Uniteti, çelësi i fitores së Islamit përball armiqve (1)
(last modified Mon, 25 Nov 2019 13:25:43 GMT )
Nëntor 25, 2019 14:25 Europe/Tirane
  • Uniteti, çelësi i fitores së Islamit përball armiqve (1)

Unitet dhe solidariteti mes myslimanëve është një prej çështjeve shumë të rëndësishme dhe themelore në shoqërinë islame dhe në Kur’anin e shenjtë është theksuar se myslimanët duhet të përkushtohen në këtë çështje.

Rëndësia e këtij theksimi është për këtë arsye se arroganca botërore me të gjithë forcën dhe kapacitetet e saj, ka vënë në shënjestër botën islame kështu që rezistenca përball këtyre sulmeve varët kryesisht nga solidariteti dhe uniteti i Umetit Islam.

Në çështjen e unitetit ekzistojnë çështje kyçe dhe themelore që secila prej tyre kanë rëndësi strategjike. Një prej këtyre çështjeve, është mënjanimi i mosmarrëveshjeve, kontradiktave, konflikteve, kundërshtimeve dhe sabotimet të cilat kanë ekzistuar që nga shekuj më parë e deri më tani në mesin e shkollave dhe grupeve myslimane. Këto kontradikta gjithmonë kanë rezultuar në dëmin e myslimanëve.

Për fat të keq një prej problemeve që ekziston në rrugën para unitetit të vendeve islame, është dobësia në vizionet politike. Disa shtete islame besojnë në këtë se interesat e tyre sigurohen nëpërmjet ngritjes së marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të tyre me Perëndimin. Ky lloj i të menduarit të gabuar ndiqet në rrethana kur uniteti mes myslimanëve është si një mur i fortë përball depërtimit të armiqve, si dhe pengon zbatimin e planeve dhe komploteve të tyre djallëzore.

Ngjarjet e disa dekadave të fundit kanë treguar se destabilizimi politik në vendet islame dhe luftërat e brendshme dhe rajonale janë rezultat i veprimeve dhe politikës përçarëse të armiqve të cilët në këtë mënyrë kanë prishur sigurinë dhe kanë shkatërruar vende islame.

Amerika aktualisht në mënyrë më të hapur se kurdo herë tjetër, me qëllime djallëzore, po qëndron përball Umetit Islam dhe po zbaton politikën e saj përçarëse dhe djallëzore.

Sjellja e Amerikës është rezultat i lëvizjeve politike anti-islame dhe kundër njerëzimit dhe kundër paqes globale. Në këtë periudhë kohore, Amerika me intensitet më të madhe dhe në përmasa shumë më të gjëra, po ndjek politikën luftënxitëse dhe krijimin e koalicioneve luftënxitëse në gjeografinë e botës islame. Amerika me politikat e saj të njëanshme, ndërhyrëse dhe të padrejta në mbështetje të regjimit sionist, po pengon popullin e shtypur të Palestinës të realizojë të drejtat e veta legjitime. Në një situatë të tillë, çështja e Palestinës, çlirimi i Kodsit të shenjtë dhe lufta kundër regjimit racist sionist është prej çështjeve më kryesore dhe më primare të botës islame. Vendet islame kanë për detyrë që me unitetin dhe unifikimin e tyre, të pengojnë zbatimin e planeve dhe komploteve djallëzore dhe ogurzeze të arrogancës botërore dhe të rezistojnë në përballje me sionizmin ndërkombëtar i cili synon të shkatërrojë idealin e popullit të Palestinës.

Nën hijen e përçarjeve, Amerika me trajtimet diskriminuese është bërë shkak për shtypjen dhe shkeljen e të drejtave të popujve të shtypur dhe si pasojë e kësaj politike, është derdhur gjaku i mijëra njerëzve të pafajshëm.

