike dhe dobësimi i gjendjes së saj të sigurisë, janë të dukshëm. Rritja e pasigurisë në vend që është për shkak të mungesës së kontakteve me institucionet evropiane të sigurisë, konsiderohet një prej kërcënimeve të tjera të paraqitura nga zgjedhja e britanikëve. Sipas Peter Altmayer, kreu i zyrës së kancelares Angela Merkel, Brexit do të dëmtojë shumë Britaninë.

Ajo që synohet në këtë program është ndikimi i Brexit në dobësimin dhe madje edhe rënien e fuqisë së butë britanike. Britania ka qenë fuqia koloniale gjatë disa qindra viteve të fundit dhe ka qenë dominues për një kohë të gjatë në shumë vende në Afrikë, Azi, Amerikën Veriore dhe Oqeani. Gjatë kësaj periudhe, britanikët janë munduar shumë që të vënë gjuhën e parë angleze dhe pastaj të fusin kulturën angleze në këto zona, si një gjuhë dhe kulturë dominuese. Në të njëjtën kohë, për shekuj ka vazhduar procesi i dërgimit të studentëve nga zonat e kolonizuara për në Britani për shkak të këmbënguljes së elitave akademike, politike dhe ekonomike me ndikim në vendet aziatike dhe afrikane, të ndikuara nga kultura dhe mendimi anglez. Në këtë mënyrë, ata gjithmonë luajnë një rol në praninë dhe ndikimin e vazhdueshëm të britanikëve në këto vende. Një shembull i qartë është India, e cili, duke pasur parasysh kolonializmin e saj shumë shekullor nga britanik, tani si gjuhë zyrtare ka gjuhën angleze dhe madje institucionet e saj politike dhe administrative janë krijuar nga modeli britanik dhe Britania vazhdon akoma të përpiqet që të dominojë në këtë vend, nëpërmjet  kornizës së Komonuelthit, duke krijuar një marrëdhënie të thellë ekonomike dhe biznesi me Indinë dhe duke shtuar ndikimin kulturor në këtë vend. Megjithatë, tërheqja e Britanisë nga Bashkimi Evropian duket se ka pasur një ndikim negativ në fuqinë e butë të këtij vendi dhe në potencialin e saj shkencor dhe kulturor, si dhe një rënie të fuqisë së Britanisë në nivel botëror. Analizimi i tendencave akademike dhe shkencore gjithashtu tregon se Brexit ka pasur një ndikim negativ në fuqinë e butë të Britanisë, një proces që sigurisht do të bëhet gjithnjë e më i gjerë me zbatimin e Brexit.

Një nga rezultatet e globalizimit, ka qenë bumi në tregun global të arsimit të lartë, i cili ka pasur shumë përfitime materiale dhe shkencore për Mbretërinë e Bashkuar, duke sjellë gjithashtu shumë përfitime financiare për qytetet universitare në Angli. Përfitimi për një metropol si Londra, nga të ardhurat neto të kampuseve universitare ka qenë 2.3 miliard paund në vit dhe për një qytet si Sheffield, të ardhurat neto kanë qenë 100 milionë paund në vit.  Kjo situatë që ishte mjaft e dobishme për britanikët, sepse ata përfitonin nga një milion studentë që shkojnë në Angli për të studiuar. Në vitin 2012, aktiviteti i këtyre universiteteve ka futur rreth 18 miliardë paund në ekonominë britanike. Por pas Brexit ekziston rreziku i izolimit të Anglisë në Evropë dhe i rënies së besueshmërisë britanike, sidomos në nivel ndërkombëtar. Edhe pse vendimi për të dalë nga Bashkimi Evropian nuk ndalon profesorët britanikë, studiuesit dhe institucionet britanike të bashkëpunojnë jashtë kufijve, mirëpo pas Brexit që tani është vënë re se interesimi i studentëve të huaj për të studiuar në Angli ka rënë.

Një prej hallkave të autoriteteve britanike, është ulja e interesit të studentëve të huaj për të ardhur në Angli. Kjo ulje e interesimit ka ndodhur pas referendumit për Brexit. Sipas statistikave të publikuara deri tani, interesimi për të studiuar në universitetet dhe kolegjet angleze, gjatë këtij viti është ulur me 9%. Një prej arsyeve kryesore të kësaj rënieje, është mungesa e garancisë dhe sigurisë mbi të ardhmen e qendrave universitare të Anglisë dhe vështirësive që mund të dalin pas Brexit. Përveç kësaj shumicën e studentëve të huaj në Angli, e përbëjnë studentët evropianë të cilët sigurisht janë të shqetësuar mbi të ardhmen e mundësisë së qëndrimit të tyre në Britaninë e Madhe pas zbatimit të Brexit. Sa i përket kësaj profesor Hio Bridi, zv/rektor i universitetit Bristol thotë se studentët evropianë për shkak të Brexit, ndihen të çorientuar dhe të pasigurt në një kohë kur ata kanë investuar shumë. Ai u sugjeroi autoriteteve angleze, se çështja e studentëve evropianë nuk do të trajtohet në bisedimet e Brexit dhe situata e qëndrimit të tyre në Angli të mos ndryshojë. Sipas profesor Bridit, Anglia ka nevojë për liderët akademikë të Bashkimit Evropian, sepse ato përbëjnë një pjesë të madhe të fuqisë së organeve britanike dhe për këtë atyre u duhen dhënë garanci se do të qëndrojnë në shoqërinë akademike të Britanisë.

