Arbaini në vende të ndryshme
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i91838-arbaini_në_vende_të_ndryshme
Përshëndetje miq të nderuar jemi me një program tjetër special për ditët e Arbainit Husejnit. Në këtë edicion do të hedhim një vështrim mbi zakonet dhe traditat e myslimanëve shiitë në vende të ndryshme të botës në lidhje me përkujtimin e Arbainit Husejnit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2019 12:39 Europe/Tirane
  • Arbaini në vende të ndryshme

Përshëndetje miq të nderuar jemi me një program tjetër special për ditët e Arbainit Husejnit. Në këtë edicion do të hedhim një vështrim mbi zakonet dhe traditat e myslimanëve shiitë në vende të ndryshme të botës në lidhje me përkujtimin e Arbainit Husejnit.

Arbaini është dita e 20-të e muajit safar dhe më këtë datë shënohet e dyzeta ditë e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në Qerbela. Më këtë rast për çdo vit zhvillohen ceremoni përkujtimore nga ana e myslimanëve shiitë dhe dashamirësve të Imam Husejnit (a.s.). Që nga shënimi i të dyzetave të para ose Arbainit të parë të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) në vitin 61 hixhri kameri, e deri më tani kanë kaluar rreth 1400 vite dhe sot Arbaini është shndërruar në një ngjarje e cila me kalimin e viteve dhe përgjatë historisë së Islamit ka marrë dimensione botërore dhe myslimanët shiitë të botës në çdo vend që ndodhen, përkujtojnë këtë ngjarje historike dhe në të dyzetat e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë zhvillojnë ceremonitë e zimbajtjes.

Në vazhdim të këtij edicioni do të hedhim një vështrim mbi traditat dhe zakonet e Arbainit Husejnit në disa vende të botës. Në fillim do të shkojmë në Irak, vend ky në të cilin ndodhet Qerbelaja dhe në të cilin ka ndodhur tragjedia e Ashurasë.

Iraku duke mbajtur varret e 6 imamëve të myslimanëve shiitë dhe ekzistenca e xhamive të njohura në këtë vend, ka një pozitë të veçantë në mesin e myslimanëve dhe shiitëve të botës. Myslimanët shiitë të Irakut për të mbajtur gjallë tragjedinë Qerbelasë, gjithnjë kanë organizuar ceremonitë e zimbajtjes me rastin e Ashurasë dhe me rastin vizitës së Arbainit dhe deri më tani pavarësisht të gjitha problemeve dhe vështirësive dhe pushteteve të ashpra që kanë sunduar në këtë vend, ata i kanë qëndruare besnikë traditës së organizimit të ceremonive të zimbajtjes me rastin e këtyre ditëve. Ceremonia e zimbajtjes me rastin e ditës së Arbainit në qytetin e Qerbelasë fillon qysh pesë ditë para datës 20 të muajit safar dhe prej ritualeve më të rëndësishme të Arbainit në Irak duhet përmendur marshi në këmbë me pjesëmarrjen e miliona vizitorëve për të vizituar varrin e Imam Husejnit (a.s.). Besimtarët në mënyrë individuale ose në mënyrë grupore nisen nga qytetet e ndryshme të Irakut dhe duke ecur në këmbë arrijnë në qytetin e Qerbelasë. Irakianët së bashku me miliona njerëz të tjerë që vijnë nga anë e mbanë bota në ditët e fundit që përfundojnë me ditën e Arbainit, kalojnë në këmbë rrugën 80 kilometra nga qyteti Naxhaf deri në qytetin Qerbela zakonisht përgjatë tre ditëve. Marshi i ditës së Arbainit konsiderohet tubimi më i madh paqësore në botë i cili përmban ngjyrën dhe aromën e solidaritetit dhe unitetit të vërtetë mes myslimanëve. Përveç pjesëmarrjes në marshin e Arbainit, qytetarët e Irakut gjatë këtyre ditëve duke ngritur tenda të shumta, ofrojnë mikpritje dhe shërbimeve të ndryshme për vizitorët të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe marrin pjesë në marshin e Arbainit dhe së bashku me irakianët nga Naxhafi deri në Qerbela, e kalojnë rrugën duke ecur në këmbë. Shumica e këtyre vizitorëve janë nga iranianë. Pas vizitorëve nga Iranit, për sa i përket numrit radhitën vizitorët nga Pakistani, India, Afganistani, Siria, Libani, Egjipti, Azerbajxhani dhe nga shtetet afrikan si dhe nga shtetet arabe të Gjirit Persik dhe një numër i konsiderueshëm i vizitorëve gjithashtu janë nga shtetet evropiane nga Amerika dhe Kanada që të gjithë mblidhen në qytetin e Qerbelasë. Irakianët duke ngritur tenda për ofrimin e shërbimeve të cilat quhen "Movkeb", në mes të rrugës, mirëpresin vizitorët e Imam Husejnit (a.s.) të cilët nga anë e mbanë botës kanë udhëtuar drejt Irakut. Kjo tregon mikpritjen e bujarinë e madhe të popullit të këtij vendi. Ata gjatë këtyre ditëve hapin dyert e shtëpive të tyre për vizitorët në mënyrë që lutja e mirë e vizitorëve t'i japë begati jetës së tyre.

