Arbaini dhe shfaqja e Shpëtimtarit të njerëzimit
(last modified Mon, 21 Oct 2019 14:08:01 GMT )
Tetor 21, 2019 16:08 Europe/Tirane
  • Arbaini dhe shfaqja e Shpëtimtarit të njerëzimit

Periudha pas shfaqjes dhe kryengritja botërore e Hazreti Mahdiut (a.xh.), është periudha e sundimit të dritës, diturisë, vigjilencës dhe zgjerimit të virtyteve morale dhe spirituale me kuptimin e vërtetë të fjalës.

Turma e njerëzve të dashuruar në Imam Husejnin (a.s.) kanë ardhur nga e anë e mbanë botës dhe nga qyteti Naxhaf janë nisur në rrugën e dashurisë drejt Qerbelasë. Ata hap pas hapi në këmbë, kalojnë shtyllat derisa në fund të rrugës të arrijnë në vendin e dashurisë, do të thotë në Qerbela. Vizitorët dhe të dashuruarit e Imam Husejnit (a.s.) në çdo hap që bëjnë, ndahen nga lidhjet e kësaj bote materiale dhe afrohen gjithnjë e më shumë te natyra qenësore dhe hyjnore e tyre. Sa bukur është kjo turmë e madhe e vizitorëve dhe këta mikpritës! Ata fjalën “Lebejk Ja Husejn” e kanë thënë jo vetëm me gjuhë, por edhe me thellësinë e zemrës së tyre. Çfarë tërheqje është vendosur në këtë rrugë dhe çfarë tërheqje të madhe ka magneti i Imam Husejnit (a.s.)?!!! Shpirti i njeriut në këtë rrugë hidhet në fluturim dhe kërkon varrin e mauzoleun e Imam Husejnit (a.s.) në mënyrë që në ditën e Arbainit në arrijë pranë varrit të tij në qetësi të plotë.

Imam Husejni (a.s.) për shumë shekuj që po fton njerëzimin pavarësisht se çfarë feje, kombësie, ngjyre e race që i përkasin, po i fton drejt përkryerjes, moralit, fisnikërisë dhe lirisë. Ai cili është anije e shpëtimit dhe për shpëtimin e njerëzimit, po i fton njerëzit me të gjithë mëshirën, emocionet dhe dashurinë dhe ka krijuar të gjitha rrethanat e rrugës. Imam Husejni (a.s.) është burrë i madh i lirë nga loza e familjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s., po ai i cili në ditën e Ashurasë kur u përball me sulmin e armikut në tendat e familjes së tij, tha: “Nëse nuk keni fe dhe nuk keni frikë Zotin e ditën e Kiametit, të patën bëhuni njerëz të lirë dhe mos harroni rrugën dhe zakonin e lirisë!” Kjo moto e Imam Husejnit (a.s.) është për të gjithë njerëzit në të gjitha kohërat.

Shpëtimtari i kohës së funtit Hazreti Mahdiju i premtuar gjithashtu ka po këtë mesazh për njerëzit, kthimin në natyrën qenësore, në përkryerje, në fisnikëri, moral dhe liri.

Shfaqja e Shpëtimtarit të kohës së fundit është një çështje e pranuar në të gjitha fetë hyjnore, por edhe në disa religjione jo hyjnore. Në fenë Islame, ky shpëtimtar është Hazreti Mahdiju (a.xh.) prej nipave të Imam Husejnit (a.s.). Ai është nga loza e Profetit të nderuar Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe prej familjes së dritës dhe pastërtisë. Ai në kohën e paraqitjes dhe daljes nga bota e padukshme, e prezanton veten prej fëmijëve të Imam Husejnit (a.s.) dhe njerëzit e botës të cilët e kanë njohur Imam Husejnin (a.s.) në Arbain, do ta njohin shumë shpejtë edhe Imam Mahdijun (a.xh).

Shejkh Ali Jazdi Hairi, prej dijetarëve të mëdhenj të hadithit, në një transmetim prej shenjave të paraqitjes së Imam Mahdijut (a.xh), thotë: “Në kohën e paraqitjes, Hazreti Mahdij do të qëndrojë në qytetin e Mekës dhe pranë Qabes dhe për ta prezantuar veten për njerëzit e botës deklaron pesë fjali kyçe. Ai thotë: o njerëzit e botës, unë jam Imami Kaim. O njerëzit e botës, unë jam shpata hakmarrëse. O njerëzit e botës, jeni të zgjuar, gjyshin tim Husejnin (a.s.) e kanë vrarë në kohën kur ai ishte i etur. O njerëzit e botës, dijeni se gjyshi im Husejnin (a.s.) pasi e kanë vrarë e kanë lënë lakuriq mbi tok. O njerëzit e botës, bëhuni të vetëdijshëm se gjyshin tim Husejnin (a.s.) pasi e kanë vrarë, prej armiqësisë e kanë shtypur trupin e tij me thundra të kuajve!”.

