Sulmi i perëndimorëve kundër Sirisë: procesi, qëllimet dhe pasojat
(last modified Sat, 28 Apr 2018 08:27:03 GMT )
Prill 28, 2018 10:27 Europe/Tirane

Shtetet perëndimore pas shumë dështimeve në lidhje me krizën në Siri, gjithnjë kanë qenë në kërkim të preteksteve për ta dobësuar qeverinë legjitime të Sirisë. Në mandatin e presidentit amerikan Donald Trump, për herë të parë në prill të vitit 2017, ai urdhëroi sulmin raketor kundër bazës ajrore Shayrat me pretekst të përdorimit të armëve kimike në rajonin Khan Shejkhun në provincën Idlib nga ana e ushtrisë së Sirisë. Një pretendim ky që kurrë nuk u vërtetuar.

Por në kërkim të preteksteve të reja pas pretendimit të grupit terrorist Xhejshul-Islam për sulm kimik në qytetin Duma në rajonin Ghuta Lindore më 7 prill të vitit 2018, perëndimi përsëri filloi kërcënimet kuadër Sirisë në kuadër të koalicionit Amerikë, Francë dhe Britani me qëllim të sulmit ushtarak kundër Sirisë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka deklaruar se sulmi kimik i mundshëm në qytetin Duma në rajonin Ghuta Lindore të Sirisë ishte skenar i bërë nga Londra. Amerika, Britania e Madhe dhe Franca e konsideruan qeverinë siriane përgjegjëse për këtë sulm të mundshëm kimik.

Më në fund kërcënimet e perëndimit për sulm ushtarak kundër Sirisë u realizuan dhe Amerika, Franca dhe Britania e Madhe në orët e para të 14 prillit 2018, sulmuan me raketa periferinë e Damaskut dhe Homsin. Ky sulm i cili sipas analistëve të çështjeve rajonale kishte më tepër aspekte të një shfaqje formale, u krye në rrethana kur shumë qeveritarë dhe ekspertë perëndimorë kanë shprehur dilema serioze në lidhje me vërtetësinë e pretendimit për sulm kimik në qytetin Duma dhe rreth përgjegjësisë së qeverisë siriane në lidhje me këtë sulm, si dhe një sulm të tillë e patën kushtëzuar me kryerjen e inspektimeve nga OKB dhe publikimin e raporteve përkatëse nga ana e inspektorëve ndërkombëtar. Në bazë të deklaratës së ushtrisë së Sirisë, rreth orës 3:55 të 14 prillit rreth 110 raketa janë hedhur në drejtim të disa objektivave në Siri. Sistemi anti-raketor i ushtrisë së Sirisë ka arritur t’i shkatërrojë disa raketa dhe ka penguar të tjerat që të godasin objektivat e caktuara. Ushtria e Sirisë për të goditur këto raketa, ka përdorur sistemin anti-raketor S-125 dhe S-200, Buk, Pantsir dhe Sam-6. Pas paralajmërimeve të para të Rusisë, Siria para sulmeve kishte zbrazur objektivat e caktuara për goditje nga Amerika dhe aleatet e saj. Autoritetet e Sirisë kanë konfirmuar se gjatë këtij sulmi në përgjithësi janë plagosur 6 persona. Gjithsej 100-120 raketa janë hedhur në drejtim të objektivave ushtarake të Sirisë. Mirëpo Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se 102 raketa janë hedhur nga anijet luftarake dhe nga avionët luftarak perëndimorë kundër disa objektivave në Siri që 71 prej tyre janë identifikuar dhe shkatërruar nga sistemi kundërajror i Sirisë. Rusia duke vërë në dukje efikasitetin e pajisjeve të sistemit kundërajror të Sirisë i cili është i prodhuar në vitet 1970-ta, me anë të një idiome, ka paralajmëruar perëndimorët që t’i shmangën përballjes me sistemet moderne kundërajrore dhe raketore ruse si S-300 dhe S-400.

