Lidhja mes dy deteve (Speciale me rastin e martesës së hazretit Ali (as) dhe hazretit Zahra (sa))
Dita e parë e muajit të fundit të kalendarit hënor, është dita e lidhjes qiellore të Fatime Zahra me Ali Murteza. Kjo është drita e ndriçimit për të cilën do të flasim në vazhdim duke sjellë disa nga tregimet e kësaj ngjarje të madhe.
Sa herë që një burrë nga të parët e fisit Kurejsh shkonte për të kërkuar dorën e Fatimes (sa), zemra e tij rrihte sikur donte të dilte nga kraharori. Njëqind deve me sy të zinj dhe që mbi to ishte vendosur pëlhura e vlefshme egjiptiane, së bashku me 10 mijë dinarë pajë për Fatimen që ajo të bëhej gruaja ime. Ky ishte zëri i Abdul’rahman bin Avaf një prej afaristëve të pasur të fisit Kurejsh. Ai nuk kishte mbaruar akoma fjalët, kur u ngrit lart zëri i Osman bin Afan, i cili tha: Me këtë pajë edhe unë jam gati. Përveç kësaj unë jam bërë më herët mysliman, prandaj qëndroj mbi Abdul’rahmanin. Ali u mundua ta kontrollojë veten e tij dhe pastaj dëgjoi zërin e mërzitur të Profetit (s.a.v.s) që tha: Kujtoni se unë jam robër i parasë dhe pasurisë, apo kujtoni se martesa është tregti. Ta dini dhe u thoni të gjithëve se zgjedhja e bashkëshortit të Fatimes është në dorën e Zotit.
Aliu po mendonte për të ardhmen e tij kur papritur ndjeu hijen e shikimit të profetit (s.a.v.s) mbi kokën e tij. Profeti i buzëqeshi dhe i tha: Ali xhan. A je për martesë? Aliu uli kokën por ndjeu buzëqeshjen e profetit. Me turp dhe butësi tha: I dërguari i Zotit, vetë është i dijshëm. Zemra e tij për një çast filloi të dridhej, mos vallë profeti kishte zgjedhur një tjetër në vend të tij. Në Medinë kishte shumë vajza, mirëpo ajo që kishte rrëmbyer zemrën e Aliut nuk ishte asnjëra prej tyre.
Ai që në fëmijëri ishte rritur dhe edukuar në shtëpinë e Profetit (s.a.v.s). Profeti i nderuar e donte atë shumë dhe për këtë arsye puna për të bëhej shumë më e vështirë. Përveç kësaj varfëria dhe mungesa e pasurisë, e pengonte atë të shkonte mirëpo dashuria dhe urtësia e tij e brendshme e inkurajoi të shkonte për të kërkuar Fatimenë. Mori vendim, u rregullua nga pamja e jashtme, veshi rroba të përshtatshme dhe shkoi në shtëpinë e profetit. Atje u ngrit zëri ku burri i tha gruas së vet: Prapa derës ndodhet dikush që Zoti dhe i Dërguari i Tij e do. Gruaja me habi pyeti, kush është ai njeri që përpara se sa ta takoni e vlerësoni? Burri tha: Njeriu më i besuar ndaj Zotit. Ai është miku, vëllai dhe njeriu më i afërt me mua. Um Selame e cila mezi priste të shikonte dhe të njihte këtë njeri, nxitoi për tek dera. Me vete thoshte: Isha aq shumë kurioze për të parë këtë njeri të dashur të Profetit (sa) saqë kur u ngrita në këmbë për të hapur derën këmbët filluan të më dridheshin aq sa nuk rashë përtokë. Kur hapa derën, sytë mu ngulitën tek sytë e Aliut.