Do të thotë se Hazreti Mahdij në kohën e paraqitjes, zbulon tre tragjedi përvëluese të Imam Husejnit (a.s.): vrasjen me fyt të tharë, mbetjen e turpit të tij lakuriq mbi tokë dhe shkeljen e trupit të tij me thundra të kuajve pas vdekjes.

Tani shtrohet kjo pyetje se për çfarë arsye Imam Mahdiju (a.xh) e prezanton veten me Eba Abdullah Al-Husejn (a.s.) për botën? Pse flamujt e shokëve të Hazreti Mahdijut (a.xh.) janë flamuj të zi për zimbajtjen e Eba Abdullah Al-Husejn (a.s.)? Çse motoja e tyre është “Ja Letharatul-Husejn”? Çfarë lidhje ekziston mes Qerbelasë, Imam Husejnit (a.s.) dhe martirizimit të tij me paraqitjen e shpëtimtarit?

Husjeni (a.s.) ishte njeriu më i mirë dhe prej familjes më të mirë dhe vazhdues i rrugës së profetëve dhe të dashurve të Zotit i cili me pak shokë, por besnikë dhe të pastër, rezistoi përball një ushtrie të madhe derisa u vra në mënyrë që t’i tregojë botës se rezistenca në rrugën e vërtetë dhe martirizimi në rrugën e të vërtetës është më e mirë se jeta nën poshtërim. Hazreti Mahdi (a.xh.) gjithashtu vjen për të rezistuar përball armikut më të madh të humbur në kohën e tij dhe për të mbrojtur rrugën e të vërtetës dhe popujt e shtypur dhe për t’i bërë ata trashëgimtar të tokës. Ai është vazhdues i rrugës së Imam Husejnit (a.s.). Pikërisht të asaj rruge në të cilën qëndrojnë vizitorët e Arbainit dhe me pjesëmarrjen e tyre me miliona njerëz, të gjithë botën po e njohin me Husejnin (a.s.) dhe me rrugën e tij të gjelbër.

Po, Arbaini i Imam Husejnit (a.s.) në të cilin ecja në këmbë është kujtuar si adhurim i Zotit dhe shkuarja për ta vizituar Imam Husejnin (a.s.) në atë ditë është përmendur si një prej shenjave të besimtarit, nuk është vetëm një vepër prej adhurimeve fetare, por është më shumë se kaq. Arbaini ka qëllime të mëdha. Ka qëllimi më shumë se sa një zimbajtje për Imam Husejnin (a.s.) dhe kujtimin e zotërisë së dëshmorëve. Arbaini është prezantimi i Imam Husejnit (a.s.), padrejtësisë dhe dhunës së ushtruar ndaj tij, sakrificën e tij në rrugën e të vërtetës dhe publikimin e mesazhit të tij të madh për të gjithë botën. Nëse nuk do të ishte paraqitja e shpëtimtarit, kurrë nuk do të krijohej pasioni dhe ndjenja e Arbainit. Me bindjen në paraqitjen e shpëtimtarit, besimtarit nisen në rrugën e dashurisë dhe vizitorët deklarojnë në këtë mënyrë se nëse nuk kanë qenë në kohën e Husejn bin Ali (a.s.) dhe nuk kanë mundur ta ndihmojnë atë, do të qëndrojnë përkrah shpëtimtarit të njerëzimit dhe do ta ndihmojnë atë përball tiranëve në mënyrë që të zhduket rrënja e padrejtësisë dhe dhunës në botë dhe të fillojë jeta e re e njerëzve në një atmosferë të mbushur me dashuri, mëshirë, mirëqenie dhe drejtësi. Periudha pas paraqitjes dhe kryengritjes botërore të Imam Mahdijut (a.xh.) me të vërtetë është prej periudhave më të shkëlqyera, më të dashura dhe më të bukura për botën, që nga fillimi i krijimit.

Huxhetul-islam Penahijan, profesor universiteti, thotë: “Kur isha vitin e kaluar në Arbainin Husejnit, e pyeta një prodhues të filmave dokumentar i cili kishte ardhur nga Spanja, se a lejojnë në vendin tuaj të predikohet Arbaini? Tha: “Nëse do të ndodhë një gjë e tillë, do të shkatërrohet civilizimi i Perëndimit, për arsye se civilizimi i Perëndimit është i bazuar në materializëm, mirëpo në vizitën e Arbainit nuk vërehet gjë tjetër, përveç sakrificës dhe tolerancës”.

