Dimensionet botërore të Arbainit Husejnit
(last modified Fri, 11 Oct 2019 17:32:14 GMT )
Tetor 11, 2019 19:32 Europe/Tirane
  • Dimensionet botërore të Arbainit Husejnit

Arbaini është bërë universal dhe do të bëhet edhe më shumë universal. Ky është gjaku i Husejn bin Ali (a.s.) i cili edhe pas 1400 viteve, akoma po vlon dhe nga dita në ditë bëhet më i freskët, nga dita në ditë bëhet më i gjallë. Ky është pikërisht ai mesazhi i Ashurasë i cili është publikuar nga fyti i Eba Abdullah Al-Husejn (a.s.) dhe nga fyti i Hazretit Zejnebe (s.a.) në “mërgimin” më të madh dhe në vetminë më ekstreme dhe sot ka marrë para të gjithë botën.

Arbaini është bërë universal dhe do të bëhet edhe më shumë universal. Ky është gjaku i Husejn bin Ali (a.s.) i cili edhe pas 1400 viteve, akoma po vlon dhe nga dita në ditë bëhet më i freskët, nga dita në ditë bëhet më i gjallë. Ky është pikërisht ai mesazhi i Ashurasë i cili është publikuar nga fyti i Eba Abdullah Al-Husejn (a.s.) dhe nga fyti i Hazretit Zejnebe (s.a.) në “mërgimin” më të madh dhe në vetminë më ekstreme dhe sot ka marrë para të gjithë botën.

Arbaini janë “Ditët e Zotit”. Arbaini Husejnit është pikërisht ajo kohë e cila mund të jetë një fillim për të njohur të vërtetën dhe Imam Husejnin (a.s.), gjithashtu pikërisht atë Imam që duke u lidhur te ai, zemra e njeriut me qetësinë më të madhe mund të vendoset në anijen e tij të shpëtimit dhe të dërgohet në bregdetin e qetësisë dhe ai është pikërisht ajo dritë që nën rrezet e saj me plotë dritë dhe mëshirë, mund të zbulohet të vërtetat e botës. Me të vërtetë Imam Husejni (a.s.) sipas fjalëve të Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s., është “Drita e udhëzimit dhe anija e shpëtimit”, për arsye se ai vetëm me një vështrim tërheq zemrat e njerëzve drejt vetës dhe merr në përqafimin e vet shpirtin dhe trupin e çdo njeriu i cili dëgjon dhe i përgjigjet natyrës së tij qenësore.

“Me të vërtetë Husejni është drita e udhëzimit dhe anija e shpëtimit”.

Zoti i madhëruar në ajetin 5 të sures Ibrahim në Kur’anin e shenjtë thotë:

«وَ لَقَدْ أَرْسَلْنا مُوسی‏ بِآیاتِنا أَنْ أَخْرِجْ قَوْمَکَ مِنَ الظُّلُماتِ إِلَی النُّورِ وَ ذَکِّرْهُمْ بِأَیَّامِ اللَّهِ»

Zoti i madhëruar e urdhëron Musain a.s. që t’i tërheqë vëmendjen popullit të tij në lidhje me “Ditët e Zotit” dhe nxjerrjen e tyre nga errësira dhe udhëzimin e tyre drejt dritës dhe të kujton këtë mirësi të madhe dhe hyjnore dhe marrja mësim nga “Ditët e Zotit” e konsideron të veçantë për ata të cilët në të gjitha fazat dhe periudhat e jetës e ndjekin durimin dhe në të gjitha gjendjet janë falënderues të Zotit. Pikërisht për këtë arsye në ajetin 7 të po kësaj sure Zoti i madhëruar deklaro:

«لَئِنْ شَکَرْتُمْ لَأَزیدَنَّکُمْ وَ لَئِنْ کَفَرْتُمْ إِنَّ عَذابی‏ لَشَدیدٌ»،

Do të thotë: “Nëse falënderoni, me siguri se do t’u shtojmë dhe nëse e mohoni (Zotin), dënimi im do të jetë shumë i ashpër”. Pikërisht për këtë arsye motra e nderuar dhe e durueshme e Imam Husejnit (a.s.), Hazreti Zejnebe (s.a.) pas të gjithë asaj tragjedie, vuajtje e vetmie që ndoshta nëse secili nga ne do të përjetonte një gjë të tillë, më nuk do të mund të duronte dhe do t’i kishte ardhur shpirti te hunda, thotë: “Përveç bukurisë nuk kam parë asgjë”. Kjo është pikërisht kuptimi i falënderimit që bëhet bukuria e gjuhës së gruas më të durueshme në botë. Pikërisht asaj gruaje që sipas kuptimit me plotë përmbajtje të emrit “Zejneb”, nga çdo aspekt është bukuria e babait dhe sikur me qenë vetë Aliu, mbështet dhe mbron vëllain e vet dhe qëllimet e shenjta të tij dhe nuk ndalet derisa të arrijë qëllimin e vetë.

