Procesi i zgjedhjeve të 8-ta presidenciale në Azerbajxhan
Përshëndetje dhe selame për ty i dashur publik i programeve tona. Ne kemi përgatitur për ju dy programe të posaçme rreth zgjedhjeve të teta presidenciale në Azerbajxhan. Në këtë program të veçantë, do të përpiqemi të shqyrtojmë dimensionet e ndryshme të zgjedhjeve presidenciale në Azerbajxhan dhe kundërshtimet e brendshme dhe ndërkombëtare ndaj zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në këtë vend. Qëndroni me ne.
Gjykata Kushtetuese e Azerbajxhanit, e kryesuar nga Farhad Abdollahjev, më 17 prill ka analizuar raportin përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Azerbajxhanit, duke miratuar zgjedhjet ku presidenti Elham Alievin ka marrë 86.2% të votave të popullit. Sipas Kushtetutës së Republikës së Azerbajxhanit, pas konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale nga Gjykata Kushtetuese, betimi i funksionit të presidentit të zgjedhur do të mbahet brenda tri ditëve. Ndërkohë, Ali Ahmadov, sekretari ekzekutiv i partisë në pushtet "Azerbajxhani i ri" njoftoi se ceremonia e betimit të Elham Aliev u mbajt të mërkurën më 18 prill.
Zgjedhjet presidenciale të parakohshme në Azerbajxhan u mbajtën më 11 prill me rivalitetin e tetë kandidatëve, në të cilat morën pjesë 900 vëzhgues ndërkombëtarë në 125 vendvotime në të gjithë vendin, ku Elham Aliev fitoi edhe shtatë vjet tjera postin e presidencës së Republikës së Azerbajxhanit. Zgjedhjet e teta presidenciale në Azerbajxhan, në fund të fundit, janë periudha e parë pas reformës kushtetuese, ku mandati presidencial rritet nga 5 vjet në 7 vjet. Elham Aliev, i cili mori presidencën për mandatin e katërt radhazi, në një mesazh pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, deklaroi: "Populli i Azerbajxhanit votoi për stabilitet, siguri dhe zhvillim dhe ne do ta bëjmë Azerbajxhanin akoma më të fortë". Elham Aliev është futur në Pallatin Presidencial që nga viti 2003. Elham Aliev, presidenti i Azerbajxhanit në fillim të këtij viti, ka thënë: "Zgjedhjet e teta presidenciale të Azerbajxhanit do të mbahen më 11 prill të këtij viti në vend të 17 tetorit". Duke arsyetuar shkaqet për zgjedhjet e parakohshme, Ali Ibn Aliev, një ekspert politik dhe këshilltar i Elham Alievit, njëkohësisht kryetar i këshillit politiko-social të Presidencës së Azerbajxhanit, thotë: " Disa ngjarje të rëndësishme vendore dhe ndërkombëtare në Republikën e Azerbajxhanit kanë qenë arsyet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale". Pavarësisht nga arsyetimet e zyrtarëve të Azerbajxhanit, partitë e opozitës të qeverisë së Baku-së nuk i konsideronin këtë arsye të shtetit të Baku-së të justifikueshme por si një "akt arbitrar" nga ana e presidentit të Azerbajxhanit, Elham Aliev. Për shembull, Ali Karemli, kreu i fraksionit të quajtur reformatorët e Frontit Popullor të Republikës së Azerbajxhanit dhe një politikanët e opozitës në Baku, në një mesazh të tij kritikoi vendimin e Elham Aliev për të ndryshuar kohën e zgjedhjeve presidenciale dhe tha: "Partitë opozitare të qeverisë së Azerbajxhanit kishin vendosur të fillonin tubimet politike me ardhjen e pranverës në mars 2018, por shteti me qëllim që të parandalonte këto tubime, vendosi për të mbajtur zgjedhje gjashtë muaj përpara afatit të caktuar".
Në bazë të votave të hedhura, rivalët e Elham Alievit, kanë fituar vota përkatësisht, Arav Alizadeh nga Partia Social Demokratike 1.39 për qind, "Fuqia e Hassan Kaliev" nga Partia Frontale Popullore 3.04 për qind, "Faraj Goliyev" nga Partia Kombëtare e Ringjalljes 1.18 për qind, "Hafez Haxhijev nga MOSAT 1.5 për qind, Radi Noorollahjev nga grupi iniciativa e Frontit Popullor 0.75 për qind," Sardar Jalal Oghlu "nga Partia Demokratike 3.02 dhe" Zahid Oroaj ", 3.11 për qind të votave. Këta janë kandidatët të cilët morën pjesë si kandidatë të pavarur në zgjedhje. Pavarësisht nga shpallja e këtyre përqindjeve të kandidatëve konkurrues të Elham Aliev gjatë zgjedhjeve të teta presidenciale në Azerbajxhan, duhet thënë se në hapësirën e zgjedhjeve presidenciale, kishte konkurrencë të paktë midis Elham Alijev dhe kandidatëve të tjerë. Në veçanti, gjashtë nga kandidatët gjatë procesit elektoral në praktikë ishin në duart e Partisë së Re Azerbajxhanase (YAP) në pushtet, madje edhe Hafiz Hajiyev, kreu i partisë opozitare e quajtur Barazia Bashkëkohore u tha gazetarëve pas hedhjes së votës së tij tha se votën e ka hedhur për Elham Aliev. Vetëm Araz Alizadeh kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe Sardar Jalal Oghloo, kreu i Partisë Demokratike të Republikës së Azerbajxhanit, ishin rivalë me kandidatin për partinë qeverisëse të azerbajxhanit, por që nuk ishin sfidues seriozë për kandidaturën e Aliev.
