May 29, 2019 12:43 Europe/Tirane
  • Pse ka rëndësi Dita Botërore e Kodsit në vitin 2019

Dita Botërore e Kodsit në vitin 2019 ka ardhur në kohen kur përballja rezistenca - kompromis në konfliktin e Izrael-Palestinë ka arritur në një prej fazave më serioze të saj.

Dita Botërore e Kodsit është shpallur me iniciativën e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Imam Khomejni me qëllim të mbrojtjes së çështjes dhe idealit të Palestinës, të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit e ka emëruar “Dita e Kodsit”. Sot Dita e Kodsit është një prej ditëve të paharruara në historinë e botës islame dhe sidomos të çështjes së Palestinës. Dita e Kodsit për palestinezët dhe për myslimanët në përgjithësi është shndërruar në një ditë për zbuluar publikisht krimet e Izraelit kundër popullit të Palestinës në të gjithë botën. Kjo është në kohën kur kjo ditë për Izraelit është aq shumë e hidhur sa që për kohë të gjatë ai ka filluar të përgatisë programe për t’u përballur me protestat e palestinezëve në Ditën Botërore të Kodsit dhe po përdorë veprimet më të dhunshme kundër palestinezëve në këtë ditë.

Dita Botërore e Kodsit në vitin 2019, ka rrethana të veçanta. Arsyeja më e rëndësishme e këtyre rrethanave të veçanta është kjo që politika e Amerikës ndaj çështjes së Palestinës në kuadër të planit “akordi i shekullit” është bërë më e hapur dhe më e njëanshme. Sipas disa raporteve, qeveria e Donald Trump synon që në muajin e ardhshëm të këtij viti do të bëjë publike planin e ashtuquajtur “akordi i shekullit”. Në bazë të materiale që janë publikuar deri më tani në lidhje me projektin “akordi i shekullit”, qeveria e Amerikës synon që të shfrytëzojë qasjen “financiare/territoriale” në projektin akordi i shekullit.

Qasja financiare po ndiqet me vetëdije të plotë rreth situatës kritike humanitare të popullit palestinez sidomos në rajonin e Rripit të Gazës dhe shkaktari kryesor i kësaj situate gjithashtu janë politikat çnjerëzore të Izraelit sidomos bllokada e hekurt dhe e gjithanshme ndaj Rripit të Gazës që është vendosur që nga viti 2006. Në këtë kuadër, në veprimin më të fundit është vendosur të organizohet konferenca e Manamas në Bahrejn më 25 dhe 26 qershor me qëllim të thithjes së investimeve për implementimin e projektit “akordi i shekullit” që konsiderohet hapi i parë në kuadër të zbatimit të këtij projekti amerikan. Dimensioni financiar i këtij projekti ka dy aspekte. Aspekti i parë është ky që grupet palestineze të provokohen me motivin financiar dhe të pranojnë këtë plan. Në këtë kuadër, amerikanët i kanë caktuar mision Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, që ta bindë me kërcënim ose me para Mahmud Abas, kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës, për ta pranuar planin akordi i shekullit. Gazeta “Al-Akhbarije” e Libanit në lidhje me këtë çështje ka raportuar se Bin Selman gjatë një takimi, i ka thënë Mahmud Abas që nëse e pranon planin “akordi i shekullit”, do t’i japë atij 10 miliardë dollarë ryshfet. Aspekti i dytë është ky që vendet e tilla si Jordania dhe Egjipti gjithashtu me motive financiare, të mbështesin planin “akordi i shekullit”. Në këtë drejtim, gazeta Al-Akhbarije e Libanit ka shkruar: “Amerika ka kërkuar nga Jordania që t’ua japë strehim të përhershëm një milionë refugjatëve palestinezë në Jordani në shkëmbim të një investimi 45 miliardë dollarë”. Jordania është një prej kundërshtarëve të planit “akordoi i shekullit”, për arsye se në bazë të këtij plani një pjesë e territorit të Jordanisë duhet t’i dorëzohet palestinezëve. Kështu që Amerika po mundohet me motive financiare të bindë Jordaninë që të mos e kundërshtojë këtë plan.

Qasja territoriale e planit “akordi i shekullit” i përket interesave të Izraelit. Sipas kësaj qasje, Kodsi i shenjtë do të aneksohet në territoret e pushtuara dhe do të vendoset nën sovranitetin e regjimit sionist dhe Donald Trump e ka shpallur atë si kryeqytet të ri të Izraelit dhe ka transferuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë. Golani i Sirisë gjithashtu në bazë të këtij plani, i është dorëzuar plotësisht Izraelit. Ndërtimi i kolonive sioniste gjithashtu konsiderohet një veprim i ligjshëm dhe në këtë plan është propozuar hebraizimi i tërësishëm i Kodsit të shenjtë. Me qëllim që grupet palestineze në të ardhmen të mos krijojnë sfida të sigurisë për Izraelin dhe të mos kenë forcë mbrojtëse përball qasjes së njëanshme të këtij plani, në projektin “akordi i shekullit” është paraparë çarmatosja e plotë e të gjitha grupeve të rezistencës palestineze në mënyrë që Palestina të mos ketë ushtri dhe as armë dhe vetëm forcat policore të Izraelit do të kenë armë të lehta.  

