Arbaini, kongresi më i madh në botë
(last modified Mon, 04 Dec 2017 08:07:35 GMT )
Dhjetor 04, 2017 09:07 Europe/Tirane
  • Arbaini, kongresi më i madh në botë

Pelegrinazhi i Arbainit, është zëri i njerëzve të përvuajtur të botës dhe tani vala e njerëzve dashamirës të imamit nga oqeani i Naxhafit po shkon në Qerbela.

 

Pelegrinazhi i Arbaini është thirrja dhe zëri i njerëzve të përvuajtur të botës, të cilët si valë oqeani janë nisur për në Qerbela. Sot bota po vë re lëvizjen më të madh, epopenë më të bukur dhe lëvizjen plot dashuri të njerëzve që shkojnë për në Qerbela. Bota në ditën e Arbainit edhe një herë dëgjon zërin e guximshëm dhe të përvuajtur të Zejnabit (as) dhe thirrjet La-Bejk Husein.

Armiqtë, vranë imam Husein me qëllim që emri i tij të zhduket nga kjo botë. Mirëpo ata nuk mundën ta fshihnin këtë dritë të Zotit e cila përhapet nga dita në ditë dhe ndriçon gjithnjë e më shumë dashamirës të atij imami. Pikërisht ashtu siç thuhet në ajetin 8 të sures Saff:

 

8. Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.  

Tani mbledhja dhe kongresi i madh i burrave dhe grave dashamirës të Huseinit nga e gjitha bota, janë mbledhur në pelegrinazhin Arbain duke habitur të gjithë botën dhe duke treguar se dashuria për martirët është e paharrueshme. Dashamirësit e imam Huseinit (as), nuk janë vetëm shiitët dhe myslimanët por të gjithë njerëzit liridashës, njerëzit me virtyte të larta fetare dhe njerëz të thjeshtë nga e gjithë bota.

Ngjarja e Qerbelasë dhe zjarri i atyre shekujve që ndezi zemrat e njerëzve, nuk mund të analizohet shumë lehtë. Epopeja e imam Huseinit (as), tejkalon kuptimin fetar, sepse një veprim fetar për tu kthyer në një logjikë publike ka nevojë të kalojë filtrin e fjalës dhe ai duhet të ketë kapacitetin e duhur për tu kuptuar nga njerëzit. Mirëpo epopeja e imam Huseinit është aq e lidhur me njerëzit në të gjithë botën saqë fryma e tij për liri, nuk ka nevojë që të komentohen në mesin e popullit. Madhështia e kësaj lëvizjeje është aq e madhe saqë ajo nuk njeh kufij dhe nuk i përket vetëm një kombi dhe gjuhe të caktuar. Vështrimi i marshit të madh botëror të Arbainit, ndez zemrat e shuara të njerëzve anë e mbanë botës të cilët ngrihen për të shkuar në Qerbela me shpresën se do të mund të zbulojnë sekretin e kësaj lëvizjeje madhështore. Sejed Mehdi Mudaresi, profesor i jurisprudencës, lidhur me pjesëmarrjen e gjerë në marshin e Arbainit, në një artikull të tij për Hufington Post ka thënë: Dita e Arbainit është një ditë plot njerëz, e zhurmshme dhe njëkohësisht paqësore. Një valë e gjerë burrash, grash dhe fëmijësh të gjithë të veshur me të zeza, kanë mbushur Qerbelanë. Popullata është aq e madhe saqë rrugët tejmbushen dhe qarkullimi bllokohet dhe pelegrinët detyrohen të përshkruajnë në këmbë rrugën prej 425 milje nga Basra në Qerbela. Atyre u duhet më shumë se dy javë të durojnë të nxehtin dhe netët e akullta për të shkuar në Qerbela. Arbaini për madhështinë e tij duhet të regjistrohet në librin e rekordeve Guiness, pasi është marshi më i madh që organizohet çdo vit nga njerëz vullnetarë, të cilët përshkruajnë këtë rrugë me gjithë rreziqet e shumta.

Arbaini, marshi dhe ceremonia më e madhe vjetore

Arbaini i imam Huseinit (as), është lëvizje njerëzore drejt shpirtit të pastër dhe moralit. Në lëvizjen e imam Huseini, vihen re të gjitha virtytet dhe mirësitë. Në cilën luftë është parë që ushtria e etur, t’i japë ujë armikut dhe të kujdeset për kuajt? Imam Huseini kur u përball me ushtrinë e Omar Saadit, hapi për ta ujin edhe pse më pas armiku për disa ditë bllokoi ujin për imamin, shokët, gratë dhe fëmijët e tij dhe i martirizoi ata të etur. Ai natën fiku dritat dhe shokëve të tij u kërkoi të zgjidhnin dhe tha se ushtria që na ka rrethuar, ka për qëllim të na vrasë. Imami prek ndërgjegjen e çdo njeriu dhe ngre lart shpirtin për liri. Njeriu duhet t’i përgjigjet pozitivisht kësaj lëvizjeje të madhe dhe duke kujtuar sakrificën e martirëve, të marrë pjesë në këtë marsh botëror. Edhe pse kjo ngjarje lidhet me shiitët, mirëpo sunitët, të krishterët, izeditë, zorastrianët dhe të gjithë ndjekësit e feve të tjera marrin pjesë në këtë marsh të madh pelegrinazhi. Kjo është një karakteristikë e veçantë e një ngjarjeje fetare e cila përcjell kuptimin se “ njerëzit pa dallim ngjyre, feje, bindjeje dhe mendimi, Husenin e quajnë simbol të lirisë në botë”.