Në këtë sulm kanë marrë pjesë anijet luftarake franceze, destrojerët amerikan, bombarduesit strategjik B-1 amerikanë, avionët luftarakë Rafeal francez dhe avionët luftarakë Tornado të Britanisë së Madhe të cilët kanë hedhur raketa kruiz “Tomhawk”, kruiz “Skalp”, “Storm Shadow dhe raketa kruiz me rreze të larta veprimi “Jassm ER” në drejtim të disa objektivave të caktuara në Siri. Në këtë sulm anijet luftarake franceze për herë të parë kanë hedhur raketa kruiz të prodhimit francez. Gjeneral Joseph Dunford, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Amerikës, në lidhje me objektivat që janë sulmuar nga treshja e koalicionit, ka thënë: “Objektivi i parë ka qenë një qendër e hulumtimeve shkencore e cila ndodhet në Damaskun e madh. Objektivi i dytë ishte një depo e armëve kimike në perëndim të qytetit Homs. Objektivi i tretë ndodhej në afërsi të objektivit të dytë dhe përfshinte një depo të armëve kimike dhe një seli komanduese e rëndësishme”. Jeims Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes, gjithashtu pas përfundimit të sulmit ajror kundër Sirisë, ka thënë: “Nëse qeveria e Sirisë përsëri do të përdorë armë kimike, Amerikës do të kryejë një sulm tjetër”. Donald Trump, presidenti i Amerikës, deklaroi se ky sulm ishte kryer kundër objektivave të cila ishin të lidhura me “potenciale të armëve kimike të qeverisë së Sirisë”. Amerika pas këtij sulmi, ka paralajmëruar edhe Iranin dhe Rusinë që të mos mbështesin qeverinë e Sirisë dhe Bashar Asadin. Pas fjalimit të Trump, edhe liderët e Britanisë së Madhe dhe Francës deklaruan se forcat ushtarake të tyre kanë marrë pjesë në këtë sulm.

Një prej çështjeve të rëndësishme në lidhje me këtë sulm, ishin qëndrimet e shteteve të ndryshme ndaj këtij sulmi. Në mënyrë të qartë shteteve perëndimore përkrah aleatëve të tyre arab dhe Turqisë dolën në mbrojtje të këtij sulmi dhe shtetet e Rusisë, Kinës së bashku me shtetet kundër hegjemonisë perëndimore si Irani etj., kanë kundërshtuar këtë sulm. Në këtë kuadër Kina dhe Rusia kanë dënuar këtë sulm raketor ndërsa Amerika, Britania e Madhe dhe Franca kanë mbrojtur kryerjen e këtij sulmi dhe me pretekste të ndryshme kanë arsyetuar këtë veprim. Ma Zhaosho, përfaqësuesi i Kinës në OKB, në mbledhjen e KS të OKB, në reagim ndaj këtij sulmi raketor të Amerikës kundër Sirisë, ka deklaruar veprimi ushtarak i njëanshëm i Amerikës kundër Sirisë është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe me rregullat që sundojnë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës deklaroi: “Pekini gjithnjë kundërshton përdorimin e forcës në marrëdhënie ndërkombëtare dhe u kërkon shteteve që kanë kryer sulmin që të kthehen në kornizën e ligjeve ndërkombëtare”. Në këtë mënyrë Kina si një prej anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-s, praktikisht u pozicionua përkrah Rusisë dhe ka kundërshtuar veprimin e perëndimorëve. Ndoshta arsyeja e kundërshtimit të Kinës mund të konsiderohet kjo që Pekini është shumë mirë i vetëdijshëm për këtë çështje se ndërhyrja e njëanshme e perëndimorëve dhe pa aprovimin e OKB nuk do të mbetet e kufizuar vetëm në Lindjen e Mesme dhe ekziston mundësia që një veprim i tillë të përsëritet edhe në rajone të tjera të botës e veçanërisht në Azinë Lindore.

Rusia në reagim ndaj sulmeve të përbashkëta të perëndimorëve kundër Sirisë, ka marrë një qëndrim të ashpër. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në reagimin e parë të saj ndaj këtij sulmi, ka deklaruar: “Ky veprim është kryer saktësisht në kohën kur Siria kishte fituar një rast për një të ardhme paqësore”. Anatoly Antonov, ambasadori i Rusisë në Amerikë, në lidhje me këtë deklaroi: “Një skenar i projektuar më parë është duke u zhvilluar. Kemi paralajmëruar se një veprim i tillë nuk do të mbetet pa pasoja”. Përveç kësaj nga pikëpamja e Moskës, ky sulm konsiderohet ofendim për Vladimir Putin, presidentin e Rusisë i cili në ditët e fundit ka qenë duke biseduar me krerët perëndimorë duke përfshirë edhe Donald Trump, me qëllim që të parandalohet kryerja e një sulmi ushtarak kundër Sirisë. Nga pikëpamja e Moskës, sulmi i ri i perëndimorëve kundër Sirisë është edhe një shembull tjetër që tregon qasjen e njëanshme të perëndimit me në krye Amerikën që pasojat e mëdha të tij do të kenë shtimin e destabilizimit ndërkombëtar dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë globale. Rusia shumë herë ka kundërshtuar veprimet e njëanshme të Perëndimit në trajtimin e çështjeve ndërkombëtare. Vyacheslav Volodin, kryetari i Duma-s së Rusisë, doke kritikuar sulmin e Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Sirisë, ka deklaruar: “Përfshirja e shteteve evropiane në sulmin kundër Sirisë, nuk do të ketë rezultat të mirë dhe kjo nuk është hera e parë që bota përballet me një situatë në të cilën e ka krijuar Amerika duke anashkaluar OKB-në”. Perëndimorët këtë sulm e konsiderojnë një kartë të rëndësishme në negociatat me Rusinë në lidhje me Sirinë. Megjithëkëtë, Moska duke rezistuar përball kërkesave të perëndimit, ka theksuar ruajtjen e qeverisë së Sirisë dhe Bashar Asad dhe ka kundërshtuar pjesëmarrjen e grupeve terroriste në çfarëdo lloj strukture të pushtetit në Siri.

Veprimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës, për të kryer sulm raketor kundër Sirisë së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën, ka shkaktuar edhe shumë reagime negative në Amerikë. David Livit, publicist dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, në një mesazh të publikuar në Twitter, e ka quajtur të paligjshëm këtë veprim të Trump dhe ka thënë: “Presidenti i Amerikës për urdhërimin e sulmit kundër Sirisë nuk kishte aprovimin e Kongresit dhe kjo është e papranueshme”. Në realitet sulmi reketor i Amerikës dhe aleatëve të saj evropianë jo vetëm që nuk ka ndryshuar balancimin ushtarak në Siri, por ushtria siriane ka treguar një efikasitet shumë pozitiv në përballje me këtë sulm. Për këtë arsye, sulmi raketor i treshes së koalicionit perëndimor ashtu sikur sulmi i vitit të kaluar të Amerikës kundër Sirisë, u konsiderua i pasuksesshëm. Sipas Ted Galen Karpenter, ekspert amerikan, ka shkruar se sulmi ajror dhe raketor i Amerikës dhe aleatëve të saj evropianë kundër disa objektivave në Siri, për shumë arsye të ndryshme është për tu dënuar. Së pari, ky veprim i Uashingtonit është shkelje e hapur e Kushtetutës së Amerikës. Përveç përgjigjes ndaj një sulmi të të tjerëve kundër Amerikës dhe vetëmbrojtjes, në raste të tjera vetëm Kongresi i Amerikës mund të vendosë në lidhje me hyrjen e këtij vendi në një konflikt dhe luftë ndërsa presidenti i shtetit nuk ka kompetencë për të marrë vendim në këtë çështje të rëndësishme. Sulmi ushtarak kundër një shteti tjetër me pretekst të dhunës kundër qytetarëve të tij, është i pa pranueshëm dhe kritikat e paraqitura përkundër asaj, kanë qenë të palogjikshme dhe nga aspekti historike kanë qenë tragjike. Pastaj, akoma nuk ekziston një konfirmim i sigurt se qeveria e Asad ishte fajtore për sulmin e kimik që tani të meritojë një reagim të Perëndimit. Në këtë ngjarje ekzistojnë edhe disa të dyshuar të tjerë që në mesin e tyre mund të përmenden edhe disa grupe rebele që dëshirojnë rrëzimin e Bashar Asad nga pushteti. Këto grupe rebel të cilat nga shumë beteja kanë dal të mundura dhe me humbje të mëdha, kanë motive të mëdha që ta mashtrojnë Uashingtonin dhe këtë vend (SHBA) ta fusin në luftë në favor të tyre. Në anën tjetër, Bashar Asad nuk ka kurrfarë motive për ta provokuar Amerikën. Megjithëkëtë, duket shumë e largët që qeveria e Trump të marrë mësim nga gabimet e kaluara, ashtu sikur që John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Amerikës, sulmin kundër Sirisë e konsideron si një lojë sekondare dhe objektiv kryesor e konsideron Iranin.

