Speciale me rastin e 25 Dhil’kade, Dahual’ardh
(last modified Sun, 28 Jul 2019 09:21:17 GMT )
Korrik 28, 2019 11:21 Europe/Tirane
  • Speciale me rastin e 25 Dhil’kade, Dahual’ardh

Data 25 Dhil’kade sipas kalendarit hënor është dita e zgjerimit të tokës njohur ndryshe me emrin Dahual’ardh. Kjo është dita në të cilën Zoti i dha jetë tokës.  

Zgjerimi i tokës nënkupton nisjen e krijimtarisë nëpërmjet sipërfaqes së tokës dhe ujit të krijuar nga shirat e përmbytshëm. Këto ujëra me kalimin e kohës u futën dhe zunë vend brenda në tokë dhe pas kësaj vendet e thata u zgjeruan nga dita në ditë. Ndryshimet zgjatës derisa toka u krijua në formën e sotme. I pari vend i thatë që u shfaq pas uljes së nivelit të ujit ishte Qabeja.

Profeti i nderuar i islamit thotë:

« اِنَّ لِرَبِّکُمْ فی ایامِ دَهْرِکُمْ نََفَحاتٌ فَتَعَرَّضُوا لَها لَعَلَّهُ اَن یصیبَکُمْ نَفْحَةٌ مِنْها فَلا تَشْقَوْنَ بَعْدَها اَبداً؛

Ashtu gjatë gjithë jetës nga Zoti dërgohen fllade. Veten tuaj vendoseni përballë këtyre flladeve që ato të bëhen shkak që ju të qëndroni gjithnjë larg nga vështirësitë dhe fatkeqësitë. Data 25 Dhil’kade e njohur me emrin dita e zgjerimit të tokës, është dita kur ka ndodhur edhe flladi i parë. Ai është fllad që një herë në vit përfshin zemrat dhe shpirtin e njerëzve, kalon dhe atyre u jep lumturi dhe qetësi.

Sipas transmetimeve, Zoti i Madhërishëm prej datës 25 Dhil’kade nisi zgjerimin e tokës që nga pika ku sot ajo quhet Qabeja dhe atë e ktheu në një vend të qetë dhe të banueshëm për njerëzit. Zoti në disa ajete të Kuranit ka folur për këtë çështje. Në ajetin 30 të sures Nazi'at thuhet:

 

«وَ اَلْأَرْضَ بَعْدَ ذلِکَ دَحاها

30. E pastaj tokën e sheshoi.  

Shumica e komentuesve të Kuranit thonë se Daha është dita apo pikënisja e një periudhe ky me vullnetin e shenjtë është krijuar vendi i qetësisë dhe rehatisë. Lumenjtë dhe përrenjtë nisën të rrjedhin ndërsa zogjtë nëpër majat e larta nisën të falënderonin dhe vlerësonin Zotin. Toka me malet e saj të larta si shtiza të ngulura në tokë, u kthye në çerdhen e qetësisë dhe rehatisë për njeriun. Përkujtimi i kësaj dite është një formë falënderimi për mirësitë dhe nimetet që Zoti gradualisht i ka dhuruar në këtë tokë.

Sigurisht në këtë ditë kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera, rëndësia e të cilave në Islam është tepër e madhe. Ndër këto ngjarje mund të përmendim ditëlindjen e hazretit Ibrahim(as), ditëlindjen e hazretit Isa Masih(as), largimin e Profetit të Islamit (s.a.v.s) nga qyteti i Medinës për në Mekë ku ai gjatë udhëtimit është shoqëruar nga imam Aliu(as), hazreti Zahra (sa) dhe nga shumë ndjekës të denjë të profetit (s.a.v.s).

