Speciale për javën e Unitetit (4)
Në botën e sotshme, Islamofobia ndodhet në krye të propagandës së mediave perëndimore me qëllim që të prezantohet për botën një imazh sa më i dhunshëm ndaj Islamit dhe ndaj myslimanëve nëpërmjet këtyre mediave. Umemti Islam duhet të bëjë hapa duke u bazuar në të përbashkëtat mes myslimanëve në kuadër të unitetit islam në mënyrë që të neutralizohet komploti i armiqve.
Shprehim urimet tona më të sinqerta me rastin e ditëve të bekuara të përvjetorit të lindjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe Javën e Unitetit për të gjithë juve miq të nderuar dhe ndjekësit e rrugës së të vërtetës. Në të vërtetë iniciativa e Imam Khomejnit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në shpalljen e Javës së Unitetit me rastin e dy versioneve rreth datës së lindjes së Hazretit Muhamed mes myslimanëve sunitë dhe shiitë, duhet të përkujtohet me respekt të lartë, për arsye se duke tërhequr vërejtjen për domosdoshmërinë dhe rëndësinë e unitetit për botën islame, duhet bërë përpjekje për krijimin e rrethanave sa më të mira për krijimin e unitetit dhe unifikimin e mbarë Umetit Islam. Mirësia dhe begatia e pranisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe shpallja e tij hyjnore, është bërë shkak për udhëzimin dhe shpëtimin e njerëzimit dhe mesazhi i paqes, drejtësisë, dinjitetit njerëzor, moralit dhe mbështetja ndaj të shtypurve, përbëjnë themelet e forta të mësimeve dhe vlerave islame dhe hyjnore të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe njeriu sot më shumë se kurrë ka nevojë për këto parime. Hazreti Muhamed s.a.v.s. për të gjithë njerëzit, për të gjithë shkollat islame dhe për të gjithë fetë që ekzistojnë në botë, është "Rametulil-Alemin" dhe kumtues i mesazhit për paq dhe dashuri mes njerëzve.
Kur'ani i shenjtë, ky libër i lumturisë së njeriut i cili përmban urdhëresat për udhëzimin e njerëzve, në ajetin 19 të sures Ali Imran thotë:
«إِنَّ الدِّینَ عِنْدَ اللَّهِ الْإِسْلام»
"Me të vërtetë feja e pranuar pranë Zotit, është Islami". Në këtë mënyrë Islamin e ka prezantuar fe të vërtetë dhe të pranuar pranë Zotit të madhëruar. Gjithashtu në shumë vende të tjera të Kur'anit të shenjtë mund të vërehen ajete të cilat e prezantojnë Islamin si fe të mëshirës dhe dashurisë dhe mësimet e saj të thella bëhen shkak për shpëtimin e njerëzve dhe Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. e prezantojnë si një udhëheqës dhe udhëzues të njerëzimit. Një profet i tillë është pasqyrë e plotë dhe universale fetare i cili është dërguar nga ana e Zotit të madhëruar për udhëzimin e të gjithë njerëzve të botës, prandaj ai është prezantuar si shëmbëlltyrë dhe model jo vetëm për myslimanët, por për të gjithë anëtarët e shoqërisë njerëzve. Kështu që myslimanët duke ndjekur Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s., duhet të pasojnë misionin e tij hyjnor, për arsye se ata janë një tablo folëse të fesë së shenjtë Islame dhe mbi supet e tyre mbajnë përgjegjësinë për përhapjen dhe prezantimin e kësaj feje të mëshirës dhe dashurisë në të gjithë botën.

