Algjeria dhe e ardhmja përpara tij
(last modified Tue, 30 Apr 2019 05:07:38 GMT )
Prill 30, 2019 07:07 Europe/Tirane
  • Algjeria dhe e ardhmja përpara tij

Pas dorëheqjes së Abdulaziz Bu Taflika, presidenti i Algjerisë, ky vend është futur në një fazë të ndjeshme politiko-shoqërore. Protestuesit në Algjeri të cilët kanë realizuar një pjesë të qëllimeve të tyre duke përfshirë edhe largimin e ish-presidentit Bu Taflika, aktualisht janë të shqetësuar për të ardhmen politike të vendit të tyre dhe për mënyrën e realizimit të qëllimeve politike-shoqërore duke përfshirë edhe forcimin e procesit të demokracisë dhe organizimin e zgjedhjeve.

Protestuesit algjerian dhe partitë opozitare të këtij vendi të cilët që nga disa muaj më parë ishin të brengosur për praninë edhe njëherë të Bu Taflika, presidenti i Algjerisë, në zgjedhjet e ardhshme në këtë vend, me anë të deklaratave të ndryshme kanë kërkuar nga ai që të mos kandidojë në këto zgjedhje të Algjerisë. Në këtë drejtim 14 personalitete të njohura politike, mediale dhe juridike të Algjerisë me anë të një letre dërguar Abdulaziz Bu Taflika, presidentit të Algjerisë, kanë kërkuar nga ai që të mos kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Algjerisë. Në këtë letër të cilën e kanë nënshkruar personalitete të njohura si Ahmed bin Bejtur, ish-kryeministër i Algjerisë, Ali bin Vari, ish-ministër, Sufjan Xheilali, lideri i partisë “Gjenerata e Re” dhe Sa’ad Bu Akaba, kolunist në gazetën “Al-Khaber”, thuhet: “Disa po mundohen që ta bëjnë Bu Taflika për herë të pestë kandidat për zgjedhjet presidenciale të këtij vendi, mirëpo duke marrë parasysh kushtet e moshës dhe gjendjen shëndetësore të tij, kjo punë është një gabim i madh. 20 vite president i shtetit është periudhë e mjaftueshme për realizimin e planeve të një personi dhe si rezultat është më mirë që persona të tjerë të marrin këtë përgjegjësi”.

Ne ardhjen e kohës për regjistrimin e kandidaturës së kandidatëve për president të Algjerisë dhe publikimin e spekulimeve për praninë e Bu Taflikas si kandidat në këto zgjedhje, protestat qytetare në Algjeri kanë arritur në kulmin e tyre. Protestuesit kanë kërkuar që të mos kandidojë Bu Tflika dhe pjesëmarrjen e kandidatëve të ndryshëm të partive në zgjedhje. Vazhdimi i këtyre protestave është bërë shkak që disa prej autoriteteve të Algjerisë të shprehin shqetësime në lidhje me situatën e krijuar dhe kanë paralajmëruar për ndërhyrjen e huaj dhe të ashtuquajturën shndërrimin e Algjerisë në një Siri të dytë. Ahmed Avejhi, ish-kryeministri i Algjerisë, duke paralajmëruar për thirrjet për organizimin e grevave dhe protestave ndaj kandidimit të Abdulaziz Bu Taflika, presidentit të këtij vendi, ka thënë: “Situata në Siri gjithashtu ka filluar në mënyrë paqësore, mirëpo në fund rezultoi me gjakderdhje”.

Image Caption

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, protestuesit në rrugë vazhdojnë të insistojnë në kërkesën e tyre për moskandidimin e Bu Taflikas. Megjithëkëtë në orët e fundit të mbetura nga përfundimi i afatit për regjistrimin e kandidatëve, Abdulaziz Bu Taflika, presidenti 82 vjeçar i Algjerisë, në mënyrë zyrtare paraqiti kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të ardhshme dhe Abdulghani Za’lan, kryetari i Shtabit Elektoral të Bu Taflika, i dorëzoi Këshillit të Kushtetutës së Algjerisë dokumentet përkatëse me regjistrimin e kandidaturës së tij.