Me gjithë këto ngjarje, data 25 Dhil’kde më shumë se çdo gjë tjetër njihet si dita e zgjerimit të tokës. Imam Aliu(as) ka thënë: Mirësia e parë e zbritur nga qielli për tokën është dita 25 Dhil’kade. Nëse dikush në këtë ditë mban agjërim dhe bën lutje, lutjet e tij barazohen me qindra vite lutje dhe falje në ditë. Çdo grup i cili në këtë ditë mblidhet për të kujtuar Zotin e Madhërishëm, nuk do të shpërndahet kurrë vetëm në rast se ata vetë dëshirojnë. Pra dita e zgjerimit të tokës, është një ditë shumë e bekuar për tokën e cila nga një imazh të rëndomtë dhe të tmerrshëm mori gradualisht një imazh plot nimete me shfaqjen e ujit, bimëve dhe njeriut. Pra së bashku duhet të përshëndesim ardhjen e kësaj dite të shenjtë ku vjen flladi hyjnor dhe jepet lajmi i faljes së mëkateve për njeriut. Përshëndetje për ditën e zgjerimit të tokës, ku është pikënisja e dërgimit të mirësive të Zotit me qëllim që njeriu të kuptojë mëshirën dhe madhështinë e Tij. përshëndetje ditës së tokës, dita ku është shfaqur dashuria ku zjarri është përhapur që ne të kërkojmë dashurinë dhe të gjejmë qetësinë dhe të mos prishim qetësinë e të tjerëve duke krijuar kushte të qeta për të gjithë. Përshëndetje për ditën e tokës, një ditë e krijuar nga Zoti për të gjetur më shumë shkas që të çlirohemi nga burgu i materializmit dhe të futem në hapësirën e mirësisë.

 

Qabeja në ditën e zgjerimit të tokës

Dita e zgjerimit të tokës është një ndër katër ditët në të cilën mbajtja e agjërimit është virtyt. Mirësitë e kësaj dite janë të njëjta me mirësitë e 70 viteve të mbajtjes së agjërimit dhe sipas disa transmetimeve barazohet me pastrimin e 70 viteve mëkate. Në këtë ditë përveç agjërimit, lutja dhe falja dhe falja e namazit janë të vlefshme. Namazi në këtë ditë ka dy rekate dhe në çdo rekat pas sures Hamd përmendet 5 herë surja Shams dhe pas selamit të namazit thuhet:

لا حَوْلَ وَ لا قُوَّةَ إِلا بِاللَّهِ الْعَلِیِّ الْعَظِیمِ

Asnjë fuqi apo kapacitet përveç Zotit nuk është më i lartë dhe më i madh.

Pas kësaj themi: O Zot. Ti që i shpërfill lëkundjet, shpërfill edhe lëkundjet tona. O Zbatues i lutjeve, zbatoje edhe lutjen tonë. O Dëgjues i zërave, dëgjoje zërin tonë dhe ki mëshirë për mua dhe më hiq të këqijat që kam. O Zotërues i madhështisë dhe i Madhërueshëm.

Këtë emision po e përfundojmë me një pjesë të lutjes në ditën e zgjerimit të tokës dhe themi: Zoti zgjerues i Qabes dhe shpërthyes i sytheve, eliminues i çdo vështirësie dhe problematike, nga Ti kërkoj që në këtë ditë ku drejtësinë e kë bërë të madhe dhe vlerësimin e kë bërë më të madh se ditët e tjera dhe atë ua ka dhënë amanet besimtarëve dhe me të drejtë ke përhapur mëshirën Tënde dhe që ke dërguar selame për Muhamedin, mirësitë e Tua për ne të mos ndërpriten dhe të mos ulen, të na falësh që nëpërmjet saj të pendohemi dhe ne të kemi kthim të mirë. O lexues më i mirë dhe Burim i shpresës, Ti që plotëson çdo gjë, Ti premtues, Ti që ke mëshirë të hapur, më jep mëshirë nga mëshira Jote, me jep mundësinë për mirëqenie dhe për përkrahjen Tënde, mos lejo që të harrojë përmendjen e madhështisë Tënde. O Zot më kujto që në kohën kur të jem brenda dheut dhe kur njerëzit të më kenë harruar. Ne na vendos në mesin e miqve të evliave dhe të pastërve pranë teje dhe na mundësia takimin e bekuar me Ty.

 

Tags