Lindja e diellit të udhëzimit
(last modified Sat, 24 Nov 2018 23:32:11 GMT )
Nëntor 25, 2018 00:32 Europe/Tirane
  • Lindja e diellit të udhëzimit

Ai është një personalitet mahnitës i cili një numër shumë të njerëzve i ka vendosur në anijen e udhëzimit dhe përgjatë shekujve me radhë e ka drejtuar këtë anije në detet e trazuar.

Muhamed s.a.v.s. vjen...

Nga mesi i historisë dhe nga thellësitë e kohës, me një moral tërheqës dhe zhvillues, me sjellje me plotë modesti dhe përulje.

Ai është një personalitet mahnitës i cili një numër shumë të njerëzve i ka vendosur në anijen e udhëzimit dhe përgjatë shekujve me radhë e ka drejtuar këtë anije në detet e trazuar. Tani pikërisht ajo anije është duke notuar në oqeanin e kohës. Flamuri “La ilahe il-la Allah” valon mbi çatinë e fronit të asaj anije dhe Muhamedi s.a.v.s. me po atë madhëri dhe krenari, ka në dorë drejtimin e asaj anije.

Khosrov Anushirvan, mbreti i Persisë së Lashtë, ishte shtrirë i qetë në gjumë mbi fronin me gurë të çmuar të kaltër. Kurora mbretërore dhe drenusha e floririt qëndronin pranë fronit të tij mbretëror. Papritur një zë i ngjashëm me zhurmën e daulles së luftës, prishi atmosferën e qetë të tij. Disa copa të gurit të mermerit ishin ndarë nga pallati mbretëror dhe bërtitjet e ushtarëve roje kishin kapluar të gjithë pallatin të cilët bërtisnin: “Kallkani me hark i mbretërisë është thyer dhe harqet e tij janë shembu në tokë!” Anushirvan u zgjua papritur nga gjumi dhe me nxitim shkoi në drejtim të kopshtit dhe kallkanit. Nuk u besonte syve atë çfarë e shikonte! E pa të urtin Bozorgmehr dhe i tha: “O njeriu i mençur, çfarë nate e çuditshme është kjo! Kanë ndodhur dy gjëra të çuditshme për mua. Njëra është ëndrra të cilën e pash në gjumë dhe tjetra shembja e pallatit tim! Pash ëndërr që në errësirën e natës, dielli lindi nga ana e Gadishullit Arabik, ndriçoi çdo gjë dhe çdo anë, përveç pallatit tim i cili mbeti në errësirë. Unë u frikësova nga ajo errësirë kur papritur u zgjova nga gjumi me zhurmën e shembjes së kallkanit të pallatit mbretëror! Çfarë do të thotë lindja e diellit nga Gadishulli Arabik?”. I urti Bozorgmehr tha: “Do të lindë një njeri forca e të cilit është më e madhe se e mbretërve dhe dituria e tij është me e gjerë se sa e të urtëve dhe filozofëve. Ndriçimi i tij është një mirësi e dhuruar nga Zoti. Drita fjalëve të tij rrezon të gjithë botën dhe fenë e paraardhësve e zbeh dhe dobëson si gjethet e pemëve në vjeshtë. Shembja e kallkanit gjithashtu është shenjë që tregon lindjen e atij burri të mençur për të cilin dyzet vite më vonë lajmet e tij do të marrin botën”.  

Në mëngjesin e asaj dite, Anushirvan akoma nuk ishte qetësuar nga mendimet e natës së kaluar kur një kalorës i shpejt erdh në Medain dhe e dha lajmin: “O lartmadhëri! Ka ndodhur një ngjarje e çuditshme! Natën e kaluar zjarri i faltores së Zaratushtes në Fars i cili për mijëra vite ishte i ndezur, papritur u shua dhe u bë i ftohtë! Më e çuditshme është kjo që Qabja është lëkundur dhe të gjithë idhujt që ishin në atë, kanë rënë me fytyrë në tokë!”.

Një korrier tjetër arriti nga rruga the tha: “O lartmadhëri! Natën e kaluar liqeni i madh i Saves të cilin e adhuronin njerëzit, papritur është tharë dhe ka mbetur pa ujë dhe i ka mahnitur njerëzit që e adhuronin atë! Thuajse po ndodhë një ngjarje e madhe!”