Ndërkohë, politikanët aktivë në Republikën e Azerbajxhanit janë kryesisht "të burgosur" ose "të ikur" nga vendi. Në fakt, Dr. Mohsen Samadov, udhëheqësi i fshehur i Partisë Islamike dhe kleriku i shquar i Azerbajxhanit Haji Tal'a Baqir dhe njerëz të tillë si ai janë personalitete në Republikën e Azerbajxhanit për të cilët historia dhe populli mysliman i këtij vendi mund të jenë krenar për ta në të ardhmen, por baza dhe politika e shtetit të Bakusë të udhëhequr nga Elham Aliev, bazohet në refuzimin dhe largimin e këtyre forcave të përkushtuara dhe patriotike. Me gjithë këto fakteve, populli mysliman në Republikën e Azerbajxhanit po përjeton ngjarje të veçanta në vendin e vet. Sa i përket kësaj duhet thënë se viti 2018 është shumë i rëndësishëm për qeverinë dhe popullin e Republikës së Azerbajxhanit. Zyrtarët e qeverisë së Elham Aliev, besojnë se ky vit përputhet me njëqind vjetorin e themelimit të republikës së Muhamed Amin Rasulzadeh në Arasin e veriut.
Në vitin 1918, Rasulzadeh themeloi republikën e Arasit të Veriut, por kjo republikë nuk duroi pas ardhjes së bolshevikëve të Moskës. Sidoqoftë, 2018-ta është shumë e rëndësishme për zyrtarët e Bakusë, sepse është koha më e mirë për të konfiskuar një republikë që i atribuohet Rasulzadeh ose Republikës së Barazisë. Për këtë arsye, presidenti i Azerbajxhanit Elham Alijev duket se ka përgatitur një numër programesh për këtë vit. Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, para kohe në Azerbajxhan. Një çështje e rëndësishme në fushatën elektorale të kandidatëve presidencialë në Azerbajxhan është se Elham Aliev nuk mori pjesë në asnjë nga debatet televizive dhe radiofonike në fushatën elektorale dhe në këto debate ai thjeshtë dërgoi përfaqësuesin e tij. Përkundër faktit se Elham Alievi nuk kishte një fushatë të gjerë zgjedhore në Republikën e Azerbajxhanit, por nga pikëpamja e opozitës, ai përdori autoritetin e tij për të ri-sunduar dhe kontrolluar këtë vend mysliman në veri të Arasit.
Elham Alievi, 57 vjeç, në vitin 2003, pas vdekjes së babait të tij Hejdar Aliev, një ish oficer i shërbimit sekret të ish-Bashkimit Sovjetik (i njohur më parë si KGB), mori në dorë pushtetin e këtij vendi të pasur me burime të naftës dhe gazit. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2003, tensionet në arenën politike të Republikës së Azerbajxhanit ishin të larta dhe çuan në përleshjet e përgjakshme. Elham Aliev u rizgjodh përsëri në vitin 2008, me 89% të votave të përgjithshme elektorale, në kushtet kur kundërshtarët e tij i kishin bojkotuar zgjedhjet. Ndërsa, sipas vëzhguesve perëndimorë, zgjedhjet e vitit 2008 u shoqëruan me parregullsi masive. Ai gjithashtu për të vazhduar presidencën e tij në vitin 2009 duke mbajtur një referendum për ndryshime kushtetuese krijoi kushtet për trashëgimin e qeverisë dhe të presidencës së Republikës së Azerbajxhanit brenda familjes Aliev.
Është e vërtetë se në zgjedhjet presidenciale në Azerbajxhan kryhen veprime të paligjshme , ndërsa qeveria përdor të gjitha burimet e saj për të margjinalizuar opozitën, por për momentin, njerëzit e këtij vendi mysliman nuk janë të pirur që votën ta japin për opozitën. Gjatë viteve të para të pavarësisë së Republikës së Azerbajxhanit 20% e tokës së vendit u nën sundimin e kundërshtarëve aktualë politikë dhe për këtë siguria për popullin azerbajxhanas është në prioritet të lartë. Për këtë arsye, duket se njerëzit janë të gatshëm të sakrifikojnë demokracinë e vendit të tyre për të pasur një vend të sigurt nën drejtimin qeverisës të Elham Aliev. Nga ana tjetër, qeveria e Elham Aliev ka arritur të stabilizojë ekonominë e Azerbajxhanit me ndihmën e të ardhurave të naftës. Edhe pse ekonomia e Republikës së Azerbajxhanit u përfshi nga një krizë për shkak të rënies globale të çmimit të naftës në vitin 2015, por ajo u rigjallërua dhe vazhdon të rritet.
Të nderuar dëgjues këto përfundon pjesa e parë e programit të veçantë të zgjedhjeve presidenciale në Azerbajxhan. Ju falënderojmë dhe Zoti qoftë me ju.