Ceremonia e ditës së Arbainit në Irak fillon dy orë para namazit të drekës. Vizitorët në formë të grupeve të sistemuara të zimbajtjes, qëndrojnë pranë portës hyrëse të mauzoleut të Imam Husejnit (a.s.) dhe duke rrahur gjoksin e tyre, këndojnë elegji të veçanta që përgatiten për vajtim dhe zimbajtje me këtë rast dhe i përsërisin ato në fund të rrahjes së gjoksit, çojnë duart lartë në shenjë të përshëndetjes për Imam Husejnin (a.s.) duke i drejtuar ato në drejtim të varrit të Imam Husejnit (a.s.). Pastaj vizitorët hyjnë vendin e vizitës dhe sillen rreth varrit të Imam Husejnit (a.s.) dhe falin namazin e vizitës dhe këndojnë lutjen e veçantë për vizitën e varrit të Imam Husejnit (a.s.) në ditën e Arbainit.  

Në vazhdim do të shkojmë në Indi dhe do të njihemi me disa prej traditave dhe zakoneve që mbahen gjatë këtyre ditëve në këtë vend.

India me një numër mbi 200 milionë myslimanë që nga kjo shifër rreth 40 milionë janë myslimanë shiitë, gjithnjë tërheq vëmendjen e botës islame. Lucknow, qendra e shtetit Uttar Pradesh, përmban numrin më të madh të myslimanëve shiitë në Indi. Ata ceremonitë e Ashurasë dhe të Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) i zhvillojnë me një pasion dhe dashuri të veçantë. Myslimanët shiitë të Indisë tregojnë respekt shumë të madh për muajt muharram dhe safar të kalendarit hixhri kameri dhe gjatë këtyre ditëve bëjnë ndryshime shumë të mëdha në zakonet e dhe traditat dhe në veshmbathjen e vet. Ata në këto ditë veshin rroba të zeza dhe organizojnë shumë marshe në këmbë në mënyrë simbolike në kujtim të marshit të Arbainit në Qerbela dhe në këtë marshe marrin pjesë edhe myslimanët sunitë dhe besimtarë të besimeve të tjera dhe përgjatë gjithë rrugës mbajnë zimbajtje dhe rrahin gjoksin.

Vendet Imambara janë vende në të cilat myslimanët mblidhen për ceremonitë e zimbajtjes me rastin e Arbainit Husejnit dhe është zakon që gjatë ditëve të zimbajtjes Imambara ndriçohet me drita dhe nga njëherë jashtë Imambara-s në një gropë ndezin zjarr në shenjë kujtimi për zjarrin që ushtria e Jezidit i vuri tendave të karvanit të Imam Husejnit (a.s.) në Qerbela. Organizimi i kësaj ceremonie është shumë i njohur në rajonin Shahxhahan në Abad Dehli që zhvillohet me shumë pasion dhe në mënyrë mahnitëse. Në këtë ceremoni, zimbajtësit husjenit ecin drejt xhamisë së shenjtë Xhama dhe bartin një flamur të madh. Në fund, kjo ceremoni pas kalimit të një distance 8 kilometër përfundon në Mezare Qerbelas në lagjen e vjetër të Dehlit Shumë prej myslimanëve të Indisë gjithashtu i bashkohen marshit të madh në këmbë nga Naxhafi në Qerbela në mënyrë që të marrin pjesë në zimbajtjen për martirizimin e Imamit të tyre.