Perandori Anushirvan i thirri në prezencë të gjithë interpretuesit e ëndrrave dhe parashikuesit. Ata të gjithë e informuan atë për lindjen e një ylli ndriçues në qiellin e Mekës i cili do ta ndryshojë të gjithë botën”. Në këtë mënyrë Zoti i madhëruar në natën e lindjes së të Dërguarit të Tij, e ka përgatitur botën për hapat e tij me plotë begati.

Derisa më në fund, kur popujt dhe umetët e botës adhuronin shumë zota të ndryshëm dhe në kohën injoranca, neglizhenca dhe barbarizmi sundonte në çdo vend, i Dërguari i fundit i Zotit, Hazreti Muhamed s.a.v.s., lindi në Meke.

Amina tha: “Betohem në Zotin, kur fëmija im u vendos në tokë, vendosi duart e tij në tokë dhe ngriti kokën drejt qiellit dhe e shikoi atë. Një dritë rrezoi mbi mua dhe në atë dritë dëgjova një zë i cili tha: ti ke lindur zotërinë e njerëzve. Emëroje atë me emrin Muhamed!”

Pastaj atë foshnje e quan pranë Abdulmutalibit dhe i treguan atij se çfarë kishte thënë nëna Amine. Abdulmutalib e vendosi atë në prehrin e tij dhe tha: “Falënderuar qoftë Zoti i cili na dhuroi këtë fëmijë të bekuar i cili edhe në djep është zotëri mbi të gjithë djemtë!”

Profetët e Zotit si Hazreti Ibrahimi a.s., Hazreti Musa a.s. dhe Hazreti Isa a.s., kanë kumtuar fenë e pastër hyjnore. Një prej linjave të përbashkëta të këtyre profetëve ka qenë kjo sa ata secili kanë lajmëruar ardhjen e tjetrit. Natyrisht se shumica e profetëve misionin e tyre hyjnor e kishin të kufizuar për ambientin, vendin dhe kohën e veçantë. Mirëpo në lidhje me Hazretin Muhamed s.a.v.s. si hallka e fundit e zinxhirit të profetëve hyjnor, në librat qiellor ekziston lajmërim i qartë. Mevlana Abdulhak, autor i veprës “Muhamedi në librat fetarë të botës”, thotë: “Vullneti i Zotit ka rezultuar kështu që ky lajmërim ashtu sikur bukuritë e natyrës që janë të qëndrueshme ose ashtu siç ruhet me kujdes një kuti e vogël me thesar e xhevahire, të ruhet në mes fjalëve dhe shprehjeve në mënyrë që të shfrytëzohet nga gjeneratat e ardhshme. Gjeneratat të cilat posedojnë arsye dhe dituri më të madhe”.  

Hebrenjtë në bazë të librave dhe thënieve të profetëve të tyre, ishin duke pritur Profetin e fundin. Hazreti Musa a.s. e kishte lajmëruar popullin hebre për ardhjen e një profeti tjetër siç ishte ai. Në Teorat, rrugëtimi i dysisë, kapitulli 18, thuhet: “Zoti yt, nga mesi i juaj, nga vëllezërit tuaj do të dërgojë një profet si unë dhe ju duhet ta dëgjoni atë dhe t’i nënshtroni urdhrave të tij. Zoti i madhëruar ka thënë: unë nga mesi i juaj do ta dërgojë një profet si ti dhe fjalët e mia do t’i kumtojë nëpërmjet gojës së tij”.  

Në librin qiellor Zebur të profetit Davud a.s. gjithashtu janë paraqitur karakteristika të cilat sipas komentuesve, janë shumë të ngjashme me karakteristikat e Hazretit Muhamed s.a.v.s., familjes dhe fëmijëve të tij. Në këtë lajmërim thuhet: “Në kohën kur këto vargje po i krijoj për mbretin... ti je më i bukur nga të gjithë bijtë e Ademit. Oratoria është vendosur të shfaqet nëpërmjet buzëve tua dhe nga buzët e tua rrjedh mirësia dhe begatia... Zoti të bërë të bekuar ty deri në amshim dhe ty të ka zgjedhe të ka bërë më të lumtur nga të gjithët ë tjerët... Emrin tënd do ta bëjë të njohur në të gjitha gjeneratat dhe të gjithë njerëzit do të falënderojnë ty deri në amshim”. (Mezamir dhe Mazmur, 45).