Një vështrim kalimthi mbi historinë e njerëzimit, tregon qartë këtë realitet se që nga koha e Hazreti Ademit a.s. e deri në kohën e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe që nga koha e shpalljes së Profetit të fundit të Zotit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. mbi rruzullin tokësore e deri më paraqitjen e shpëtimtarit, vazhdimisht janë zhvilluar komplotet e ndjekësve të djallit për të shkatërruar misionin universal të të Dërguarit të Zotit s.a.v.s., do të thotë Islamin. Këto komplote dhe intriga po vazhdojnë akoma deri më sot në çdo vend dhe aktualisht më shumë se në çdo periudhë tjetër historike, këto komplote janë bërë më të komplikuara nëpërmjet duarve të djallit sidomos të sionizmit botëror, të cilët gjithmonë në zemrën e tyre mbajnë armiqësinë dhe urrejtjen ndaj Islamit dhe për çdo ditë këto komplote paraqiten në një petk të ri.
Në botën e sotshme Islamofobia dhe shii'efobia ndodhet në qendër të propagandës së mediave perëndimore me qëllim që të paraqitet një imazh sa më i dhunshëm nga Islamit dhe myslimanëve përpara syve të botës. Krijimi i grupeve terroriste dhe shtimi i vrasjeve dhe masakrave në vendet islame, ka shtuar edhe më shumë Islamofobinë dhe urrejtjen ndaj Islamit që është një prej shembujve të komploteve të armiqve për të goditur Islamin dhe myslimanët e botës. Lëvizjet ekstremiste dhe takfiriste të cilat vetë janë pjellë e botës perëndimore, Islamofobinë e kanë vërsulur mbi shpirtin e njerëzimit me qëllim që të parandalojnë përhapjen e fesë së pastër Islame dhe për këtë qëllim kanë edukuar kriminel të tillë si ISIS të cilët në emër të Islamit, veprojnë për t'i siguruar dhe realizuar interesat e kolonialistëve dhe dashakeqësve të myslimanëve dhe gjatë disa viteve të kaluara kanë kryer çfarëdo lloj krimi që mund të paramendojë njeri. Ata duke induktuar Islamofobinë, gjithnjë synojnë krijimin e përçarjeve dhe dobësimin e vendeve islame dhe bëjnë përpjekje që duke krijuar tmerr dhe destabilitet, të bëjnë përsëri ndarjen territoriale të vendeve islame dhe t'i vendosin ato tërësisht nën hegjemoninë e vetë. Disa prej liderëve të shitur të vendeve islame siç është regjimi Al Saud, gjithashtu jo vetëm që po mbështesin këto grupe, por edhe vetë ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë hyrë në luftë siç është rasti në Jemen dhe Bahrejn për të vrarë myslimanët dhe po bashkëpunojnë me Amerikën dhe regjimin sionist për të krijuar dhe përhapur sa më shumë Islamofobinë.
Vala e Islamofobisë, përveç krijimit të një atmosfere të dyshimeve dhe mendimit të keq kundër myslimanëve, po ushtron ndikim negativ mbi jetën e shumë myslimanëve perëndimorë sidomos femrave myslimane për shkak të mbulesë me Hixhab. Prandaj, femrat myslimane detyrohen në qëndrojnë në shtëpi dhe të heqin dorë nga puna dhe të mos studiojnë në universitete dhe këta faktor janë bërë shkak për krijimin e një presioni të madh ekonomik dhe për krijimin e problemeve familja dhe mosmarrëveshjeve serioze brenda në familjet myslimane. Islamofobia nga një anë tjetër, bëhet shkak që familjet besimtare myslimane të emigrojnë nga vendet evropiane dhe perëndimore. Islamofobistët e dinë se prania e familjeve myslimane në shtetet perëndimore bëhet shkak për prezantimin e Islamit të vërtetë për qytetarët perëndimor dhe në fund rezulton me shtimin e animeve të qytetarëve perëndimorë drejt Islamit.