Aliu uli kokën poshtë dhe nga turpi nuk mund të fliste. Pas kësaj u dëgjua zëri i ëmbël i Profetit: Ali xhan, mesa duket kishe punë? Thuaji fjalët që ke në zemër, sepse kërkesa jote pranohet nga unë. Ali me sytë poshtë dhe me zë të ulët tha: Nëna dhe babi im në shërbimin tënd. Unë jam rritur në shtëpinë tuaj. Ju më keni rritur me ushqimin, moralin dhe urtësinë tuaj. Mirësia dhe dashuria juaj për mua është më e madhe dhe më e mirë sesa e babait dhe nënës time. Mësimi dhe edukimi është nga ju. Nga kjo botë nuk kam asgjë, mirëpo rezerva e kësaj bote dhe e ahiretit jeni ju. O profeti i Zotit. Tani që jam rritur dua të kem një shtëpi dhe një bashkëshorte që së bashku të gjejmë qetësinë. Sot kam ardhur të kërkoj dorën e vajzës tuaj Fatimesë, sepse unë nuk mund të gjej ndonjë bashkëshorte më të denjë se vajza jote. Ky është fundi i fjalës time. Fytyra e profetit u çel si një lule. Dukej se ai e priste këtë çast.
Babai me shumë qetësoi shkoi në dhomën e Fatimesë, i ra derës dhe kërkoi leje të futej brenda. Profeti me zërin e tij të butë dhe të ëmbël tha: Vajza ime, sot me ty dua të flas për diçka krejt ndryshe. Dua të të flas për Aliun, të cilin ti e njeh për nga virtytet dhe pozita që ka në islam. Unë nga Zoti kam kërkuar që ty të të martojë me qenien më të mirë të krijuar prej Tij. tani Aliu ka ardhur të të kërkojë dorën. Çfarë mendimi ke? Fatimeja u skuq në fytyrë. Profeti kur pa heshtjen e bukur dhe me kuptim të vajzës së tij, u ngrit në këmbë dhe tha: Allahu Ekber, heshtja është një formë pohimi, kjo është shenja e pëlqimit të vajzës time Fatime.

Qielli ishte i trazuar. Raxhili ai engjëll me fjalë dhe zë të bukur, po thoshte hytben. Të gjithë kishin heshtur ndërsa ai po thoshte fjalë të bukura të dashurisë. Hytbeja përfundoi me përshëndetje dhe selame për të dashurin e Zotit. Në atë kohë një lajmëtar me urdhër të Zotit thirri dhe tha: O engjëj të parajsës time. Aliut bin Ebi Talebit të dashurit të Muhamedit dhe Fatimes, vajzës së profetit, shprehni urime, sepse unë atyre u kamë dhënë mirësi dhe bereqet. Lajmëtari ndër të tjera tha: O Zot, bereqeti Yt për ata të dy është më shumë se sa ajo që kemi vënë re në parajsë? Zoti theksoi: O Raxhil. Bereqeti imë për ata të dy është se ata do t’i përmbledh në mëshirën time dhe iu premtoj se nga ata të dy do të lindin fëmijë që në tokë do të jenë burim i urtësisë Time.
Xhamia nuk kishte më vend për tu ulur. Ishte e mbushur me të ftuarit e dasmës. Ishte caktuar që pas namazit, të thuhej lidhja martesore e djalit të xhaxhit dhe vajzës së xhaxhait. Ishte martesa e Aliut djalit të Ebi talebit me Fatimes vajzës së Muhamedit(s.a.v.s), të dërguarit të Zotit. Të gjithë u ngritën në këmbë. Profeti nisi të flasë. Të gjithë heshtën. Ai përpara hytbes tha: Është një nder vetëm për Fatimen, për të cilën leximi i kontratës së martesës së saj kryhet nga një engjëll dhe bëhet përpara engjëjve në parajsë. O njerëz dhe pleq të Kurejsh! O ju që keni kërkuar Fatimen dhe keni dëgjuar përgjigjen time negative! Dijeni, unë nuk iu përgjigja kërkesës tuaj për Fatimen, jo, por ishte Zoti që nuk jua dha juve atë dhe ia dha Aliut. Xhebraili zbriti tek unë dhe tha: "O Muhamed! Allahu i Lartësuar thotë: Nëse nuk do ta kishim krijuar Aliun për Fatime, nuk do të ishte e mundur që burri që do të merrte për grua Fatimen të gjendej deri në ditën e gjykimit. Aliu, i cili e kishte arritur dëshirën e tij dhe kishte arritur bregun e qetësisë, bëri sexhde dhe pëshpëriti ajetin 19 të sures Neml:
19. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: Zoti im, më mundëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe qe të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!