Për fat të keq mosmarrëveshjet dhe luftërat mes grupeve brenda Umetit Islam, e kanë futur shoqërinë islame në trazira shoqërore dhe politike. Prandaj pikërisht kjo çështje përveçse ka shkaktuar prapambetjen e shoqërive islame, është bërë shkak edhe për dobësimin e unitetit islam dhe i pengon myslimanët për realizimin e qëllimeve dhe idealeve të tyre të larta.

Kjo është në kohën kur hartimi i politikës së fuqishme për bashkëpunim mes myslimanëve dhe rregullimin e politikave të përbashkëta, garanton interesat rajonale dhe globale të myslimanëve.

Dr. Velajati, këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë thotë:

“Strategët amerikanë dhe sionistë nëpërmjet një plani të programuar dhe djallëzor, kanë vendosur për krijimin dhe përhapjen sa më shumë të lëvizjeve të devijuara takfiriste mes myslimanëve me ide të ngurta dhe ekstremiste në mënyrë që ata t’i prezantojnë para opinionit publik botëror si simbol të Islamit (islamit amerikan). Përpjekja kryesore e Amerikës dhe sionizmit dhe qëllimi i tyre nga ky plan, është sulmi dhe goditja e imazhit të ndritshëm të Islamit burimor duke e paraqitur atë si një fe të dhunshme dhe gjakderdhëse në sytë e opinionit publik të botës, përhapja e Islamofobisë dhe parandalimi i përhapjes së Islamit në mesin e njerëzve liridashëse të botës, prishja e unitetit të myslimanëve, krijimi i përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve etnike dhe fetare, si dhe krijimi i një fronti të ri përball Frontit të Rezistencës për të shtuar sigurinë e regjimit sionist dhe për të shtrirë ndikimin e regjimit sionist në rajon”.

Dr. Velajati gjithashtu vuri në dukje detyrën e myslimanëve dhe botës islame dhe tha: “Në rrethanat aktuale detyrë e myslimanëve është përballja me takfirizmin dhe zbardhja e kufirit të ndritshëm, të mëshirshëm dhe jetëdhënës të Islamit të pastër në mënyrë që feja Islame të bëhet strehë e sigurt për të gjithë njerëzit liridashës, drejtësidashës dhe për të gjithë luftëtarët myslimanë në përballje me padrejtësinë dhe dhunën dhe njëanshmërinë e Amerikës dhe të sionizmit ndërkombëtar. Prandaj, pikërisht për këtë qëllim, mbështetja dhe mbrojtja e lëvizjes së Zgjimit Islam përball trekëndëshit despotizëm, arrogancë dhe sionizmit ndërkombëtar duhet të vendoset në qendër të programit dhe politikave të myslimanëve në mënyrë që kjo lëvizje e krijuar, pemën krenare të Rezistencës Islame t’a zhvillojë sa më shumë dhe t’a çojë në fazën e përkryerjes përfundimtare duke krijuara sa më shumë rrethanat për unitetin dhe bashkimin e Umetit Islam”.

Me padyshim se bota islame mundët duke u mbështetur në mësimet kur’anore, të prezantojë një model të unitetit.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke shpjeguar këtë realitet gjatë fjalës së tij me rastin e organizimit të konferencës së 30-të ndërkombëtare të unitetit islam, ka thënë: “Sot dy vullnete në rajon ndodhen në kundërshtim dhe në kontradiktë me njëri-tjetrën. Njëri është vullneti i unitetit dhe tjetri është vullneti i përçarjes. Prandaj në këto rrethana të ndjeshme, mbështetja në Kur’anin e shenjtë dhe në mësimet hyjnore të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., si një ilaç që i fal unitet myslimanëve, është rrugëzgjidhja e problemeve të botës islame”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke kujtuar përpjekjet për çdo ditë e më të mëdha të arrogancës botërore për përçarjen dhe dobësimin e myslimanëve, tha:

“Bota islame sot po përballet me shumë probleme dhe vuajtje të mëdha, prandaj uniteti, bashkimi, bashkëpunimi dhe tejkalimi i mosmarrëveshjeve fetare dhe ideologjike nën hijen e të përbashkëtave të shumta islame, është rrugëzgjidhja më e mirë e këtyre problemeve dhe vështirësive”.

Në këtë kuadër, një prej funksioneve më të rëndësishme politike të Haxhit është manifestimi i fuqisë së Umetit Islam pa marrë parasysh racën, ngjyrën, gjuhën dhe dallimet kulturore të myslimanëve. Haxhi është simbol i dinjitetit madhërisë, spiritualitetit dhe i unitetit të myslimanëve.

Ashtu siç ka theksuar lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në shpjegimin e rëndësisë së kësaj çështje, rastet e tilla si ceremonia madhështore e Haxhit, rituali i deklarimit të distancimit nga jobesimtarët, si dhe pjesëmarrja e miliona myslimanëve në marshin madhështor të Arbainit Husejnit; janë prej aspekteve të rëndësishme për manifestimin e unitetit të myslimanëve.

Një prej ndikimeve të rëndësishme të këtyre tubimeve madhështore është ky që shoqëria islame nën hijen e vlerave shpirtërore dhe morale mund të arrijë në një nivel shumë të lartë të unitetit dhe bashkimit mes myslimanëve.  

Duke marrë parasysh këto realitete, armiqtë e Islamit kanë arritur në këtë përfundim se për ta thyer rezistencën islame dhe për të mënjanuar pengesat para politikave pushtuese të Amerikës dhe regjimit sionist në rajon, duhet të krijojnë përçarje dhe duke përhapur terrorizmin nën flamurin e grupeve të tilla si ISIS, Fronti Nusra etj., të godasin rrënjët e Islamit dhe Zgjimin Islam në vendet myslimane.

Me padyshim, nevoja më e rëndësishme e botës islame është uniteti. Myslimanët dhe shoqëritë islame aktualisht ndodhen në një situatë shumë të rrezikshme në të cilën Amerika me qëllimet e saj djallëzore po qëndron përball Umetit Islam dhe është duke krijuar intriga dhe komplote, prandaj myslimanët kanë nevojë për një Zgjim Islam gjithëpërfshirës dhe të vërtetë.

Amerika sot me mënyra të ndryshme dhe të reja synon ta thyejë fuqinë e qëndresës dhe rezistencës islame përball armiqve, t’i dobësojë ekonomikisht vendet islame dhe t’i bëjë ato sa më të nevojshme për ta vendosur sa më shumë hegjemoninë e vetë mbi botën islame.

Kërcënimi me të cilin po përballet Umeti Islam, është largimi nga vlerat fetare. Në kohën kur feja Islame dhe Kur’ani i shenjtë, ndjekësve të vetë i ka prezantuar rrugën e shpëtimit dhe lumturisë njerëzore. Kjo rrugë është lëvizja drejt unitetit dhe lërja anash e mosmarrëveshjeve ideore mes shkollave islame duke u bashkuar nën hijen e të përbashkëtave të mëdha fetare.

Pikërisht për këtë arsye lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, rrënjët e të gjitha këtyre problemeve dhe vështirësive të botës islame e konsideron neglizhencën ndaj rrugës së drejtë dhe udhëzimeve kur’anore ndërsa ka theksuar se përkushtimi i vëmendjes ndaj vlerave kur’anore është e vetmja rrugë për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe për ta shpëtuar botën islame nga këto kriza.

Prandaj është e domosdoshme që të krijohet një perceptim i përbashkët rreth unitetit. Shpjegimi i kësaj teme sidomos në rrethanat në të cilat janë projektuar shumë projekte përçarëse në rajon, ka rëndësi shumë të madhe dhe Java e Unitetit është një prej rasteve të çmuara për shpjegimin e këtyre të vërtetave.