Speciale për ditën botërore të luftës kundër varfërisë
(last modified Thu, 19 Oct 2017 07:45:11 GMT )
Tetor 19, 2017 09:45 Europe/Tirane

Sot, është dita botërore e luftës kundër varfërisë. Me këtë rast në një program special do të hedhim një vështrim mbi përpjekjet në këtë drejtim.

Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 1993 me anë të një rezolute, datën 17 tetor e ka shpallur me emrin "Dita Botërore e Luftës Kundër Varfërisë". OKB më pas vitin 1996 e ka emëruar "Viti Ndërkombëtar për Zhdukjen e Varfërisë". Këto veprime krijuan raste për njohjen zyrtare të të drejtave të personave të privuar në shoqëri dhe pjesëmarrjen aktive të tyre për realizimin e një bote të drejtë. Përveç kësaj, periudha nga viti 1997 deri më 2006, nga ana e OKB është shpallur dekada për zhdukjen e varfërisë. Miratimi i kësaj dekade, e bënë të qartë se gjenda e të privuarëve është shumë kritike dhe thekson nevojën për shqyrtimin e gjendjes së këtyre personave.

OKB në vitin 2000, paraqiti kornizën e programit të saj për reduktimin e varfërisë në botë. OKB në bazë të Deklaratës së Mileniumit  (UN Millennnium Declaration), ka hartuar dokumentin "Objektivat e Zhvillimit të Mileniumit" (Millennium Development Goals). Ky dokument përfshinë tetë objektiva përkatës dhe të lidhura me njëri-tjetrin dhe ishte hartuar për reduktimin e konsiderueshëm të nivelit të varfërisë në botë deri në vitin 2015. Në mesin e këtyre objektivave, vetëm një objektiv trajton çështjen e të ardhurave dhe shtatë objektivat e tjera i dedikohen ngritjes së kushteve jetësore dhe sociale të personave të varfër. Në takimin e Mileniumit, liderët e botës u zotuan se deri në vitin 2015, të reduktojnë për 50% numrin e personave të cilët jetojnë në varfëri ekstreme, do të thotë me të ardhura ditore 1 dollar. Mirëpo statistikat tregojnë se gjatë një dekade të fundit, varfëria është shtuar edhe më tepër në nivel global dhe mbi 80 % e popullsisë së botës kanë të ardhura ditore më pak se 10 dollarë. Varfëria është shtuar në masë të madhe jo vetëm në vendet e varfra afrikane dhe aziatike, por edhe shumë prej vendeve të zhvilluara të botës po përballen me varfëri. Në Amerikë, çdo i 7 person jeton nën nivelin e varfërisë. Nga ana tjetër, vetëm 85 njerëzit më të pasur të botës posedojnë pasuri sa 5.3 miliardë e njerëzve të varfër. 20 % e popullsisë së botës aktualisht po jeton me 1.25 dollarë në ditë. Sipas objektivave të reja të Bankës Botërore, ky nivel deri në vitin 2030 duhet të reduktohen deri në 3%.

Varfëria në botë

Varfëria do të thotë një gjendje në të cilën individi nuk ka një shumë të caktuar materiale ose parash. Varfëria absolute gjithashtu do të thotë atëherë kur individi nuk ka mundësi të plotësojë nevojat e tij elementare për jetesë si ujë të pastër e të shëndosh, ushqimin, shërbimet mjekësore, arsimimin, veshmbathjen dhe sigurimin e strehimit-banimit. Thuhet se rreth 1.7 miliardë njerëz në botë jetojnë në varfëri absolute dhe mbi 800 milionë njerëz në botë po vuajnë nga uria dhe kequshqyerja. Varfëria është një fenomen i papëlqyeshëm i shoqërisë dhe zakonisht nuk duhet të ekzistojë në shoqërinë njerëzore. Natyrisht se varfëria nuk vlerësohet nëpërmjet mospasjes së të ardhurave të mjaftueshme. Varfëria mund të përshkruhet edhe në formë të kufizimit të qasjes në shërbimet mjekësore, arsimore dhe në çështjeve e tjera kryesore. Varfëria është rezultat i izolimit dhe dëbimit shoqëror, prandaj është e domosdoshme që për realizimin e programit për zhvillim të qëndrueshëm, të ndërpritet poshtërimi dhe dëbimi i të gjithë individëve të varfër. Një çështje e cila duket të jetë më shqetësuese nga të gjitha çështjet e tjerat, është shtimi i dallimit mes klasave financiare në dy dekadat e fundit.

