Zjarri nën hi
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i83295-zjarri_nën_hi
Në këtë emision do të flasim për mendimet e Abdullah bin Obeji dhe mesazhin e Profetit të nderuar të Islamit për njerëzimin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 25, 2018 01:06 Europe/Tirane
  • Zjarri nën hi

Në këtë emision do të flasim për mendimet e Abdullah bin Obeji dhe mesazhin e Profetit të nderuar të Islamit për njerëzimin.

Në emër të Zotit, të Gjithëfuqishmit!

Zjarri nën hi

Ishte viti i gjashtë hixhri kameri. Në Medine erdhi ljami. Njëri thoshte: Nuk është e mundur që ky lajm të jetë i vërtetë. Tjetër kush thoshte: Nga Haresi pritet një gabim i tillë. Lajmi ishte se Hares bin Abi Zarar, kreu i fisit Beni Al Mostalek është në përgatitje të armëve dhe për betejë po përgatit ushtrinë dhe është i gatshëm për luftë me myslimanët. Profeti i Islamit për t’u siguruar në lidhje me raportin që i erdhi, është thënë se njërit nga shokët e tij me emrin Burejde, i ka dhënë urdhër të shkoj tek fisi Beni Al Mostelek për të hetuar situatën. Burejde në mënyrë sekrete shkoi te fisi dhe bisedoi me Haresin dhe u informua për vendimin e tij. Burejde shpejt u kthye në Medine dhe tha: O i Dërguari i Zotit, lajmi është i vërtetë. Haresi është gati për luftë me myslimanët.

I Dërguari i Zotit me shokët e tij u nis në drejtim të fisit Beni Al Mostalek dhe u përball me ta pranë një pusi. Lufta filloi, por nuk zgjati shumë, sepse një numër i armiqve u vranë dhe ushtria e tyre u shpërnda. Komploti i luftës u shua, por shokët e Profetit nuk e dinin se një tjetër intrigë është duke u përgatitur. U dëgjua zëri i dy personave. Të dy kërkonin ndihmë nga fisi i vetë.  Myslimanët ngadalë u afruan afër tyre. Njëri ishte emigrantë dhe tjetri ensar për një çështje të vogël ishin zënë. U ringjallën paragjykimet e injorancës. Në çdo moment pritej që myslimanët të binin në konflikt me njëri-tjetrin, si në kohën e injorancës para se të vinte Islamit.

Profeti i Zotit u informua për konfliktin midis myslimanëve dhe duke ju drejtuar atyre, tha: Largohuni nga këta dy njerëz dhe këto britma ngjallin urrejtje dhe kanë një erë të keqe sikur të kohës së injorancës dhe ende efektet e injorancës nuk janë zhdukur nga zemrat e tyre. Por ky ishte vetëm fillimi. Në luftën e Beni Al Mostalake grupe të shumta të hipokritëve, që kurrë nuk kishin marrë pjesë në luftërat tjera dhe nuk ishin pro xhihadit, ata dolën jashtë për tu përballur me Profetin, vetëm për shkak të afërsisë së vendit të luftës dhe për të plaçkitur prona. Abdullah bin Obeji, lider i hipokritëve të Medinës mori pjesë në këtë luftë si hipokritët tjerë me dëshirën për tu pasuruar, por mbeti i hidhëruar për shkak të shuarjes së mosmarrëveshjeve. Abdullah me qëllim të ndezjes së zjarrit nën hi, shkoi tek ansarët dhe me zemërim tha: Është faji ynë, i dhamë vend në qytetin tonë migrantëve nga Meka dhe ata i ruajtëm nga zullumi i armiqve, tani çdo gjë që na ndodh, është për fajin tonë. Fjalët e Abdullah dalëngadalë ndikuan në mendimet e shokëve të Profetit të Zotit. Abdullah e pa se po arrit të shtrojë ndikimin e tij tek ansarët, tha: Mos lejoni t’i ndodh gjë migrantëve derisa të shpërndahen nga rrethi i Profetit. Betohem në Zotin se, nëse kthehemi në Medine, duhet që të ngrejmë popullin e fuqishëm dhe besnikë të Medinës për të dëbuar emigrantët nga Medina.

Abdullah ashtu siç e shihte se me fjalët e tij arrinte të krijonte dallime mes myslimanëve, ndjehej i kënaqur, por kjo kënaqësi nuk i zgjati shumë. Zejd bin Arkam, një i ri mysliman qëndroi përball tij dhe tha: Betohem në Zotin se ti je përçarës dhe i lig. Ai i cili nuk ka rëndësi në mesin e të afërmve të vetë, je ti. Por Mohammedi është i dashur në mesin e myslimanëve, zemrat e myslimanëve janë të mbushura me dashuri për të. Zejdi erdhi tek Profeti dhe i tha fjalët e Abdullah bin Ubeje atij. Abdullah bin Ubeje e pa veten se gjendet në rrezik dhe erdhi tek Profeti dhe i tha: Unë asnjëherë nuk kam thënë fjalë të tilla. Disa gjithashtu e mbështetën atë. Profeti i Zotit, duhet të vepronte ashtu që të dyja palët të harronin këto fjalë dhe grindje, për këtë edhe i urdhëroi shokët e tij për lëvizje. Një nga shokët e Profetit erdhi tek ai dhe tha: O i Dërguari i Zotit nuk është koha për të lëvizur. Pse dha këtë urdhër? Profeti (s.a.v.s) tha: A nuk ke informacione për fjalët e Abdullahut dhe për zjarrin që ai ka ndezur? Ai tha: O i Dërguari i Zotit, dy fiset Ous dhe Khazaraxh para migrimit tuaj në Medine, dëshironin që Abdullahun ta zgjedhin udhëheqës të Medines, por me lindjen e Islamit, kjo situatë ndryshoi dhe populli u larguan nga ai dhe ai juve ju di si shkaktar të këtij dështimi.

Ushtria myslimane u zhvendos. Ushtarët e Islamit, më shumë se një ditë e një natë udhëtuan dhe vetëm për të falur namazin ndaluan. Ditën e dytë ishte shumë nxehtë. Myslimanët më nuk kishin forcë për të ecur. Ata u urdhëruan të pushojnë. Sapo ndaluan, ata i zuri gjumi nga lodhja e tepërt dhe të gjitha kujtimet e errëta u pastruan nga shpirti i tyre dhe zjarri i mosmarrëveshjeve u shua.

Leximi i ajetit 46 të sures së shenjtë Enfal

“Dhe respektone All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit”.