Vala e Islamofobisë është e hidhur dhe e keqe për të gjithë myslimanët, mirëpo njëkohësisht me këtë, ka krijuar një rast i ri për krijimin e unitetit mes të gjithë myslimanëve kundër arrogancës botërore dhe për ta prezantuar Islamin e vërtetë për të gjithë njerëzit në botë. Umeti Islam duke marrë parasysh rrethanat e ndjeshme aktuale dhe duke u mbështetur në të përbashkëtat, duhet të bëjë hapa drejt unitetit islam në mënyrë që të neutralizohen komplotet djallëzore të armiqve kundër Islamit. Nëse në mesin e myslimanëve do të ekzistojë uniteti dhe solidariteti, më nuk do të ketë rast për armiqtë e Islamit që ta forcojnë dhe përhapin të menduarit takfirist dhe terrorist. Pikërisht për këtë arsye Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë në ajetin 47 të sures Infal, thotë:
وَأَطِیعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِیحُکُمْ ۖ وَاصْبِرُوا ۚ إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِینَ»
"Dhe të gjithë nënshtrojuni urdhrit të Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe kurrë mos bëni mosmarrëveshje dhe konflikte, sepse si pasojë e përçarjes do të frikësoheni dhe dobësoheni dhe do të shkatërrohet fuqia dhe madhëria juaj. Por të gjithë duhet të jeni të unifikuar, të qëndrueshëm dhe me durim, sepse Zoti i është me ata që durojnë". Në realitet, konflikti i dëmton rëndë myslimanët nga brenda dhe ua humbë nderin nga jashtë. Prandaj myslimanët në nënshtrim dhe unitet, duhet të jenë të qëndrueshëm dhe nëse ekziston ndonjë gjë përkundër dëshirës së tyre, të tregojnë durim derisa Zoti i madhëruar sipas premtimit që ka dhënë, t'ua dërgojë atyre ndihmën dhe fitoren.
Zoti i madhëruar në ajetin 92 të sures Anbija në Kur'anin e shenjtë thotë:
إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُکُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّکُمْ فَاعْبُدُونِ
"Ky është umeti i juaj dhe është umet i unifikuar, kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua". Në këtë ajet Zoti i madhëruar unitetin e prezanton si karakteristikën më të madhe të Umetit Islam. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. për të krijuar unitet mes Umetit Islam, i ka bashkuar myslimanët emigrantë dhe vendas në Medine dhe i ka vendosur ata nën marrëveshjet dhe besëlidhjet e Islamit. Karta e këtyre besëlidhjeve, afronte myslimanët sa më shumë me njëri-tjetrin dhe rregullonte dhe forconte marrëdhëniet fetare dhe bazat e ideologjike të strukturave dhe organizatave qytetare. Nën dritën e udhëzimeve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., gjithashtu myslimanët në bazë të besimit bosht në njëshmërinë e Zotit, për të pastruar shkaqet dhe faktorët përçarës, duhet t'i shkatërrojnë kufijtë e rrejshëm dhe duke bërë përpjekje në fushën e forcimit të unitetit mes myslimanëve, të manifestojnë imazhin e vërtetë, mëshirues dhe paqedashës të Islamit para syve të të gjithë botës.
Java e Unitetit që është simbol i integritetit dhe bashkimit mes të gjithë myslimanëve, konsiderohet një rast i pashembullt për botën islame në mënyrë që duke mënjanuar mosmarrëveshjet sekondare dhe duke u lidhur për Kur'anin e shenjtë dhe duke ndjekur mësimet e Profetit të mëshirës Hazretit Muhamed s.a.v.s., të bëjë hapa serioz drejt realizimit të unitetit dhe bashkimit sa më të madh të shoqërisë islame.
Në fund të këtij programi, edhe njëherë urojmë këtë ngjarje të madhe dhe të bekuar për të gjithë juve miq të nderuar dhe dëshirojmë paqe, qetësi, siguri dhe fuqi sa më të madhe për të gjithë Umetin Islam! E lusim Zotin e madhëruar që të zhdukë rrënjët e përçarjes dhe takfirizmit që është bërë ogurzi për jetën e myslimanëve të cilët të gjithë në zemrën e vetë e kanë dashurinë për Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe ashtu siç thënë vetë në Kur'anin e shenjtë se myslimanët kanë superioritet më të ndaj umetëve të tjera, t'i bëjë myslimanët gjithmonë ngadhënjimtarë përball armiqve të Islamit!