Varfëria është një prej problemeve të rëndësishme shoqërore, prandaj ndihma ndaj të privuarve dhe të varfërve, është një prej urdhrave të theksuar në masë të madhe nga Islami. Feja e pastër Islame ka një përkushtim të veçantë për jetën sociale të individëve dhe mirëqenien e tyre për të ndihmuar arritjen e lumturisë së njerëzve dhe ka prezantuar alternativat individuale dhe kolektive për të luftuar kundër varfërisë.

Feja Islame konsideron se varfëria dhe mjerimi është një prej tragjedive të mëdha dhe një prej të këqijave të shoqërisë njerëzore, prandaj zhdukjen e varfërisë nga shoqëria e ka vendosur si një prej objektivave të umetit të saj dhe prioritet të shoqërisë islame. Nga pikëpamja e Imam Aliut (a.s.),  të gjithë individët e shoqërisë myslimane dhe jomyslimane për të siguruar nevojat e tyre themelore për jetesë, duhet të jenë në gjendje ekonomike të mirë dhe të përshtatshme për të jetuar me nderë dhe dinjitet njerëzor në mënyrë që të vendoset mirëqenia e përgjithshme në shoqëri.

Në Islam, varfëria është qortuar në masë të madhe dhe në tekstet islame, varfëria konsiderohet faktor për mosbesim. Imam Aliu (a.s.) duke iu drejtuar djalit të tij Muhamed bin Hanefije, porosit: “O biri im! Unë kam frikë për ngadhënjimin e varfërisë mbi ty, strehohu pranë Zotit nga varfëria se me të vërtetë varfëria e cungon fenë e njeriut dhe e humb mendjen e njeriut dhe si e tillë është faktor i armiqësisë”. Ai në një rast tjetër në lidhje me varfërinë ka thënë: “Çdo kush që përballet me varfërinë, ai do të përballet me tre karakteristika: dobësia në përcaktim, mangësia e mendjes, dobësia e fesë dhe paturpësia. Prandaj duhet të strehoheni nga varfëria pranë Zotit”.

Përpjekja dhe puna është faktori themelor për zhdukjen e varfërisë dhe mjerimit. Është e drejtë që furnizimi i njeriut vjen nga ana e Zotit, mirëpo theksimi i Islamit mbi punën dhe përpjekjen bëhet për të fituar furnizimin nëpërmjet rrugëve të lejuara. Nga pikëpamja e Islamit, puna është bazë për dinjitetin dhe fisnikërinë e njeriut dhe asnjë profesion i punës nuk është turp, fitimi i furnizimit është i lejuar nëpërmjet përpjekjes dhe punës së drejtë dhe legjitime. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka inkurajuar shokët e tij që të krenohen me profesionin e punës që e kanë.

Në një hadith të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. thuhet: “Edhe nëse ndonjëri prej juve merr litarin dhe shkon e mbledh dru për djegie dhe pastaj me shpinën e tij i çon në treg për t’i shitur ato dhe nëpërmjet kësaj rruge siguron të ardhura dhe ngop barkun e tij, është më mirë se sa që të shtrijë dorën dhe të lypë pranë njerëzve të tjerë, pavarësisht se a i japin apo nuk i japin atij ndonjë gjë”.