Po, çdo njeri që dëshiron ta shijojë kënaqësinë e jetës në shoqërinë e Hazreti Mahdijut (a.s.), le të marrë pjesë në marshin e Arbainit Husejnit. Periudha pas paraqitjes dhe kryengritjes botërore të Imam Mahdijut (a.xh.) është periudha e sundimit të dritës, diturisë, vigjilencës dhe zgjerimit të virtyteve morale dhe spirituale me kuptimin e vërtetë të fjalës. Në shoqërinë e Imam Mahdijut (a.xh.) vështirësitë dhe problemet e jetës, i lënë vendin parajsës së lumturisë dhe pesimizmi dhe depresioni do t’i lënë vendin gjallërisë dhe optimizmit dhe do të zgjerohet siguria dhe qetësia në të gjitha sferat e jetës. Engjëlli i drejtësisë do ta vendosë hijen e vetë mbi njerëzimin dhe do të zhduket padrejtësia e dhuna. Zemrat e njerëzve gjithashtu do të afrohen më shumë me njëra-tjetrën, nuk do të mbetet asnjë njeri i uritur dhe nuk do të gjendet asnjë njeri i varfër që t’i japim atij rroba të reja. Të gjithë njerëzit do të jenë në mirëqenie e qetësi dhe të gjithë do të jenë në kërkim të përkryerjes shpirtërore, morale dhe shkencore. Kultura që sundon në marshin e Arbainit gjithashtu është një zvogëlim i asaj shoqërie ideale e cila është shumë e bukur dhe shumë tërheqëse.

Në rrugën e marshit në këmbë me rastin e Arbainit, dera e çdo shtëpie është e hapur dhe mikpritësit me insistim ftojnë njerëzit në shtëpinë e tyre në mënyrë që të bëjnë mikpritje për vizitorët e Imam Husejnit (a.s.). Është për t’u çuditur fakti se ata bëjnë konkurrencë edhe në sasi edhe në cilësi të mikpritjes dhe qëllimi i tyre është mirëqenia e vizitorëve. Në rrugën e marshit në këmbë me rastin e Arbainit sidomos nga Naxhafi në Qerbela njeriu shikon vetëm dashuri, atje nuk mund të vërehen arroganca, egoizmi, krenaria, reklamimi i vetës e shumë sjellje të tjera negative, por sundojnë sjelljet e bukura njerëzore si dashuria, sakrifica, tolerance, etj.. Qytetarët e Irakut duke filluar nga pleqtë e të rinjtë e deri të fëmijët kanë veshur rrobat e shërbyesit dhe me të gjitha mundësitë e tyre financiare dhe njerëzore, u shërbejnë vizitorëve. Ata kanë organizuar grupe në formë tendash ku ofrojnë shërbime të ndryshme për vizitorët. Në shumë prej këtyre grupeve shpërndahen gjellë dhe artikuj të tjerë ushqimore. Atje ekzistojnë edhe tenda e vende për pushim sa të dëshiron njeriu. Atje shpërndajnë për vizitoret çaj, petulla, hurma dhe bukë të ngrohtë. Për vizitorët sjellin jastëk dhe batanije dhe bëjnë masazh këmbët e lodhura të vizitorëve dhe vizitori turpërohet aq shumë para bujarisë dhe dashurisë së tyre sa që nuk di se si t’i falënderojë ata. Shërbyesit qëndrojnë pranë tendave të tyre dhe kapin dorën e vizitorëve dhe e fusin atë brenda për të ngrënë ushqim dhe për t’i dhënë begati jetës së tyre. Ata tërheqin vizitorët drejt tendave dhe shtëpive të tyre në mënyrë që vizitorët të pushojnë aty dhe të begatojnë atmosferën e shtëpisë. Jeta pas paraqitjes së Imam Mahdijut (a.xh.) gjithashtu në të gjithë botën do të bëhet në këtë mënyrë. Njerëzit bëjnë konkurrencë për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe bëjnë sakrificë e tolerancë. Ata sakrifikojnë pasurinë dhe jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët dhe zhytën aq shumë në mirësi sa që e keqja më nuk do të gjejë hapësirë për t’u shfaqur e manifestuar në asnjë formë.

Sot njerëzit e injorantë në botën e sotshëm të cilët pretendojnë se janë udhëheqësit e botës, për këtë pretendim të kotë po bëjnë përpjekje të gjithanshme, mirëpo me padyshim se sunduesi i botës zgjidhet nga ana e Zotit të madhëruar. Arbaini do të thotë njohja e botës me Imam Husejnin (a.s.) dhe Hazreti Mahdiju i premtuar do të thotë njohja me shpëtimtarin e botës. Po ai vjen.

 

 

Tags