Sot pjesëmarrja në Arbainin e imam Huseinit, është faktor i unitetit, solidaritetit, bashkëpunimit dhe bashkëveprimit. Në ceremoninë e Arbainit grupe të ndryshme njerëzit nga zona, rajonale, raca dhe preferenca të ndryshme, bashkohen me njëri tjetrin dhe afrojnë zemrat e tyre. Afrimiteti dhe bashkimi i njerëzve dhe grupeve, mund të ringjallë identitetin islamik dhe të eliminojë identitetin fals etnik dhe kombëtar. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, thotë: Në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as) me miliona njerëz qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. Kjo është një lëvizje e madhe e cila nuk përbëhet vetëm nga shiitët, por edhe nga sunitët. Ata me lëvizjen e tyre kanë krijuar lëvizjen dhe kongresin më të madh në botë. Shikoni çfarë lëvizjeje e madhe. Kur trupat renditen pranë njëri-tjetrit, krijohet kjo madhështi. Nëse ne jemi bashkë, vendet islamike, popujt myslimanë, shitët dhe sunitët dhe nëse afrojmë zemrat tona dhe nuk paragjykojmë njëri-tjetrin, nuk ofendojmë njëri-tjetrin, atëherë do ta shikoni se çfarë ndodh në botë dhe çfarë madhështie do të krijohet për islamin. Unitet, unitet.

 

E vërteta e bindjes dhe dashurisë huseiniane, vihet re në marshin e Arbainit të imam Huseinit ku mbi 20 milion njerëz janë vëllezër të njëri tjetrit dhe ashtu të bashkuar dhe përkrah njëri-tjetrit kryejnë këtë udhëtim fetar pa asnjë problem, në një kohë kur në një stadium prej 100 mijë vetash duhen mbi 5 mijë policë për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Hasan Rahimpur Azdagi, anëtar i këshillit të lartë të revolucionit kulturor të Iranit lidhur me këtë thotë: Marshi i Arbainit, edhe pse në pamje të parë konsiderohet si lëvizje shiite, mirëpo ajo është një lëvizje e pashoq botërore. Në histori nuk vihet re një lëvizje si kjo ku 25 milion njerëz udhëtojnë në këmbë për të shkuar në Qerbela. Një marsh si ky nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ky fenomen padyshim që është një ngjarje fetare, por si kjo nuk vihet re në asnjë doktrinë fetare apo tubim njerëzor. Sot në të gjithë botën nuk vihet re një marsh me popullsi kaq të madhe. Kjo është mrekullia e parë e imam Huseinit (as).

Gazeta angleze The Independent, në një raport të saj lidhur me pjesëmarrjen e gjerë të myslimanëve në marshin e tyre drejt Qerbelasë,

 

ka shkruar se marshi i cili përfundon më 12 dhjetor është pelegrinazhi më i madh në botë. Kjo gazetë angleze më tej shkruan: Arbaini është dita e dyzetë nga ngjarja e Ashures të vitit 680 dhe myslimanët kryejnë këtë pelegrinazh të madh për martirizimin e imam Huseinit (as) nipit të Profetit të nderuar të Islamit(savs). Sivjet ashtu si vitet e kaluara më shumë se 20 milion njerëz nga 40 vende të botës kanë shkuar në Qerbela. Gazeta Business Times në Amerikë, duke folur mbi vullnetin e gjerë të myslimanëve për të shkuar në Qerbela për ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as) shkruan: Edhe pse terroristët duke vendosur bomba kanë vrarë më dhjetëra pelegrinë të Arbainit, mirëpo sivjet me miliona njerëz i janë drejtuar Qerbelasë.

Miliona njerëz, të pranishëm në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as)

Ceremonia e Arbainit është kthyer në një mundësi për të propaganduar islamin në botë. Kjo mundësi ka po të njëjtat potenciale si Haxhi në mekë, por me një cilësi akoma më të madhe. Sot Arbaini nuk është më një tubim i shiitëve, sepse në të marrin pjesë edhe sunitët dhe ndjekësit e feve të tjera në botë. Kjo ceremoni është një union i madh botëror me njerëz nga Azia, Afrika dhe Evropa. Pelegrinazhi është një mundësi për të lidhur ndjekësit e feve hyjnore me njëri tjetrin dhe për të prezantuar fenë. Mediat e arrogancës botërore, edhe pse pretendojnë për lirinë e shprehjes, paanshmëri dhe sinqeritet, nuk guxojnë të transmetojnë ceremoninë milionëshe të Arbainit të imam Huseinit (as) dhe si zakonisht ata e censurojnë këtë pelegrinazh. Por megjithatë ceremonia e Arbainit ka lënë ndikimin e saj në botë dhe sot Huseini (as) është globalizuar dhe përmendja e Huseinit, ashtu si parfumi është duke u përhapur në të gjithë botë.

 

Tags