Në historinë e jetës së Profetit të nderuar të Islamit thuhet se ai para se të shpallet Profet, punonte si bari si dhe më pas merrej edhe me tregti. Shokët e Hazretit Muhamed s.a.v.s. gjithashtu merreshin me profesione të ndryshme të punës si tregtia, bujqësia etj.. Prandaj, edhe profetët e Zotit, punonin për të fituar furnizimin dhe të ardhurat nëpërmjet rrugëve të lejuara. Përveç kësaj, feja Islame sigurimin e të ardhurave dhe furnizimin nëpërmjet rrugëve të lejuara e ka konsideruar adhurim, sepse kjo sjell dobi edhe për personin edhe për ata për të cilët ka përgjegjësia t’i mbikëqyrë ai.

Disa persona për shkak të plakjes së trupit ose për shkak të kushteve fizike ose psikologjike, nuk mund të punojnë dhe të sigurojnë të ardhura. Këta persona nganjëherë janë në mesin e të afërmve ose në mesin e shoqërisë. Alternativa e Islamit për të luftuar me varfërinë, është shqyrtimi i gjendjes së të varfërve në mesin e të afërmve, kjo është për arsye se nëse në një shoqëri të afërmit mbështesin financiarisht të afërmit e tyre, atëherë në nivel të shoqërisë varfëria do të jetë shumë e vogël. Nga pikëpamja e Islamit, të afërmit dhe farefisi të cilët për çfarëdo arsye si paaftësisë, sëmundjes, plakjes ose vdekjes së përgjegjësit të familjes, përballet me skamje dhe varfëri, atëherë të afërmit e tjerë duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për zgjedhjen e këtij problemi dhe të marrin përgjegjësinë që u takon. Zoti i madhëruar në Kur’anin e shenjtë thotë: “Dhe paguaj të drejtën e të afërmve” (Isra’/26).

Qëllimi është lidhja e afërsisë që është një urdhëresë e përgjithshme dhe në një hadith të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ky veprim është llogaritur si shkak për shtimin e furnizimit. Enes bin Malik transmeton një hadith të Profetit s.a.v.s. i cili thotë: “Secili që kërkon shtimin e furnizimit të tij dhe faljen e mëkateve të tij nga ana e Zotit, të kryejë përgjegjësinë ndaj lidhjes me të afërmit”.

Ndihma ndaj njerëzve në Islam

Kur’ani i shenjë një prej rrugëve të luftës kundër varfërisë e konsideron dhënien e lëmoshës dhe thotë: “Lëmosha është dedikuar vetëm për të varfëritë të cilët janë të paaftë në rrugën e Zotit dhe nuk kanë mundësi të bëjnë ndonjë punë në këtë drejtim”. (Bekare/173). Ndërsa, në një ajet tjetër të Kur’anit të shenjtë thuhet: “Djalli është ai i cili u premton varfërinë juve dhe iu urdhëron që të shkoni drejt degjenerimit”. (Bekare 268). Kur’ani e lavdëron lëmoshën si një prej veprave më të mira.

Në ajetin para këtij ajeti thuhet: “O ju që keni besuar, jepni lëmoshë nga pasuria më e mirë që e fitoni dhe nga ajo që e zhvillojmë ne nga toka për ju, dhe mos i caktoni të këqijat për lëmosh dhe dijeni se Zoti nuk ka nevojë për asgjë dhe në ekzistencën e tiji është me të gjitha atributet e lavdëruara”. (Bekare/267).

Islami për mënjanimin e varfërisë në botë ka shumë programe si pagimi i një të pestës (khoms), lëmoshës dhe zekatit. Përveç kësaj Islami thekson që të gjithë individët duhet të bëjnë përpjekje për të punuar dhe duhet të jenë anëtarë aktivë të shoqërisë. Nga ana tjetër, të gjithë individët i porosit që ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të jenë të mëshirshëm dhe të kenë solidaritet mes vete, ndërsa mundohet që duke forcuar moralin e solidaritetit, të zhdukë varfërinë dhe skamjen dhe ta drejtojë shoqërinë drejtë barazisë.

Tags