Deklarimi zyrtarisht i kandidaturës së Bu Taflika ngjalli një valë të re të protestave dhe irritimit të qytetarëve të Algjerisë. Shumë prej protestuesve besojnë se Bu Taflika për shkak të dobësisë fizike dhe moshës, nuk është i aftë të qeverisë çështjet e këtij vendi.

Hakim Bu Ghar, gazetar i gazetës “Al-Sha’b” në Algjeri, në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Me miliona qytetarë të Algjerisë kërkon moskandidimin e Bu Taflikas, prandaj ai dhe të gjithë përkrahësit e tij duhet ta shikojnë realitetin që Bu Taflika është i sëmurë dhe presidenca ka nevojë për aftësi fizike dhe mendore.

Shumë njerëz gjithashtu besojnë se për shkak që problemeve shëndetësore të Bu Taflika, njerëzit që e rrethojnë atë do të marrin në dorë administrimin e çështjeve të shtetit dhe kjo çështje është në kundërshtim me ligjin dhe kërkesën e qytetarëve.

Dalia Ghanem Yazbeck, ekspert i çështjeve politike, në lidhje me këtë çështje thotë: “Në Algjeri nuk dihet se kush çfarë pune bënë dhe kush merr vendime. Gjendja shëndetësore e Bu Taflikas është e tillë që ai ka humbur aftësinë për të marrë vendime dhe kjo paaftësi ka shtuar ambiciet për pushtet te njerëzit që e rrethojnë”.

Shumë njerëz gjithashtu kritikojnë politikat e Bu Taflikas sidomos gjatë viteve të fundit sidomos në sferën ekonomike. Rënia e çmimit të naftës është bërë shkak që të shtohet mungesa e buxhetit dhe të reduktohen rezervat valutore të këtij vendi gjatë viteve të fundit. Këto kushte janë bërë shkak që qeveria të marrë masa polemike në sferat ekonomike dhe shoqërore, çështje kjo e cila ka ngjallur protestat shoqërore në Algjeri.

Fondi Monetar Ndërkombëtar duke shprehur shqetësime në lidhje me masat ekonomike të qeverisë së Algjerisë, në një raport të tij ka kërkuar nga qeveria e Algjerisë që të vazhdojë t’i përmirësojë financat publike dhe të ndjek zbatimin e reformave ambicioze.

Image Caption

Pavarësisht të gjitha protestave, Bu Taflika ka premtuar se në rast se do të fitojë në zgjedhjet presidenciale, do të hartojë Kushtetutën e re të Algjerisë dhe do ta vendosë në referendum në bazë të të cilës do të themelojë një sistem të ri qeverisës në Algjeri. Shpërndarje e drejtë e pasurisë në vend dhe zhdukja e të gjitha padrejtësive në vend ishin premtimet e tjera të Bu Taflika, mirëpo premtimet e presidentit nuk patën efekt dhe pavarësisht vazhdimit të protestave, Bu Taflika premtoi organizimin e një konference kombëtare për zgjidhjen e problemeve dhe mosmarrëveshjeve. Megjithëkëtë nuk patën efekt këto strategji dhe me vazhdimin e protestave, Ahmed Kajed Saleh, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Algjerisë, kërkoi zbatimin e nenit 102 të Kushtetutës dhe shkarkimin nga pushteti të Bu Taflikas.

Në bazë të nenit 102 të Kushtetutës së Algjerisë, nëse presidenti i shtetit sëmurët me një sëmundje të rëndë dhe të rrezikshme dhe nuk mund të kryejë detyrat e tij, Këshilli i Kushtetutës mban mbledhje dhe me konsensus të anëtarëve të këtij Këshilli merr vendim në lidhje me mungesën e aftësive të presidentit për administrimin e çështjeve dhe çështjen e dërgon në Parlamentin e vendit. Në rast të miratimit të kësaj çështje me anë të dy të tretave të deputetëve të parlamentit, kryetari i Parlamentit merr përsipër përgjegjësinë për administrimin e vendit për 45 ditë dhe pastaj nëse nuk përmirësohet gjendja shëndetësore e presidentit, Parlamenti ka për detyrë që ta shkarkojë atë dhe të organizojë zgjedhje.