“Nuk kam parë asgjë, përveç bukurisë”

Ajetullah Khamenei marshin madhështor të Arbainit me pjesëmarrjen e mbi 25 milionë njerëz që organizohet për çdo vit për hir të Eba Abdullah Al-Husejn (a.s.) dhe për kujtuar lirinë dhe liridashësit dhe për t’u distancuar nga padrejtësi dhe zullumqarët dhe njerëzit gjatë këtij rrugëtimi ecin në këmbë në rrugën mbi 80 kilometra nga Naxhafi deri në Qerbela, e quan “ngjarje hyjnore dhe fenomen hyjnor” dhe thotë: “Kjo rrugë është rruga e dashurisë, por e një dashurie të çmendur, por e një dashurie të shoqëruar me vigjilencë dhe vetëdije, ashtu sikur dashuria e të dashurve të Zotit”. Ajetullah Khamenei gjithashtu të menduarin e shkollës së Ehli Bejtit (a.s.) dhe të menduarin shiit e konsideron një komponim të arsyes dhe emocioneve dhe një komponim të besimit dhe dashurisë ndërsa beson se kjo është pikërisht ajo që në shkollat e tjera islame ndjehet boshllëku i saj në mënyrë të dukshme. Po, madhështia e manifestuar në këtë lëvizje madhështore është e pa përshkruar dhe asnjë gjuhë nuk ka aftësi për ta përshkruar atë ashtu siç duhet. Kjo rrugë është rrugë në të cilën ecin të dashuruarit të cilët sytë e kokës i kanë mbyllur para bukurive materiale dhe dëfrimeve të kësaj bote materiale në mënyrë që t’i hapin sytë e zemrave të tyre dhe të shikojnë bukuritë shpirtërore dhe të fillojnë fluturimin e tyre të pafund shpirtëror dhe të gjithë qenien e tyre ta dorëzojnë para të dashurit dhe ta lënë peng zemrën e vet pranë tij.   

Në një kohë kur armiqtë e Islamit, në emër të fesë, po përhapin urrejtjen dhe tmerrin në mbarë botën dhe janë bërë shkak i turpërimit të Islamit dhe myslimanëve, dëgjimi i këtij lajmi se 25 milionë njerëz, myslimanë e jomyslimanë, shiitë e sunitë janë mbledhur në qytetin e Qerbelasë në kulmin e bukurisë dhe madhështisë, dashurisë e sinqeritetit tregojnë respekt para varrit të Imam Husejnit (a.s.), e çudit të gjithë botën. Pastaj krijohet kjo pyetje në mendjen e njeriut se kush është ky Husejni (a.s.) i cili ka mbledhë gjithë këta njerëz rreth vetes si fluturat rreth flakës së qiriut.

Në këtë turmë të madhe njerëzish të dashuruar te Imam Husejni (a.s.) mund të vërehet në mënyrë të qartë realizimi i motër me plotë përmbajtje “Dashuria e Husejnit na tubon neve në një vend”. Po, kjo është dashuria e Imam Husejnit (a.s.) e cila na mbledhë neve në një vend. Imam Husejni (a.s.) është epiqendra e tubimit dhe bashkimit të miliona njerëzve të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme islame dhe joislame për ta vizituar varrin e tij dhe kanë zbatuar porosinë dhe urdhrin e Zotit të madhëruar në ajetin 103 të sures Ali Imran për t’u lidhur te litari i Zotit:

«وَاعتَصِموا بِحَبلِ اللَّهِ جَمیعًا وَلا تَفَرَّقوا ۚوَاذکُروا نِعمَتَ اللَّهِ عَلَیکُم إِذ کُنتُم أَعداءً فَأَلَّفَ بَینَ قُلوبِکُم فَأَصبَحتُم بِنِعمَتِهِ إِخوانًا»،

Do të thotë: “Dhe të gjithë kapuni për litarin e Zotit dhe mos u përçani dhe kujtojeni mirësinë e Zotit që u ka bërë juve, atëherë shikoni se ishit armiq (të njëri-tjetrit), pastaj ka vendosur dashuri mes zemrave tuaja në mënyrë që me mirësinë e tij të bëheni vëllezër”. Ata me këtë veprim, e kujtojnë për vete mirësinë e Zotit që është pikërisht ekzistenca e Imam Husejnit (a.s.) dhe suksesi i tyre në pranimin e vetëdijesimit dhe njohjes ndaj tij dhe atë e konsiderojnë bosht për unitetin dhe solidaritetin e të gjithë atyre të cilët kërkojnë virtytet e larta njerëzore dhe mbrojtjen e të vërtetës. Ata po prezantojnë para botës logjikën e rezistencës përball padrejtësisë, devijimit dhe arrogancës e cila është pikërisht ajo logjikë e Imam Husejnit (a.s.) dhe metodën praktike të Imam Husejnit (a.s.) e vendosin model në marrëdhëniet e tyre shoqërore dhe politike.