Nga kontinenti i Afrikës i cili përmendet si kontinenti i parë në të cilin Islami është përhapur në vend të ndryshme të këtij kontinenti vetëm pesë vite pas shpalljes së profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Gjysma e popullsisë së këtij kontinenti të gjerë sot përbëhet nga myslimanët. Nga ky aspekt, ceremonia e përkujtimit të Arbainit zhvillohet edhe në disa vende afrikane. Myslimanët shiitë të Algjerisë, Egjiptit, Marokut dhe Tunizisë janë prej vendeve të Afrikës Veriore të cilët njëkohësisht me myslimanët shiitë të vendeve të tjera të botës, organizojnë ceremoni të zimbajtjes për martirizimin e Imam Husejnit (a.s.). Përveç kësaj në disa rajone lindore të Afrikës, myslimanët shiitë gjithashtu duke organizuar ceremoni të zimbajtjes, rrahjes së gjoksit, mbajtjen e fjalimeve fetare, shpërndarjen e ushqimit për të varfrit, veshjen në zi të vendeve ose objekteve përkatëse, mbylljen e punës dhe dyqaneve në ditën e Arbainit,  e kujtojnë këtë ngjarje historike. Tradita dhe zakone të tilla ekzistojnë në Tanzani, Madagaskari, Zanzibar, Comoros dhe Mombasa. Programet e ditëve të Arbainit kryesisht realizohen në qendra dhe komunitete islame dhe ligjëruesit dhe ata që këndojnë elegji shpjegojnë në mënyra të ndryshme ngjarjet e kryengritjes së Ashuras duke theksuar në njohjen më të madhe të kësaj epopeje.

Në këtë mes, me padyshim ceremonia e Arbainit në Zanzibar konsiderohet një prej më të vjetrave dhe më të rëndësishmeve në këtë kontinent. Populli i Zanzibarit për ditën e Arbainit përdorin fjalën "Çehelom" (Të Dyzetat) që përdorimi i kësaj fjale të gjuhës persiane tregon ndikimin e iranianëve gjatë viteve të emigrimit të tyre në lindje të Afrikës. Kjo ceremoni në Zanzibar organizohet në tre ditët e fundit të mbetura deri në ditën e Arbainit dhe ka një madhështi të veçantë. Zimbajtësit  shtëpitë e tyre i veshin në të zezë dhe ngrehin flamujt dhe bajrakët husejnitë për organizimin e ceremonisë së Arbainit. Ata në këto ditë në qendra fetare, në teqe e husejnije marrin pjesë në masë të madhe dhe zhvillojnë ritualet përkatëse të zimbajtjes dhe shpërndajnë ushqim për pjesëmarrësit.

Tradita të tilla si shpërndarje e sherbeteve dhe zierja e ushqimeve të veçanta në ditën e Arbainit, është prej traditave iraniane që janë përzier me traditat e myslimanëve shiitë të Indisë në Zanzibar si shpërndarja e ushqimeve si dhuratë, përgatitja e flamujve dhe shumë rituale të tjera që në këtë mënyrë Arbaini në Zanzibar merr një ngjyrë lindore.

Ditët e zimbajtjes për Arbainin Husejnit zhvillohen edhe në qytete të ndryshme të disa  vendeve evropiane dhe amerikane në të cilat jetojnë një numër i madh i myslimanëve sunitë dhe shiitë si në Kanada, Amerikë, Itali, Gjerman i dhe në disa shtete të tjera. Myslimanët shiitë tubohen nëpër xhami dhe në qendra të tjera kulturore të këtyre vendeve dhe zhvillojnë ceremonitë e zimbajtjes ku edhe rrahin gjoksin. Në këto ceremoni marrin pjesë edhe ligjërues të dalluar të cilët kujtojnë jetën dhe veprën e sakrificën e Imam Husejnit (a.s.).  

Në qytetet Hanover, Koln, Hamburg etj., myslimanët shiitë të Gjermanisë organizojnë edhe marshe në këmbë në formë simbolike dhe zimbajtësit duke mbajtur në dorë flamujt e zimbajtjes, hedhin slogane "Lebejk Ja Husejn!" dhe "Lebejk Ja Zejneb!". Në qytetet e ndryshme evropiane dhe amerikane organizohen shumë tubime gjatë ditëve të Arbainit dhe qëllimi i tyre është mbështetja ndaj ruajtjes së vlerave si drejtësia, dinjiteti njerëzore dhe paqja botërore.

Edhe pasi kanë kuar mbi 1400 vite nga martirizimi i Imam Husejnit (a.s.), myslimanët shiitë të botës dhe dashamirësitë e Ehli Bejtit (a.s.) dhe liridashësit e botës duke përkujtuar Arbainin-të dyzetat e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), manifestojnë solidaritetin dhe unitetin e tyre dhe kjo ditë e madhe arrin kulmin e saj me marshin e Arbainit duke ecur në këmbë që zhvillohen në Irak.