Sipas transmetimeve historike, Hazreti Isa a.s. i cili edhe vet ishte mrekulli e madhe e Zotit, vazhdimisht jepte lajmin për ardhjen e profetit të fundit hyjnor dhe në këtë mënyrë në zemrat e njerëzve besimtarë ndizte zjarrin e dashurisë ndaj tij. Në atë mënyrë që në çdo vend ku përhapej feja e Hazretit Isa a.s., përhapeshin e lajmërimet e tij për profetin e fundit hyjnor. Carl Jasper, psikolog dhe filozof gjerman, në librin e tij “Masih”, thotë: “Atë çfarë e njohim me siguri nga Isau, janë lajmërimet e tij”.

Hazreti Isa a.s. në disa vende në Inxhilin e Juhana-s në mënyrë të qartë ka lajmëruar ardhjen e profetit “Faraklit-Paraclete” pas tij. Ai në një rast thotë: “Derisa të mos shkoj unë, ai nuk do të vjen. Nëse më doni mua, respektojini porositë e mia dhe unë do të kërkojë që një Faraklit tjetër t’ua dërgojë juve në mënyrë ë të jetë gjithmonë me ju. Ai është pikërisht ai shpirti i pastër i Zotit i cili do t’iu njoftojë juve me të gjitha të vërtetat”.

Në këtë mënyrë, në shekullin e VII të erës së re, njerëzit që pritshin paraqitjen e Profetit të Fundit të Zotit, nga Jemeni e deri në Sham e Palestinë e Egjipt, ishin besimtarët e krishterë të cilët ishin të etur për t’u takuar me Profetin. Edhe në Iran gjithashtu ishin grupe të vogla të njerëzve të tillë që pritshin profetin e fundit. Një prej figurave të njohura nga mesi i këtyre njerëzve ishte Selman Farisi. Selman Farisi në një rrëfim nga jeta e tij thotë:

“Në Amurije, atëherë kur isha i krishterë, kisha kontakte me një prift të devotshëm. Ai lutej në mënyrë të sinqertë pranë Zotit dhe ditë e natë përkushtohej në adhurim dhe shërbim. Pas një kohë u sëmurë. Në çastet e fundit të jetës së tij më tha mua: nuk e njoh askënd që të prezantojë ty të shkosh pranë tij dhe të përfitosh nga dituritë e tij. Mirëpo është afrua koha për shpalljen e Profetit të Fundit. Ai do të dërgohet nga mesi i arabëve në fenë e Ibrahimit. Emri i tij është “Ahmed” dhe do të shpallet profet nga toka e Mekës. Ai pranon dhurata, por nuk pranon lëmoshë. Ai mbi supe mbanë shenjën e profetësisë. Nëse do ta përjeton kohën e tij, besoji atij dhe vërtetoje profetësinë e tij! I thash: edhe nëse ai më fton që të heqë dorë nga feja jote, përsëri t’i besojë fesë së tij? U përgjigj: Po, sepse ai e thotë të vërtetën dhe ndjekja e tij është kënaqësi e Zotit!”.  

Selman në vazhdim të rrëfimit të tij thotë: “Pas vdekjes së atij prifti, me një karvan tregtie të arabëve nga fisi Kelb u nisa në drejtim të Gadishullit Arabik. Atje punoja si një skllav për një burrë hebre. Një ditë në kopshtin e hurmave dëgjova bisedën e atij burri hebre me një person tjetër. Ai me urrejtje i shante dhe ofendonte njerëzit të cilët ishin mbledhur rreth një personi që e quan vetën profet të Zotit. Me të dëgjuar këto fjalë, papritur e ndjeva se gjithë këto vite i shpërngulur në vend të huaj dhe pas shumë vuajtjeve që kam përjetuar, më në fund do të ketë një rezultat të mirë. Zemra më rrihte më fortë. Me pasion shkova pranë atij personi dhe e pyeta në lidhje me atë profet”.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. duke njohur Zotin e madhëruar, fuqiplotë dhe të gjithëdijshëm për njerëzit, ka kumtuar edhe mesazhet më burimore në lidhje me dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e njeriut  dhe u bë model për zbatimin e drejtësisë dhe barazisë. Hazreti Muhamed s.a.v.s. nëpërmes shtresave të errëta të jetës, ka hapur një dritare drejt dritës dhe ndriçimit duke u mësuar njerëzve që të ndjekin të vërtetën dhe nën dritën e arsyes, të shpëtojnë nga errësira dhe padituria. Ai vet thotë: “Thuaj: sillni argumentet tuaja!”.

Në fund dërgojmë përshëndetje mbi këtë xhevahir të përjetshëm hyjnor dhe urojmë përvjetorin e lindjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe nipit të tij Imam Xhafer Sadik (a.s.)!