Për momentin shumë nga kolegjet dhe universitete e Britanisë kanë studentë dhe akademikë evropianë dhe në shumë raste burimet financiare të hulumtimeve të tyre, garantohen nga BE. P.sh. 15% e shumës që i duhet një universiteti për të kryer një hulumtim, garantohet me buxhetin e BE. ¼ e profesorëve të universiteteve angleze janë qytetarë të vendeve të tjera të botës. Për momentin, ekzistenca e studentëve të huaj në universitetet angleze, është bërë shkak që edhe për studentët vendas të bëhen ulje në shpenzimet universitare. Për këtë shumë qarqe universitare në Britani, theksojnë se nëse qeveria konservatore e Anglisë synon të ketë po të njëjtin ndikim ndaj vendeve të tjera, ashtu siç ka qenë më parë, ajo duhet të gjejë zgjidhje për të përfituar nga arsimimi i studentëve të huaj dhe të ardhurat që rrjedhin prej tyre, sepse në të kundërt shpenzimet universitare do të rriten. Mirëpo një tjetër çështje penguese që rrjedh nga Brexit është edhe çështja e pranimit dhe qëndrimit të studentëve të huaj të cilët do të duhet të përballen me kushte të reja rezidence në Angli.

Megjithëse shqetësimet e paraqitura nga universitarët në Angli, qeveria e këtij vendi është shprehur se nuk ka shqetësime mbi këtë rast. Zëdhënësi i qeverisë angleze ka thënë se Britania e Madhe është një prej vendeve të para në botë të preferuar nga studentët dhe me investimin e 2 miliard paund në vit, ky vend do të vazhdojë të qëndrojë në krye të sistemit arsimor universitar në botë. Megjithatë ai theksoi se me largimin e Anglisë nga BE, ky vend duhet të vazhdojë të japë garanci mbi rezultatin hulumtues dhe shkencor të universiteteve. Mirëpo sipas Sali Hant, sekretar i sindikatës së universiteteve dhe kolegjeve UCU në Angli, deklaratat e disa funksionarëve të qeverisë, nuk kanë dhënë garanci për studentët e huaj, por përkundrazi ata i kanë dhënë mesazh botës se pas Brexit kushtet e punës në këtë vend nuk do të jenë si më parë.

Në Angli, si ata që janë pro Brexit, si ata që janë kundër kanë pikëpamje të njëjtë lidhur me përfitimet monetare, kulturore dhe shkencore nga studentët e huaj. Në këtë mes, nuk dihet qëndrimi që do të mbajë qeveria e Theresa May gjatë procesit të negociatave të Britanisë së Madhe dhe BE, rreth çështjes së studentëve të huaj dhe mënyrës së pranimit të tyre nëpër universitetet dhe kolegjet angleze. Për momentin është e qartë se Brukseli po mban qëndrim të ashpër ndaj Londrës në të gjitha fushat duke prekur këtu edhe sektorin shkencor dhe universitar. Ky qëndrim i cili vështirëson kushtet për studim në Angli, do të ndikojë negativisht edhe në opinionin e studentëve të tjerë jo evropianë. Si rezultat për shkak të realizimit të procesit të Brexit, ekziston mundësia e uljes së numrit të studentëve të huaj që synojnë të studiojnë në Angli dhe për pasojë të ardhurat nga studentët do të ulen dhe jo vetëm kaq por do të ulen edhe ndihmat e BE për universitet dhe kolegjet angleze të cilat edhe mund të ndërpriten plotësisht. Sipas shumë profesorëve angleze, mungesa e fondeve të BE për hulumtime dhe studime dhe për zbatimin e projekteve universitare, mund të transformojë formën dhe prioritetet e këtyre universiteteve. Janë të shumtë ata që shpresojnë se me zbatimin e Brexit, qeveria angleze do të shtojë shpenzimet e saj në sektorin universitar dhe shkencor në mënyrë që profesorët të mos jenë të varur nga jashtë nga aspekti financiar, i kohës dhe i pajisjeve.

Mirëpo qeveria angleze e cila ka ndërmarrë masa të kursimit ekonomik, nuk e ka fuqinë që të shtojë buxhetin në sektorin e arsimit. Qeveria konservatore e Anglisë, duhet të rishikojë formatin e arsimit të lartë në vend dhe kjo mund të ndodhë menjëherë pas zbatimit të plotë të Brexit dhe largimit të Anglisë nga BE. Formati do të fillojë të ndryshohet duke përcaktuar fatin e mijëra shtetasve të vendeve evropiane të cilët punojnë nëpër universitetet dhe kolegjet e Britanisë së Madhe. Si rezultat, të gjithë këto faktorë do të ulin fuqinë e butë të Britanisë së Madhe në të ardhmen.