Bashkimi Evropian duke marrë parasysh pjesëmarrjen e dy anëtarëve kryesor të tij do të thotë Britania e Madhe dhe Franca në këtë sulm raketor kundër Sirisë, ka marrë qëndrime përkrahëse ndaj këtij veprimi ushtarak. Në këtë kuadër, Donald Tusk, kryetari i Këshillit të Evropës, ka mbështetur sulmet ushtarake të Amerikës dhe aleatëve të saj evropianë kundër Sirisë. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, gjithashtu në një deklaratë, ka theksuar se konflikti i Sirisë mund të zgjidhet nëpërmjet rrugëve politike  dhe ka thënë se sulmet e Amerikës dhe aleatëve të saj janë bërë vepër për të penguar përdorimin më të madh të armëve kimike. Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, gjithashtu sulmin kundër Sirisë e ka konsideruar një veprim të domosdoshëm dhe adekuat për ta paralajmëruar qeverinë e Sirisë. Natyrisht se në këto dy vende evropiane janë bërë edhe reagimet më të tmerrshme. Jeremy Corbyn, lideri i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, pjesëmarrjen e këtij vendi në sulmin kundër Sirisë e ka quajtur të paligjshëm dhe pa aprovimet e brendshme dhe ndërkombëtare. Kryetari i Këshillit të Evropës, me qëndrimet përkrahëse të tij ka konfirmuar veprimet e njëanshme të perëndimit në arenën ndërkombëtare dhe në një farë mënyre ka inkurajuar ligjin e xhunglës, do të thotë legjitimitetin e veprimit të shteteve të fuqishme në botë pa marrë parasysh ekzistencën e KS të OKB si përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe nevojën për të marrë aprovimin e këtij institucioni për çfarëdo lloj veprimi ushtarak ndërkombëtar. Njëkohësisht konfirmimi i këtij sulmi ushtarak kundër shtetit të Sirisë i cili ka përqendruar të gjitha forcat e veta vetëm në luftën kundër terrorizmit dhe sidomos kundër grupeve terroriste-takfiriste, është një lloj pohimi i qartë i pretendimit të pavërtetë të perëndimorëve në luftën serioze kundër terrorizmit. Ndoshta për këtë arsye Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, duke kritikuar sulmin ushtarak të Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Sirisë, këtë veprim e ka quajtur agresion ushtarak kundër një shteti sovran dhe të pavarur i cili është pionier i luftës kundër terrorizmit.

Perëndimorët të cilët kanë bërë investime të mëdha për grupet terroriste me shpresë të rrëzimit të qeverisë legjitime të Sirisë dhe tani po shikojnë se i kanë humbur të gjitha shpresat, gjithnjë e më tepër po mundohen që me çfarëdo preteksti të bëjnë veprime për ta dobësuar qeverinë e Damaskut. Kjo çështje sidomos duke marrë parasysh fitoret e njëpasnjëshme të ushtrisë së Sirisë dhe aleatëve të saj dhe disfatat e një pas njëshme të grupeve terroriste sidomos në rajonin Ghuta Lindore, merr kuptim më të qartë. Mbështetja e liderëve dhe autoriteteve perëndimore dhe aleatëve të tyre ndaj sulmit raketor të Sirisë, tregon qasjen e dy anshme të perëndimit në lidhje me zhvillimet globale, sidomos në zhvillimet e Lindjes së Mesme. Veprimi i Amerikës, i Britanisë së Madhe dhe Francës në sulmin kundër Sirisë, ishte agresion i hapur kundër sovranitetit të një vendi të pavarur dhe pa kurrfarë legjitimiteti. Sidomos në rrethana kur ishte caktuar që komiteti hetimor të shqyrtojë pretendimin e Amerikës për përdorimin e armëve kimike nga ana e ushtrisë siriane dhe Damasku gjithashtu kishte krijuar kushtet për kryerjen e këtyre hetimeve. Vet kjo çështje tregon se amerikanët kishin pretendim të rrejshëm dhe dëshironin që këtë çështje ta përdornin më tepër si pretekst për të kryer sulmin dhe ishin të shqetësuar se rezultati i komitetit hetimor do të dalë përkundër dëshirës së tyre dhe në këtë mënyrë do ta humbnin këtë rast. Me këtë sulm, nuk ndryshojnë proceset, por situata do të ndërlikohet edhe më shumë dhe një gjë e tillë me patjetër do të jetë në dëm të Amerikës dhe partnerët evropianë dhe arabë të saj. Perëndimorët janë përgjegjës për pasojat e ardhshme të rajonit dhe ato ngjarje me siguri se nuk do të jenë në interes të tyre. Me siguri se me veprime të tilla nuk do të dobësohet fronti i rezistencës, por ky front do të forcohet edhe më tepër dhe Siria dhe aleatët e saj do të kenë më tepër mundësi për t’u përballur me veprimet armiqësore dhe ndërhyrëse. Përveç kësaj, procesi i zhvillimeve aktuale të Sirisë qartësisht tregon zmbrapsjen e terroristëve dhe forcimin për çdo ditë e më tepër të pozicionit të qeverisë legjitime të Sirisë në rajone të ndryshme të këtij vendi.

Tags