Kërkesa e ushtrisë është mirëpritur në nivel të gjerë nga ana e protestave, mirëpo shumë personalitete kanë shprehur shqetësim se në kuadër të këtyre zhvillime ushtria mund të marrë pushtetin ushtarakët do të marrin në dorë administrimin e çështjeve të vendit. Bu Taflika në përpjekjet e tij të fundit prezantoi kabinetin e ri të qeverisë së Algjerisë, mirëpo më në fund u dorëzua përball valës së gjerë të protestave dhe dha dorëheqje.

Abdulaziz Bu Taflika në letrën e dorëheqjes së tij ka theksuar: “Qëllimi i im nga marrja e këtij vendimi është ky që të jem pjesë e përpjekjeve për të qetësuar zemrat e qytetarëve të Algjerisë dhe t’i jap fund spekulimeve dhe polemikave që tensionojnë situatën aktuale. Qëllimi i dorëheqjes time është ky që të krijojë një atmosferë më të përshtatshme për qytetarët algjerian për një tranzicion drejt një të ardhme më të mirë, si dhe të forcohet uniteti kombëtar”.

Më në fund dorëheqja e Bu Taflikas u pranua nga Këshilli i Kushtetutës së Algjerisë dhe ai aktualisht në mënyrë zyrtarisht është larguar nga pushteti. Edhe pse largimi i tij nga pushteti krijoi një valë të gjerë të gëzimit të qytetarëve në Algjeri, mirëpo kjo ishte vetëm një pjesë e kërkesës së qytetarëve të Algjerisë në procesin politik të vendit. Sipas Kushtetutës së Algjerisë, në periudhën e tranzicionit Abdulkadir bin Salah, kryetari i Këshillit Kombëtar, merr detyrën për administrimin e çështjeve të këtij vendi. Mirëpo ai do të ketë kompetenca të kufizuara si për shembull, presidenti i përkohshëm nuk ka kompetencë të organizojë referendum, nuk ka kompetencë të formojë qeveri të re ose të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend. Ai gjithashtu nuk ka të drejtë të shpallet kandidat për zgjedhjet presidenciale. Në bazë të Kushtetutës së Algjerisë, zgjedhjet presidenciale duhet të zhvillohen brenda tre muajve. Gjatë kësaj periudhe, qeveria e fundit sunduese të cilën e ka prezantuar Bu Taflika, do të administrojë çështjet rrjedhëse të vendit.

Image Caption

Pavarësisht këtij procesi, Algjerianët vazhdojnë të jenë të brengosur, për arsye se autoritetet e larta më kryesore të shtetit si kryetari i Këshillit të Kushtetutës, presidenti i përkohshëm dhe kryeministri gjithashtu janë prej figurave besnike të Bu Taflikas dhe protestuesit kanë frikë se kjo është vetëm një shfaqje formale në shtresën e sipërme të pushtetit.

Protestuesit në motot dhe sloganet e tyre në tubimet protestuese kanë kërkuar shkarkimin e tre figurave kyçe të qeverisjes së Abdulaziz Bu Taflikas duke përfshirë Abdulkadir bin Saleh, kryetarin e Këshillit Kombëtar dhe presidentin e përkohshëm të periudhës së tranzicionit, Tajib Boliz, kryetarin e Këshillit të Kushtetutës dhe Nuredin Badavi, kryeministrin e Algjerisë. Ata gjithashtu kanë frikë nga pushteti i ushtrisë mbi disa institucione shtetërore.

Pierre Vermeren, historian francez, duke vë në dukje se Algjeria ka nevojë për ndryshime në sferat politike, ekonomike dhe shoqërore, ka thënë: “Zbatimi i politikave të merituara dhe në përputhje me kërkesat e të gjithë qytetarëve si dhe dhënia fund e mbështetjes në të ardhurat e naftës dhe ripërtëritja e prodhimit kombëtar; janë kërkesat më të rëndësishme të qytetarëve të Algjerisë”.

Algjeria po kalon ditë kritike. Shumë prej algjerianëve janë të brengosur për të ardhmen e këtij shteti. Zbatimi i Kushtetutë dhe niveli i besnikërisë ndaj saj, ndryshimet themelore në strukturat e ndryshme të pushtetit dhe msondërhyrja e ushtarakëve në të ardhmen politike të vendit, janë prej brengave më të rëndësishme aktuale të qytetarëve të Algjerisë.