U deshën muaj që Aliu dhe Fatima të martoheshin. Aliu shkonte çdo ditë në shtëpinë e Profetit, ndonjëherë disa herë në ditë, me pretekste të ndryshme. Sa herë që shkonte të vizitonte, Profeti me shaka thoshte: "Zoti të ka dhënë një grua të pastër dhe të bukur, vlerësojeni njeri-tjetrin". Aliu kishte të dëshirë të kapte dorën e Fatimes dhe ta merrte me vete në shtëpi, por heshti derisa Profeti vetë t’i përgjigjej kërkesës së tij të zemrës. Derisa një ditë, Um Selame dhe disa nga gratë Medinas shkuan tek Profeti dhe thanë: "Nëse Hatixheja do të ishte gjallë, ajo do të kishte nxituar ta martonte Fatimenë". Profeti pasi dëgjoi emrin e Hatixhesë, u përlot dhe tha: "Ju keni përmendur dikë që ishte gjithmonë shoku dhe ndihmësi im në rrethanat më të vështira". Pas një pauzë të shkurtër ai tha: "Thuaju Aliut, të vijë tek unë".

Aliu, si gjithmonë, me një qëndrim të gjunjëzuar ndaj mësuesit dhe Profetit të tij, shkoi tek profeti i cili tha: Nëse dëshiron bashkëshorten tënde, ekziston një kusht! Aliu tha: Çfarë kushti o i Dërguari i Allahut? Ai tha: Siguro një shtëpi për gruan dhe veten tënde që të festoni. Aliu nuk kishte para për të blerë shtëpi. Kështu që ai mori me qira një shtëpi të vogël.
Dielli nuk ishte fshehur akoma nga skaji kur nusen dhe dhëndrin i sollën në shtëpinë e um Selame. Profeti i kërkoi um Selame që ta sillte Fatimen. Um Selam mori dorën e Fatimes dhe ia çoi babait të saj ndërsa veshja tërhiqej në tokë. Fatima po ecte ngadalë në këmbë, por nga turpi u lëkund. Babai i saj u lut për të dhe tha: "Zoti të të ruajt që të mos rrëshqasësh në këtë botë dhe botën tjetër". Pastaj mori dorën e Aliut dhe hoqi ferexhenë nga fytyra e Fatimes. Pastaj i vendosi në duart e njëri-tjetrit dhe u lut: "Zoti im! Kjo është vajza ime dhe njerëzit e mi më të dashur. Këtu janë gjithashtu vëllai im, Aliu dhe njerëzit më të dashur për mua. Zoti e forcoftë ndjenjën e tyre të dashurisë."
Ndërsa të ftuarit u larguan, Aliu pa gruan e tij të shqetësuar dhe zemra e tij prej çeliku nisi të tronditej nga shqetësimi për Fatimen. Butësisht dhe mirësi, ndërsa ai mbante duart e saj, ai pyeti shkakun. "Duke ardhur nga shtëpia e babait tim në shtëpinë time, mu kujtua fundi i jetës time dhe jeta e përtejme," tha Zahra me një ton të këndshëm. Ali i dashur eja dhe fillimin e jetës sonë të përbashkët ta nisim duke u falur dhe adhuruar Zotin. Aliu buzëqeshi pasi dukej sikur Fatimeja kishte shprehur me gjuhën e saj atë që ai dëshironte.
Kështu, me martesën e Aliut dhe Fatimes, të dy dete të pafund u lidhën bashku dhe nga dashuria dhe mëshira e tyre lindën xhevahirë të çmuar si Hasani dhe Huseini (as), të cilët janë ndër pjesëtarët e parë të xhenetit.
Ajetet 19-29 të sures Rahman thonë:
مَرَجَ الْبَحْرَیْنِ یَلْتَقِیَانِ... یخَرُجُ مِنهْمَا اللُّؤْلُؤُ وَ الْمَرْجَان
19. Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.
21. E, cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
26. çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
27. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
29. (Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment