Speciale për javën e Unitetit (1)
(last modified Wed, 13 Nov 2019 13:44:08 GMT )
Nëntor 13, 2019 14:44 Europe/Tirane
  • Speciale për javën e Unitetit (1)

Duke marrë parasysh faktin se njeriu është krijesë e Zotit të madhëruar, me padyshim se programi më i mirë për përkryerjen e njeriut, është ai program i cili është hartuar nga ana e Zotit të madhëruar.

Stili i jetës së Hazretit Muhamed s.a.v.s. në fjalë, në vepër dhe në shkrim është aq shumë i përkryer dhe i plotë sa që sipas urdhëresës së Zotit të gjithëdijshëm, për njerëzit është argument dhe të gjithë mund të rregullojnë dhe çojnë përpara sjelljen, fjalët dhe mendimet e veta në bazë të këtij stilit të jetës.

Tani jemi në ditët e madhërishme të përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Myslimanët sunitë datën 12 rabi'ul-aval dhe myslimanët shiitë datën 17 rabi'ul aval e konsiderojnë përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Shumë vite më parë, Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, i cili vetë ishte prej thirrësve në unitetin e myslimanëve në botë, këtë çështje e ka shfrytëzuar për bashkimin dhe unifikimin e të gjitha shkollave islame dhe ditët mes këtyre dy datave i ka emëruar "Java e Unitetit mes myslimanëve të të gjithë botës. Ndodhjen në Javën e Unitetit po e bëjmë si pretekst dhe duke u mbështetur në Kur'anin e shenjtë, i cili Profetin e nderuar të Islamit Hazretin Muhamed s.a.v.s. e prezanton si shëmbëlltyrën më të mirë, po shqyrtojmë stilin e jetës së Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe kështu të kuptojmë sa do pak çështja nga ai det i pafund i mëshirës.

Një prej kritereve më të rëndësishme të profetëve është besnikëria e tyre, për arsye se ata duhet të jenë besnikë ndaj pranimit dhe kumtimit të fesë së Zotit dhe ruajtjes së sekreteve hyjnore dhe gjithnjë të ndjekin sinqeritetin. Besnikëria e Hazretit Muhamed s.a.v.s. gjithashtu që nga periudha e fëmijërisë dhe rinisë, ishte bërë një karakteristikë e njohur për të gjithë njerëzit dhe pikërisht kjo karakteristikë krijoi kushte dhe rrethana më të përshtatshme që zemrat e njerëzve të dorëzohen dhe të pranojnë fenë e pastës Islame. Sinqeriteti dhe besnikëria e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. gjithashtu bëhet shkak që ne të mos kemi kurrfarë dyshimi për ta vendosur stilin e jetës së tij si shëmbëlltyrë dhe model për jetën tonë dhe t'i ndjekim mësimet të cilat Hazreti Muhamed s.a.v.s. i ka sjell ato nga ana e Zotit, krijues dhe të pashoq, për të gjithë njerëzit. Me padyshim shqyrtimi i mënyrës së sjelljeve dhe veprimeve të të dashurve të Zotit bëhet shkak që ne të lidhemi në këtë burim të madh të njohjes hyjnore dhe ta gëzojmë lumturinë e kësaj bote dhe të botës tjetër.  

Duke marrë parasysh faktin se njeriu është i krijuar nga Zoti, me padyshim që programi më i mirë për përkryerjen e njeriut, është programi i cili është hartuar dhe rregulluar nga ana e Zotit të madhëruar. Zoti i madhëruar në ajetin 21 të sures Ahzab në Kur'anin e shenjtë, për njerëzit të cilët shpresojnë në Zotin dhe në ditën e Kiametit, e prezanton Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. si shëmbëlltyrën dhe modelin më të mirë ndërsa thotë:

«لَقَد کانَ لَکُم فی رَسولِ اللَّهِ أُسوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَن کانَ یَرجُو اللَّهَ وَالیَومَ الآخِرَ وَ ذَکَرَ اللَّهَ کَثیرًا»

"Për ju ekziston një shembull dhe model i shkëlqyeshëm në personalitetin e të Dërguarit të Zotit për ta ndjekur atë, për atë i cili shpreson në Zotin dhe botën tjetër dhe e përmend shumë Zotin". Stili i jetës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në fjalë, në vepër dhe në shkrim është aq shumë i përkryer dhe i plotë sa që sipas urdhëresave të Zotit të gjithëdijshëm, ai është vendosur argument për njerëzit dhe të gjithë njerëzit mund t'i rregullojnë sjelljet, fjalët dhe mendimet e tyre në bazë të këtij stili të jetës. Morali madhështor i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. është aq shumë shëmbëlltyrë sa që Zoti i madhëruar e prezanton atë si shëmbëlltyrë konkrete për të gjithë njerëzimin dhe nëse do të dëshironte ta paraqes moralin e vetë në kuadër të një gjëje apo të një personi, askush përveç Hazretit Muhamed s.a.v.s. nuk kishte dhe nuk ka atë potencial në të cilin do të manifestohej ky moral i shkëlqyer.

