Pyetjet e Ashurasë (2) Cfarë bëri imam Huseini?
(last modified Sat, 07 Sep 2019 11:26:22 GMT )
Shtator 07, 2019 13:26 Europe/Tirane
  • Pyetjet e Ashurasë (2) Cfarë bëri imam Huseini?

Shtrembërimi në ditët e Imam Huseinit (as) ishte gjëma më e madhe shpirtërore për Islamin që përmbyti mendjet e shoqërisë islame si një përmbytje e korrupsionit dhe ndotjes.

Cfarë bëri imam Huseini?

Historia tregon se Umajadët ishin antifetar dhe po kërkonin jetën e tyre në procesin e de-fetarizimit. Një ditë Ebu Sufjani u tha Umajadëve: "... O të afërmit e mi! Dijeni se nuk ka parajsë ose ferr, por në vend të tyre qëndron pushteti dhe ne duhet të vijmë në pushtet ... "Me një politikë të tillë, shtrembërimi në kohën e Imam Huseinit ishte fatkeqësia më e madhe shpirtërore për Islamin, ku korrupcioni dhe uria po përhapeshin në mendjet e shoqërisë islame. Ishte një kohë kur qytetet, shtetet dhe kombet muslimane u urdhëruan të mallkojnë personalitetin më të madh të Islamit! Në këtë rast, nëse dikush do të ishte në favor të Imamatit dhe velajetit të Amir ul-Mu'minit, ai do të ndiqej penalisht. Imam Huseini (as) u përpoq në shumë raste të përshkruaj deformimin e fesë që bëhej nga Umajadët dhe të përshkruaj atmosferën mbizotëruese të asaj kohe dhe të zgjojë dhe informojë njerëzit. Ai hazret në takim me Farzadek, poet arab tha: "Ekziston një grup që pranoi bindjen e djallit dhe braktisi bindjen e Zotit të Mëshirshëm dhe zbuloi korrupsionin në tokë dhe shkatërroi kufijtë hyjnorë ... Zoti meriton më shumë sepse Ai do të jetë fitimtar dhe superior". Imami në një letër drejtuar banorëve të Basrës, tha: "Unë ju thërras në Librin e Zotit dhe traditën e Profetit, sepse ky grup (Umajadët) shkatërruan traditën e Profetit dhe rivendosën herezinë (në fenë e Zotit)".

Image Caption

Të përpiqesh për drejtësi shoqërore dhe të luftosh devijimin dhe shtypjen është mision i të gjithë profetëve dhe trashëgimia e përbashkët e të dërguarve hyjnorë. Në lidhje me këtë Zoti i Plotëfuqishëm thotë: Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerz, e edhe për t’u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues. (25, Hadid).

Imam Huseini (as) u përball me një botë të mjerimit, korrupsionit dhe shtypjes. Para, ari, poezi, libra dhe tradita. Dhe të gjithë iu nënshtruan madhështisë së lavdishme të asaj bote të errët. Por Imam Huseini (as) nuk u ndje i dobët dhe hezitues përpara kësaj bote. Ai hazret mbeti besnik i traktatit të paqes së vëllait të tij ndërsa Muavije ishte gjallë dhe ndërmori veprime kundër tij, përderisa e refuzoi kërkesën e Muavijes për velajetin e djalit të tij Jezidin dhe në një fjalim para Muavies dhe të tjerëve, dënoi Muavijen dhe mohoi Jezidin. Ai hazret tha: “Mjerë për Islamin kur ky ummet udhëhiqet nga një sundimtar sic është Jezidi”.

 

Tags