Epopeja e pavdekshme e Ashurasë (Speciale për ditën e Ashurasë)
(last modified Sun, 08 Oct 2017 08:49:24 GMT )
Tetor 08, 2017 10:49 Europe/Tirane

Ndoshta mund të thuhet se asnjë revolucion dhe kryengritje në historinë islame, nga aspekti i kufijve gjeografik dhe zgjatjes kohore të ngjarjes, nuk ka qenë më i vogël dhe më i shkurt se sa ngjarja e Qerbelasë. Mirëpo kjo ngjarje, është ngjarja më e madhe, më mahnitëse dhe më me ndikim në historinë e Islamit.

Qerbelaja është një vend në Irak. Ndoshta mund të thuhet se asnjë revolucion dhe kryengritje në historinë islame, nga aspekti kufijve gjeografik dhe zgjatjes kohore të ngjarjes, nuk ka qenë më i vogël dhe më i shkurt se sa ngjarja e Qerbelasë. Në këtë ngjarje e gjithë ushtria e Husejnit (a.s.) përbëhej nga 72 persona dhe u vendos kundër ushtrisë me 30 mijë ushtarësh të armatosur deri në dhëmb. Njëkohësisht, kjo ngjarje, është ngjarja më e madhe, më e çuditshme dhe më me ndikim në historinë e Islamit. Në këtë rajon të vogël gjeografik, u manifestuan të gjitha bukuritë, madhëritë dhe veprimet e duhura të jetës së njeriut.

Atëherë kur dielli nxori jashtë fytyrën e tij në ditën e Ashurasë, ndodhi ngjarja më e madhe e historisë. Në agimin e hershëm Imam Husejni (a.s.) radhiti ushtrinë e tij. Ai pas namazit të agimit, ushtrinë e tij e cila përbëhej nga 32 kalorës dhe 40 këmbësorë, e ndau në tre grupe. Grupin e parë e vendosi në krahun e djathtë, grupin e dytë e vendosi në krahun e majtë dhe një grup e vendosi në mes. Komandant të grupit të djathtë e emëroi Zuhejr bin Ghajn dhe komandën e grupit të majtë ia dha Habib bin Medhaher, ndërsa vetë u vendos në mesin e të dy grupeve të ushtarëve. Më pas, Imam Husejni (a.s.) flamurin e ushtrisë ia dha Abas bin Ali i njohur me emrin “Kamer Beni Hashim” (Hëna e fisit Beni Hashim). Mbrapa ushtrisë së Imam Husejnit ndodheshin tendat e karvanit. Omar bin Sa’d gjithashtu ushtrinë kriminele të tij e ndau në disa grupe. Të dy ushtritë u vendosen përball njëra-tjetrës dhe pritshin fillimin e luftës përcaktuese.

Husejn bin Ali (a.s.) bëri përpjekje të mëdha për të parandaluar vrasjen e myslimanëve dhe shfrytëzoi çdo rrugë të mundshme për të parandaluar luftën në mënyrë që të mos derdhet gjaku i askujt në tokë. Mirëpo armiku arrogantë me numrin e madh të ushtarëve të vetë dhe me numrin e vogël të besnikëve të Imam Husejnit (a.s.), nuk pranonte asnjë rrugë dhe refuzoi të gjitha propozimet që i bëri Imam Husejni (a.s.). Edhe në ditën e Ashuras, Imam Husejni (a.s.) i dërgoi disa prej besnikëve të tij pranë ushtrisë së armikut që të bisedojnë me ata dhe duke shpjeguar të vërtetën, t’i tërheqin ata nga lufta dhe kryerja e krimeve. Imam Husejni (a.s.) edhe personalisht disa herë u mundua të këshillojë ushtrinë e armikut jobesimtar dhe me anë të ligjëratave, i ftoi ata që ta ruajnë qetësinë dhe të mos derdhin gjak, mirëpo sipas fjalëve të Imam Husejnit (a.s.), kafshatat haram në stomakun e tyre nuk lejonin që ata të kuptojnë të vërtetat dhe mbetën në rrugën e tyre të humbur dhe insistuan vetëm në fillimin e luftës.

Omar bin Sa’d duke hedhur një shigjetë në drejtim të ushtrisë së Imam Husejnit (a.s.), në mënyrë zyrtare filloi luftën në Qerbela duke inkurajuar ushtarët e tij fatzinj që të luftojnë kundër Ehli Bejtit (a.s.). Për një kohë të shkurtë, të dy ushtritë u afruan me njëra tjetrën dhe në atë ditë luftuan me mjete luftarake. Në këtë betejë ndodhi befasia e historisë dhe u prishen llogaritë e planeve ushtarake, sepse në njërën anë ishte mbrojtja e një ushtrie me më pak se 100 persona që disa prej tyre akoma ishin adoleshentë ose persona të moshuar, përball një ushtrie me disa mijëra ushtarë. Kjo ushtri e vogël me guxim dhe trimëri të plotë, mbrojti dinjitetin vetë, bindjen dhe parimet fetare dhe politike të veta dhe kurrë nuk u nënshtrua nga armiku. Besnikët e Imam Husejnit (a.s.) me të vërtetë ishin shembull praktik i këtij ajeti kur’anor i cili thotë: “Shokët e Profetit janë të ashpër përball jobesimtarëve dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin”. Në Qerbela, zemrat e shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.) ishin të mbushura me dashuri ndaj Zotit dhe me dashuri ndaj Husejnit. Prandaj, në ato rrethana të vështira, sinqeriteti, besnikëria dhe qëndresa e tyre ishte e paparë në historinë e botës. Filozofi gjerman “Marbin” gjatë studimeve të tij pohon këtë çështje dhe në lidhje me Imam Husejnin (a.s.) thotë: “Në histori përveç Husejnit, nuk ekziston askush i cili me vetëdije dhe me qëllim sakrifikoi jetën e tij për predikimin dhe përhapjen e fesë”. Shokët besnikë të Imam Husejnit (a.s.) me krenari u martirizuan pasi me trimëri kishin shfarosur shumë armiq. Armiku në fillim mendonte se ushtria e vogël e Imam Husejnit (a.s.) do të shkatërrohet në çastin e parë të sulmit të gjithanshëm dhe shumë shpejtë do të përfundojë dosja e Qerbelasë, mirëpo pas fillimit të luftës me atë, e kuptoi se tani u përball me një bjeshkë të lartë të besimit dhe bindjes, prandaj shkatërrimi i saj nuk është punë e lehtë. Besnikët e Imam Husejnit (a.s.) nga mëngjesi vazhduan luftën deri pasditen e Ashurasë dhe mbrojtën kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.) deri në pikën e fundit të gjakut të tyre.

Armiku pasi nuk arriti rezultat nga sulmi i gjithanshëm, gradualisht u përqendrua në beteja individuale dhe në dy luftime. Kjo ishte për arsye se edhe pse ushtria e Omar bin Sa’d e gjitha ishte përgatitur për të luftuar kundër Imam Husejnit (a.s.), mirëpo në mesin e saj kishte shumë njerëz të cilët nuk dëshironin që të luftonin me nipin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe në mënyrë të detyruar ishin vendosur në ushtrinë e Omar bin Sa’d. Për këtë arsye ata neglizhonin luftën në sulm të gjithanshëm dhe Omar bin Sa’d në këtë mënyrë dështoi në arritjen e qëllimeve të tij djallëzore. Vlen të theksohet se kthimi në luftën individuale dhe në dyluftime, ishte një gjë edhe më e përshtatshme për ushtrinë në numër të vogël të Imam Husejnit (a.s.). Kjo ishte për arsye se secili nga besnikët e Imam Husejnit (a.s.) kishte mundësi të luftonte me disa ushtarë të ushtrisë pa motiv të armikut dhe ta vendosnin e armikun në një gjendje pasive. Pikërisht kjo çështje u bë shkak për zgjatjen me shumë të luftimeve. Besnikët e Imam Husejnit (a.s.) me motiv dhe vullnet për të mbrojtur atë të cilin Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. e ka quajtur “Zotëria i të rinjve të parajsës” dhe me besim dhe bindje të sinqertë, merrnin leje nga ai dhe hynin në betejën e luftës dhe pas luftimit me nderë dhe dinjitet, pinin sherbetin e martirizimit.

Në ditën e Ashurasë, besnikët e Imam Husejnit (a.s.) krijuan skena të pashembullta të dashurisë dhe flijimit. Secili garonin me njëri-tjetrin për të shkuar më parë në betejën e luftës dhe me përulje kërkonin leje për luftë nga Imam Husejni (a.s.). Ata e siguronin atë se edhe nëse do të kishin njëmijë shpirtra, të gjithë ata do t’i sakrifikonin për Husejnin dhe për qëllimin e tij të shenjtë. Kur njëri prej atyre hynte në betejën e luftës, në fillim me forcën e besimit dhe me rezistencën e tij, e thyente moralin e armikut dhe me trimëri mbronte Imam Husejnin (a.s.). Pastaj kur Imam Husejni (a.s.) shkonte pranë trupit të tij të plagosur, ai e pyeste: “O Husejn i dashur, a je i kënaqur me mua?” Ndërsa Imam Husejni (a.s.) i siguronte të gjitha ata se shokët e tij në besnikëri dhe heroizëm janë të pashoqë.  

Më në fund vetë Imam Husejni (a.s.) shkon në betejën e luftës. Në damarët e tij ekziston gjaku i Muhamedit s.a.v.s., i Aliut dhe i Fatimes. Ai përsëri e lut Zotin e madhëruar që të jetë dëshmitar se ai ka vepruar ashtu siç është nevojitur për t’i shpëtuar njerëzit nga injoranca dhe mashtrimi. Ai lufton me trimëri dhe u kujton edhe njëherë njerëzve që nuk është nisur në rrugën e tij për asgjë tjetër, përveç korrigjimit të shtrembërimeve që janë bërë në fe. Lufta e tij na kujton trimëritë dhe luftën e Aliut (a.s.). Mirëpo lakmia për pushtet dhe pasuri, i kishte mbyllur sytë armikut nga e vërteta. Dalëngadalë dielli kalon në qiell dhe kalon edhe mesdita e Ashurasë. Ndodhë një tragjedi e madhe. Gjaku i pastër i Husejnit, nipit të dashur të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ngjyros tokën e Qerbelasë dhe koka e Husejnit (a.s.) më në fund e këputur nga trupi, vendoset në duar të armikut.

Kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) u formua me racionalizëm dhe me vetëdije për ta mbrojtur dinjitetin e njeriut dhe fenë Islame. Kjo kryengritje ishte plotë me vlera të qëndrueshme morale dhe njerëzore. Prandaj, edhe pse kanë kaluar shumë shekuj nga kryengritja e Husejnit (a.s.) dhe nga lufta e përgjakshme e Qerbelasë, mirëpo kujtimi i kësaj sakrifice dhe i këtij heroizmi shkëlqen në mënyrë të pavdekshme mbi faqet e zemrave të besimtarëve dhe mbi faqet e historisë. Husejni (a.s.) është ajo e vërtetë e pavdekshme në pasqyrën e ekzistencës që kujtimi i saj do të jetë përgjithmonë i pavdekshëm dhe flamuri i kësaj kryengritje do të valojë përgjithmonë në faqet e historisë. Martirizimi i Imam Husejnit (a.s.) në ditën e Ashurasë që është bërë në mbrojtje ndaj të vërtetës dhe drejtësisë, krijoi një dashuri të vrullshme dhe të pavdekshme në histori e cila inkurajon besimtarët myslimanë dhe të gjithë njerëzit liridashës që ta përkujtojnë këtë heroizëm të madh. Në realitet mund të thuhet se Ashura sot është faktor për bashkimin dhe koordinimin e popujve myslimanë. Në këto ditë, thuajse myslimanët bashkohen me një ritëm të madh të harmonizuar dhe të gjithë së bashku hedhin sloganin e të vërtetës dhe rezistencës përballë padrejtësisë dhe dhunës.

Në fund shprehim ngushëllime për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë.

Tags