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. kohën e vetë e ndante në tre pjesë: një pjesë për Zotin në të cilën kryente adhurimin, namazin dhe veprimet e tjera përkatëse; një pjesë e ndante për familjen dhe për të biseduar me anëtarët e familjes dhe për t'i plotësuar nevojat e tyre morale dhe emocionale të familja, si dhe një pjesë të kohës e ndante për vete dhe për njerëzit dhe për t'i ndihmuar njerëzit në zgjidhjen e problemeve. Në vazhdim të këtij edicioni do të mundohemi të shqyrtojmë stilin e jetës së Hazretit të Muhamedit s.a.v.s. në familjen e tij dhe do të paraqesim çështjet më të rëndësishme të cilat i ka porositur ai në mënyrë që në fund të prezantojmë një model konstruktiv dhe të dobishëm të stilit të jetës familjare të tij për ju të dashur miq.

Spikeri..

Themeli i familjes është mbi bazën e dashurisë ashtu sikur që Zoti i madhëruar në ajetin 21 të sures Rum në Kur'anin e shenjtë praninë e mashkullit dhe femrës përkrah njëri-tjetrit e konsideron faktor të qetësisë dhe thotë:

«وَمِنْ آیَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَکُم مِّنْ أَنفُسِکُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْکُنُوا إِلَیْهَا وَجَعَلَ بَیْنَکُم مَّوَدَّةً وَ رَحْمَةً إِنَّ فِی ذَلِکَ لَآیَاتٍ لِّقَوْمٍ یَتَفَکَّرُونَ»

"Dhe prej argumenteve të tij, është ky që Ai ka krijuar bashkëshorte të llojit tuaj për ju në mënyrë që të gjeni qetësi pranë tyre dhe në mesin tuaj ka vendosur dashuri. Në këtë, ekzistojnë argumente për atë grup të njerëzve që mendojnë".

Me dashuri dhe butësi në familje, kompensohen shumë prej mungesave, zemrat afrohen me njëra-tjetrën, krijohet shpresa dhe siguria dhe gjallëria dhe hareja e gëzimi qarkullon në damarët e jetës. Është transmetuar nga Hazreti Muhamed s.a.v.s. i cili në një rast ka thënë: "Sa më i plotë të jetë besimi i njeriut, ai më shumë shfaq dashuri ndaj bashkëshortes së vetë".

I Dërguari i Zotit s.a.v.s. i porosiste burrat që të sillen me dashuria, drejtësi dhe butësi ndaj bashkëshortëve të tyre dhe në një rast ka thënë: "Ai i cili është martuar me një grua, duhet ta nderojë dhe respektojë atë. Nëse burri i thotë gruas "të dua ty", kurrë nuk del nga zemra e gruas". Dashuria dhe respekti i tij ndaj bashkëshortes së tij Hazreti Hadixhes (s.a.) është përmendur edhe në burimet historike dhe këtë të vërtetë e tregon më së miri Abu Talib në ligjëratën e kurorës ku thotë: "Khadixha dhe Muhamedi që të dy kanë dashuri ndaj njëri-tjetrit". Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. kishte kuptuar virtytet dhe karakteristikat e Hazreti Khadixhes (s.a.) dhe ata e konsideronte bashkëshorte të merituar për vete dhe gjithmonë është sjell me respekt dhe fisnikëri ndaj saj. Hazreti Muhamed s.a.v.s. asnjë grua nuk e konsideronte të barabartë me Khazreti Khadixhen dhe gjithnjë vlerësonte lartë sakrificën dhe kontributin e saj, për arsye se ajo pasurinë dhe kapitalin e madh të saj e ka vendosur në dispozicion të tij pa pritur asgjë në shkëmbim dhe krenohej me këtë veprim se pasuria e saj shpenzohej në rrugën e përhapjes së Islamit dhe qëllimeve të larta të Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s., punën e burrit në shtëpi e konsideronte lëmoshë. Ai në një porosi për Hazri Imam Aliun (a.s.) ka thënë: "O Ali! Shërbimi ndaj bashkëshortes është pastrim i mëkateve të mëdha dhe ulë hidhërimin e Zotit të madhëruar". Hazreti Muhamed s.a.v.s. uljen në mesin e familjes e konsideronte më të mirë pranë Zotit të madhëruar se sa qëndrimin në xhaminë e Medinës dhe përkushtimin në adhurim atje. Ai gjithashtu tregonte përkushtim të madh ndaj ngrënies ushqim me familjen dhe në lidhje me këtë ka thënë: "Çdo burrë që të shtrinë sofrën e ushqimit dhe të thërrasë gruan dhe fëmijët dhe ngrënien e ushqimit ta fillojë me emrin e Zotit dhe ta përfundojë me falënderimin e Zotit, përderisa akoma nuk është mbledhur sofra, Zoti i madhëruar dërgon mëshirën dhe faljen për ata". Në kohën kur Hazreti Imam Aliu (a.s.) dhe Hazreti Fatima Zahra (s.a.) kërkuan nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. që t'i ndajë punët ditore mes atyre, Hazreti Muhamed s.a.v.s. tha: "Punët brenda në shtëpi janë përgjegjësi e Fatimes dhe punët jashtë shtëpisë janë përgjegjësi e Aliut". Edhe pse punët brenda shtëpisë janë përgjegjësi e gruas dhe punët jashtë shtëpisë janë përgjegjësi e burrit, mirëpo kjo nuk do të thotë se burri kurrë nuk duhet t'i ndihmojë gruas në punët e shtëpisë dhe gjithnjë duhet të presë që gruaja e tij t'i kryejë të gjitha punët e shtëpisë. Kjo është për arsye se gruaja nganjëherë ka nevojë për bashkëpunim dhe bashkëmendim, prandaj burri i saj duhet t'i ndihmojë asaj me mirëkuptim dhe me buzëqeshje.