Duke marrë parasysh këtë situatë, në mesin e grupeve palestineze ekziston një konsensus i plotë për ta kundërshtuar planin amerikan “akordi i shekullit” deri në atë nivel sa që Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, planin “akordi i shekullit” e ka cilësuar “akord i turpit” që do të shkojë në ferr. Ndërkohë Ajetullah Isa Kasem, kleriku i njohur shiit i Bahrejnit, gjithashtu ka reaguar ndaj planit “akordi i shekullit” dhe ka deklaruar: “Akordi i shekullit është një marrëveshje e njëanshme nga ana e Donald Trump, Izraelit dhe regjimeve arabe servile dhe zbatuese të këtij plani të cilët me bashkëpunimin e tyre po qëndrojnë përball popujve dhe umetit islamik në përgjithësi, umetit i cili në bazë të fesë, dinjitetit dhe nderit të vet kurrë nuk do të lejojnë të pranohet ky plan poshtërues”. Ky klerik i njohur dhe lideri shpirtëror i myslimanëve shiitë të Bahrejnit kundër regjimit Al Khalifa, ka shtuar: “Akordi i shekullit është një krim, turpi i të cilit do të përfshijë të gjithë mbështetësit dhe bashkëpunëtorëve të këtij krimi dhe çdo kush që do të ketë dorë në çfarëdo niveli në këtë plan, do të marrë pjesë edhe në këtë turp dhe në këtë krim çnjerëzor”.

Rëndësia e Ditës Botërore të Kodsit në vitin 2019 është në këtë çështje se prania e gjerë e myslimanëve në marshin protestues do të dërgojë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë botën për të treguar se shoqëria islame është kundër planit “akordi i shekullit” dhe nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani racist amerikan. Prania e gjerë e myslimanëve në marshin protestues të Ditës Botërore të Kodsit mund të pengojë prezantimin e planit “akordi i shekullit”.

Një prej arsyeve të rëndësisë së Ditës Botërore të Kodsit në vitin 2019 është kjo që procesi i normalizimit të marrëdhënieve të disa shteteve arabe me Izraelin gjatë një viti të kaluar ka marrë përmasa më të gjera. Ky proces gjithashtu po ndiqet dhe po vazhdon me administrimin e Amerikës. Në këtë kuadër, shteti i Omanit i cili njihet për politikë moderatorë në nivel rajonal në Azinë Perëndimore, është paraparë gjithashtu për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Beniamin Netanjahu në tetor të vitit 2018, ka zhvilluar një vizitë në Maskat dhe është takuar dhe ka biseduar me Sulltan Kabus, mbretin e Omanit me qëllim që në një farë mënyrë të thyejë seriozisht zakonin në marrëdhëniet e Izraelit me shtetet arabe.  

Një prej qëllimeve të konferencës ekonomike të Manamas që pritet të zhvillohet më 25 dhe 26 qershor, gjithashtu është mbledhje në një vend e autoriteteve izraelite dhe arabe në kryeqytetin e Manamas. Sipas raporteve informative, Uashingtoni ka programuar që në këtë konferencë e cila shfrytëzon një titull devijues ekonomik, funksionarët sionistë dhe të regjimeve servile arabe do të ulen përkrah njëri-tjetrit dhe të bisedojnë rreth konfliktit Palestinë-Izrael.

Pjesëmarrja e gjerë e myslimanëve në marshin protestues në Ditën Botërore të Kodsit do të thotë kundërshtimi i hapur dhe i prerë i tyre ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve të shteteve arabe me regjimin sionist, kundërshtim ky i cili deri më tani është deklaruar shumë herë dhe natyrisht se ka ngadalësuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve të disa shteteve arabe me Izraelin.

Marshi protestues i Ditës Botërore të Kodsit në vitin 2019, përveçse ka aspekte “negative” dhe organizohet në kundërshtim me planin “akordi i shekullit” dhe normalizimin e marrëdhënieve të shteteve arabe me regjimin sionist, ka edhe aspekte pozitive dhe tregon vazhdimin e mbështetjeve të myslimanëve ndaj popullit të shtypur të Palestinës përball krimeve të Izraelit. Ky marsh protestues tregon mbështetjen e myslimanëve ndaj rezistencës përball krimeve të regjimit pushtues të Kodsit të shenjtë. Marshimi protestues i Ditës Botërore të Kodsit në vitin 2019, ashtu si përgjatë viteve të kaluara, është zbuluar i krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez, sidomos kundër popullatës së Rripit të Gazës që po jeton në burgun më të madh të hapur në botë, për arsye se që nga viti 2006 e deri më tani, do të thotë përgjatë 13 viteve, ndodhet nën bllokadën e hekurt të regjimit sionist. Marshi protestues i ditës së Kodsit në vitin 2019, ashtu si përgjatë viteve të kaluara, është një kritikë serioze dhe publike ndaj modeleve të sjelljeve të fuqive botërore në lidhje me çështjen e Palestinës dhe mbështetjen e tyre ndaj krimeve të regjimit sionist. Duke marrë parasysh këto arsye, gjithashtu marshi protestues i Ditës Botërore të Kodsit në vitin 2019, ka rëndësi të madhe.

Tags