Nëntor 03, 2019 14:38 Europe/Tirane
  • Hixhretit të Hazretit Muhamed s.a.v.s. nga Meka në Medine

Sot (të mërkurën) është dita e parë e muajit rabiul-aval të kalendarit hixhri kameri që përkon me përvjetorin e Hixhretit të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. nga Meka në Medine dhe që kujton natën "Al-Mubejjit" në të cilin Imam Aliu (a.sa.) duke sakrifikuare jetën e vet, fjeti në shtratin e Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Me këtë rast kemi përgatitur në program special të cilin po e prezantojmë në vazhdim.

Shfaqja e Islamit në Meke, për pronarët e pushtetit dhe pasurive të cilët i shikonin të rrezikuara interesat e tyre, në asnjë mënyrë nuk ishte e durueshme. Ata me mënyre dhe metoda të ndryshme qëndruan përball Islamit dhe për të shuar përhapjen e tij, kanë bërë përpjekje të mëdha dhe kanë ushtruar presione ndër më të ashprat ndaj myslimanëve. Pikërisht kjo çështje është bërë shkak që Profeti i nderuar i Islamit (s.a.v.s.) të detyrohet që të gjejë një rrugëzgjidhje për myslimanët e shtypur. Ajo rrugëzgjidhje nuk ishte gjë tjetër përveçse "Hixhretit" (shpërnguljes).

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjatë ditëve të ceremonisë së Haxhit ishte takuar dhe kishte biseduar me disa prej banorëve dhe parisë së qytetit Jathrib që më pas u quajt Medine. Ata pas dëgjimit të fjalëve të të Dërguarit të Zotit, pranuar fenë Islame. Gradualisht u shtua numri i myslimanëve në qytetin Jathrib dhe ata në mënyrë kolektive bënë besëlidhje me Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s.. Ky numër i myslimanëve të qytetit Jathrib në vitin Haxhin e vitit 13 pas shpalljes së Islamit shkoi në 73 persona. Ata gjatë një ceremonie vendosen besëlidhje me Hazretin Muhamed s.a.v.s. që do ta mbështesnin dhe mbronin atë dhe ndjekësit e tij sikur që mbështesnin dhe mbronin fiset e tyre. Pas kësaj besëlidhje filloi emigrimi dhe shpërngulja e myslimanëve nga Meka në drejtim të Jathribit. Ata me urdhrin e Hazretit Muhamed s.a.v.s. larg syve të idhujtarëve Kurejshit të Mekës në mënyrë individuale dhe grupeve, u nisen drejt Jathribit. Kjo shpërngulje vazhdoi derisa shumica e myslimanëve të Mekës shkuan në Jathrib dhe në Meke kishte mbetur vetëm Hazreti Muhamed s.a.v.s dhe një numër i vogël i shokëve të tij dhe i burrave dhe i grave të moshuar.

Jathirbi gradualisht u shndërrua në një bazë dhe strehë për Hazretin Muhamed s.a.v.s. dhe ndjekësit e tij dhe krerët e fisit Kurejsh u irrituan më shumë se në çdo kohë tjetër. Prandaj ata zgjodhën 40 persona nga fiset më të mëdha të Mekës mosha e të cilëve nuk ishte më pak se 40 vjeç dhe u mblodhën në vendin e quajtur "Darul-Nudva". Ata të gjithë ishin të irrituar nga besëlidhje e banorëve të Jathribit me Hazretin Muhamed s.a.v.s.. Abu Xhehl para të tjerëve filloi të flasë dhe propozoi që ta zgjedhin një person për të vrarë Hazretin Muhamed s.a.v.s.. Një person tjetër propozoi që ta arrestojnë Hazretin Muhamed s.a.v.s. dhe ta mbajnë në burg deri në vdekje. Një tjetër prej tyre propozoi që ta dëbojnë Hazretin Muhamed s.a.v.s. nga Meka. Mirëpo asnjëri prej këtyre propozimeve nuk u pranuan nga shumica. Në këtë kohë, një plak propozoi që nga secili fis të zgjidhet një burrë trim dhe pastaj të gjithë së bashku me shpatat e tyre gjatë natës të sulmojnë Hazretin Muhamed s.a.v.s. dhe ta mbysin në shtratin e tij. Në këtë mënyrë vrasësi i Hazretit Muhamed s.a.v.s. nuk do të dihet dhe gjaku i tij do të zhduket dhe fisi Beni Hashim nuk do të mund të luftojë me të gjitha fiset dhe kështu që do të pajtohet me marrjen e pagesës së gjakut të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ky propozim u pranua nga të gjithë të pranishmit. Disa persona u përcaktuan sipas këtij propozimit dhe morën përsipër të zbatojnë këtë plan më 1 rabijul-aval gjatë natës.

Nata "Al-Mubejjit"

Më në fund erdhi nata e parë e muajit rabijul-avarl. Meka dhe zona ku ndodhej shtëpia e Hazretit Muhamed s.a.v.s. u fut në errësirën e natës. Dyzetë burra të armatosur me shpata e rrethuan shtëpinë e Hazretit Muhamed dhe shikonin nëpër vrima të derës. Ata mendonin se Hazreti Muhamed s.a.v.s. ndodhet i shtrirë në shtratin e tij. Natën para agimit në kohën kur të gjithë duart e tyre i kishin vendosur në shpatë, me forcë hyrën brenda në shtëpinë e Hazretit Muhamed s.a.v.s., mirëpo ata e gjetën Imam Aliun (a.s.) në shtratin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe e kuptuan se Hazreti Muhamed s.a.v.s. ishte shpërngulur. Nata e parë e muajit rabijul-aval në të cilën Imam Aliu (a.s.) fjeti në shtratin e Hazretit Muhamed s.a.v.s. për t'i shpëtuar jetën atij, u quajt "Lejletul-Mubejjit".

Me shpërnguljen e Hazretit Muhamed s.a.v.s. në Jathrib, ky qytet mori emrin "Medinetu Nebij". Ardhja e Hazretit Muhamed s.a.v.s. në Jathrib ishte një freski e bukur pranverore e cila kaploi të gjithë hapësirën e qytetit dhe për të gjithë njerëzit solli ndjenjën e mirë të lumturisë. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. më 12 ravijul-aval arriti në fshatin "Kuba" në afërsi të Medinës. Në disa burime historike çasti i hyrjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në Kuba, e përshkruajnë kështu: "Kur Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. dhe shokët e tij u afruan afër fshatit Kuba, një burrë hebre nga lartësia e kështjellës së tij e pa Hazretin Muhamed s.a.v.s. dhe shoqëruesit e tij të cilët kishin të veshur rroba të bardha. Ai që e dinte se myslimanët ishin duke e pritur Hazretin Muhamed s.a.v.s. dhe shokët e tij, u sigurua se këta udhëtarë janë pikërisht ata të cilët po i pritshin myslimanët në Medina dhe papritur bërtiti: "Ai që po e prisni, tani ka ardhur nga rruga". Edhe banorët e Medinës me të dëgjuar këtë lajm, grupe-grupe vraponin në drejtim të fshatit Kuba dhe arrinin pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s. i cili me shokët e tij ishte ulur nën hijen e një peme të hurmës". Njerëzit u gëzuan shumë me të dëgjuar lajmin e arritjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe kishin veshur rrobat e luftës dhe burra e gra kishin dalë jashtë shtëpive për ta pritur Hazretin Muhamed s.a.v.s.. Ata në kodrën Hurre arritën të takohen me Hazretin Muhamed s.a.v.s. dhe e përshëndetën dhe i treguan mirëseardhje atij. Burimet historike citojnë se në këtë çast mbi 500 burra kishin dalë në pritje të Hazretit Muhamed s.a.v.s. ndërsa gratë dhe fëmijët brohorisnin "Erdhi Nebiju erdhi i Dërguari i Zotit".

All-llahumme Sali ala Muhamed va ali Muhamed

Në kohën kur deveja që transportonte Hazretin Muhamed s.a.v.s. hyri në qytetin Jathrib dhe njerëzit e kishin rrethuar atë rreth e rrotull, paria e fiseve të Medinës si fisi Beni Salim, Beni Bejada, Beni Khzrexh dhe Beni Naxhar dolën në pritje të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe i kërkuan atij që të zbresë në shtëpinë e tyre, mirëpo Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: "Lirojeni rrugën e kësaj deve sepse ajo ec sipas urdhrit dhe lejojeni që të ecë në rrugë". Edhe njerëzit e liruan rrugën para devesë. Deveja e Hazretit Muhamed kaloi lagjet e Medinës njërën pas tjetrës derisa arriti në lagjen më të varfër të qytetit dhe u ndalë dhe u ulë pranë shtëpisë së Abu Ejub Ansari i cili ishte njeriu më i varfër i Medinës. Hazreti Muhamed s.a.v.s. zbriti nga deveja. Shumë njerëz ishin mbledhur rreth Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Secili prej tyre me insistim e ftonte atë në shtëpinë e vet. Në këtë mes, nëna e Ejub Ansari mori plaçkat e udhëtimit të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe i futi në shtëpinë e saj. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili akoma ishte i rrethuar nga njerëzit, tha: "Ku mbetet plaçkat e mia?" I thanë se nëna e Ejubit i ka marrë dhe i ka futur ato në shtëpi. Atëherë Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. tha: "Njeriu do të qëndrojë aty ku i ka plaçkat e udhëtimit". Në këtë mënyrë i Dërguari i Zotit s.a.v.s. hyri në shtëpinë e Ejub Ansariut dhe qëndroi në shtëpinë e tij derisa e ndërtoi xhaminë dhe shtëpinë e tij në Medine. Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. si një mysafir hyri në shtëpinë e Abu Ejub Ansari dhe refuzoi kërkesën e parisë dhe personaliteteve të mëdha të fiseve të Medinës. Ai me këtë veprim e bëri të qartë pozitën e tij shoqërore dhe në këtë mënyrë u përcaktuar se ky person nuk është i varur nga paraja dhe pushteti fisnor dhe nuk do të jetë i varur nga paria e asnjë fisi dhe nga asnjë grupe pasanikësh e pushtetarësh në këtë qytet".

Që nga çastet e para, Hazreti Muhamed s.a.v.s. e përcaktoi se në trajtimin dhe bashkëpunimin shoqëror, përkrahës i cilit grup të njerëzve do të jetë dhe ekzistenca e tij për cilën shtresë të shoqërisë do të jetë më e dobishme. Të gjithë përfitojnë nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. dhe nga mësimet e tij, mirëpo ai që është më i privuar me padyshim se do të përfitojë më shumë dhe duhet të kompensojë gjendjen e tij të privuar. Pranë shtëpisë së Ebu Ejub Ansari ndodhej një pjesë tokë e papunuar. Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: "E kujt është kjo tokë?" I thanë se i përket dy fëmijëve jetim. Ai dha paratë nga xhepi i tij dhe bleu atë tokë. Pastaj tha se në këtë tokë do të ndërtojmë xhaminë, do të thotë një qendër politike, adhuruese, shoqërore dhe shtetërore, do të thotë qendër e tubimit të njerëzve. Një vend i cili nevojitej të shërbejë si qendër kryesore. Prandaj pikërisht në atë tokë filluan të ndërtojnë xhaminë. Hazreti Muhamed s.a.v.s. nuk e kërkoi tokën nga askush dhe nuk kërkoi që dikush të falë një copë tokë për ndërtimin e xhamisë, por e bleu atë me paratë e tij. Pavarësisht se ata dy fëmijë nuk kishin baba dhe mbrojtës, mirëpo Hazreti Muhamed s.a.v.s. sikur të ishte baba i dhe mbrojtësi i tyre, ua respektoi plotësisht të drejtën e tyre. Kur u caktua të ndërtojnë xhaminë, vetë Hazreti Muhamed s.a.v.s. ishte prej personave të parë ose personi parë që kapi lopatën në dorë dhe filloi të gërmojë themelet e xhamisë, jo si një punë formalitet, por me të vërtetë filloi të punojë dhe derdhi djersë. Hazreti Muhamed s.a.v.s. punoi në atë mënyrë sa që disa persona që ishin ulur skaj atij vendi, thanë: "Si bëhet kështu që ne të ulemi ndërsa Profeti i Zotit të punojë në këtë mënyrë? Prandaj edhe ne shkojmë dhe punojmë." Kështu që u mblodhën të gjithë dhe xhaminë e ndërtuan brenda një kohe të shkurt. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ky lider i lartë, tregoi në mënyrë të qartë që nuk gëzon kurrfarë të drejtash ekskluzive për vete. Nëse do të punohet, edhe ai duhet të luajë rolin e tij në këtë punë.

Hazreti Muhamed s.a.v.s. u shpërngul në Medine që të luftojë kundër atmosferës së padrejtë dhe të dhunshme që sundonte në të gjitha shoqëritë njerëzore të asaj kohe dhe me themelimin e Shtetit Islamik, e prezantojë një model për të gjitha kohërat dhe periudhat e historisë së njerëzimit. Shpërngulja e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. është bërë shkak që Islami të qëndrojë dhe të bëhet universal. Aktualisht shpërngulja në shumë shoqëri dhe vende ku nuk ekziston mundësia e zbatimit të dispozitave të Islamit, mund të konsiderohet si rrugëzgjidhje.

Rezultati më i rëndësishëm i Hixhretit dhe shpërnguljes është gjetja e një vendi në të cilin njeriu mund ta adhurojë Zotin dhe në mënyrë të lirë t'i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Në Kur'anin e shenjtë myslimanët të cilët kanë mbetur brenda radhëve të jobesimtarëve dhe kanë pranuar të poshtërohen, janë qortuar, ndërsa në lidhje me emigrantët të cilët janë shpërngulur vetëm për hir të Zotit të madhëruar, është lajmëruar një jetë më e mirë dhe në ajetin 100 të sures Nisa në Kur'anin e shenjtë thuhet:  

وَمَن یُهَاجِرْ فِی سَبِیلِ اللّهِ یَجِدْ فِی الأَرْضِ مُرَاغَمًا کَثِیرًا وَسَعَةً وَمَن یَخْرُجْ مِن بَیْتِهِ مُهَاجِرًا إِلَى اللّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ یُدْرِکْهُ الْمَوْتُ فَقَدْ وَقَعَ أَجْرُهُ عَلى اللّهِ وَکَانَ اللّهُ غَفُورًا رَّحِیمًا

"Kush shpërngulet për hir të (të fesë) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dh begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), shpërblimin do ta ketë te All-llahu dhe Zoti është mëshirues, mbulon të metat".

Tags