Hazreti Muhamed s.a.v.s. mundohej që duke lozur me fëmijë dhe duke i dhuruar diçka atyre, t'i gëzojë fëmijët. Hazreti Muhamed s.a.v.s. në lidhje me këtë porosiste dhe thoshte: "Ai i cili e gëzon vajzën e tij vogël, është sikur që të lirojë një skllav të pasardhësve të Islmailit a.s. ndërsa ai që e gëzon djalin e tij të vogël është sikur që të ketë derdhë lot nga frika e Zotit të madhëruar". Hazreti Muhamed s.a.v.s., fillimin e përgjegjësisë së babait dhe nënës në edukimin fetar të fëmijëve të tyre, e konsideron që nga zgjedhja e bashkëshortes dhe për të pasur fëmijë të mirë, së pari ka theksuar zgjedhjen e një bashkëshorte të merituar. Përgjegjësia për edukimin e fëmijëve ka rëndësi aq të madhe sa që Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. thotë: "Nëse secili prej juve do të përkushtohet në edukimin e fëmijëve të vetë, për atë do të jetë më mirë se sa që për çdo ditë gjysmën e të ardhurave të tij të shpenzojë në rrugën e Zotit. Për fëmijët tuaj duhet të zgjidhni emra të bukur dhe me edukimin e drejtë, lini trashëgimin më të mirë për fëmijët tuaj pas vdekjes tuaj".

Nga aspekti i Kur'anit të shenjtë, shkalla e lartë e stilit të jetës ndodhet në "jetën e mirë". Duke marrë parasysh stilin e jetës së të dashurve të Zotit, njeriu mund të arrijë në pozitën e mëkëmbësit të Zotit dhe jeta e tij të bëhet jetë e mirë, një jetë e cila është e pastër nga çfarëdo lloj papastërtie dhe djallëzie dhe baza e asaj jete është ndërtuar mbi boshtin e Zotit të madhëruar dhe afrimit pranë fronit hyjnor. Koncepti i jetës së mirë është shpjeguar vetëm në një ajet të Kur'anit të shenjë i cili thotë:

«مَنْ عَمِلَ صَالِحًا من ذَکَرٍ أَوْ أُنثىَ‌ وَ هُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْیِیَنهُ حَیَوةً طَیبَةً وَ لَنَجْزِیَنهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا کَانُواْ یَعْمَلُون»

Kur'ani i shenjtë në këtë ajet kryerjen e një vepre të mirë me kusht të të qenit besimtar e konsideron faktor për arritjen deri në jetën e mirë dhe thotë se çdo njeri, si mashkull si femër, do të mbahet gjallë me këtë jetë të mirë dhe do të ruhet nga humnera e errësirës dhe idhujtarisë.

Spikeri...

Në rrethanat kur perëndimi po bënë përpjekje që fenë ta kufizojë në jetën individuale, prezantimi i programeve universale të Islamit, është një çështje e domosdoshme. Islami si një fe universale dhe e përkryer, ka program dhe urdhëresa për të gjitha aspektet e jetës së njeriut dhe stili i jetës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. si modeli më i lartë praktik i kësaj feje hyjnore, është garantues i lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër. Ne nëse nuk ndjekim rrugën dhe  traditën e Hazretit Muhamed s.a.v.s., atëherë do të bëhemi pjesë atij grupi të njerëzve të cilët në ditën e Kiametit paraqesin dëshpërimin e vetë duke thënë ah sikur të ndiqnim rrugën e tij. Do të hyjmë pikërisht në atë grup të njerëzve, gjendjen e të cilëve Kur'ani i shenjtë e përshkruan në ajetin 27 të sures Furkan ku thotë: "Ah sikur ta kishim ndjekur rrugën dhe traditën e Profetit!".

Në fund të këtij edicioni duke uruar edhe njëherë përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., lutemi pranë Zotit të madhëruar duke thënë: "O Zot! Na bëj neve prej Umetit të Profetit s.a.v.s. dhe prej ndjekësve të vërtetë të tij! Vetë e din se zemrat tona janë të mbushura me dashuri ndaj të Dërguarit Tënd, neve na mbajë gjallë me këtë dashuri ndriçuese dhe qiellore dhe na bëj të vdesim me këtë dashuri të pavdekshme dhe të pafund! O Zot! Na bëj të suksesshëm neve që të stolisemi me moralin dhe fisnikërinë e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe na mundëso neve që në ditën e Kiametit të shikojmë fytyrën e atij zotërie!".