Dashuria e Husejnit është ajo ë nga mbledhë neve

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, duke shprehur falënderime të sinqerta për kontributin e popullit irakian që vendosin movkabe dhe ofrojnë shërbime për çdo vit për vizitorët e Arbainit, deklaroi: “Arbaini është bërë universal dhe do të bëhet edhe më universal. Ky është gjaku i Husejn bin Ali (a.s.) i cili edhe pas 1400 viteve, po vlon akoma dhe po freskohet më shumë nga dita në ditë dhe po gjallërohet për çdo ditë e më shumë. Ky është pikërisht ai mesazhi i Ashurasë i cili ka dal nga fyti i Eba Abdullah Al-Husejn (a.s.) dhe nga fyti i Hazreti Zejnebe (s.a.) në mërgimin dhe vetminë më ekstreme dhe sot ka kapluar të gjithë botën”.

Imam Husejni (a.s.) nuk është një personalitet i kufizuar për një vend dhe për një shkollë apo për një grup të veçantë të njerëzve. Ai është shëmbëlltyrë e luftës për liri për të gjithë njerëzit. Edhe pse një pjesë të madhe të vizitorëve e përbëjnë qytetarët irakianë, mirëpo edhe myslimanët nga vende të ndryshme të botës sidomos nga Irani, Pakistani, India, Afganistani, Republika e Azerbajxhanit, Turqia dhe shtetet arabe marrin pjesë në mënyrë masive në këtë tubim madhështor dhe shpirtëror. Gjithashtu është e dukshme edhe pjesëmarrja e myslimanëve nga vendet evropiane dhe amerikane dhe përjetimi i pasionit dhe dashurisë së njerëzve dhe atmosferës shpirtërore që sundon mbi marshin e Arbainit, ushtron ndikim shumë të madh mbi njeriun. Një çështje tjetër me rëndësi në këtë drejtim është edhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm të myslimanëve suinitë por edhe i jomyslimanëve në këtë marsh, gjë që tregon universalizimin e qëllimeve të kryengritjes së Ashurasë. Ajetullah Khamenei thotë: “Nga dhjetëra vende evropiane njerëzit vijnë dhe marrin pjesë në marshin e Arbainit dhe bëhen mysafir të popullit të Irakut. Prandaj duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që gjatë këtij marshi shpirtëror të krijojmë lidhje të forta mes vëllezërve myslimanë, lidhje me irakianëve dhe joirakianëve, lidhje mes myslimanëve shiitë dhe sunitë, lidhje mes arabëve, persianëve, turqve dhe kurdëve. Për arsye se këto lidhje janë kapital i lumturisë, këto lidhje janë shenja të mëshirës së Zotit të madhëruar”.

Një çështje tjetër me rëndësi këtu është kjo që pikërisht ata të cilët synojnë shkatërrimin e Islamit vazhdimisht bëjnë propagandë negative kundër myslimanëve, pohojnë se marshi madhështor i Arbainit është tubimi më i madh i njerëzve në botë. Po, e vërteta e të qenit rob para Zotit dhe dashuria e Imam Husejnit (a.s.) në marshin madhështor të Arbainit manifestohet në mënyrë konkrete aty ku pavarësisht ekzistencës së një turme të madhe njerëzish deri në 25 milionë persona, e vërejmë se të gjithë janë vëllezër me njëri-tjetrin dhe me unitet dhe solidaritet të plotë, përkrah njëri-tjetrit nisen në këtë rrugëtim shpirtëror dhe për të falënderuar sakrificën dhe flijimin e Imam Husejnit (a.s.) dhe për të deklaruar besnikërinë ndaj idealeve të Imam Husejnit (a.s.), marrin pjesë në këtë tubim madhështor në mënyrë që ndoshta do të mund të bëhen ilaç për zemrën e djegur të nënës së “Sadatëve” (lozes së Ehli Bejtit (a.s.)) Hazreti Fatime Zahra (s.a.) dhe ta ngushëllojnë zemrën e saj.

Marshi i Arbainit me pjesëmarrjen e miliona njerëzve me unitet dhe solidaritet të plotë

Ngjarja e Qerbelasë dhe zjarri i cili për shumë shekuj ka kapluar zemrat njerëzve pavarësisht se cilës shkollë fetare i përkasin, kryengritja e Ashurasë dhe epopeja e Qerbelasë, ka lidhje të afërta me strukturën njerëzore të botës dhe buron nga vrulli i lirisë dhe të qenit rob të Zotit të shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.). Madhëria e kësaj kryengritje është aq deri në atë nivel e lartë sa që nuk njeh kurrfarë kufiri dhe vije kufizuese dhe në asnjë mënyrë nuk është e kufizuar në prangat e një gjuhe, kombësie e grupi etnik të veçantë. Njerëzit pavarësisht racës dhe bindjeve, e njohin Imam Husejnin (a.s.) si një simbol botëror dhe të pakufishëm. Me padyshim se dashuria ndaj familjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe sidomos ndaj nipit të nderuar të Hazretit Muhamed s.a.v.s., Imam Husejnit (a.s.), që nga fëmijëria është ngjizur me mishin dhe lëkurën e gjakun tonë dhe natyra qenësore e çdo njeriu që beson në Zotin një dhe është kërkues i së vërtetës, thërret dashurinë ndaj Imam Husejnit (a.s.).  

Tags